Connect with Us

Koronavirusi/ SHBA: Të hënën në dispozicion 2 milionë paisje testimi

Politikë

Koronavirusi/ SHBA: Të hënën në dispozicion 2 milionë paisje testimi

Publikuar

-

Shtetet e Bashkuara kanë njoftuar të paktën 19 vdekje dhe për përhapje të COVID-19 në më shumë se 30 shtete.

Në një postim në twitter presidenti Donald Trump shkruante se “kemi një plan koordinimi të përsosur dhe të rregulluar mirë në Shtëpinë e Bardhë për të luftuar virusin”.

“Ne morëm shumë herët vendim për të mbyllur kufijtë në zona të caktuara. Nënpresidenti po bën një punë të shkëlqyer. Media e lajmeve të rreme po bën gjithçka që është e mundur për të na bërë të dukemi keq. Kjo është e trishtë”, shkruante ai.

Në shtetin e Virxhinias, që ndodhet shumë pranë kryeqytetit të vendit, autoritetet besojnë se kanë zbuluar një rast të dytë me koronavirus. Një banor i qytetit të Fairfeks rreth të 80-ve dyshohet të jetë bartës i virusit. Ai kishte kryer së fundmi një udhëtim me anije turistike në lumin Nil. Lajmi u njoftua nga Departamenti i Shëndetësisë së Virxhinia të dielën në mëngjes. Pacienti është shtruar në spital dhe gjendja e tij paraqitet e qëndrueshme. Rasti i parë në këtë shtet u regjistrua të shtunën kur një anëtar i forcave të marinës që ndodhen të vendosura në Fort Belvoir, rezultoi i prekur nga virusi.

Agjencia e lajmeve “Reuters” njoftoi se të paktën dy punonjës federalë të shëndetësisë të cilët shërbenin në Aeroportin Ndërkombëtar të Los Anxhelosit rezultuan të prekur nga koronavirusi. Ata do të qëndrojnë karantinë deri më 17 Mars. Agjensia e lajmeve njoftoi gjithashtu se shumë prej punonjësve federalë, kanë kërkuar të ndryshojë protokollet zyrtare dhe të kenë maska më të forta për t’u mbrojtur nga virusi.

Anija turistike “Grand Princess” e goditur nga shpërthimi i koronavirusit pritet të ankorohet në Oakland të Kalifornisë të hënën. Anija qëndron në det prej javës së kaluar për shkak se autoritetet në San Françisko nuk pranuan ta lejojnë atë që të ankorohet. Në anije ndodhen më shumë se 3.500 pasagjerë përfshirë dhe ekuipazhin.

LEXO EDHE:  Votimi për ambasadoren e SHBA në Shqipëri/ Kongresi i’a rikthen presidentit Trump kandidaturën

Autoritetet amerikane të shëndetësisë u bënë thirrje njerëzve, veçanërisht të moshuarve ta “mendojnë dy herë një udhëtim në det apo ajër” në një përpjekje për të kufizuar rrezikun e ekspozimit ndaj koronavirus.

Jerome Adams, numri dy Komisionit të Shërbimit Shëndetësor Publik tha për CNN-in se deri të hënën SHBA do të ketë në dispozicion dy milionë komplote testesh për koronavirusin.

Të dielën Organizata Botërore e Shëndetësisë tha se 100 vende në të gjithë botën kanë raportuar raste me koronavirus me më shumë se 106 mijë persona të prekur dhe një numër vdekjesh që ka tejkaluar 3.500 vetët.

“Ndërsa situata është shumë serioze, kjo nuk duhet të na dekurajojë”, tha drejtori i Përgjithshëm i OBSH-së Tedros Adhanom Ghebreyesus.

“Ka shumë gjëra që të gjithë kudo mund dhe duhet të bëjnë”, shtoi ai.

Zoti Tedros vlerësoi Italinë për “ndërmarrjen e hapave të guximshëm që synojnë të ngadalësojnë përhapjen e koronavirusit e të mbrojnë vendin”.

“Ata po bëjnë sakrifica të mëdha”, tha ai duke shtuar se OBSH-ja solidarizohet me Italinë dhe se do ta mbështesë atë.

