Connect with Us

Kriza e qendrës së djathtë, mund ta shkatërrojë nga brenda Bashkimin Europian

Blog

Kriza e qendrës së djathtë, mund ta shkatërrojë nga brenda Bashkimin Europian

Publikuar

-

Nga Jan-Werner Müller “The Guardian”

Nëse ka një gjë mbi të cilën mund të bien dakord zyrtarët e Brukselit dhe euroskeptikët, ajo është se BE-ja ka përjetuar një dekadë krizash. Kriza e eurozonës, dhe zbatimi i masave fiskale shtrënguese, nxorrën në pah aspektin më represiv të Brukselit.
Ardhja e refugjatëve në vitin 2015, i testoi kufijtë e liberalizmit evropian. Brexit, hera e parë që një shtet anëtar largohet nga unioni, e plagosi vetë-imazhin e BE-së si një bllok gjithnjë e në zgjerim. Por sado serioze që janë këto sfida, asnjëra prej tyre nuk kërcënon ta trondisë aq shumë integrimin evropian, sesa ngritja e të djathtës ekstreme në qeveritë e 2 vendeve anëtare.

Problemi real i Evropës, qëndron në dështimin e partive të saj të qendrës së djathtë, për të shmangur ngritjen e ekstremit të djathtë. Në Hungari, kryeministri Viktor Orban, që do të kremtojë vitin e tij të 10-të në detyrë, ka hartuar një manual rregullash se si të minojë në mënyrë të fshehtë institucionet demokratike dhe shtetin ligjor, ndërsa ende zbaton sa për sy e faqe procedurat ligjore.
Gjatë dekadës së fundit, partia e tij Fidesz, ka pasur një shumicë të mjaftueshme në parlament për të ndryshuar kushtetutën, sipas tekave të tij autokratike. Ai e ka ndryshuar sistemin zgjedhor, në një mënyrë të tillë që e pamundëson rotacionin politik. Vitin e kaluar, “Freedom House” e klasifikoi Hungarinë si një vend “pjesërisht të lirë”, hera e parë që kjo ka ndodhur me një vend anëtar të BE-së.

Në vitin 2010, kur qeveria hungareze vuri nën kontroll rregullatorin e pavarur të mediave në vend, komisionerët e BE-së dhanë alarmin dhe kërkuan ndryshime në ligj. Orban i mashtroi ata me disa ndryshime kozmetike dhe përdori një argument që dëgjohet ene sot:nëse BE ndërhynte në një mënyrë shumë agresive, ajo do të shndërronte një tjetër shtet anëtar në një bastion të euroscepticizmit.
Mesazhi i nënkuptuar ishte i qartë:nëse Evropa nuk e pëlqen Orban, një ditë mund t’i duhet të përballet me një parti të ekstremit të djathtë, siç është partia nacionaliste hungareze Jobbik.

Në vend se t’u priste hovin liderve të këtij lloji, BE-ja u ka ka dhënë mundësi dhe shanse shumë politikanëve autokratë.
Miliardat e paguara në formën e subvencionev të infrastruktures, janë ekuivalentët e petrodollarëve për diktaturat e pasura me naftë. Njeriu më i pasur i Hungarisë – i parë nga analistët si një mik i Orban – është një përfitues i rregullt i tenderave të qeverisë.
Një dekadë e ca më parë, ai ishte një tregtar i vogël gazi në qytetin e lindjes së Orbanit. Sot ka një pasuri prej 1.3 miliardë eurosh. Për disa zyrtarë në Bruksel, mosveprimi ndaj Hungarisë dukej i arsyeshëm. Hungaria ishte ndoshta vetëm një “mollë e kalbur” në një pemishte të lulëzuar, një vend politika e brendshme e së cilits nuk i interesonte veçanërisht kryeqyteteve të Evropës Perëndimore.

LEXO EDHE:  Kishte të njëjtin problem fizik si Hitleri, nxiti bumin ekonomik në vend/ Kush ishte diktatori spanjoll Francisko Franko

Por të tjerë shqetësoheshin se Brukseli nuk duhej të neglizhonte sjelljen e institucioneve politike të brendshme, pasi u kishte diktuar më herët buxhetet vendeve anëtare gjatë krizës së eurozonës. Këto të dy sjellje u dëshmuan të ishin fatale. Shumë shpejt, pati një “mollë të kalbur” të dytë.

