Connect with Us

Keni plane për 8 mars?/ Mësoni surprizat e motit për sot

Sociale

Keni plane për 8 mars?/ Mësoni surprizat e motit për sot

Publikuar

-

Nëse keni bërë plane për këtë 8 mars, atëherë lajme jo të mira priten sa i përket motit.

Dita e diel do të nisë që në orët e para të 24 orëshit me mot të vranët dhe reshje shiu të herëpashershme me intensitet të ulët dhe mesatar ndërsa në zonën e jugut me intensitet deri të lartë.

Duhet theksuar se në zonën e jugut, deri në orët e pasdites vonë, reshjet do të jenë me intensitet deri të lartë në formën e shtrëngatave me shkarkesa elektrike.

LEXO EDHE:  Harta - Dimri "ulet këmbëkryq"/ Njihuni me zonat që do t'i mbulojë bora

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania
KLIKO PER TE KOMENTUAR

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Sociale

Horoskopi ditor, 8 mars 2020

Publikuar

-

Nga

DASHI21. mars – 20. prill
Me bekimin e Neptunit jeta juaj në çift ka për të qenë e jashtëzakonshme sot. Nuk do keni aspak probleme apo debate me atë që keni në krah. Beqarët do kenë një jetë sociale mjaft aktive dhe nuk do e ndiejnë nevojën për të filluar një lidhje. Në planin financiar duhet t’i bëni me kujdes llogaritë në mënyrë që të mos ju dalin probleme as në ditët në vijim.

DEMI21. prill – 21. maj
Jeta juaj në çift do marrë tatëpjetën gjatë kësaj dite dhe e gjithë kjo për shkak se i jeni përkushtuar aq shumë punës saqë e keni lënë mënjanë partnerin. Beqarët do ritakohen pas shumë vitesh me disa persona që kanë simpatizuar dhe do fillojnë të ndiejnë goxha. Me shpenzimet do jeni të arsyeshëm dhe nuk do bëni aspak hapa të gabuara.

BINJAKET22. maj – 21. qershor
Merkuri do e bëjë ditën e sotme edhe më të animuar e plot hare. Për asgjë nuk do keni ankesa dhe do ndiheni më të përmbushur se më parë. Beqarët do vendosin më në fund të pranojnë disa ftesa që iu janë bërë dhe shumë shpejt mund të ndryshojnë edhe statusin. Për financat yjet do sjellin stabilizim të plotë. Nuk do gjendeni aspak në vështirësi për të kryer investimet e nevojshme.

GAFORRJA22. qershor – 22. korrik
Nëse jeni në një lidhje sot do kuptoni një anë tjetër të karakterit të partnerit tuaj e cila do ju pëlqejë shumë. Ka mundësi që për ju të fillojë një etapë akoma më e bukur. Beqarët duhet të tregohen shumë më të matur gjatë kësaj dite sepse mund të joshen nga persona pa vlera. Kombinimi i yjeve për sektorit e financave do jetë i mirë dhe nuk do keni as problemin më të vogël.

LUANI23. korrik – 22. gusht
Ka rrezik që sot të reagoni ashpër ndaj partnerit tuaj dhe marrëdhënia mes jush nuk do jetë aspak si e kishit ëndërruar. Trishtimi do ju pushtojë gjithë kohës. Beqarët do jenë me fat pasi do njohin persona me shumë vlera, vetëm se nuk duhet të tregohen mendjemëdhenj. Buxheti nuk do jetë i keq, por nëse nuk e menaxhoni korrektësisht do keni goxha tronditje.

VIRGJERESHA23. gusht – 23. shtator
Rregulloni çdo gjë gjatë kësaj ditë në mënyrë që t’ia mbathni për diku me partnerin. Vetëm ashtu marrëdhënia juaj do kthehet aq pasionante sa më parë. Beqarët duhet t’i pranojnë gjërat ashtu si janë dhe nuk duhet të bëjnë sakrifica për ta ndryshuar statusin. Në planin financiar nuk do bëni aspak gabime dhe të gjithë do ju kenë zili për gjendjen në të cilën do jetoni.

