Connect with Us

Basha publikon foton e vajzave/ Urimi i tyre për festën e 8 Marsit

Sociale

Basha publikon foton e vajzave/ Urimi i tyre për festën e 8 Marsit

Publikuar

-

Kryetari i PD, Lulzim Basha ka publikuar foton e vajzave të tij teksa shkruajnë urimin për nënën e tyre.

Vajzat e Bashës kanë zgjedhur një letër ngjyrë të verdhë për të uruar të ëmën për festën e 8 Marsit.

Në letrën në formë zemre shkruhet: Gëzuar 8 marsin mami, të duam shumë. Dafina e Viktoria!

“Mëngjesi sot nisi me një urim nga familja jonë për të gjitha vajzat dhe nënat shqiptare: GËZUAR 8 MARSIN!”, shkruan Basha bashkëngjitur fotove./CNA.al

 

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania
KLIKO PER TE KOMENTUAR

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Sociale

Si lindi 8 marsi, Dita Ndërkombëtare e Gruas

Publikuar

-

Nga

Sot është 8 Marsi, Dita Ndërkombëtare e Gruas.

Një legjendë shumë e famshme tregon se Festa e Gruas është vendosur si datë në vitin 1908, në kujtim të 129 punëtoreve që humbën jetën nga zjarri që ra në një fabrikë në Nju Jork.

Zyrtarisht Dita Ndërkombëtare e Gruas u vendos në Shtetet e Bashkuara më 28 shkurt të vitit 1909. E vendosi Partia Socialiste amerikane që atë ditë organizoi një manifestim të madh, në të cilin kërkohej e drejta e grave për të votuar.
Demonstratave që kishin si qëllim votimin, shumë shpejt ju bashkuan edhe pretendime të tjera për të drejtat e grave. Nga nëntori i vitit 1908 deri në shkurt 1909 mijëra punëtore në Nju Jork hynë në grevë për ditë të tëra duke kërkuar rritjen e rrogës dhe përmirësim të kushteve të punës. Në vitin 1910, Kongresi i VIII Ndërkombëtar Socialist propozoi për herë të parë vendosjen e një dite dedikuar grave.

Ishin të paktën 100 gra, përfaqësuese të një sërë vendesh europiane dhe të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, të mbledhura në Kopenhagen të Danimarkës nën kryesinë e Klara Cetkinit,që vendosen që çdo vit, 8 Marsi, të përkujtohej si Dita Ndërkombëtare e Grave.

LEXO EDHE:  Basha fton shqiptarët: Votoni Elhaida Danin

LEXO EDHE:  Një kaubojse sensuale dhe seksi si Irina Shayk

Në Shqipëri, 8 marsi është festuar herë si Dita e Gruas e herë si festa e Nënës. Vitet e fundit, më shumë se një ditë ku gratë duhet të kujtojnë dhe kërkojnë të drejtat e tyre, 8 marsi është shndërruar në një manifestim femëror.

LEXO TE PLOTE

Sociale

Gratë me pushtet/ Shqiptaret ua kalojnë europianeve në politikë dhe ekonomi

Publikuar

-

Nga

Gratë në pushtet zënë pozicione që iu falin autoritet, ndikim dhe në të njëjtën kohë përgjegjësi. Historikisht pushteti dhe pozicionet drejtuese kanë qenë më gjerësisht të zotëruar nga burrat, duke shënuar një nga hendeqet më të madha që ekzistojnë midis gjinive.

Sipas Indeksit të Barazisë Gjinore të publikuar nga INSTAT, kur bëhet fjalë për pushtet, gratë shqiptare listohen krahas atyre më të pushtetshme në Europë si Suedisë, Francës dhe Danimarkës, mbi normën mesatare të 28 vendeve të Bashkimit Europian. Nuk është aspak rastësi lidhja e grave shqiptare me pushtetin, mjafton të kujtojmë mbretëreshën ilire, Teutën, jehona e pushtetit të së cilës dëgjohet deri në ditët e sotme.
Fusha e pushtetit te gratë matet përmes tre nëndarjeve kryesore: pushteti politik, pushteti ekonomik dhe pushteti social.

