Connect with Us

8 marsi e gjen Metën në Kosovë/ Presidenti i dhuron lule Atifete Jahjagës

Politikë

8 marsi e gjen Metën në Kosovë/ Presidenti i dhuron lule Atifete Jahjagës

Publikuar

-

Presidenti Ilir Meta ka takuar ditën e sotme ish presidenten e Kosovës, Atifete Jahjaga.

Meta ka publikuar pamje nga takimi, ku shihet se i ka dhuruar Jahjagës një buqetë me lule, me rastin e 8 marsit, festës ndëtkombëtare të grave.

Në një postim në rrjetet sociale, Kreu i Shtetit thotë se mbështet plotësisht kauzën fisnike të “Fondacionit Jahjaga”.

“Kënaqësi të takoja sot Presidenten Atifete Jahjaga dhe t’i dhuroja një buqetë më lule me rastin e 8 Marsit, duke uruar me këtë rast edhe të gjitha nënat, gratë dhe motrat e Kosovës.

LEXO EDHE:  Politikani i Historisë/13 bëmat e Ilir Metës

Mbështetje të plotë dhe solidaritet me kauzën fisnike të “Fondacionit Jahjaga”, shkruan Meta./ CNA.al

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania
KLIKO PER TE KOMENTUAR

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Politikë

Basha takime me qytetarët/ Socialisti premton se do votojë për PD-në

Publikuar

-

Nga

Kryetari i opozitës Lulzim Basha ka zhvilluar sërish takime të tjera në tre familje shqiptare, banore të një pallati.

Njëri prej qytetarëve deklaron hapur se është socialist, por premton se këtë radhë do të votojë për Partinë Demokratike, pasi ka humbur besimin te kryeministri Edi Rama.

Basha ka publikuar pamje nga takimet dhe jep fjalën se do të garantojë kushte më të mira ekonomike dhe do t’i japë fund largimit masiv nga vendi.

“Për vizitë në familjet e Nikos, të Gëzimit dhe të Ilirit, te cilët jetojnë në të njëjtin pallat dhe ndajnë të njëjtat halle: ekonomi e dobët, papunësi e lartë dhe emigrim masiv. Me problemet e tyre përballet sot pjesa më e madhe e familjeve shqiptare. Pasi dëgjova me vëmendje shqetësimet e tyre, i sigurova ata se ne i kemi të gjitha mundësitë për një jetë më të mirë këtu në Shqipëri! Për këtë na duhet një ndryshim i madh në qeverisje, në botëkuptim dhe në prioritete për ta vënë në jetë këtë potencial të jashtëzakonshëm që do të garantojë kushte më të mira ekonomike për  familjet shqiptare dhe do t’i japë fund largimit masiv nga vendi”, shkruan lideri i demokratëve në rrjetet sociale./ CNA.al

LEXO TE PLOTE

Politikë

“Ndryshimi nis me gratë!”/ Demokratët dhurojnë mijëra lule për 8 mars

Publikuar

-

Nga

Anëtarët e Lidhjes Demokratike së Gruas në Shqipëri kanë shpërndarë lule në disa qytete të Shqipërisë për femrat me rastin e 8 marsit.

Partia Demokratike ka publikuar foto nga dhurimi i mbi 10 mijë luleve, që kanë bërë të lumtura sot gratë.

“Sot ishim me mijëra gra dhe vajza në të gjithë Shqipërinë. Dhuruam mbi 10 mijë lule nga Veriu në Jug, në Tiranë, Shkodër, Durrës, Elbasan, Korcë, Fier, Vlorë, Lezhë, Berat, Dibër, duke shpërndarë më shumë shpresë, optimizëm dhe besim se ditë më të mira do të vijnë! Ndryshimi nis me gratë! Gezuar 8 Marsin!”, shkruan PD në rrjetet sociale./ CNA.al

LEXO TE PLOTE

Politikë

Goxhaj zbulon emrin/ Kush është demokratja që doli dje kundër urdhrit të Bashës

Publikuar

-

Nga

Avokati Altin Goxhaj ka treguar sot me emër ish-nënkryetaren e Bashkisë së Lezhës që ka dalë kundër urdhrit të kryetarit të opozitës Lulzim Bashës për ardhjen e refugjatëve në Shqipëri.

Goxhaj tha se bëhet fjalë për Alfrida Markun, për të cilën tha se nuk zbatoi urdhrin e Bashës për refugjatët dhe kërkoi referendum kombëtar.

“Dje ish-nënkryetarja e bashkisë, zonja e nderuar Alfrida Marku, ka dalë kundër urdhrit të Lulzim Bashës për të heshtur dhe ka thënë që nuk duhet të vijnë në Lezhë refugjatët, madje ka kërkuar referendum kombëtar për ardhjen e refugjatëve në Shqipëri, por dua të kujtoj një detaje se kush ishte Alfrida.

Përveç nënkryetarja e Bashkisë Lezhë, që në kushtet e arrestit të nënkryetarit, ajo do të ishte përsëri kryetare bashkie po të ishte futur PD në zgjedhje në 30 qershor, por unë dua të kujtoj se si Lulzim Basha , Edi Rama dhe Alex Soros janë takuar në Paris për të ndryshuar lojën totalisht në Shqipëri, që mos futej opozita në zgjedhje në mënyrë që t’i krijonte Ramës akses publik në të gjitha bashkitë.

LEXO EDHE:  Rama-Meta të inkriminuar deri në palcë/ T’i marrin të keqen “Eskobarit”

LEXO EDHE:  Zbulohet vjedhja e fundit e LSI/Hapet thesi 50 milionë dollarë

Afrida po të ishte kryetare bashkie, Rama nuk do t’i çonte dot 5000 refugjatët në Lezhë, Rama nuk mund t’i çonte në bashkitë e PD-së se ato do t’ja refuzonin. Po të kishte bashki PD, Shqipëria nuk do të popullohej nga refugjatë. Basha e pengon rrëzimin e Ramës, e kam shpjeguar gjithmonë”, deklaroi avokati në studion e Fax Web./ CNA.al

LEXO TE PLOTE