Connect with Us

Erdogani ndalon kalimet e migrantëve përmes Egjeut

Bota

Erdogani ndalon kalimet e migrantëve përmes Egjeut

Publikuar

-

Presidenti turk Rexhep Taip Erdogan e ka urdhëruar truprojën bregdetare të mos lejojnë më refugjatë e migrantë me anije për të kaluar përmes detit Egje. Me këtë ai ka parasysh arratinë drejt ishujve grekë, pra drejt Europës. Në një deklarim të rojeve kufitare në internet thuhet, se duke iu referuar presidentit: “Kalimet ilegale të migrantëve përmes detit Egje nuk lejohen për shkak të rrezikut (…).” Ministri i Brendshëm do të mbrikqyrë zbatimin e kësaj urdhërese.

Por kjo masë nuk do të thotë tërheqje nga deklarata e një jave më parë për hapjen e njëanshme të kufirit drejt BE-së. Sepse në deklaratë tërhiqet vëmendja, që “parimi i mosndërhyrjes, kur migrantët duan të largohen ilegalisht nga vendi “, vazhdon të jetë në fuqi. Për shkak të rrezikut të jetës lundrimet në det megjithatë përjashtohen”. Roja bregdetare turke gjithashtu akuzon Greqinë, se po i le në mëshirë të fatit refugjatët dhe migrantët në Egje. Kësisoj rojeve turke iu desh të shpëtojnë para dy ditësh 97 migrantë që rrezikonin të mbyteshin.

Pas sulmeve masive ndaj ushtarëve turq në Idlib në veri të SIrisë, të shtunën e kaluar Erdogan deklaroi, se kufiri është i hapur dhe Turqia nuk do të kujdeset më për numrin e madh të refugjatëve në vend. Ankaraja ka pranuar më shumë se 3,6 milionë refugjatë nga Siria. Po ashtu në Turqi jetojnë edhe shumë migrantë e refugjatë nga Afganistani dhe vende të tjera. Pas deklaratës së presidentit mijëra vetë morën rrugën drejt kufirit greko-turk. Vazhdimisht ndodhin përplasje me ushtarët dhe rojën kufitare greke, që duke përdorur gazin lotsjellës synojnë t’i sprapsin refugjatët. Ushtria turke, sipas njoftimeve të medieve greke, rregullisht i ka nxitur migrantët që të kalojnë ilegalisht kufirin në drejtim të BE-së. Televizioni shtetëror ERT shfaqi pamje, në të cilat shihet, se si ushtarët turq i nxisin njerëzit me të shtyra e shqelma drejt kufirit grek.

LEXO EDHE:  Investigimi/Falsifikimet me paketat e udhëtimit në Turqi

Kryeministri grek Kyriakos Mitsotakis theksoi, se „ne kemi të drejtë të mbrojmë kufirin tonë sovran”. Sipas të dhënave nga Athina deri tani janë penguar ta kalojnë kufirin gati 39.000 vetë. Marrëveshjen e negociuar më 2016 mes BE-së dhe Turqisë ai e quajti „të vdekur”, sepse presidenti turk po e hkel atë në tërësi.

Erdogan kërkoi gjatë një telefonate me kancelaren Angela Merkel, që marrëveshja të ripunohet. Marrëveshja për refugjatët nuk funksionon më në formën aktuale, mësohet sipas të dhënave nga Ankaraja.

Erdogani të hënën në Bruksel

Të hënën presidenti turk pritet për bisedime me përfaqësuesit e BE-së në Bruksel. Vizita bëhet me ftesë të presidentit të Këshillit të BE-së, Charles Michel, njofton gazeta “Die Welt”. Në takim do të shqyrtohet situata aktuale në kufirin me Greqinë si dhe një orientim i ri i raporteve mes BE-së dhe Turqisë.

Komisari i BE-së për Buxhetin, Johannes Hahn, në prag të takimit bëri të ditur, se „ne presim, që Ankaraja ta ndërpresë politikën e presionit duke dërguar refugjatët në drejtim të BE-së.” Ai njëkohësisht tërhoqi vëmendjen, që BE-ja edhe në të ardhmen është e gatshme të lëvrojë pagesa ndihme për këtë qëllim, por shuma do të jetë më e ulët se sa ajo e neogociuar para katër vjetësh. Ndërkohë janë hapur në Turqi shumë kopshte, shkolla e spitale për refugjatët dhe këto nuk duhet të financohen sërish. “Nevoja është gjithashtu më e ulët tani “, tha Hahn./DW

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania
KLIKO PER TE KOMENTUAR

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Bota

Papa Francesku thyen traditën/ Mesazh për koronavirusin nga biblioteka

Publikuar

-

Nga

Papa Francesku ka thyer traditën me fjalimin e mbajtur ditën e sotme.

Ndonëse prej vitesh të tëra Papa mbante fjalim të dielave në dritaren e tij, sot nuk ndodhi kështu.

Besimtarët e grumbulluar në sheshin e Vatikanit, e ndoqën fjalimin e Papa Franceskut nëpërmjet një monitori, pasi ai dha një mesazh për koronavirusin nga  biblioteka në Pallatin Apostolik.

“Unë jam afër me lutjet për njerëzit që vuajnë nga epidemia e koronavirusit. Bashkohem në inkurajimin e besimtarëve për të jetuar këtë moment të vështirë me forcën e besimit, sigurinë e shpresës dhe zellin e bamirësisë. Koha e Kreshmës na ndihmon të gjithëve të japim një kuptim ungjillor edhe në këtë moment sprovimi dhe dhimbjeje”, tha Papa, ndërsa në fund të fjalimit doli në dritare dhe përshëndeti besimtarët.

LEXO EDHE:  Luftë tregtare mes SHBA dhe Turqisë/ “Tërmet” në tregjet globale

LEXO EDHE:  Investigimi/Falsifikimet me paketat e udhëtimit në Turqi

Kujtojmë se pak ditë më parë Papa Francesku pati komplikacione me shëndetin dhe iu nënshtrua testit për koronavirusin, por fatmirësisht rezultoi negativ. /CNA.al

LEXO TE PLOTE

Bota

Italia në panik/ Shkon në 366 numri i viktimave nga koronavirusi, 133 të vdekur vetëm sot

Publikuar

-

Nga

Është rënduar bilanci si pasojë e epidemisë së koronavirusit në Itali.

Sipas mediave vendase numri i viktimave ka shkuar në 366, ku 133 kanë humbur jetën vetëm sot.

Ndërsa janë regjistruar 6387 raste personash të infektuar, 1326 më shumë se dje.

3557 pacientë janë të shtruar në spital, me simptoma; 650 janë nën kujdesin intensiv, ndërsa 2180 janë në izolim në shtëpi, raporton presticiozja italiane, gazeta”Corriere de lla Sera”./CNA.al

LEXO TE PLOTE

Bota

Konfirmohet shqiptari i parë me koronavirus në Itali

Publikuar

-

Nga

Është konfirmuar rasti i parë i një shqiptari të prekur nga koronavirusi në Itali.

Identiteti i tij nuk bëhet me dije ende, por sipas TV “Ora news”, ai është një 43 vjeçar dhe me origjinë nga Kuçova dhe banues në Codogna të Italisë.

Kujtojmë se në Itali deri më tani janë prekur rreth 6 mijë persona ndërsa numri i vdekjeve i ka kaluar tashmë 230 njerëz./CNA.al

 

LEXO TE PLOTE