Në politikë, pjesëmarrje gati sa dyfishi i grave europiane

Nënfushat e pushtetit politik përfshijnë tregues që matin raportin e grave me personat në cilësinë e ministrit të qeverisë dhe përqindjen e grave deputete në Parlamentin Kombëtar. Përveç kësaj, kjo nënfushë përfshin edhe treguesin e përfaqësimit të grave në pozicionet e përfaqësuesve në këshillat bashkiakë. Gratë marrin pjesë në pozicione ministrore në Shqipëri me 45.4%, një shifër që është shumë më e lartë se sa 28.1% e mesatares së BE-28, sipas INSTAT. Po kështu, gratë janë më të përfaqësuara në këshillat bashkiakë të Shqipëri se sa në BE (35.9% krahasuar me 28.5%).

Paraja është pushtet

Nënfusha e pushtetit ekonomik i referohet dallimit në menaxhimin e burimeve ekonomike përmes pozicioneve drejtuese dhe përfshin treguesit e pjesëmarrjes së grave në bordet menaxhuese ose mbikëqyrëse të kompanive më të mëdha në bursë dhe pjesëmarrjen në bordet ekzekutive të bankës qendrore. Megjithatë, ato janë disi më pak të përfaqësuara si deputete në parlament krahasuar me BE28 (26.2 për qind krahasuar me 29.3 për qind).

LEXO EDHE:  Vajza, mënyra si uleni tregon shumë për karakterin tuaj/Shpjegimi për çdo pozicion

LEXO EDHE:  Një kaubojse sensuale dhe seksi si Irina Shayk

Pjesëmarrja e grave në pozicione drejtuese të kompanive më të mëdha është paksa më e lartë në Shqipëri se sa në mesataren e BE28 (26.4 përqind krahasuar me 25.0 për qind) dhe shumë më e lartë kur vjen fjala tek anëtarësia e bordit te bankës qendrore (48.1 për qind krahasuar me 20.3 për qind).

Pushteti social i grave shqiptare

Nënfusha e pushtetit social përfshin treguesit që matin raportin e grave dhe burrave në bordet e organizatave që financojmë kërkimet shkencore, përqindjen në bordet e kompanive të transmetimit publik dhe përqindjen në anëtarësinë e organeve më të larta vendimmarrëse të organizatave kombëtare sportive olimpike. Pushteti social mbulohet nga Indeksi i Barazisë Gjinore për shkak të ndikimit simbolik që ai ka tek shoqëria dhe aksesi në struktura dhe në pozicionet e pushtetshme në fusha të ndryshme.

Krahasuar me mesataren e 28 vendeve të BE-së, gratë në Shqipëri kanë një përfaqësim relativisht të lartë në bordet e organizatave që financojnë kërkimet shkencore krahasuar me mesataren e BE-28 (44.4 për qind krahasuar me 39.9 për qind), por ato janë shumë pak të përfaqësuara në bordet e organizatave transmetuese publike (9.1 për qind krahasuar me 36,0 për qind) dhe në organet më të larta vendimmarrëse të organizatave kombëtare sportive olimpike (9.4 për qind krahasuar me 14.8 për qind)./Monitor

LEXO TE PLOTE

Sociale

Keni plane për 8 mars?/ Mësoni surprizat e motit për sot

Publikuar

-

Nga

Nëse keni bërë plane për këtë 8 mars, atëherë lajme jo të mira priten sa i përket motit.

Dita e diel do të nisë që në orët e para të 24 orëshit me mot të vranët dhe reshje shiu të herëpashershme me intensitet të ulët dhe mesatar ndërsa në zonën e jugut me intensitet deri të lartë.

Duhet theksuar se në zonën e jugut, deri në orët e pasdites vonë, reshjet do të jenë me intensitet deri të lartë në formën e shtrëngatave me shkarkesa elektrike.

LEXO TE PLOTE