Connect with Us

Coronavirus, një alarm për biznesin dhe ekonominë shqiptare

Ekonomi

Coronavirus, një alarm për biznesin dhe ekonominë shqiptare

Publikuar

-

Nuk ka vend për panik, ka vend për përmbajtje, higjenë, kujdes dhe kontroll.

Por coronavirus më shumë se jetët e njerëzve po shpartallon ekonominë duke rrezikuar të çojë situatën në atë të krizës të vitit 2008.

Askush nuk është imun nga kriza e cila pasojat dhe goditjet mund t’i ketë më të forta sesa virusi. 63 bilionë dollarë humbje nga një qarkullim 113 bilion është dëmi i shkaktuar në këto javë tek kompanitë ajrore. Por kjo nuk shkon vetëm tek prodhimi zinxhir i produkteve në Kinë, por po godet turizmin globalisht. Italia ka probleme të mëdha që po i shfaqen me anullimet e fluturimeve, të cilat për pasojë kanë efekt zinxhir, hoteleria me mijëra qindra mijë anullime, restorantet, konsumimi i përgjithshëm, e të tjera.

Faktorë që kanë një kosto kolosale mbi ekonominë italiane. Kriza e saj është edhe krizë e Shqipërisë. Mund të mos kemi ende raste pasi vetëm 60 analiza janë kryer, por ekonomia po goditet ashpër, biznesi ka problem të mëdha, jo vetëm për shkak të situatës ekonomike por si pasojë e marrëdhënieve tregtare me Kinën apo Italinë. Janë dy nga partnerët kryesorë të biznesit në Shqipëri që po goditen dhe bizneset shqiptare të lidhura me to po vuajnë, që nga importi i lëndëve të para deri tek eksportet apo marrdhëniet e ndryshme tregtare.

LEXO EDHE:  “Die Welt”: Shqipëria, sekreti që pret të zbulohet

Përballë tyre janë edhe shërbimet, hoteleria në Shqipëri këto ditë po merr goditje, kanë filluar anullimet e rezervimeve, ka më pak fluturime dhe kjo po godet edhe një fushë tjetër të biznesit. Bizneseve të ndryshme të lidhura me sektorët e sipërpërmendura po u ndizen sirenat. Llampa e kuqe e krizës mund të japë pasoja të rënda për ekonominë shqiptare, dhe ky është momenti që shteti, qeveria duhet të ndërhyjë sa më parë e sa më fort, duke i ndihmuar, stimuluar apo orientuar, ndryshe shumë shpejt ekonomia do goditet keq nga disa sektorë që kanë punësuar dhjetëra mijë njerëz siç është fasoneria, hoteleria, importi i mallrave, shërbimet etj.

Pasojat do jenë të mëdha dhe të pakorrigjueshme!
Shqipëria goditje të tilla nuk mund të përballojë dot, pas braktisjes së vendit goditja e biznesit dhe të punësuarve në shumë sektorë aktivë do jepte pasoja që do ja kalonin krizës së vitit 2008. Sirenat po bien, qeveria duhet të hapë veshët t’i degjojë!/CNA.al

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania
KLIKO PER TE KOMENTUAR

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Ekonomi

“Harrohet” tërmeti, në janar më pak sigurim prone/ Kompanitë paguan 3.3 milionë euro për dëmet

Publikuar

-

Nga

Me kalimin e muajve pas tërmeteve të shtatorit dhe nëntorit duket se është zbehur frika e shqiptarëve për të siguruar pronën. Janari i këtij viti është mbyllur me një rënie të primeve të shkruara buro në raport me janarin e vitit 2019. Të dhënat zyrtare të Autoritetit të Mbikëqyrjes Financiare (AMF) tregojnë se në vlerë primet e shkruara bruto për klasën e sigurimit nga zjarri, dhe forcat e natyrës u tkurrën me 1.45 për qind duke kapur nivelin 114.8 milionë lekë nga 116 milionë që ishin janarin e 2019-ës. Si pjesë e totalit ky prim zë në portofolin e sigurimeve 8.89 për qind ndërsa një vit më parë zinte 10.04 për qind. Por AMF raportoi se sa i takon kontratave numri ka qenë më i lartë. Kjo do të thotë që vlera e pronave që është siguruar është më e ulët se ajo e një viti më parë por numri i tyre më i lartë.

“Vendin e parë e zunë zjarri dhe dëmtime të tjera në pronë me rreth 62.76%, të pasuara nga sigurimi i përgjegjësi të përgjithshme civile me 27.75% të totalit.

