Connect with Us

“Kur isha kaçurrel qerasja fëmrat me whisky”/ Vjen reagimi i Kostaq Papës: Mallkuar qofshin ata…

Politikë

“Kur isha kaçurrel qerasja fëmrat me whisky”/ Vjen reagimi i Kostaq Papës: Mallkuar qofshin ata…

Publikuar

-

Deputeti i opozites së re, Kostaq Papa, ka reaguar për herë të parë, pasi u bë viral në rrjet për shkak të fjalimit të tij të mbajtur për gratë në Kuvend.

“Fëmrat me mua pinin më shumë whisky se ujë”, tha Papa në foltoren e Kuvendit, ndërsa kjo solli mjaft reagime në rrjet.

Ndërkohë, mbrëmjen e sotme në një postim në rrjetet sociale ai  shprehet se i janë hequr fjalët nga konteksti dhe po hidhet baltë mbi të.

“Heqin një fjali nga konteksti dhe bëjnë futboll me të dhe përpiqen të hedhin baltë mbi njeriun e ndershëm që kërkoi të kontrollohen tenderat e korupsionit.
Thjeshtë rrjetet donin një rast qoftë dhe fjali xhentilese dhe u bënë bashkë ujqër e çakenj që e kanë rrjepur këtë popull e as duan tia dinë për integrimin e vendit në BE por vetëm ta grabitin e shqiptarët ti lënë barkthatë e bukë me listë që ti kontrollojnë dhe të tjerët të emigrojnë!
Zoti dhe e drejta është me shqiptarët!
Zoti dhe e drejta është me Deputetin Kostaq Papa që ska prekur e nuk do prek asnjë lekë publike.
E keqja e shqiptarëve vjen nga shqiptarët.
Mallkuar qofshin ata që pengojnë integrimin e Shqipërisë dhe Shqiptarëve!
Zoti e bekoftë Shqipërinë dhe Shqiptarët!
Ky shekull është i Shqiptarëve!
SHQIPËRI ATDHEU IM !
Falenderoj gjithë ata që nuk pranuan të bëhen pjesë e këtij skenari antishqiptar, tradhëtar e poshtërues. KOSTAQ PAPA Deputeti Tiranës dhe Emigracionit”/ CNA.al

 

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania
KLIKO PER TE KOMENTUAR

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Politikë

PS zotëron 90% të pushtetit/ Berisha këmbanë alarmi, thirrje për përmbysje të qeverisë

Publikuar

-

Nga

Ish-kryeministri Sali Berisha ka publikuar grafikën e përqindjes së pushtetit të Partisë Socialiste që nga viti 1991 deri në 2020-ën.

Në grafikë thuhet se PS zotëron aktualisht 90% të pushtetit, ndërsa Berisha e quan këtë narkodiktaturë. Ish-kryeministri i bën thirrje qytetarëve të ngrihen për të përmbysur pushtetin e kryeministrit Edi Rama.

“Pas instalimit të narkoshtetit të vetëm në Europë, Edvin Kristaq Mafia ka në duart e tij si asnjë njeri tjetër përveç Kim Jong Unit  90 përqind te pushteteve të vendit. Ai sot kontrollon të gjitha pushtetet më shumë se sa diktatori i fundit komunist shqiptar Ramiz Alia.

Të dashur miq, ky grafik është thirrje kushtrim për çdo shqiptar të mos harrojnë se diktaturat nuk largohen me votë! Ato përmbysen dhe vetëm përmbysen për t’i hapur rrugën votës së lirë.

LEXO EDHE:  Protesta e banorëve të Astirit/ Rama: Nuk ka asnjë shans të sfidohet shteti

LEXO EDHE:  Pr.ligji për pakicat/ Vasili: Papërgjegjshmëri politike dhe injorancë

Ky grafik është një apel një kushtrim të ngrihemi në lartësinë e guximit tonë për të përmbysur në shembullin e bolivianebe etj etj, narkodiktaturën  e Edvin Kristaq Mafisë! Rama ik! Fitore!!! sb”, shkruan ish-lideri i demokratëve në rrjetet sociale./ CNA.al

LEXO TE PLOTE

Politikë

“SPAK nxjerr zbuluar propagandën”/ Bardhi i përvishet Ramës për OFL-në

Publikuar

-

Nga

Sekretari i Përgjithshëm i Partisë Demokratike Gazment Bardhi pretendon se pasuritë e vërteta të krimit të organizuar kanë mbetur të paprekura.

Bardhi thotë se Operacionit Forca e Ligjit i është bërë vetëm fushatë publicitare, ndërsa thekson se SPAK ka nxjerrë zbuluar propagandën e kryeministrit Edi Rama.

Demokrati ka publikuar një video në rrjetet sociale, ku e cilëson OFL-në njësi speciale të Policisë Rrugore që nuk ka sekuestruar pasuritë por vetëm makinat.

“SPAK nxjerr zbuluar propagandën e Edi Ramës me luftën ndaj krimit të organizuar, duke konfirmuar mosbesimin e 87% të qytetarëve shqiptarëse se me Edi Ramën në Qeveri nuk mund të ketë luftë reale ndaj krimit të organizuar. Askush nuk priste që Edi Rama papritur të luftonte partnerin e tij kryesor në marrjen dhe mbajtjen e pushtetit, dhe aq më pak këtë ta bënte para zgjedhjeve që janë në prag.