Irani njoftoi të dielën njoftoi se 49 vetë kanë humbur jetën si pasojë e koronavirusit në 24 orët e fundit, duke çuar numrin e vdekjeve në 194. Ndërkohë në vendin e Lindjes së Mesme llogariten 6.566 raste personash të prekur nga COVID-19./ VOA

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania
KLIKO PER TE KOMENTUAR

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Politikë

“SPAK nxjerr zbuluar propagandën”/ Bardhi i përvishet Ramës për OFL-në

Publikuar

-

Nga

Sekretari i Përgjithshëm i Partisë Demokratike Gazment Bardhi pretendon se pasuritë e vërteta të krimit të organizuar kanë mbetur të paprekura.

Bardhi thotë se Operacionit Forca e Ligjit i është bërë vetëm fushatë publicitare, ndërsa thekson se SPAK ka nxjerrë zbuluar propagandën e kryeministrit Edi Rama.

Demokrati ka publikuar një video në rrjetet sociale, ku e cilëson OFL-në njësi speciale të Policisë Rrugore që nuk ka sekuestruar pasuritë por vetëm makinat.

“SPAK nxjerr zbuluar propagandën e Edi Ramës me luftën ndaj krimit të organizuar, duke konfirmuar mosbesimin e 87% të qytetarëve shqiptarëse se me Edi Ramën në Qeveri nuk mund të ketë luftë reale ndaj krimit të organizuar. Askush nuk priste që Edi Rama papritur të luftonte partnerin e tij kryesor në marrjen dhe mbajtjen e pushtetit, dhe aq më pak këtë ta bënte para zgjedhjeve që janë në prag.

Deklarata e SPAK, provoi në mënyrë të pakundërshtueshme se nën qeverisjen e Edi Ramës:

LEXO EDHE:  Presidenti Trump fillon vizitën në Paris me sulm ndaj Macronit

LEXO EDHE:  Pagoi 650 mijë dollarë për lobim në SHBA/ Basha dogji mandatet nga frika e arrestimit

– OFL nuk është njësi speciale kundër krimit të organizuar, por njësi speciale e Policisë Rrugore!

– OFL po na tregon se bosët e krimit të organizuar janë “të varfër” dhe paratë e VETME që kanë siguruar nga trafiqet i kanë investuar në blerjen e një automjeti!”, deklaron Bardhi./ CNA.al

LEXO TE PLOTE

Politikë

“Shqipëria kamp refugjatësh”/ Alarmon Nishani: Platformë e mafias ndërkombëtare

Publikuar

-

Nga

Ish-presidenti Bujar Nishani ka reaguar ashpër për ardhjen e dhjetëra-mijëra emigrantëve sirianë, afganë, irakenë e plot kombësi të tjera nga lindja në Shqipëri.

Nishani deklaron se propaganda rilindase se Shqipëria do të ketë forcë pune nga instalimi i emigrantëve, është një mashtrim i madh dhe një platformë e mafias ndërkombëtare dhe antishqiptare.

Sipas tij, asnjë emigrant i vetëm nuk synon Shqipërinë e as të ndërtojë jetën e vet në vendin tonë.

“Qëllimi i tyre dhe destinacioni i tyre i vetëm janë vendet e Bashkimit Evropian, Gjermania, Franca, Austria, Italia, Holanda, Vendet Nordike dhe Britania e Madhe. Asnjëri prej tyre nuk ka marrë rrugën e mundimëshme të azilit të punojë në projektet fantazmë të rilindasit shqiptar.

E vetmja arsye që synohet është grumbullimi i tyre në territorin shqiptar është projekti i mafias ndërkombëtare dhe asaj shqiptare për ti trafikuar ata grupe-grupe e ditë pas dite drejt vendeve evropiane përmes Adriatikut. Bashkë me ta edhe qindra terroristë të ISIS bashkë me pakot e kokainës. Skafet që gjenden aksidentalisht brigjeve të detit janë veçse treguesi i një infrastrukture që po pregatitet”, shkruan ai në rrjetet sociale.

