Connect with Us

Haluçinacionet/ Pse ndodh shumica e tyre, dhe kur duhet të shqetësohemi

Blog

Haluçinacionet/ Pse ndodh shumica e tyre, dhe kur duhet të shqetësohemi

Publikuar

-

Kur na shkon mendja tek haluçinacionet, shumica prej nesh priremi të mendojmë mbi sëmundjen mendore të skizofrenisë. Por haluçinacionet janë tepër të larmishme, dhe mund të ndodhin për shumë arsye të ndryshme, shumë nga të cilat nuk kanë asnjë lidhje me ndonjë sëmundje mendore.

Në fakt, shumë njerëz përjetojnë haluçinacione në një moment të jetës së tyre, edhe kur tek ata nuk ka asnjë gjë që nuk shkon. Shumë haluçinacione janë të thjeshta, dhe shkaktohen kryesisht nga privimi shqisor. Për shembull, kur shihni ngultazi një mur për 20 minuta, ndoshta gjatë meditimit, mund të shihni shpesh njolla ngjyrash që shfaqen dhe zhduken para syve tuaj.

Eksperimente më të mëdha që përfshijnë privimin ndijor, tregojnë një proges të haluçinacioneve nga vijat dhe ngjyrat e thjeshta, deri në figura të ndryshme, në ratet kur privimi shqisor zgjat mjaftueshëm.

Por ka edhe haluçinacione të privimit social. Kur vdes bashkëshorti i dikujt, një grua përjeton haluçinacione ku i duket se sheh ose e dëgjon bashkëshortin e ndjerë edhe për një kohë të shkurtër pas vdekjes. Efekti i “njeriu të tretë”, prek gjithashtu udhëtarët e apasionuar pas maleve, por edhe njerëzit që qëndrojnë vetëm për një kohë të gjatë, kur gabimisht kanë ndjesinë se me të ndodhet edhe një person tjetër.

Kjo dukuri u raportua dikur nga eksploratori britanik i Antarktidës Ernest Shakëllton. Edhe përvojat jashtë trupore, lidhen gjithashtu me privimin shqisor. Për për shembull, përvoja e fluturimit sipër shtratit dhe parjes së vetes, ndodh kur jeni të palëvizshëm dhe ndoshta nën efektin e anestezisë.

Njerëzit që janë më shumë në kontakt me trupin e tyre, si balerinët apo atletët, kanë shumë më pak të ngjarë që të kenë këto lloj haluçinacionesh. Haluçinacione të tilla, shkaktohen shpesh nga dhimbjet e kohës. Shumë njerëz që vuajnë nga migrena, përjetojnë halucinacione të nivelit të ulët në fushën e tyre vizuale.

Një nga tiparet e haluçinacioneve të shkaktuara nga privimit shqisor, është se ato kanë prirjen të jenë relativisht absurde. Pra haluçinacionet nuk bashkëveprojnë me ju, dhe ato nuk ndjehen si të rëndësishme se një nivel personal. Dhe kjo gjë, është në kontrast me haluçinacionet e shkaktuara nga sëmundja e skizofrenisë.

LEXO EDHE:  Pse pushtimi i Afganistanit, e bëri të pashmangshme shembjen e Bashkimit Sovjetik

Në këto të fundit njerëzit ndjehen të përndjekur, paranojakë, dhe një haluçinacion mund të shoqërohet me sjellje të çmendura. Ndërsa haluçinacionet e shkaktuara nga privimi shqisor ose mbivendosja, mund të jenë paksa të bezdisshme ose mbase edhe të këndshme, halucinacionet që shoqërohen me sëmundje më serioze mendore, kanë tendencën të jenë të tmerrshme dhe dëshpëruese.

Lloji më i zakonshëm i haluçinacionit tek njerëzit që vuajnë nga skizofrenia, janë zërat që dëgjojnë në kokën e tyre. Ka prova që sugjerojnë se kjo simptomë ka të bëjë me risjelljen në kujtesë të gjërave të thëna dikur, të cilat më pas keqinterpretohen.
Vetëdija se përvoja juaj është në fakt një haluçinacion, është një nga gjërat kryesore që e ndan haluçinacionin nga llojet e tjera të imagjinatës. Ka shumë haluçinacione, ku njerëzit janë të vetëdijshëm për to. Për shembull, njerëzit që shohin drita gjatë krizave të migrenës, e dinë shumë mirë se cilat janë haluçinacionet.