Deklarata e SPAK, provoi në mënyrë të pakundërshtueshme se nën qeverisjen e Edi Ramës:

LEXO EDHE:  Shkarkimi i Besnik Muçit/ Vjen reagimi i parë nga PS: Politikanët të heshtin

LEXO EDHE:  Dhuna ndaj studentëve, reagon Topalli

– OFL nuk është njësi speciale kundër krimit të organizuar, por njësi speciale e Policisë Rrugore!

– OFL po na tregon se bosët e krimit të organizuar janë “të varfër” dhe paratë e VETME që kanë siguruar nga trafiqet i kanë investuar në blerjen e një automjeti!”, deklaron Bardhi./ CNA.al

LEXO TE PLOTE

Politikë

Koronavirusi/ SHBA: Të hënën në dispozicion 2 milionë paisje testimi

Publikuar

-

Nga

Shtetet e Bashkuara kanë njoftuar të paktën 19 vdekje dhe për përhapje të COVID-19 në më shumë se 30 shtete.

Në një postim në twitter presidenti Donald Trump shkruante se “kemi një plan koordinimi të përsosur dhe të rregulluar mirë në Shtëpinë e Bardhë për të luftuar virusin”.

“Ne morëm shumë herët vendim për të mbyllur kufijtë në zona të caktuara. Nënpresidenti po bën një punë të shkëlqyer. Media e lajmeve të rreme po bën gjithçka që është e mundur për të na bërë të dukemi keq. Kjo është e trishtë”, shkruante ai.

Në shtetin e Virxhinias, që ndodhet shumë pranë kryeqytetit të vendit, autoritetet besojnë se kanë zbuluar një rast të dytë me koronavirus. Një banor i qytetit të Fairfeks rreth të 80-ve dyshohet të jetë bartës i virusit. Ai kishte kryer së fundmi një udhëtim me anije turistike në lumin Nil. Lajmi u njoftua nga Departamenti i Shëndetësisë së Virxhinia të dielën në mëngjes. Pacienti është shtruar në spital dhe gjendja e tij paraqitet e qëndrueshme. Rasti i parë në këtë shtet u regjistrua të shtunën kur një anëtar i forcave të marinës që ndodhen të vendosura në Fort Belvoir, rezultoi i prekur nga virusi.

Agjencia e lajmeve “Reuters” njoftoi se të paktën dy punonjës federalë të shëndetësisë të cilët shërbenin në Aeroportin Ndërkombëtar të Los Anxhelosit rezultuan të prekur nga koronavirusi. Ata do të qëndrojnë karantinë deri më 17 Mars. Agjensia e lajmeve njoftoi gjithashtu se shumë prej punonjësve federalë, kanë kërkuar të ndryshojë protokollet zyrtare dhe të kenë maska më të forta për t’u mbrojtur nga virusi.

Anija turistike “Grand Princess” e goditur nga shpërthimi i koronavirusit pritet të ankorohet në Oakland të Kalifornisë të hënën. Anija qëndron në det prej javës së kaluar për shkak se autoritetet në San Françisko nuk pranuan ta lejojnë atë që të ankorohet. Në anije ndodhen më shumë se 3.500 pasagjerë përfshirë dhe ekuipazhin.

LEXO EDHE:  Pr.ligji për pakicat/ Vasili: Papërgjegjshmëri politike dhe injorancë

LEXO EDHE:  Berisha ‘kryqëzon’ autoritet greke dhe shqiptare/ Heshtët për turpin në Bularat

Autoritetet amerikane të shëndetësisë u bënë thirrje njerëzve, veçanërisht të moshuarve ta “mendojnë dy herë një udhëtim në det apo ajër” në një përpjekje për të kufizuar rrezikun e ekspozimit ndaj koronavirus.

Jerome Adams, numri dy Komisionit të Shërbimit Shëndetësor Publik tha për CNN-in se deri të hënën SHBA do të ketë në dispozicion dy milionë komplote testesh për koronavirusin.

Të dielën Organizata Botërore e Shëndetësisë tha se 100 vende në të gjithë botën kanë raportuar raste me koronavirus me më shumë se 106 mijë persona të prekur dhe një numër vdekjesh që ka tejkaluar 3.500 vetët.

“Ndërsa situata është shumë serioze, kjo nuk duhet të na dekurajojë”, tha drejtori i Përgjithshëm i OBSH-së Tedros Adhanom Ghebreyesus.

“Ka shumë gjëra që të gjithë kudo mund dhe duhet të bëjnë”, shtoi ai.

Zoti Tedros vlerësoi Italinë për “ndërmarrjen e hapave të guximshëm që synojnë të ngadalësojnë përhapjen e koronavirusit e të mbrojnë vendin”.

“Ata po bëjnë sakrifica të mëdha”, tha ai duke shtuar se OBSH-ja solidarizohet me Italinë dhe se do ta mbështesë atë.

Irani njoftoi të dielën njoftoi se 49 vetë kanë humbur jetën si pasojë e koronavirusit në 24 orët e fundit, duke çuar numrin e vdekjeve në 194. Ndërkohë në vendin e Lindjes së Mesme llogariten 6.566 raste personash të prekur nga COVID-19./ VOA

LEXO TE PLOTE