Connect with Us

59 raste të testuara për koronavirus/ Asnjë rast i konfirmuar në Shqipëri

Sociale

59 raste të testuara për koronavirus/ Asnjë rast i konfirmuar në Shqipëri

Publikuar

-

Strukturat shëndetësore po vijojnë testimet për COVID-19, sipas përkufizimit të rastit, për çdo rast të dyshuar, në Laboratorin e Virologjisë pranë ISHP, ku në total numri i rasteve të tesuara ka shkuar në 59. Të gjitha rastet kanë rezultuar negative për COVID-19.

Rastet kanë pasur shenja të infeksionit respirator dhe histori udhëtimi me vendet ku ka shpërthim epidemik dhe komunitar të koronavirusit te ri.

Rastet e testuara deri tani i përkasin kryesisht: Tiranës, Shkodrës, Durrës, Fierit, Lezhës dhe Vlorës.

IShP ka kapacitetet laboratorike për të kryer diagnozën e plotë të COVID-19 dhe kemi kapacitetet e nevojshme për këtë fazë ku jemi por edhe për faza të tjera, për kite reagent për analizat. Ne kryejmë testet sipas përkufizimit të rastit.

Komiteti Teknik për COVID-19 ka përcaktuar se si do veprohet për rastin 1 e më tej në drejtim të menaxhimit klinik si dhe ndjekjes së personave të kontaktit dhe karantinimin e tyre.
Spitali Infektiv do të jetë spitali që do të menaxhojë rastet e para, me një staf të përcaktuar dhe të trajnuar dhe në varësi të numrit të rasteve janë përcaktuar spitalet COVID 1 dhe COVID 2 si dhe spitalet dhe stafi mjekësor ku do të zhvendosen pacientët ekzistues.

Sipas të dhënave të Njësive Shëndetësore kufitare, në 24 orët e fundit në te gjitha pikat kufitare në total kanë hyrë 23,035 udhëtarë, të cilët janë vlerësuar, mbështetur në survejancën e përforcuar për monitorimin e temperaturës.

LEXO EDHE:  “U vënë dorën në ballë/ Qeveria asnjë mjet kontrolli për të prekurit nga koronavirus”

Në 24 orët e fundit në nr. 127 ka patur 1391 thirrje, nga të cilat 29 prej tyre janë vlerësuar në lidhje me infeksione virale respiratore dhe histori udhëtimi me Italinë.

Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale rekomandon për udhëtarët që kanë udhëtuar nga rajonet e prekura me shpërthime komunitare dhe që kanë patur kontakte me persona të sëmure apo të dyshuar për COVID19 të vetëkarantinohen për një periudhë 14 ditore.

Si dhe rekomandon qytetarët që kanë udhëtuar në vendet e prekura dhe kanë shenja të infeksionit viral respirator të telefonojnë 127 për të marrë udhëzimet e duhura se si duhet të veprojnë mbështetur në gjendjen e tyre shëndetsore.

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania
KLIKO PER TE KOMENTUAR

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Sociale

Foto-8 marsi/ Gratë në Tiranë marshojnë me pankarta në duar

Publikuar

-

Nga

Një grup vajzash dhe grash në Tiranë kanë bërë një marshim në Kuadër të Ditës Ndërkombëtare të grave.

Ato e kanë nisur marshimin me parrulla në duar nga Drejtoria e Policisë deri tek Kryeministria e më pas tel Liqeni Artificial, në kërkim të të drejtave të tyre.

Ky marshim ishte paralajmëruar edhe më herët përmes postimeve në rrjetet sociale kur shkruhej: “Është momenti të luftojmë për të drejtat tona duke prishur barrierat dhe muret imagjinare qe na janë imponuar nga ideologjia dhe sistemet shtypëse. Është momenti të tregojmë të gjithë solidaritet dhe të bashkëpunojmë. Prandaj në datën 8 Mars marshojmë për barazi, edhe gjinore”./CNA.al

 

LEXO TE PLOTE

Sociale

Gjesti i veçantë i policëve në Vlorë/ Shpërndajnë lule dhe kartolina për gratë

Publikuar

-

Nga

Efektivet e policisë së Vlorës me rastin e 8 Marsit, kanë bërë një gjest mjaft të bukur për gratë e qytetit.

Policët kanë shpërndarë lule për zonjat e qytetit.

Me lule në duar, policët u nisën nga stacioni policor duke u ndalur në pikat kryesore të qytetit.

Së bashku me lulet, nuk mungonte edhe kartolina e urimit për vajzat dhe gratë.

LEXO TE PLOTE

Sociale

“Mund të shmangim një tragjedi”/ Agron Shehaj thirrje shtetit: Mbani vëmendjen!

Publikuar

-

Nga

Ish-deputeti i Partisë Demokratike, Agron Shehaj thotë se qeveria shqiptare është në gjumë lidhur me përhapjen e koronavirusit,
Sipas tij, nëse nuk merren masat, mund të ndodhë një tragjedi, nisur nga ajo ç’ka po ndodh në Itali

Shehja kërkon më shumë vëmendje dhe shtim të masave me qëllim që koronavirusi të mos hyë në vendin tonë.

“Italia është në një gjendje emergjence të paprovuar, ka shpallur shtetrrethiminn e rajoneve të tëra për të kontrolluar në menyre të dëshpëruar epideminë që nuk ndalet, të prekurit rriten me mbi 1000 raste në ditë dhe spitalet po shkojnë drejt kolapsit nga numri i lartë i pacientëve.
Ndërsa në Shqipëri, qeveria duket se ka rënë në gjumë për rrezikun e koronavirusit që i vjen nga Italia dhe ka kthyer në prioritet refugjatët sirianë e jo qytetarët e vet.
Në Itali, epidemia nisi para rreth 2 javësh, pasi hyri i infektuari i parë, dhe para se të shpërthente në mënyrë masive nuk dha asnjë shenjë. Duhet ti lutemi Zotit që kjo gjë të mos ndodhë në Shqipëri, por duhet t’i bëjmë presion qeverisë të mbajë gjithë vëmendjen tek parandalimi i futjes së virusit në Shqipëri.
Shqetësimi im mund t’i duket dikujt i ekzagjeruar, por nëse sot marrim masat e duhura mund të shmangim nje tragjedi”, shkruan Shehaj./CNA.al

LEXO TE PLOTE