Por edhe imagjinata, mund të ngatërrohet me realitetin. Në një eksperiment, studiuesi u kërkoi njerëzve të imagjinonin sikur kënga “Ëhite Christmas” po luhej në një dhomë aty pranë. Një në çdo 20 nga pjesëmarrësit, përfundoi duke e besuar vërtet se kënga po luhej në dhomën tjetër, edhe pse ata thjesht ishin udhëzuar që ta imagjinonin këtë gjë!

Ne mund t’i përcaktojmë haluçinacionet si përvoja perceptuese, që nuk shkaktohen nga ato që normalisht do të shkaktonin përvoja të tilla gjatë perceptimit. Kjo është ajo që është e zakonshme për të gjitha haluçinacionet. Por kur analizojmë arsyet themelore pse ndodhin haluçinacionet në tru, ne mund të shohim shumë shkaqe – rikthim i kujtesës, ilaçet haluçinogjene, ndërhyrje nga ëndrra kur jeni duke fjetur, privimi ndijor si dhe kllapitë./Përshtatur nga CNA.al

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania
KLIKO PER TE KOMENTUAR

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Blog

Masakra e Katinit/ Kur Stalini firmosi shfarosjen e elitës polake

Publikuar

-

Nga

Blitzkrieg-u (sulmi rrufe) i Gjermanisë naziste mbi Poloninë, nisi më 1 shtator 1939. 16 ditë më vonë, 650 mijë ushtarë rusë – që vepronin nën Paktin e Mos-sulmimit Molotov-Ribentrop – e sulmuan Poloninë nga lindja, duke pushtuar gjysmën e territorit të saj.

Rusia pretendoi se Polonia kishte pushuar së ekzistuari si shtet, dhe se ajo duhej të kujdesej për njerëzit e saj. Realiteti ishte tmerrësisht ndryshe. në fillim, rreth 500 mijë të burgosur polakë, ukrainas dhe bjellorusë u morën nga sovjetikët, ndërsa më 19 shtator 1939, Rusia ngriti Zyrën e të Burgosurve të Luftës, të drejtuar nga NKVD (më vonë KGB-ja) e frikshme.

Edhe pse më vonë u liruan 350 mijë robër të keqtrajtuar, më shumë se 40.000 të burgosur polakë mbetën të mbyllur në 3 kampe paraburgimi. Dhe gati 30.000 prej tyre do të vriteshin në një plan të hartuar enkas për ta shkatërruar ushtrinë polake, përmes eleminimit të shumicës së udhëheqësve të saj.

Masakra e Katinit siç u bë e njohur më vonë, filloi në pranverën e vitit 1940. Më 5 mars 1940, në bazë të një shënimi për Josif Stalinin nga shefi i shërbimit sekret Laventri Beria, 6 anëtarë të Byrosë Politike Sovjetike – Stalini, Molotovi, Kaganoviçi, Voroshillovi, Mikojani dhe Kalini – nënshkruan një urdhër për të ekzekutuar 25.700 “nacionalistë dhe kundërrevolucionarë polakë”, që mbaheshin në kampe dhe burgje në Ukrainën dhe Bjellorusinë Perëndimore.

Udhëheqja sovjetike, dhe Stalini në veçanti, i konsideronin të burgosurit polakë si një “problem”, pasi ata mund të rezistonin duke qenë nën sundimin sovjetik. Ndaj urdhëruan ekzekutimin e 8.000 anëtarëve të Korpusit të Oficerëve Polakë, 6.000 oficerëve të lartë të policies, dhe 8.000 anëtarëve të inteligjencës polake.

Midis atyre që u vranë në ato ditë ishin pronarë të mëdhenj tokash dhe të fabrikash, avokatë, zyrtarë publikë dhe klerikë të njohur. Vrasjet në Katin, përfshinin 20 profesorë universitarë, 300 mjekë, disa qindra avokatë, mësues dhe profesionistë të tjerë, 100 shkrimtarë dhe gazetarë, dhe gjysmën e Korpusit të Oficerëve Polakë, përfshirë 14 gjeneralë, 24 kolonelë dhe 258 majorë.

