Connect with Us

Krah bashkëshortes/ Sali Berisha mesazh urimi për 8 mars

Politikë

Krah bashkëshortes/ Sali Berisha mesazh urimi për 8 mars

Publikuar

-

Ish-kryeministri Sali Berisha ka dhënë një mesazh urimi për të gjitha femrat në këtë 8 mars.

Ish-lideri i demokratëve ka publikuar në rrjetet sociale një foto me bashkëshorten Liri Berisha dhe shpreh mirënjohjen ndaj nënave, vajzave dhe motrave për të gjitha gjërat që kanë bërë për familjarët e tyre.

“Gëzuar 8 Marsin! Miq, nënave, bashkëshortëve, motrave, vajzave tona, më të mirave të familjeve tona, shoqërisë dhe kombit tonë, një urim nga thellësitë e zemrës dhe mirënjohje të pafundme për gjithçka ato kanë bërë dhe bëjnë për ne, familjen dhe shoqërinë shqiptare. Gëzuar! sb”, shkruan Berisha./ CNA.al

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania
KLIKO PER TE KOMENTUAR

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Politikë

Rritja e viktimave dhe të prekurve nga koronavirusi/ Meta kërkon marrjen e masave emergjente

Publikuar

-

Nga

Presidenti Ilir Meta ka bërë një apel publik lidhur me marrjen e masave emergjente kundër koronavirusit.

Duke marrë shkas nga përhapja e koronavirusit me hapa të shpejtë në Itali dhe Greqi, Meta kujton deklaratën e 31 janarit.

Kreu i Shtetit kërkon të vihet në dispozicion një financim shumë më i madh se ai i deritanishëm për përballimin e situatës dhe angazhimin e të gjithë kualiteteve njerëzore shkencore.

“Është emergjente forcimi maksimal i masave parandaluese sanitaro-epidemiologjike;

Për shkak se gjendja në Itali por edhe përhapja në rritje në Greqi, dy vende me të cilat kemi shkëmbimet më intensive, imponon aplikimin e masave të “Zonës së Kuqe”, si ato të marra në Itali, aplikimin e të gjitha kufizimeve e veprimeve që ky regjim kërkon, si dhe marrjen e masave organizative energjike dhe të monitoruara 24 orë në 24;

LEXO EDHE:  Video/ Demokratët hedhin nga dritarja Lulzim Bashën

LEXO EDHE:  Berisha sulmon Ramën: Emëroi tek SHÇBA ish-gjykatësin kriminel që ...

Vënien në dispozicion të financimit të plotë, shumë më të madh se ai i deritanishëm, për përballimin e situatës si dhe sigurimin e mbrojtjes së plotë dhe efikase të të gjithë personelit mjeksor të mobilizuar për përballimin e situatës;

Angazhimin e të gjithë kualiteteve njerëzore shkencore, por edhe të atyre me eksperiencë në fushën e epidemiologjisë e higjenës, qofshin edhe jashtë shërbimit aktiv”, deklaron Meta./ CNA.al

LEXO TE PLOTE

Politikë

Rikujtesë!/ Video-përgjimin Meta-Prifti dhe mosveprimi i organeve të reja të drejtësisë

Publikuar

-

Nga

Teksa kreu i shtetit Ilir Meta flet për drejtësi, mbase edhe ai vetë e ka harruar se ka një dosje të bujshme ndaj tij që organet e reja të drejtësisë duhet ta rihapin për të mos lënë shqiptarët me pikëpyetje rreth vërtetësisë së saj.

Përmbajtja e videos mbështet plotësisht mbi dialogun e ish ministrit të ndjerë Dritan Prifti dhe presidentit Ilir Meta, lidhur me interesimin e këtij të fundit për ankandin shitjes se 30 mije toneve nafte bruto, si dhe garën koncensionare te ndërtimit te HEC-it në Shushicë të Librazhdit.

Interesimi i vazhdueshëm i Metës për fitimin e ankandit nga një kompani e cila i kishte premtuar 7% të vlerës, vërtetohet jo vetëm nga dëshmia e Dritan Priftit, por edhe nga analiza e tabulateve telefonike mes Bekim Halilajt (përfaqësuesi i kompanisë përfituese) dhe Ilir Metës, tabulate këto të zbardhura nga prokuroria dhe të njohura gjerësisht.

Nga 1 shkurti 2010 deri ne 1 shkurt 2011, Bekim Halilaj ka folur me Ilir Metën ne telefon 192 here, ndërsa me Dritan Priftin, biznesmeni Halilaj gjate te njëjtës periudhe ka folur vetem 13 herë.

