Connect with Us

Drogë, thikë dhe shkop gome në makinë/ Arrestohet i riu në Durrës

Kronika

Drogë, thikë dhe shkop gome në makinë/ Arrestohet i riu në Durrës

Publikuar

-

arrestohet nga policia

Policia e Durrës, ka goditur një tjetër rast i shpërndarjes të lëndëve narkotike në doza.
Specialistët për Hetimin e Trafiqeve dhe Narkotikëve në bashkëpunim me shërbimet e Komisariatit të Policisë Durrës, në vijim të kontrolleve të shtuara ndaj personave që lëvizin me sende të kundraligjshme, arrestuan në flagrancë shtetasin E.B.,22 vjeç, banues në Durrës.

Gjatë kontrollit të ushtruar në mjet, Shërbimet e Policisë gjetën dhe sekuestruan në cilësinë e provës materiale 14 doza kanabis, 5 doza kokainë, një thikë si dhe shkop gome si ai që mban në përdorim policia.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Durrës për veprat penale “Prodhim dhe shitja e narkotikëve”, “Mbajtja pa leje e armëve të ftohta” dhe “Mbajtja pa leje e pajisjeve të policisë”.

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania
KLIKO PER TE KOMENTUAR

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Kronika

Aksident i rëndë në Librazhd/ Plagosen 5 persona, mes tyre 4 gra

Publikuar

-

Nga

Një aksident i rëndë rrugor ka ndodhyr paraditen e sotme në Librazhd në vendin e qujatur “Kthesa e Murrazhit”.

Mësohet se si pasojë e aksidentit kanë mbetur të plagosur 5 persona.
Bëhet fjalë për 4 gra dhe 1 burrë që kanë marrë plagë të ndryshme. Dy prej të plagosurve janë nga Maqedonia e Veriut.

Policia ndodhet në vendin e ngjarjes dhe po heton për zbardhjen e rrethanave të aksidentit.

LEXO TE PLOTE

Kronika

Tentuan të kalojnë kokainë drejt Greqisë/ Arrestohen 2 persona në Kapshticë

Publikuar

-

Nga

Masat e shtuara nga Policia Kufitare dhe shkëmbimi i informacionit me Seksionin për Hetimin e Narkotikëve në DVP, çuan në parandalimin dhe goditjen e një tjetër tentative për trafikim të drogave të forta.

Shërbimet e Stacionit të Policisë Kufitare Kapshticë, në zbatim të planit të posaçëm të masave për rritjen e kontrollit me qëllim parandalimin, evidentimin dhe goditjen e tentativës për trafikim të lëndëve narkotike, si dhe në bazë të analizës së riskut, dhe shkëmbimit të informaciomeve me Sektorin për Hetimin e Narkotikëve, kanë përzgjedhur për kontroll të imtësishëm në vijën e dytë, automjetin tip “Mercedes-Benz” me drejtues shtetasin I. F., 40 vjeç dhe pasagjer shtetasin B. H., 49 vjeç, të dy banues në Korçë.

LEXO EDHE:  Aksident në Durrës/ Përplasen dy makina

LEXO EDHE:  Hyri në lokal i armatosur/ E pëson keq 38-vjeçari

Pas verifikimeve dhe kontrollit të ushtruar në automjet, punonjësit e Policisë Kufitare kanë vijuar me kontrollin fizik ndaj dy shtetasve të lartpërmendur.

Si rezultat i kontrollit fizik, shtetasit B. H., i është gjetur e fshehur në trup një pako e presuar me lëndë të dyshuar narkotike e llojit kokainë me peshë 1028.2 gr, sasi e cila iu sekuestrua në cilësinë e provës materiale.

Veprimet e mëtejshme procedurale dhe hetimore, u kryen nga specialistët e Seksionit për Hetimin e Narkotikëve pranë DVP Korçë, të cilët bënë arrestimin në flagrancë të shtetasve të sipërpërmendur për veprën penale “Trafikimi i narkotikëve, kryer në bashkëpunim, mbetur në tentativë”./CNA.al

LEXO TE PLOTE

Kronika

16 vjedhje në dy javë/ Kapet hajduti shqiptar në Itali

Publikuar

-

Nga

Policia italiane ka arrestuar një 20 vjeçar shqiptar dhe dhe 3 bashkëpunëtorët e tij u shpallën në kërkim, pasi akuzohen për vjedhje.

Sipas autoriteteve janë dokumentuar se personat në 15 ditë kanë kryer 16 vjedhje, nga 20 janari deri në 4 shkurt.
Vlera e sendeve të vjedhura kap shifrën e 100 mijë eurove.

Banda funksiononte në zonën e Bergamos ku hajdutët shpesh ngjiteshin në çati dhe me ndihmën e disa mjeteve hynin brenda në shtëpi.

LEXO EDHE:  Vjedhje dhe drogë/ Pranga dy shqiptarëve në Itali

LEXO EDHE:  “Majmun dhe dele”/ Basha ofendon Ramën dhe qytetarët në Durrës

Ndërkohë, hetimet për bandën e hajdutëve vazhdojnë ende./CNA.al

LEXO TE PLOTE