Për të bërë një krahasim, kjo do të nënkuptonte sot vrasjen e kryeministrit, ministrave, politikanëve dhe personaliteteve më të njohura të një vendi.

Masakra ishte një goditje e qëllimshme, që synonte të dëmtonte emocionalisht vendin, dhe ta zhyste shoqërinë polake në një depresion të thellë psikologjik. Ata që ishin vënë në shënjestër do të zhdukeshin pa gjurmë, duke i lënë familjet e tyre pa asnjë informacion lidhur me fatin apo vendndodhjen e tyre.

Kjo është pikërisht ajo që arriti Rusia me persekutimin ndaj Polonisë, dhe që i shërbeu mjaft mirë qëllimeve të saj kur mori kontrollin e plotë të këtij vendi pas Luftës së Dytë Botërore. Si për ironi, ishin nazistët, ata që duke injoruar shkeljet e tyre të tmerrshme si masakra e vitit 1941 e 33.771 hebrenjve në Babi Jar të Ukrainës, që bënë për herë të parë publike tmerret e Katinit, duke ngritur një komision për të hetuar varret masive që kishin zbuluar.

LEXO EDHE:  Investigimi/ Ja si Vladimir Putin tentoi të vërë nën kontroll politikën italiane

LEXO EDHE:  Si do të jetojmë në planetin Mars?

Në prillin e vitit 1943, kur Gjermania pushtoi Smolenskun, oficeri i inteligjencës Rudolf von Gersdorf zbuloi një gropë të thellë në Pyllin e Katinit aty pranë. Ai mbikëqyri gërmimet që zbuluan trupat e rreth 4.243 të burgosurve polakë, secili i vrarë me një të shtënë në pjesën pasme të kokës.

Ishte zbulimi i tij që çoi në fund në zbulimin e vrasjes së më shumë se 27.000 të burgosurve polakë, të arrestuar pas pushtimit rus. Josif Stalini, një nga nënshkruesit e urdhrit të ekzekutimit, i kishte dhënë një kopje të tij majorit Vasili Blokin, që ta zbatonte atë.

Dhe Blokin e zbatoi me një zell të madh. Me urdhër të tij, të burgosurit u rreshtuan në Pyllin e Katinit, dhe më pas u qëlluan në pjesën e pasme të kokës, teksa trupat e tyre grumbulloheshin njëri pas tjetrit në një gropë të hapur. Blok kreu personalisht vrajen e mbi 7.000 të burgosurve polakë.

Ata u transportuan në Kalinin, rreth 300 kilometra larg, ku Blokin kreu kryen nga 300 vrasje çdo ditë për 28 ditë rresht brenda një dhome të quajtur “Dhoma Leniniste”. Ai përdori qëllimisht një pistoletë të kalibrit gjerman “Ëalther 25”, për të hedhur dyshime mbi nazistët.

Përgjatë viteve të luftës dhe më gjerë, thuhet se Blokin vrau me dorën e tij dhjetëra mijëra njerëz të pafajshëm. Në vitin 2010, Libri i Rekordeve Gines e cilësoi si ekzekutorin më të madh në histori. I varur nga alkooli, Blokin kreu vetëvrasje në vitin 1955.

Por me herët Stalin e shpërbleu me një pension mujor, dhe me Urdhrin e Banderolës së Kuqe për “aftësinë dhe organizimin e tij në kryerjen efektive të detyrave speciale”. Në vitin 1991, Bashkimi Sovjetik e pranoi më në fund fajin për Masakrën e Katinit. Por edhe atëherë, pranoi vetëm 14.500 nga vrasjet, në një kohë që deri më sot Partia Komuniste në Rusi, e mohon tërësisht përgjegjësinë mbi këtë ngjarje./ Përshtatur nga CNA.al

LEXO TE PLOTE

Blog

Pse politikanë kaq të moshuar, po garojnë për drejtimin e Amerikës?