LEXO EDHE:  Denoncim/ Drejtoresha e shkollës rrihet nga i forti i PS

LEXO EDHE:  Berisha pro djegies së mandateve

Më poshtë po përcjellim videon e plotë, si një rikujtesë për organet e drejtësisë. (TemA)

LEXO TE PLOTE

Politikë

Vulcan, pse qyteza amerikane kërkoi ndihmën e Bashkimit Sovjetik gjatë Luftës së Ftohtë

Publikuar

-

Nga

I pozicionuar rrëzë një mali, komuniteti i vogël i Vulcan, në skajin perëndimor të Virxhinias Perëndimore është tërësisht i izoluar nga fqinjët, dhe po të mos ishte për zbulimin e qymyrit aty pranë, kjo zonë do të ishte tërësisht e pabanuar.

Qymyri u zbulua në fillim të shekullit XX, dhe shumë shpejt aty u ngritën disa kampingje minatorësh, që gradualisht u zgjeruan në atë që do të bëhej një pikë harte e njohur si Vulcan.
Kampingu u shndërrua në fund në një komunitet të lulëzuar, dhe zona u bë shtëpia e disa mijëra njerëzve që gjetën punë të qëndrueshme dhe paga të pranueshme në minierat e qymyrit. Por nga fillimi i viteve 1960 minierat, që ishin zemra e qytetit të vogël, nuk kishin më rezerva qymyri, duke detyruar kompanitë të ndërpresin të gjitha punimet.

Shumë shpejt, ajo që dikur ishte një shtëpi e lulëzuar, u reduktua në një vendbanim me pak më shumë se 20 familje, që nuk pranuan të largoheshin nga andej. Duke folur për këtë qytezë në një libër në vitin 1972, Huej Perri shkroi:”Problemi i tyre më i madh, ishte që shteti kishte harruar t’u ndërtonte një rrugë. Edhe pse hartat shtetërore tregonin një rrugë për në Vulcan, ajo nuk gjendej askund. E vetmja mënyrë se si njerëzit mund të shkonin dhe dilni prej andej ishte përmes një ure pasarelë që ishte shumë e ngushtë për kalimin e një automjeti. Ajo ishte ndërtuar nga kompania e qymyrit vite më parë dhe ishte në prag të shembjes, për shkak të mungesës së fondeve. Ndërkohë, fëmijët detyroheshin të kalonin përmes asaj ure për të marrë autobuzin e shkollës, në anën e shtetit të Kentakit”.

Por ankesat e banorëve të zonës, nuk ishin të kufizuara vetëm mbi zyrtarët e shtetit. Sipas Perrit, fëmijët e Vulcan, detyroheshin ndonjëherë të zvarriteshin nën vagonat e qymyrit, që kishin mbetur aty si relike, gjatë rrugës për në shkollë. Madje një nga fëmijët e rritur në Vulcan, Troi Blankenship, humbi një pjesë të këmbës së majtë kur ishte 11-vjeç, duke u zvarritur nën një vagon qymyri që ishte i parkuar ty.
Megjithë përpjekjet e përsëritura për të bindur autoritetet të riparonin urën e tyre, edhe gjatë dekadës tjetër nuk u mor asnjë veprim, ndaj kushtet u përkeqësuan ndjeshëm. Sipas raportimeve, ura e dëmtuar u shemb në 1975, duke i lënë banorët e Vulcan të bllokuar.
Gjendur në ato kushte, banorët nisën të përdorin rrugën hekurudhore, që nganjëherë ishte e rrezikshme. Zyrtarët e Virxhinias Perëndimore nuk kishin dëshirë ta rindërtonin urën e shembur, duke përmendur mungesën e trafikut dhe kostos, në krahasim me nevojat e tjera të shtetit.
Duke u ndjerë të braktisur nga qeveria e tyre, dhe pas lutjeve të përsëritura për të ndërtuar një urë të re, njerëzit e këtij komuniteti ndërmorrën një veprim të paprecdentë, që shumë shpejt bëri bujë në mediat ndërkombëtarë. Në kulmin e Luftës së Ftohtë, banorët e Vulcan i shkruajtën një letër ambasadës sovjetike në Uashington, si dhe zyrtarëve komunistë në Gjermaninë Lindore, duke përshkruar gjendjen e tyre, dhe duke kërkuar ndihmë.

LEXO EDHE:  Mosdekretimi i Cakajt/ Berisha:Argatet e Beogradit u goditën rëndë

LEXO EDHE:  Denoncim/ Drejtoresha e shkollës rrihet nga i forti i PS

Duke e parë si një mundësi për ta turpëruar qeverinë amerikane, Kremlini dërgoi menjëherë gazetarët e tij në Shtetet e Bashkuara. Ata intervistuan banorët e Vulcan, duke e njohur mbarë botën me problemet e një qyteze prej vetëm 200 banorësh.
Radiot e zonës, filluan të raportojnë kërcënime të ndryshme për hedhjen në erë të çdo lloj ure të ndërtuar me ndihmën e komunizmit. Të shqetësuar nga kjo situatë e krijuar, autoritetet nuk humbën më kohë. Ato investuan plot 1.3 milionë dollarë në vitin 1977, dhe ndërtuan një urë të re për komunitetin e vogël./Përshtatur nga CNA.al

LEXO TE PLOTE