Nishani thotë se nuk është aspak koincidencë që kjo platformë është ndërtuar dhe po ecën paralelisht me projektet e copëtimit të Kosovës dhe shpopullimit masiv të Shqipërisë.

Ish-presidenti pretendon se kjo platformë synon asgjësimin e plotë të piketës më solide pro-perëndimore të Ballkanit, kombit shqiptar.

Duke copëtuar Kosovën, e kthen rajonin në situatën politike dhe sigurisë të viteve të luftës në ish-Jugosllavi, kthen në pikën “zero” të gjitha kontributet dhe investimet politike të perëndimit në Ballkan përgjatë dy dekadave të fundit. Më pas, projekti zgjaton metaztazat e tij në shpopullimin masiv prej shqiptarëve dhe Bosnjezimin e Shqipërisë me serbet e Kosovës e të tjerë, duke ndryshuar tërësisht fizionominë e shtetit tonë të formuar edhe ashtu i cunguar që prej 1912.

LEXO EDHE:  Manastirliu flet për koronavirusin/ Do ashpërsohen masat në bazë të riskut

LEXO EDHE:  Studime në SHBA/ Ambasada jep lajmin e mirë për studentët

Asgjësimi i Kosovës dhe Bosnjezimi i Shqipërisë janë hapat politikë që konkurojnë paralelisht me fushatën agresive të armatimit të Serbisë me arsenalet ruse të armëve. Prokekti afatmesëm dhe afatgjatë tashmë identifikohet qartë. Duke asgjësuar apo bërë inekzistente piketën më perëndimore në Ballkan, kombin shqiptar, ky rajon rikthehet në dominimin e aleancës lindore anti-perëndim dhe kostoja e parë fatale për tu paguar, prej shqiptarëve. Fiks, siç ka ndodhur prej shekujsh, por tashmë me asgjësim total ! Ndaj dhe sekti i rilindsave vijon të mbajë me dhunë e çdo mjet fashist pushtetin në Shqipëri.

Ndaj sekti rilindas nuk u solidarizua me Greqinë dhe Bashkimin Evropian për t’i mbajtur turmat e dhunshme të emigrantëve larg territorit dhe kufirit tonë, si një territor dhe kufi realisht mes kufirit evropian. Sepse kryerilindasi është i marrë peng dhe shërben perfekt si një buratin i shqiptarofobëve. Një buratin i marrë peng prej aferave të tmerrshme korruptive. Ndaj thirrja sot është më e fortë se kurrë më parë ndaj shqiptarëve”, nënvizon Nishani./ CNA.al

LEXO TE PLOTE

Politikë

I mbijetoi tumorit, por u vra në aksident/ Meta nderon me titullin e lartë mësuesen Luiza Dule

Publikuar

-

Nga

Luiza Dule humbi jetën dy vite më parë  në një aksident tragjik teksa ishte duke shkuar në punë në shkollën “Selami Kodra” në Arrëz, Devoll ku ajo jepte mësim.

Në kuadër të 7-8 marsit, presidenti Ilir Meta, në shenjë vlerësimi për mësuesen e paharruar ka vendosur ta vlerësojë atë me Dekoratën e lartë “Naim Frashëri”.

“Në kuadër të Ditëve të 7 dhe 8 Marsit, vendosa të vlerësoj me Dekoratën e lartë “Naim Frashëri”, Luiza Dule (pas vdekjes), mësuesen e ndjerë të shkollës “Selami Kodra” në Arrëz, Devoll, e cila humbi jetën në një aksident tragjik, në 19 dhjetor 2018, duke shkuar pranë nxënësve të saj të dashur.
Ky vlerësim është shprehje nderimi dhe respekti, për mësuesen e paharruar Luiza Dule, nënën dhe familjaren model, si edhe për të gjithë arsimtarët, veçanërisht për mësueset në mbarë vendin, simbole të përkushtimit dhe të sakrificave të pashembullta, për përhapjen e dijes dhe edukimit te brezat e rinj, duke sakrifikuar deri edhe jetën e tyre!”

Kujtojmë që para se të humte jetën në aksidentin tragjik, mësuesja Luiza Dule, ishte përballur dhe me kancerin e gjirit./CNA.al

 

LEXO TE PLOTE