Publikuar

-

Nga

Nga Derek Thompson “The Atlantic”

* Kur Xhon Bajden u ngjit në skenë në Kaliforni, për të festuar rikthimin e tij në garë gjatë Super të Martës në garën partiake brenda Partisë Demokratike, 3 gjëra ndodhën brenda disa minutash. Ai u prit me duartrokitje të mëdha nga turma. Ngatërroi gruan për motrën e tij. Dhe mbajti një fjalim të ngadaltë, dhe ku u ngatërrua jo pak herë, diçka që i ka ndodhur shpesh në daljet publike të kohëve të fundit.

Dikush mund të presë që një kundërshtar tipik t’i kapë këto gafa, dhe të pyesë nëse mos Bajden, që sot është 77 vjeç, është shumë i moshuar për ta garuar për president. Por rivali e tij Berni Sanders, që tashmë ka pësuar një sulm në zemër gjatë kësaj fushate, është një vit më i madh.

Në janarin e vitit të ardhshëm, 3 persona ka më shumë të ngjarë të jenë presidenti i ardhshëm i SHBA-së:Bajden, Sanders dhe presidenti aktual, Donald Trump. Secili do të ishte presidenti më i moshuar, që ka mbajtur ndonjëherë një fjalim inaugurues në historinë e Amerikës.

Që të tre burrat e bardhë kanë lindur në vitet 1940, para pavarësisë së Indisë dhe Izraelit. Dhe secili është aktualisht më i madh në moshë nga 3 presidentët e fundit të SHBA-së. Nëse, përmes disa ndryshimeve kushtetuese, Bill Klinton, Xhorxh W.Bush apo Barak Obama do të garonin në presidencialet e 2020-ës, secili do të bëhej papritmas kandidati më i ri në moshë në këtë garë.

Por pleqëria, po e dominon thellë politikën moderne presidenciale. Elizabet Uorren, do të ishte gjithashtu presidentja e zgjedhur më e moshuar në historinë e vendit.

Humbësit e 2 zgjedhjeve të fundit presidenciale, Mit Romni dhe Hilari Klinton, kanë lindur që të dy në vitin 1947. Misteri i kandidatëve të moshuar për president, nxit 2 pyetje. Së pari, a ka arsye pse votuesit e sotëm mund të preferojnë kandidatët më të moshuar, se sa ata më të rinj?

Dhe së dyti, pse mosha e kandidatëve të suksesshëm presidencialë është kaq e avancuar me kalimin e viteve? Arsyeja më e qartë pse kandidatët presidencialë janë kaq të moshuar, mund të jetë se amerikanët po plaken. Votuesit mbi 65 vjeç shkojnë më shpesh të votojnë, sesa votuesit e rinj. Dhe studimet shkencore, kanë zbuluar se votuesit preferojnë zakonisht kandidatët “që janë më afër moshës së tyre”.

Dhe kjo duket si një formulë universale:Vendet e plakura, prodhojnë politikanë të moshuar.

Por që nga vitet 1980, gati çdo vend evropian është plakur, ndërsa udhëheqësi tipik i Bashkimit Evropian, është në fakt në një moshë më të re. Në Britani, edhe pse njerëzit mbi 55-vjeç dominojnë mbi njerëzit nën 30 vjeç, kryeministri aktual Boris Johnson, është “vetëm” 55-vjeç. Bajden, Sanders dhe Trump, janë që të gjithë më të moshuar se sa 5 kryeministrat e mëparshëm britakë, duke nisur nga Toni Bler.

LEXO EDHE:  Pse 2020-ta, është vendimtare për Perëndimin dhe rendin e tij liberal

LEXO EDHE:  Greqia, baza nga ku terroristët e ISIS mund të sulmojnë Evropën

Pra, preferenca ndaj kandidatët shumë të moshuar, duket të jetë tipikisht amerikane. E si shpjegohet kjo? Ndoshta ndikojnë dekadat e shkëputjes së të rinjve nga politika. Sipas “The Economist”, amerikanët e moshuar tejkalojnë dukshëm të rinjtë amerikanë me një diferencë më të gjerë, sesa në një vendin tipik të OECD.