PESHORJA24. shtator – 23. tetor
Jeta juaj ne çift do mbrohet gjatë gjithë kohës nga yjet sot. Do keni një marrëdhënie shumë të bukur me partnerin dhe nuk do ndaleni së përgatituri surpriza për njëri-tjetrin. Edhe beqarët do ndihen mirë dhe të buzëqeshur sepse yjet do i ndihmojnë të kenë takimet e ëndrrave. Me shpenzimet tregohuni sa më të kujdesshëm sepse po filluan problemet zor se do e rimerrni dot më veten.

LEXO EDHE:  Harta – Dimri “ulet këmbëkryq”/ Njihuni me zonat që do t’i mbulojë bora

LEXO EDHE:  Ulje e temperaturave dhe reshje shiu/ Ja si do jetë moti në vijim

AKREPI24. tetor – 22. nëntor
Sido që të vijnë punët gjatë kësaj dite mundohuni të mos e lëshoni veten. Çdo problem e ka një zgjidhje. Nëse partneri ju thotë fjalë lënduese bëjani atij të ditur këtë gjë dhe ai nuk ka për ta përsëritur më gabimin. Beqarët do jenë sensualë dhe do marrin disa propozime. Në planin financiar fati do jetë gjithë kohës në anën tuaj dhe nuk keni për të pasur asnjë lloj vështirësie.

SHIGJETARI23. nëntor – 21. dhjetor
Nëse nuk merrni masa rutina do ju pushtojë gjatë gjithë kësaj dite dhe keni për të pasur probleme të vogla në çift. Kujdes edhe mos e bëni xhelozë atë që keni në krah. Beqarët do kenë një jetë socialë mjaft aktive dhe nuk do e kenë të vështirë ta gjejnë edhe personin e ëndrrave. Financat kanë për të mbetur të kënaqshme pavarësisht dëshirës tuaj të madhe për të kryer shpenzime.

BRICJAPI22. dhjetor – 20. janar
Mundohuni të dilni nga guaska ku jeni futur ju të dashuruarit sepse përndryshe do lindin keqkuptime dhe do keni probleme të vazhdueshme. Beqarët do jene guximtarë dhe nuk do ketë aspak frikë t’i shprehin ndjenjat. Një pjesë do marrin rezultatin e shumëpritur. Në planin financiar me pak durim dhe mbështetje nga familjarët do i zgjidhni problemet.

UJORI21. janar – 19. shkurt
Në jetën tuaj sentimentale duhet të tregoheni sa më të matur sot dhe të mos thoni gjëra të gabuara. Partneri nuk do jetë në humorin më të mirë të mundshëm dhe çdo gabim mund të sjellë pasoja. Beqarët duhet të reflektojnë mirë para se të hedhin hapa pasi kështu do shmangin lëndimet. Yjet nuk do sjellin probleme për financat kështu që ju do ndiheni gjithë kohës të qetë.

PESHQIT20. shkurt – 20. mars
Falë mjedisit të ngrohtë yjor, marrëdhënia juaj me partnerin do jete e shkëlqyer sot. Në çdo moment do kaloni momente të bukura, nuk do mungojnë surprizat dhe as premtimet. Beqarët do i çmendin të gjithë ata që do kenë pranë me pamjen dhe sensualitetin e tyre. Në planin financiar gjërat nuk do jenë aspak të lehta, megjithatë me pak më shume përkujdes mund t’ia dilni mbanë.

LEXO TE PLOTE

Sociale

Silva Bino tregon shifrën/ Ja sa kushton analiza për koronavirusin

Publikuar

-

Nga

Shefja e Departamentit të Sëmundjeve Infektive në ISHP Silva Bino ka treguar shifrën e analizës së koronavirusit, e cila ka marrë mijëra jetë njerëzish në disa shtete.

Bino tregoi se analiza kushton 150 mijë lekë të vjetra, por theksoi se qytetarët nuk paguajnë, pasi sipas saj mbulohet nga shteti.