Jarosłlav Kazinski, udhëheqësi aktual i partisë polake Ligj dhe Drejtësi (PiS), deklaroi në vitin 2011, se ai dëshironte të krijonte “Budapestin në Varshavë”. S’ka nevojë të jesh një komplotist, për të besuar se në një takim mes 2 politikanëve në vitin 2016, Kazinski u frymëzua nga strategjia e Orban për minimin e sundimit të ligjit.
Qëkur partia e tij u ngjit në pushtet në vitin 2015, PiS ka kapur gjyqësorin polak, dhe ka një kontroll të drejtpërdrejtë mbi organin që emëron gjyqtarë. Aranzhimet gjyqësore të vendit, sipas Freedom House, janë “të papajtueshme me vlerat demokratike të Bashkimit Evropian”.

Duke qenë 2 liderë problematikë, sanksionet kundër secilit prej tyre u bënë praktikisht të pamundura. Si anëtare të Këshillit Evropian, Polonia dhe Hungaria mund të vendosin veton ndaj masave të tilla. Edhe pse kthesa autokratike e Hungarisë, mund të mos jetë e dukshme për një vëzhgues rastësor apo turistin që e viziton Budapestin, ajo kërcënon të zhbëjë projektin e integrimit evropian.

Dhe përgjegjësisë më të madhe për këtë që po ndodh, e kanë partitë që e kanë promovuar më shumë integrimin evropian:kristiandemokratët e qendrës së djathtë. Ato e kanë mbrojtur vazhdimisht Orbanin në Këshillin Evropian, ku Fidesz i përket Partisë Popullore Evropiane (EPP).
Për PPE-në, Orban është një aleat strategjik që garanton vota në parlamentin Evropian. Dhe ky model është i dukshëm në mbarë Evropën. Partitë e djathta të qendrës, kanë qenë të paafta të merren me ngritjen e ekstremit të djathtë. Për konservatorët tradicionalë, një opsion i paracaktuar është denoncimi i partive të ekstremit të djathtë, dhe tallja me politikat e tyre.

Partia Konservatore në Mbretërinë e Bashkuar, i ka miratuar politikat euroskeptike të UKIP, ndërsa Republikanët në Francë, kanë kopjuar programin dhe gjithnjë e më shumë retorikën e Marin Le Pen, lideres së ekstremit të djathtë. Në vend se të frenojnë kërcënimin që paraqet ekstremi i djathtë, partitë evropiane të qendrës së djathtë, i kanë sjellë ato në qendër të skenës politike.

Ngritja e ekstremit të djathtë në Poloni dhe Hungari, hedh dyshime edhe mbi njërën nga arritjet kryesore të BE-së. Bashkimi me “Evropën”, konsiderohej dikur si një barrierë kundër rikthimit të autoritarizmit. Hungarezët dhe polakët që jetojnë sot nën qeverisje autoritare, kanë të drejtë të ndjehen të tradhëtuar nga Evropa. Në fund, ne mund të zbulojmë se kriza e qendrës së djathtë, po rrënon Evropën nga brenda./Përshtatur nga CNA.al

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania
KLIKO PER TE KOMENTUAR

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Blog

Njëzet minuta në natyrë çdo ditë, është receta për t’u ndier psikologjikisht më mirë

Publikuar

-

Nga

Natyra i qetëson shpirtrat tanë të stresuar. Ne e dimë në mënyrë instinktive, se natyra është receta më e mirë. Por një studim i fundit, ka zbuluar se sa pak kohë duhet të shëtisim apo qëndrojmë në natyrë, për të pasur përfitimet që duam.

Në studimin e botuar në revistën “Frontiers in Psychology”, studiuesit u përpoqën të identifikojnë “dozën” më efektive të kohës në natyrë, në kontekstin e jetës normale të përditshme. Ndërsa shumë mjekë rekomandojnë përvojat në natyrë, për lehtësimin e stresit dhe përfitime të tjera shëndetësore – ndonjëherë i etiketuar si një “ilaç natyral” – autorët e studimit shpresuan të sqarojnë detajet e këtij lloj trajtimi.