Kjo është veçanërisht e vërtetë në nivelin lokal. Siç shprehet Timoti Noah në “Politico”, studimet kanë zbuluar se mosha mesatare e votuesve në zgjedhjet lokale në SHBA është 57-vjeç, pra gati një brez më i moshuar sesa mosha mesatare e votuesve të ligjshëm. Ose ndoshta bëhet fjalë për preferencën e elektoratit amerikan për “fillestarët me përvojë”.

Që nga viti 1996, çdo president i ri ka pasur më pak përvojë në politikën kombëtare, sesa parardhësi. Bill Klinton ishte një fytyrë më e freskët se Xhorxh H.W Bush, por kishte më shumë përvojë guvernatoriale sesa Xhorxh W.Bush, që nga ana tjetër kishte qenë më shumë vite guvernator sesa Barak Obama senator.

Dhe pastaj erdhi Trump, që nuk kishte asnjë përvojë politike. Me këtë prirje, kandidati i ardhshëm presidencial i Amerikës, do të jetë një influencues 35-vjeçar në YouTube. Udhëheqja amerikane, përbëhet në tërësi nga njerëz të moshuar. Mosha mesatare në Kongres, është më e madhja e gjitha kohërave.

Të jemi të qartë, kjo dukuri është më e madhe se politika. Në biznes, shkencë dhe financë, pushteti është përqendruar tek të moshuarit. Dhe ky dominim është pa dyshim i lidhur me mbizotërimin e të plakurve. Amerikanët me të ardhura më të mëdha, po jetojnë më gjatë se kurrë më parë, dhe ndërkohë punojnë më gjatë.

Ndërkohë, gerontokracia (pushteti i të moshuarve), është një “kushërirë” e plutokracisë. Fuqia e përqendruar në duart e njerëzve të moshuar që janë gjithashtu të pasur, do të çojë në mënyrë të parashikueshme në politika nga të cilat përfitojnë të moshuarit dhe të pasurit, në kurriz të më pak të privilegjuarve.

Nga ana tjetër, qeverisja e të moshuarve mund të jetë një qeverisje e keqe. Në fund të Luftës së Ftohtë, një kritikë e zakonshme ndaj Bashkimit Sovjetik, ishte se vendi po shkatërrohej pjesërisht pasi politbyroja sovjetike përbëhej nga anëtarë shumë të moshuar, dhe që nuk ishte në kontakt me realitetin për të drejtuar vendin në një botë në ndryshim.

Studimet të shumta tregojnë se përkeqësimi i funksionit njohës tek njerëzit, përshpejtohet në të 70-at . Pra duket se është e rrezikshme, të lihen çështjet më të rëndësishme të jetës, vdekjes dhe mirëqenies, në duart e një grupi udhëheqësish të moshuar./ Përshtatur nga CNA.al

LEXO TE PLOTE

Blog

Historia/ Kur nisën njerëzit të lajnë duart me sapun?

Publikuar

-

Nga

Përkundër besimit popullor se njerëzit në kohën e Mesjetës kutërbonin në masë erë të keqe, ata i lanin shpesh duart, zakonisht kur ngriheshin nga gjumi në mëngjes, si dhe para dhe pas ngrënies. Dhe kjo gjë nuk ishte vetëm një akt i një sjellje të mirë, por ata ishin të ndërgjegjshëm për lidhjen midis papastërtisë dhe sëmundjeve.

Për pasojë, kirurgu i shekullit XIV, Xhon i Ardernes, u kërkoi praktikantëve të tij të ardhshëm të mjekësisë që të “pastronin duart e tyre nga të gjitha papastërtitë dhe fëlliqësirat”. Larja e duarve kishte rëndësi, sepse shihej si një mjet që hiqte si papastërtitë e jashtme, ashtu edhe jashtëqitjet e dëmshme trupore.

Shqetësimi i dyfishtë mbi papastërtitë dhe jashtëqitjet trupore, vazhdoi edhe gjatë periudhës së Rilindjes. Mjeku italian Tomazo Rangone (1493-1577), këshillonte që duart duhet “të pastrohen rregullisht nga papastërtitë, djersitja, dhe pisllqet e tjera që natyra shpesh i depoziton në atë vend”.

