Connect with Us

Bushati ndalet tek gratë dhe vajzat e harruara/ Mesazhi i fortë i ish ministrit

Sociale

Bushati ndalet tek gratë dhe vajzat e harruara/ Mesazhi i fortë i ish ministrit

Publikuar

-

Ish ministri i Jashtëm Ditmir Bushati, në mesazhin e tij për 8 Marsin u ndal tek gratë dhe vajzat e harruara të cilave sipas tij, nuk ua dimë as emrin, as përpjekjen dhe as mundin, por që kanë një kontribut të pamohueshëm në shoqëri.

Bushati thotë se ka qindra histori të patreguara për gra dhe vajza që me kurajë përballojnë presionin në forma nga më të ndryshmet dhe ja dalin të kthehen në modele për shoqërinë, edhe në mjedisin e tyre, duke frymëzuar një shoqe, një kolege, e kështu me radhë.

“Sot, dua të përgëzoj dhe inkurajoj pikërisht këto gra dhe vajza që nuk përkulen, nuk pranojnë që të shërbejnë si fasadë e burrave në politikë, sipërmarrje apo media duke zgjedhur me vendosmëri rrugën e mundimshme të suksesit në shoqëri.
Gratë e vajzat që nuk e pranojnë dhunën e diskriminimin. Refuzojnë! Denonciojnë!
Gratë dhe vajzat e gjeneratës së re që nuk pranojnë kthimin e orës mbrapa.
Për ato që nuk bëjnë kompromis, dhe nuk pranojnë të jenë thjeshtë dhe vetëm numra, e as statistikë”, shkruan Bushati.

Ai thekson se ne duhet të bëjmë më shumë për të mbyllur hendekun në trajtim mes burrave dhe grave në paga e karrierë.
“ Të vendosim ekuilibrin e duhur midis punës dhe jetës së tyre private, që kujdesi për fëmijët e familjen të jetë proporcional, e të mos i penalizojë gratë në rrugën e tyre të karrierës”, shkruan mes të tjerash Bushati.

LEXO EDHE:  Shifrat tronditëse/ Ja sa të vrarë la ky vit në Siri

Më tej ai thotë se 8 Marsi duhet të shërbejë si një moment rigjallërimi në betejën për barazi në trajtim mes burrave dhe grave për të shtuar rastet e suksesit të grave dhe vajzave në shoqëri.
“Mbrojtja dhe përparimi i të drejtave të grave duhet të jetë në themel të veprimit tonë politik e shoqëror, pasi nuk mund të ketë një familje të shëndoshë e të lumtur pa siguruar barazinë dhe ekuilibrin mes burrit dhe gruas.
Ne nuk mund të mjaftohemi me faktin se e kemi shtëpinë tonë në rregull”, përfudonn Bushati./CNA.al

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania
KLIKO PER TE KOMENTUAR

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Sociale

Foto-8 marsi/ Gratë në Tiranë marshojnë me pankarta në duar

Publikuar

-

Nga

Një grup vajzash dhe grash në Tiranë kanë bërë një marshim në Kuadër të Ditës Ndërkombëtare të grave.

Ato e kanë nisur marshimin me parrulla në duar nga Drejtoria e Policisë deri tek Kryeministria e më pas tel Liqeni Artificial, në kërkim të të drejtave të tyre.

Ky marshim ishte paralajmëruar edhe më herët përmes postimeve në rrjetet sociale kur shkruhej: “Është momenti të luftojmë për të drejtat tona duke prishur barrierat dhe muret imagjinare qe na janë imponuar nga ideologjia dhe sistemet shtypëse. Është momenti të tregojmë të gjithë solidaritet dhe të bashkëpunojmë. Prandaj në datën 8 Mars marshojmë për barazi, edhe gjinore”./CNA.al

 

LEXO TE PLOTE

Sociale

Gjesti i veçantë i policëve në Vlorë/ Shpërndajnë lule dhe kartolina për gratë

Publikuar

-

Nga

Efektivet e policisë së Vlorës me rastin e 8 Marsit, kanë bërë një gjest mjaft të bukur për gratë e qytetit.

Policët kanë shpërndarë lule për zonjat e qytetit.

Me lule në duar, policët u nisën nga stacioni policor duke u ndalur në pikat kryesore të qytetit.

Së bashku me lulet, nuk mungonte edhe kartolina e urimit për vajzat dhe gratë.

LEXO TE PLOTE

Sociale

“Mund të shmangim një tragjedi”/ Agron Shehaj thirrje shtetit: Mbani vëmendjen!

Publikuar

-

Nga

Ish-deputeti i Partisë Demokratike, Agron Shehaj thotë se qeveria shqiptare është në gjumë lidhur me përhapjen e koronavirusit,
Sipas tij, nëse nuk merren masat, mund të ndodhë një tragjedi, nisur nga ajo ç’ka po ndodh në Itali

Shehja kërkon më shumë vëmendje dhe shtim të masave me qëllim që koronavirusi të mos hyë në vendin tonë.

“Italia është në një gjendje emergjence të paprovuar, ka shpallur shtetrrethiminn e rajoneve të tëra për të kontrolluar në menyre të dëshpëruar epideminë që nuk ndalet, të prekurit rriten me mbi 1000 raste në ditë dhe spitalet po shkojnë drejt kolapsit nga numri i lartë i pacientëve.
Ndërsa në Shqipëri, qeveria duket se ka rënë në gjumë për rrezikun e koronavirusit që i vjen nga Italia dhe ka kthyer në prioritet refugjatët sirianë e jo qytetarët e vet.
Në Itali, epidemia nisi para rreth 2 javësh, pasi hyri i infektuari i parë, dhe para se të shpërthente në mënyrë masive nuk dha asnjë shenjë. Duhet ti lutemi Zotit që kjo gjë të mos ndodhë në Shqipëri, por duhet t’i bëjmë presion qeverisë të mbajë gjithë vëmendjen tek parandalimi i futjes së virusit në Shqipëri.
Shqetësimi im mund t’i duket dikujt i ekzagjeruar, por nëse sot marrim masat e duhura mund të shmangim nje tragjedi”, shkruan Shehaj./CNA.al

LEXO TE PLOTE