LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Koronavirusi/ Aeroporti i Prishtinës pezullon fluturimet nga Italia veriore

8 Mars 2020, 16:59, Kosova & Bota CNA
Koronavirusi/ Aeroporti i Prishtinës pezullon fluturimet nga Italia veriore

Autoritetet në Kosovë anuluan të dielën të gjitha fluturimet për në zonat e prekura nga koronavirusi në Itali.

Ministri i Infrastrukturës, Lumir Abdixhiku tha se vendimi pasoi rekomandimin emergjent nga Instituti Kombëtar i Shëndetësisë.

?Si rrjedhojë, kam kërkuar anulimin e përkohshëm të të gjitha fluturimeve që vijnë nga kjo zonë epidemike e cilësuar si zonë me risk të lartë. Fluturimet për dhe nga Italia Veriore ? janë ndërprerë?, shkroi ministri Abdixhiku.

Ai shprehu keqardhje për këtë vendim por nënvizoi se në situatën e tanishme Kosova nuk ka alternativë. Ministri Abdixhiku tha se së bashku me ministrinë e Shëndetësisë dhe atë të Jashtme janë duke bashkërenduar masat për kontrollet në aeroport dhe ndihmën ndaj udhëtarëve që arrijnë nga zonat e rrezikshmërisë së lartë.

Në Kosovë, autoritetet thonë se kanë hartuar planet për t?u përballur me një përhapje të mundshme të koronavirusit. Deri tani në spitalet e Prishtinës janë trajtuar më shumë se 50 persona të dyshuar, por nuk është konfirmuar asnjë rast i infektimit më koronavirus.

Kosova, Shqipëria dhe Mali i Zi janë tri vendet e vetme të rajonit që nuk kanë regjistruar asnjë rast të tillë. /VOA

Lajmet e fundit nga