Mjekë të tjerë të kohës, e pranonin se duart mund të transmetonin sëmundje të ndryshme, edhe pse shqetësimet e tyre fokusoheshin tek sëmundjet e lëkurës siç ishte zgjebja, sesa nga Murtaja që ishte më famëkeqja. Prandaj, larja e duarve mendohej se ishte e nevojshme për një shëndet të mirë.

Shqetësimet e hershme në lidhje me higjenën e duarve, përqendroheshin më shpesh tek ushqimi. Prandaj shumica e njerëzve, lanin duart para dhe pas ngrënies. Disa libra me këshilla, këmbëngulnin që edhe duart e pastra duhet të rilaheshin në tryezë, duke përdorur një legen, në mënyrë që të gjithë të tjerët të ndjehen shumë më të sigurt për ndarjen e ushqimit.

                  Samuel Pepys

Si e tillë, higjena e dobët mund të provokonte një reagim të ashpër. Pasi hëngra darkën me xhaxhain Uajt në vitin 1663, shkruan Samuel Pepis, “pamja e duarve të tezes time… gati më solli zorrët tek goja!”. Shoqëria e shtresës së lartë në Britaninë xhorxhiane, shqetësohej shumë për higjenën e duarve të shërbëtorëve, sidomos gjatë përgatitjes së ushqimit dhe shërbimit të tyre në tryezë.

Shkrimtarja e shekullit XVIII-të, Eliza Hejud kërkoi nga shërbëtoret e saj që t’i lanin duart rregullisht, dhe nga pjesa tjetër e personelit që shërbente, që t’i mbante duart “të rregullta dhe të pastra”, sipas një libri të sjelljes të asaj kohe.

LEXO EDHE:  “Jam shqetësuar shumë,është e frikshme”/Moderatorja shqiptare acarohet nga komentet

LEXO EDHE:  Rumani, pikëpyetje 30-vjeçare pas revolucionit që rrëzoi diktaturën komuniste

“Udhëzimet për shërbëtorët” e vitit 1745 e shkrimtarit Xhonatan Suift, kritikonin enkas shërbëtorët që përgatitnin sallata me duar të palara, pasi ishin marrë me gatimin e mishit, apo pasi kishin shkuar në tualet. Në shekullin XIX, shkencëtarë tillë si Lui Pastër dhe Jozes Lister, bënë përparime të rëndësishme në teorinë e mikrobeve, dhe në zbatimet e saj praktike, të cilat shpjegonin qartë se përse larja e duarve funksionon në frenimin e përhapjes së sëmundjeve. Ndonëse më pak i njohur, një tjetër pionier i rëndësishëm në këtë drejtim ishte mjeku obstetër hungarez me banim në Vjenë, Injac Semelveis (1818–1865), i cili e kuptoi se gratë e klasës punëtore infektoheshin me sëmundjen e etheve nga mjekët, të cilët shkonin direkt nga morgu për në sallën e lindjeve.

Ai vërtetoi se vdekshmëria e nënave gjatë lindjes, mund të redukohej shumë me larjen rutinore të duarve me një lëng me bazë klori. Kjo njohuri e re revolucionare, pati çuditërisht pak ndikim të menjëhershëm, pjesërisht për shkak të rezistencës nga mjekët, që nuk pranuan të fajësohen për vdekjen e pacientëve të tyre.

Sidoqoftë, në dekadat që pasuan u bënë përpjekje të shpeshta për ta bindur publikun më të gjerë mbi vlerën e madhe që ka higjena e duarve. Në vitet 1920, kompania prodhuese e sapunëve “Lever Brothers”, zhvilloi një fushatë të duarve të pastra, dhe u kërkoi fëmijëve të lanin duart “para mëngjesit, para darkës dhe pas shkollës”.

Sapuni i tyre ”Lifebuoy”, u promovua si mënyra më e mirë për të zhdukur mikrobet, pasi në një reklamë të vitit 1927, shfaqej një baba që e këshillonte të birin se ”duart e pista, janë të rrezikshme”. Reklama të tilla, patën ndikim të konsiderueshëm, por mesazhi i tyre vazhdon të përsëritet edhe sot./ Historyextra –Përshtatur nga CNA.al

LEXO TE PLOTE