Connect with Us

Italia në panik/ Shkon në 366 numri i viktimave nga koronavirusi, 133 të vdekur vetëm sot

Bota

Italia në panik/ Shkon në 366 numri i viktimave nga koronavirusi, 133 të vdekur vetëm sot

Publikuar

-

Është rënduar bilanci si pasojë e epidemisë së koronavirusit në Itali.

Sipas mediave vendase numri i viktimave ka shkuar në 366, ku 133 kanë humbur jetën vetëm sot.

Ndërsa janë regjistruar 6387 raste personash të infektuar, 1326 më shumë se dje.

3557 pacientë janë të shtruar në spital, me simptoma; 650 janë nën kujdesin intensiv, ndërsa 2180 janë në izolim në shtëpi, raporton presticiozja italiane, gazeta”Corriere de lla Sera”./CNA.al

Coronavirus in Italia, 7.375 casi e 366 morti: il bollettino dell'8 marzo

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania
KLIKO PER TE KOMENTUAR

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Bota

Konfirmohet shqiptari i parë me koronavirus në Itali

Publikuar

-

Nga

Është konfirmuar rasti i parë i një shqiptari të prekur nga koronavirusi në Itali.

Identiteti i tij nuk bëhet me dije ende, por sipas TV “Ora news”, ai është një 43 vjeçar dhe me origjinë nga Kuçova dhe banues në Codogna të Italisë.

Kujtojmë se në Itali deri më tani janë prekur rreth 6 mijë persona ndërsa numri i vdekjeve i ka kaluar tashmë 230 njerëz./CNA.al

 

LEXO TE PLOTE

Kosova & Rajoni

Koronavirusi/ Aeroporti i Prishtinës pezullon fluturimet nga Italia veriore

Publikuar

-

Nga

Autoritetet në Kosovë anuluan të dielën të gjitha fluturimet për në zonat e prekura nga koronavirusi në Itali.

Ministri i Infrastrukturës, Lumir Abdixhiku tha se vendimi pasoi rekomandimin emergjent nga Instituti Kombëtar i Shëndetësisë.

“Si rrjedhojë, kam kërkuar anulimin e përkohshëm të të gjitha fluturimeve që vijnë nga kjo zonë epidemike e cilësuar si zonë me risk të lartë. Fluturimet për dhe nga Italia Veriore – janë ndërprerë”, shkroi ministri Abdixhiku.

Ai shprehu keqardhje për këtë vendim por nënvizoi se në situatën e tanishme Kosova nuk ka alternativë. Ministri Abdixhiku tha se së bashku me ministrinë e Shëndetësisë dhe atë të Jashtme janë duke bashkërenduar masat për kontrollet në aeroport dhe ndihmën ndaj udhëtarëve që arrijnë nga zonat e rrezikshmërisë së lartë.

LEXO EDHE:  Kupola e San Gaudenzios solidarizohet me viktimat e tërmetit/ Ndriçohet për ditë me radhë nga ngjyrat kuqezi

LEXO EDHE:  Fitorja e Matteo Salvinit trondit koalicionin qeverisës në Itali

Në Kosovë, autoritetet thonë se kanë hartuar planet për t’u përballur me një përhapje të mundshme të koronavirusit. Deri tani në spitalet e Prishtinës janë trajtuar më shumë se 50 persona të dyshuar, por nuk është konfirmuar asnjë rast i infektimit më koronavirus.

Kosova, Shqipëria dhe Mali i Zi janë tri vendet e vetme të rajonit që nuk kanë regjistruar asnjë rast të tillë. /VOA

LEXO TE PLOTE

Bota

Gazetari i “Le Iene” infektohet nga koronavirusi/ Mediaset mbyll programin

Publikuar

-

Nga

Një rast me koronavirus është regjistruar në  stafin e programit të ” Le Iene ” . Lajmi është konfirmuar nga vetë media italiane, ndërsa Mediaset ka pezulluar dhe programin për cështje sigurie.

Rasti nuk është regjistruar tek personat që dalin në transmetim direkt, por në redaksinë e emisionit, ndërsa personave të tjerë u është kërkuar të qëndrojnë të izoluar në shtëpi.

Prandaj episodet e rradhës të programit nuk do të transmetohen deri në pritje të zhvillimeve të reja të situatës, shkruan “Le lene”./CNA.al

LEXO TE PLOTE