Në portofolin sigurimi nga zjarri dhe forcat e natyrës, gjatë janarit 2020, vihet re një ulje prej 1.45% e volumit të primeve të shkruara bruto të këtij portofoli dhe një rritje me 22.40% e numrit të kontratave të sigurimit, krahasuar me janarin 2019” thuhet në njoftimin e AMF.

Një zbehje të interesit për sigurimin e pronës raportojnë edhe operatorët e tregut të cilët shprehen se interesi ishte vetëm pak ditë pas ngjarjeve të tërmeteve të 21 shtatorit dhe 26 nëntorit për tja lënë më pas vendin indiferencës. Aktualisht qeveria ka në sirtarët e saj një draft që synon të ngrejë një mekanizëm pagese sigurimi të detyrueshëm për pronën nga tërmetet por që ende nuk është diskutuar gjerësisht.

E teksa ka rënie të vlerës së pronës së siguruar e kundërta ka ndodhur me kompanitë  që këtë herë kanë zhvendosur pagesat nga dëmet motorrike ku ka mbizotëruar tendenca historikisht, tek dëmet për sigurimin e pronës nga zjarri dhe forcat e natyrës.

LEXO EDHE:  “Die Welt”: Shqipëria, sekreti që pret të zbulohet

LEXO EDHE:  Efekti i TAP/ Të gjitha shtetet ndalin investimet e huaja në Shqipëri, përveç Zvicrës

Nga totali prej 752 milionë lekë të paguara vetëm në janar vetëm për sigurimin e pronës janë paguar 57.8 për qind e kësaj vlere çka korrespondon me 406 milionë lekë. Një vit më parë për këtë kategori dëmesh ishin paguar vetëm 14 milionë lekë sipas të dhënave zyrtare të Autoritetit të Mbikëqyrjes Financiare. Duke qenë se fokusi ka qenë tek pagesat e dëmeve të pronës ajo që vihet re është rënia e pagesave tek grupi i dëmeve motorike. Për përgjegjësi motorike ndaj palëve të treta  është paguar vlera 141 milionë lekë apo rreth 25 për qind e totalit të gjithë vlerës së dëmeve të paguara në muajin e parë të vitit. Kjo shifër është me një rënie 34.27 për qind në raport me janarin e vitit 2019.

Rënie ka qenë evidente në pagesën e dëmeve në raport me janarin 2019 në të trija kategoritë që përfshin përgjegjësia motorike ndaj palëve të treta nga MTPL-ja tek kartoni jeshil e deri tek kufitare./ Monitor

LEXO TE PLOTE

Ekonomi

“Ulja e papunësisë mashtrim statistikor”/ Ekonomisti “nxjerr zbuluar” Ramën, leksion për kryeministrin

Publikuar

-

Nga

Kryeministri Edi Rama gjatë fjalës së tij në Kongresin e Partisë Socialiste, në datën 1 mars, ndërsa iu drejtua të rinjve socialist, deklaroi se papunësia në Shqipëri është në nivelet më te ulëta historike.

“Në fakt Shqipëria sot ka nivelin më të ulët të papunësisë. Shumë njerëz thonë se.. po se kanë ikur. Po në fakt matja e papunësisë … nuk nxirret në bazë të njerëzve që janë këtu sot, por mbi shumën e përgjithshme të popullsisë”-tha Rama.

 

                                            Dritan Shano

Ndërkohë, ekonomisti Dritan Shano, në një prononcim për CNA.al hodhi poshtë pretendimet e Ramës, ndërsa theksoi se nuk bëhet fjalë për ulje të papunësisë, por për ulje të popullsisë. Sipas tij, mbi 500.000 njerëz kanë ikur nga Shqipëria gjatë qeverisjes së socialistëve.

“Norma e papunësisë së një vendi llogaritet si raport i të papunëve ndaj numrit të popullsisë aktive për punë – grupmosha 16-64 vjeç. Ajo nuk llogaritet mbi “shumën e përgjithshme të popullsisë”. Nga Shqipëria në vitet e qeverisjes socialiste janë larguar nga Shqipëria mbi 500.000 njerëz, kryesisht nën moshën 35 vjeç, kështu që nuk mund të bëhet fjalë për ulje të papunësisë, por për ulje të “popullsisë”. Popullsisë së aftë për punë. E cila vazhdon të ikë nga Shqipëria në çdo formë e mënyre. Prandaj këtyre tipave që i bëjnë hesapet me rregull treshi i rezulton të jetë ulur papunësia. Ky është një mashtrim statistikor.”-tha Dritan Shano.