“Ne e dinim se kalimi i njëfare kohe në natyrë e zvogëlon stresin, por deri më tani nuk ishte e qartë se sa kohë është e mjaftueshme, sa shpesh duhet të dalim, apo se çfarë përvojë në natyrë na sjell dobi”- thotë autorja kryesore e studimit Meri Hanter, profesore e asociuar në Shkollën e Universitetit të Miçiganit për Mjedis dhe Qëndrueshmëri.

“Studimi ynë tregon se për të pasur më shumë efekte pozitive në uljen e niveleve të kortizolit, hormonit të stresit, ju duhet të kaloni 20-30 minuta ulur, apo duke ecur në një vend që ju siguron një ndjenjë të natyrës”- thotë ajo. Për të zbuluar “dozën” më të efektshme, Hanter dhe bashkautorët e studimit, i kërkuan 36 banorëve në një qytet që të kishin përvoja të qëndrimit në natyrë të paktën 10 minuta m 3 herë në javë gjatë 8 javëve në total.

Çdo 2 javë, studiuesit mblidhnin mostra të pështymës, për të matur nivelet e kortizolit, si para ashtu edhe pasi pjesëmarrësit dilnin për shëtitje në natyrë. Të dhënat treguan se edhe vetëm një qëndrim 20-minutësh në natyrë, është i mjaftueshëm për të ulur ndjeshëm nivelin e hormonit të stresit.

Efekti ishte më efikas midis 20-30 minutave, pas së cilës përfitimet vazhdonin, por me një ritëm më të ngadaltë. Studiuesit në Mbretërinë e Bashkuar, që analizuan zakonet e përditshme të rreth 20.000 njerëzve, propozuan një “recetë” të ngjashme:2 orë në javë, të kaluara në një park apo në një mjedis pyjor, do të përmirësojë ndjeshëm shëndetin tuaj.

Këto rezultate, varen nga gjetjet e studimeve të tjera, njëra prej të cilave zbuloi se shpenzimi i 20 minutave në një park urban mund t’ju bëjë më të lumtur, pavarësisht nëse atë kohë e përdor apo jo për t’u ushtruar fizikisht. “Në përgjithësi, ne zbuluam se vizitorët e parqeve, raportuan një përmirësim të mirëqenies emocionale”- u shpreh autori kryesor i studimit në Universitetin e Alabamës në Birmingham, Hon K.Juen.
“Nga ana tjetër, ne nuk gjetëm ndonjë lidhje mes nivelit të aktivitetit fizik, me një mirëqenie emocionale të përmirësuar. Përkundrazi, konstatuam se koha e kaluar në park, është e lidhur me një mirëqenie emocionale të përmirësuar”.

LEXO EDHE:  Kishte të njëjtin problem fizik si Hitleri, nxiti bumin ekonomik në vend/ Kush ishte diktatori spanjoll Francisko Franko

LEXO EDHE:  Si shkaktoi Luftën e Dytë Botërore Traktati i Versajës

Për këtë studim, 94 të rritur vizituan 3 parqe urbane në Maunten Bruk, Alabama, duke plotësuar një pyetësor mbi mirëqenien e tyre emocionale para dhe pas shëtitjes së tyre në natyrë.
Një aplikacion gjurmoi aktivitetin e tyre fizik. Rezultoi se një qëndrim midis 20-25 minutave tregoi rezultatet më të mira, me një rritje prej afro 64 për qind të mirëqenies së vetë-raportuar të pjesëmarrësve, edhe nëse ata nuk kishin ecur shumë në park.
Kjo e fundit është veçanërisht pozitive, pasi do të thotë se çdokush mund të përfitojë nga vizita në një park aty pranë, pavarësisht nga mosha apo aftësia fizike. Bashkëautori i studimit, dhe një profesor tjetër i Universitetit të Alabamës, Gevin Xhenkins, pranon se numri i subjekteve të përfshira në studim ishte i vogël, por gjithsesi gjetjet e tij ilustrojnë rëndësinë që kanë parqet urbane.

“Ka një presion në rritje në hapësirën e gjelbër brenda ambienteve urbane. Planifikuesit dhe zhvilluesit, syunojnë ta zëvendësojnë hapësirën e gjelbër me banesa dhe qendra tregtare. Sfida me të cilën përballen qytetet, është se ka një dëshmi në rritje të vlerës së parqeve të qytetit, por ne vazhdojmë të shohim prishjen e hapësirave urbane”- deklaron ai.

