Kosova & Rajoni
73 të prekur nga koronavirusi në Greqi/ Qeveria ashpërson masat

Rritet numri i të prekurve nga koronavirusi në Greqi.
Autoritetet greke bëjnë me dije se deri më tani numri i të prekurve ka shkuar në 73, por fatmirësisht ende nuk ka asnjë viktimë.
Zëdhënësi i Ministrisë së Shëndetësisë dhe profesori i Sëmundjeve Infektive Sotiris Tsiodras njoftoi pas një mbledhje qeveritare, se janë ashpërsuar masat.
Gjithashtu Tsiodras deklaroi se shumica e të prekurve kanë qenë për vizita në vende të tilla si Egjipti apo Izraeli.
Qeveria greke ka planifikuar të ndalojë ekskursionet brenda vendit për 2 javë dhe të mbyllë të gjitha ngjarjet sportive pa spektatorë.
Ndërkohë, pritet që të merren edhe masa të tjera lidhur me parandalimin e rasteve të reja me koronavirus, të cilat do të bëhen publike ditën e nesërme./ CNA.al
Lajme të Rekomanduara:

Situatë shqetësuese në shtetin fqinj/ Regjistrohen 347 raste të reja, shkon në 2800 numri i viktimave
Maqedonia e Veriut ka regjistruar të shtunën 11 viktima nga koronavirusi i ri, që shkakton sëmundjen COVID-19, duke e çuar numrin e përgjithshëm të viktimave...

Mos-certifikimi i listave të kandidatëve/ Vjosa Osmani: Pati presione, vendim i paprecedentë
Presidentja në detyrë e Kosovës, Vjosa Osmani komentoi të shtunën përmes një video-mesazhi në Facebook vendimin e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve për të mos-certifikuar listat...