Më tej, ai theksoi se burimet kryesore të uljes së papunësise janë rritja ekonomike, rritja e eksporteve, rritja e investimeve private dhe publike, rritja e kreditimit të ekonomisë.

Po ashtu, Dritan Shano i jep një leksion të fortë kryeministrit, ndërsa shprehet se “Rritja ekonomike në vitet e fundit është rishikuar gjithnjë me ulje dhe mbetet ne nivelet e 2+%; dhe kur rritet i dedikohet më shumë rreshjeve dhe prodhimit të energjisë sesa ndonjë arsyeje tjetër, qoftë kjo strukturore apo sektoriale. Qe kjo rritje ekonomike të ndikojë në uljen e papunësisë do duhet të ishte mjaft më e lartë. Dikush t’i shpjegoje kryeministrit ligjin e Okun si bazë fillestare e arsyetimit.”.

LEXO EDHE:  Efekti i TAP/ Të gjitha shtetet ndalin investimet e huaja në Shqipëri, përveç Zvicrës

LEXO EDHE:  Kreditimi i biznesit në ngërç, rritje e papërfillshme për korrikun

Sipas ekonomistit Shano, eksportet në 2019 janë 8,6% më të ulëta se në 2018, ato janë tkurrur ndjeshëm, pra nuk duket se kanë mundur të ulin papunësinë, por me gjasë për shkak të kësaj tkurrje, papunësia është rritur edhe më.

“Kredia për ekonominë ka ngrirë në 5 vitet e fundit, rritja e saj është e papërfillshme, ndërsa investimet publike nuk realizohen sipas parashikimeve buxhetore, pasi janë ato të parat shpenzime që shkurtohen rregullisht nga qeveria për të ruajtur defiçitin. Po ashtu, në vitet e fundit investime të huaja nuk ka patur.

Këto burime të rëndësishme të uljes së papunësisë që përmendëm janë si ato rrëketë e thara, të bëra zhur, ku nuk rrjedh ujë prej një kohe të gjatë.

Nuk po marr parasysh në këtë arsyetim, rritjen e korrupsionit, përkeqësimin e klimës së biznesit, nervozizmin shprehur të dhomave të tregtisë, braktisjen e shkollës etj.

Kështu që, kujtdo që i vjen të thotë se është ulur papunësia, më vjen t’i them, shiko së të është ulur popullsia. Ajo aktive për punë.”-tha për Dritan Shano për CNA.al

LEXO TE PLOTE

Ekonomi

Selami Xhepa ngre alarmin/ “Emigrimi masiv i shqiptarëve po dëmton ekonominë”

Publikuar

-

Nga

Të dhënat zyrtare nga INSTAT tregojnë se popullsia e Shqipërisë po tkurret ndjeshëm. Kjo për shkak të emigrimit, i cili pesë vitet e fundit po njeh rritje të vazhdueshme. Profesor Selami Xhepa, i ftuar në emisionin Përballë të gazetarit Lutfi Dervishi tha se ritmet e larta të emigrimit kanë filluar të prodhojnë efektet e para negative në ekonominë e vendit.

“ Problemi i emigrimit të shtuar dhe masiv të popullsisë në një farë mase që po çon drejt depopullimit të vendit pa asnjë dyshim efektin thelbesor do ta ketë në dimensionin e vet të ekonomisë. Unë mendoj që tani shenjat kanë filluar që të jepen. Ekonomia është një matematikë shumë e thjeshtë. Numër njerëzish shumëzim për të ardhura, baraz konsumi. Nëse baza e popullisisë bie, konsumi, efektivisht tregon që ekonomia do të fillojë drejt denatyrimit. E dyta jemi në proces që të ardhurat e shoqërisë kanë patur rritje stanjative, pothuajse inekzistente. Madhësia e ekonomisë ka filluar që të tkurret, problemi i tkurrjes së madhesisë së ekonomisë sjell efektet e tjera zinxhir. E para me skemën e sigurimeve shoqërore, në veçanti. Dhe nqs këto prirje demografike do të vazhdojnë që të thellojnë reduktimin e numrit të popullsisë që efektivisht do të thote numri i atyre që do të kontribojnë në sistem atëherë skema e pensioneve në Shqipëri, edhe tani në fakt është e falimentuar sepse vetëm gjysma e fondit garantohet nga kontributi. 500 milionë euro ccdo vit shkojnë përmes sitemit të taksave për të mbuluar skemën e pensioneve.“ – theksoi Xhepa./CNA.al

LEXO TE PLOTE