Në një përmbledhje tjetër të botuar në “Frontiers in Psychology”, studiuesit në Universitetin Kornell, ekzaminuan rezultatet e 14 studimeve që u fokusuan në ndikimin e natyrës tek studentët. Ata zbuluan se ndoshta nuk duhen 20 minuta të plota në natyrë, për të marrë përfitimet që duhen.

Studimet treguan se vetëm 10-20 minuta qëndrim ose ecje në natyrë, mund të ndihmojnë studentët e universitetit të ndjehen më të lumtur, dhe më pak të stresuar. “Nuk duhet shumë kohë që të nisin përfitimet pozitive”- thotë eksperti Gen Meredit./Përshtatur nga CNA.al

LEXO TE PLOTE

Blog

Haluçinacionet/ Pse ndodh shumica e tyre, dhe kur duhet të shqetësohemi

Publikuar

-

Nga

Kur na shkon mendja tek haluçinacionet, shumica prej nesh priremi të mendojmë mbi sëmundjen mendore të skizofrenisë. Por haluçinacionet janë tepër të larmishme, dhe mund të ndodhin për shumë arsye të ndryshme, shumë nga të cilat nuk kanë asnjë lidhje me ndonjë sëmundje mendore.

Në fakt, shumë njerëz përjetojnë haluçinacione në një moment të jetës së tyre, edhe kur tek ata nuk ka asnjë gjë që nuk shkon. Shumë haluçinacione janë të thjeshta, dhe shkaktohen kryesisht nga privimi shqisor. Për shembull, kur shihni ngultazi një mur për 20 minuta, ndoshta gjatë meditimit, mund të shihni shpesh njolla ngjyrash që shfaqen dhe zhduken para syve tuaj.

Eksperimente më të mëdha që përfshijnë privimin ndijor, tregojnë një proges të haluçinacioneve nga vijat dhe ngjyrat e thjeshta, deri në figura të ndryshme, në ratet kur privimi shqisor zgjat mjaftueshëm.

Por ka edhe haluçinacione të privimit social. Kur vdes bashkëshorti i dikujt, një grua përjeton haluçinacione ku i duket se sheh ose e dëgjon bashkëshortin e ndjerë edhe për një kohë të shkurtër pas vdekjes. Efekti i “njeriu të tretë”, prek gjithashtu udhëtarët e apasionuar pas maleve, por edhe njerëzit që qëndrojnë vetëm për një kohë të gjatë, kur gabimisht kanë ndjesinë se me të ndodhet edhe një person tjetër.

Kjo dukuri u raportua dikur nga eksploratori britanik i Antarktidës Ernest Shakëllton. Edhe përvojat jashtë trupore, lidhen gjithashtu me privimin shqisor. Për për shembull, përvoja e fluturimit sipër shtratit dhe parjes së vetes, ndodh kur jeni të palëvizshëm dhe ndoshta nën efektin e anestezisë.

Njerëzit që janë më shumë në kontakt me trupin e tyre, si balerinët apo atletët, kanë shumë më pak të ngjarë që të kenë këto lloj haluçinacionesh. Haluçinacione të tilla, shkaktohen shpesh nga dhimbjet e kohës. Shumë njerëz që vuajnë nga migrena, përjetojnë halucinacione të nivelit të ulët në fushën e tyre vizuale.

Një nga tiparet e haluçinacioneve të shkaktuara nga privimit shqisor, është se ato kanë prirjen të jenë relativisht absurde. Pra haluçinacionet nuk bashkëveprojnë me ju, dhe ato nuk ndjehen si të rëndësishme se një nivel personal. Dhe kjo gjë, është në kontrast me haluçinacionet e shkaktuara nga sëmundja e skizofrenisë.

LEXO EDHE:  Pse rënia e ndikimit të Perëndimit, përbën një shqetësim për botën

LEXO EDHE:  Rumani, pikëpyetje 30-vjeçare pas revolucionit që rrëzoi diktaturën komuniste

Në këto të fundit njerëzit ndjehen të përndjekur, paranojakë, dhe një haluçinacion mund të shoqërohet me sjellje të çmendura. Ndërsa haluçinacionet e shkaktuara nga privimi shqisor ose mbivendosja, mund të jenë paksa të bezdisshme ose mbase edhe të këndshme, halucinacionet që shoqërohen me sëmundje më serioze mendore, kanë tendencën të jenë të tmerrshme dhe dëshpëruese.