“Nuk mund të jap shifër. Edhe na vijnë me donacion një pjesë e primerave, sepse kemi marrëdhënie bashkëpunimi, pasi janë disa marrëdhënie që kryhen në lidhje me primerat, sidomos për sëmundjet e reja. Ka laboratorë të caktuar, si në Berlin, në SHBA, me të cilët kemi një marrëveshje, dhe natyrisht ne blejmë pjesën tjetër, që është e rëndësishme. Analiza mund të shkojë deri në 150 mijë lekë të vjetra dhe e gjitha mbulohet nga shteti”, tha ajo, ndërsa foli edhe për procedurën e ekzaminimit të përsonave me këtë virus.

“Dua ta nis që nga fillimi, procesi i marrjes së mostrës. E rëndësishme është identifikimi i këtyre personave, që i quani të dyshuar. Këta janë persona që kanë një ose dy shenja, apo histori, që mund të na bëjnë të mendojmë. Së pari kryhet një mostër në azën faringale e hundës ose e gojës, në disa raste edhe e gjakut, më pas mund të marrim edhe feçe, në bazë të të dhënave që do na jepen dhe testeve diagnostike që dalin. Marrim këtë mostrën dhe e transportojmë në kushtet e duhura të transportit. Ne përdorim të njëjtin transport si për gripin, në mënyrë që ai të ruhet në kushtet e duhura. Mostra vjen pranë ISHP dhe nis procesi i vlerësimit të mostrës, nëse është e duhura, nëse është e derdhur, e prishur. Procesi zgjat shumë pak, mund të zgjasë një orë, në varësi të numrit të mostrave. Aktualisht kemi një njeri që me shumë rigorozitet e shikon këtë. Mostrat që nuk vlejnë ne i kthejmë dhe marrim prapë mostër, kur mendojmë se nuk është marrë mirë”, nënvizoi Bino./ CNA.al

LEXO TE PLOTE

Sociale

“Kemi 2 raste të dyshuar me koronavirus”/ Silva Bino: 500 persona janë izoluar në shtëpi

Publikuar

-

Nga

Shefja e Departamentit të Sëmundjeve Infektive në ISHP Silva Bino ka folur sërish për koronavirusin dhe panikun e krijuar të qytetarët. Bino tha se fatmirësisht deri më tani koronavirusi nuk ka hyrë në Shqipëri, ndonëse ekzaminime dhe analiza po kryhen çdo ditë.

Specialistja tregoi se brenda një muaji janë kryer gjithsej 58 testime, kryesisht te personat me shenja respiratore dhe që kanë pasur histori udhëtimi.

Ndërkohë, për ditën e sotme, tregoi se po bëhen ekzaminime për dy raste të dyshuara me koronavirus.

“Deri tani janë 2 që kanë ardhur, do presim që të kryejmë sa më shumë ekzaminime. Deri tani kemi 2 raste të dyshuar. 60% e rasteve në përgjithësi kanë qenë nga Tirana, por kemi pasur edhe nga Durrësi, një pjesë e madhe, nga Vlora, Shkodra, Elbasani. Janë raste që kanë pasur ose histori me Kinën në fillim, ose me Italinë, kryesisht me veriun, por edhe me Romën. Transmetim komunitar për momentin kemi në shumë vende, kemi në Itali, në Francë, në Angli, Kroaci”, tha ajo në emisonin “Kjo Javë”, ndërsa zbuloi se që nga momenti që koronavirusi mbërriti në Itali, janë izoluar rreth 500 persona në Shqipëri.

LEXO EDHE:  Harta – Dimri “ulet këmbëkryq”/ Njihuni me zonat që do t’i mbulojë bora

LEXO EDHE:  Foto-Ekskluzive/Nxihet qielli, "Plakat" sjellin stuhi në Tiranë

“Mund të jenë mbajtur gati 500 persona të izoluar në shtëpi. Aktualisht nuk ka person të izoluar në shtëpi. Ne e kryejmë testimin shumë shpejt dhe nuk kemi çoroditje, se në Itali ka pasur shumë çoroditje me testimin, sepse ai kryhej kudo. Çfarëdo testimi që të kryhet edhe këtu, duhet konfirmuar pranë ISHP”, tha Bino./ CNA.al

LEXO TE PLOTE