Lloji më i zakonshëm i haluçinacionit tek njerëzit që vuajnë nga skizofrenia, janë zërat që dëgjojnë në kokën e tyre. Ka prova që sugjerojnë se kjo simptomë ka të bëjë me risjelljen në kujtesë të gjërave të thëna dikur, të cilat më pas keqinterpretohen.
Vetëdija se përvoja juaj është në fakt një haluçinacion, është një nga gjërat kryesore që e ndan haluçinacionin nga llojet e tjera të imagjinatës. Ka shumë haluçinacione, ku njerëzit janë të vetëdijshëm për to. Për shembull, njerëzit që shohin drita gjatë krizave të migrenës, e dinë shumë mirë se cilat janë haluçinacionet.

Por edhe imagjinata, mund të ngatërrohet me realitetin. Në një eksperiment, studiuesi u kërkoi njerëzve të imagjinonin sikur kënga “Ëhite Christmas” po luhej në një dhomë aty pranë. Një në çdo 20 nga pjesëmarrësit, përfundoi duke e besuar vërtet se kënga po luhej në dhomën tjetër, edhe pse ata thjesht ishin udhëzuar që ta imagjinonin këtë gjë!

Ne mund t’i përcaktojmë haluçinacionet si përvoja perceptuese, që nuk shkaktohen nga ato që normalisht do të shkaktonin përvoja të tilla gjatë perceptimit. Kjo është ajo që është e zakonshme për të gjitha haluçinacionet. Por kur analizojmë arsyet themelore pse ndodhin haluçinacionet në tru, ne mund të shohim shumë shkaqe – rikthim i kujtesës, ilaçet haluçinogjene, ndërhyrje nga ëndrra kur jeni duke fjetur, privimi ndijor si dhe kllapitë./Përshtatur nga CNA.al

LEXO TE PLOTE

Blog

Masakra e Katinit/ Kur Stalini firmosi shfarosjen e elitës polake

Publikuar

-

Nga

Blitzkrieg-u (sulmi rrufe) i Gjermanisë naziste mbi Poloninë, nisi më 1 shtator 1939. 16 ditë më vonë, 650 mijë ushtarë rusë – që vepronin nën Paktin e Mos-sulmimit Molotov-Ribentrop – e sulmuan Poloninë nga lindja, duke pushtuar gjysmën e territorit të saj.

Rusia pretendoi se Polonia kishte pushuar së ekzistuari si shtet, dhe se ajo duhej të kujdesej për njerëzit e saj. Realiteti ishte tmerrësisht ndryshe. në fillim, rreth 500 mijë të burgosur polakë, ukrainas dhe bjellorusë u morën nga sovjetikët, ndërsa më 19 shtator 1939, Rusia ngriti Zyrën e të Burgosurve të Luftës, të drejtuar nga NKVD (më vonë KGB-ja) e frikshme.

Edhe pse më vonë u liruan 350 mijë robër të keqtrajtuar, më shumë se 40.000 të burgosur polakë mbetën të mbyllur në 3 kampe paraburgimi. Dhe gati 30.000 prej tyre do të vriteshin në një plan të hartuar enkas për ta shkatërruar ushtrinë polake, përmes eleminimit të shumicës së udhëheqësve të saj.

Masakra e Katinit siç u bë e njohur më vonë, filloi në pranverën e vitit 1940. Më 5 mars 1940, në bazë të një shënimi për Josif Stalinin nga shefi i shërbimit sekret Laventri Beria, 6 anëtarë të Byrosë Politike Sovjetike – Stalini, Molotovi, Kaganoviçi, Voroshillovi, Mikojani dhe Kalini – nënshkruan një urdhër për të ekzekutuar 25.700 “nacionalistë dhe kundërrevolucionarë polakë”, që mbaheshin në kampe dhe burgje në Ukrainën dhe Bjellorusinë Perëndimore.

Udhëheqja sovjetike, dhe Stalini në veçanti, i konsideronin të burgosurit polakë si një “problem”, pasi ata mund të rezistonin duke qenë nën sundimin sovjetik. Ndaj urdhëruan ekzekutimin e 8.000 anëtarëve të Korpusit të Oficerëve Polakë, 6.000 oficerëve të lartë të policies, dhe 8.000 anëtarëve të inteligjencës polake.

Midis atyre që u vranë në ato ditë ishin pronarë të mëdhenj tokash dhe të fabrikash, avokatë, zyrtarë publikë dhe klerikë të njohur. Vrasjet në Katin, përfshinin 20 profesorë universitarë, 300 mjekë, disa qindra avokatë, mësues dhe profesionistë të tjerë, 100 shkrimtarë dhe gazetarë, dhe gjysmën e Korpusit të Oficerëve Polakë, përfshirë 14 gjeneralë, 24 kolonelë dhe 258 majorë.

Për të bërë një krahasim, kjo do të nënkuptonte sot vrasjen e kryeministrit, ministrave, politikanëve dhe personaliteteve më të njohura të një vendi.

Masakra ishte një goditje e qëllimshme, që synonte të dëmtonte emocionalisht vendin, dhe ta zhyste shoqërinë polake në një depresion të thellë psikologjik. Ata që ishin vënë në shënjestër do të zhdukeshin pa gjurmë, duke i lënë familjet e tyre pa asnjë informacion lidhur me fatin apo vendndodhjen e tyre.

Kjo është pikërisht ajo që arriti Rusia me persekutimin ndaj Polonisë, dhe që i shërbeu mjaft mirë qëllimeve të saj kur mori kontrollin e plotë të këtij vendi pas Luftës së Dytë Botërore. Si për ironi, ishin nazistët, ata që duke injoruar shkeljet e tyre të tmerrshme si masakra e vitit 1941 e 33.771 hebrenjve në Babi Jar të Ukrainës, që bënë për herë të parë publike tmerret e Katinit, duke ngritur një komision për të hetuar varret masive që kishin zbuluar.

LEXO EDHE:  Pakti i fshehtë 103 vite më parë/ Kush janë arkitektët e dështimit që futen në kaos Lindjen e Mesme

LEXO EDHE:  SHBA/ A do të përqafojnë demokratët socializmin radikal të Berni Sanders?

Në prillin e vitit 1943, kur Gjermania pushtoi Smolenskun, oficeri i inteligjencës Rudolf von Gersdorf zbuloi një gropë të thellë në Pyllin e Katinit aty pranë. Ai mbikëqyri gërmimet që zbuluan trupat e rreth 4.243 të burgosurve polakë, secili i vrarë me një të shtënë në pjesën pasme të kokës.

Ishte zbulimi i tij që çoi në fund në zbulimin e vrasjes së më shumë se 27.000 të burgosurve polakë, të arrestuar pas pushtimit rus. Josif Stalini, një nga nënshkruesit e urdhrit të ekzekutimit, i kishte dhënë një kopje të tij majorit Vasili Blokin, që ta zbatonte atë.

Dhe Blokin e zbatoi me një zell të madh. Me urdhër të tij, të burgosurit u rreshtuan në Pyllin e Katinit, dhe më pas u qëlluan në pjesën e pasme të kokës, teksa trupat e tyre grumbulloheshin njëri pas tjetrit në një gropë të hapur. Blok kreu personalisht vrajen e mbi 7.000 të burgosurve polakë.

Ata u transportuan në Kalinin, rreth 300 kilometra larg, ku Blokin kreu kryen nga 300 vrasje çdo ditë për 28 ditë rresht brenda një dhome të quajtur “Dhoma Leniniste”. Ai përdori qëllimisht një pistoletë të kalibrit gjerman “Ëalther 25”, për të hedhur dyshime mbi nazistët.

Përgjatë viteve të luftës dhe më gjerë, thuhet se Blokin vrau me dorën e tij dhjetëra mijëra njerëz të pafajshëm. Në vitin 2010, Libri i Rekordeve Gines e cilësoi si ekzekutorin më të madh në histori. I varur nga alkooli, Blokin kreu vetëvrasje në vitin 1955.

Por me herët Stalin e shpërbleu me një pension mujor, dhe me Urdhrin e Banderolës së Kuqe për “aftësinë dhe organizimin e tij në kryerjen efektive të detyrave speciale”. Në vitin 1991, Bashkimi Sovjetik e pranoi më në fund fajin për Masakrën e Katinit. Por edhe atëherë, pranoi vetëm 14.500 nga vrasjet, në një kohë që deri më sot Partia Komuniste në Rusi, e mohon tërësisht përgjegjësinë mbi këtë ngjarje./ Përshtatur nga CNA.al

LEXO TE PLOTE