Connect with Us

110 vjet nga festimi i Ditës së Grave/ Ruçi: Jemi më lart se BE për qeverisjen

Lajme

110 vjet nga festimi i Ditës së Grave/ Ruçi: Jemi më lart se BE për qeverisjen

Publikuar

-

kryetari i parlamentit kritik ndaj institucioneve

Kryetari i Parlamentit, Gramoz Ruçi ka uruar Ditën Ndërkombëtare të Grave.
Ruçi thotë se megjithë përpjekjet shekullore të njerëzimit, gratë dhe vajzat janë ende të diferencuara nga pjesa tjetër e shoqërisë.

Sipas tij, ne kemi rezultate më të larta se BE në indeksin gjinor në fushën e qeverisjes, por nuk mund të themi të njëjtin konstatim për aspektet e tjera të barazisë gjinore.
Më tej, Ruçi thekson se segmentimi gjinor në tregun e punës mbetet një problem për ekonominë dhe shoqërinë shqiptare

“Sot mbushen 110 vjet nga festimi për herë të parë i Ditës Ndërkombëtare të Grave. Megjithë përpjekjet shekullore të njerëzimit, gratë dhe vajzat janë ende të diferencuara nga pjesa tjetër e shoqërisë. Krahas proceseve demokratizuese, shoqëria shqiptare është përfshirë gjatë dekadave të fundit në një proces emancipimi shoqëror e gjinor.
Por emancipimi gjinor është ende prapa shkallës së demokratizimit të shoqërisë. Ne kemi rezultate më të larta se BE në indeksin gjinor në fushën e qeverisjes, por nuk mund të themi të njëjtin konstatim për aspektet e tjera të barazisë gjinore. Indeksin e përgjithshëm të Barazisë Gjinore e kemi 7 pikë më poshtë se mesatarja e BE. Barazia gjinore duhet të jetë në rradhë të parë në aksesin në tregje dhe pjesëmarrjen ekonomike. Dhe pjesëmarrja ekonomike është në radhë të parë pjesëmarrja në forcën dhe në tregun e punës. Gratë dhe kanë akses të pamjaftueshëm në treg.
Segmentimi dhe segregimi gjinor në tregun e punës mbetet një problem për ekonominë dhe shoqërinë shqiptare. Shkalla e punësimit për gratë e vajzat është rreth 15 përqind më e ulët se e burrave, hendeku gjinor i pagave është në kufijtë 10 përqind. Gratë dhe vajzat janë më të privuara në akesin në burime, njohuri dhe shfrytëzimin e kohës si edhe pajtimin e veprimtarisë profesionale me jetën familjare. Dhuna ndaj grave e vajzave që konstatohet gjatë dekadave të tranzicionit ndodh për shkak të rigjallërimit të demonëve të vjetër autoritarist e maskilist, por edhe për shkak të edukimit, vëmendjes, kontrollit dhe më të pakët të shoqërisë. Këto çështje duhet të bëhen më shumë objekt i politikave, edukimit dhe ligjeve tona”, shkruan Kryetari i Kuvendit, Gramoz Ruçi.

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania
KLIKO PER TE KOMENTUAR

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lajme

“SHBA është ende me Shqipërinë”/ Mesazhi i fortë i ambasadores amerikane

Publikuar

-

Nga

Ambasadorja amerikane në Tiranë, Yuri Kim ka përcellë një mesazh të fortë, nëpërmjet të cilit tregon se SHBA vijon të mbetet në krah të Shqipërisë.

Në një postim në rrjetet sociale, Yuri Kim ka shpërndarë një shkrim të “NYT”, ku ndër të tjera shkruhet se “100 vite më parë, presidenti amerikan, Woodroë Wilson “vrau” mundësinë e një marrëveshje mes Jugosllavisë dhe Italisë, për copëtimin e territoreve shqiptare, bazuar në Traktatin e fshehtë të Londrës. Për këtë shqiptarët mbeten përjtësisht mirënjohës.”.

LEXO EDHE:  Njihuni me 6 gratë që me veprat e tyre ndryshuan botën

LEXO EDHE:  Buxheti i Bashkisë/ LSI kërkesë për interpelancë

Bashkangjitur postimi, ambasadorja Kim shkruan “SHBA është ende me Shqipërinë!”

 

 

LEXO TE PLOTE

Lajme

Dyshimet për koronavirus/ Dalin përgjigjet e analizave të 50-vjeçares së kthyer nga Italia

Publikuar

-

Nga

Një ditë më parë, një 50-vjeçare e kthyer nga Italia, u fut në karantinë në në spitalin e Infektivit në QSUT, pasi paraqiste shenja të koronavorusit.

Ndërkohë, mëngjesin e sotëm, BË raporton se rezultatet e analizave kanë dalë negative.

Gruaja, e cila 3 ditë më parë kishte ardhur nga Padova e Italisë, i ishte nënshtruar analizave dje, dhe nuk rezulton të jetë e prekur nga ky virus.

LEXO EDHE:  Studimi/ Gratë me fundshpinë të madhe janë më inteligjente

LEXO EDHE:  Njihuni me 6 gratë që me veprat e tyre ndryshuan botën

Kujtojmë se dje gruaja u paraqit si fillim në spitalin e Lushnjës, pasi kishte pasur temperaturë dhe ethe, ndërkohë që stafi i mjekëve e transferuan atë në QSUT, duke respektuar protokollin. Deri më tani vendi ynë nuk ka pasur asnjë rast të prekur nga koronavirusi.

LEXO TE PLOTE

Lajme

Meta fut në sherr gazetarët/ Muhamed Veliu i kthehet rendshëm Andi Bushatit

Publikuar

-

Nga

Publikimi i letrës së Ilir Metës drejtuar Komisionit Europian kundër Edi Ramës, ndër të tjera ka futur në “sherr” edhe mediet. Portali Lapsi.al, i drejtuar nga Andi Bushati dhe Armand Shkullaku, kanë sulmuar Top Channel dhe gazetarin Muhamed Veliu, se janë përdorur nga Rama, për publikimin e letrës së Metës.

“Dje në një kronikë të Top Channel hiqej paralelja mes shqetësimit dramatik të Metës dhe faktit se ajo bëhej vetëm një ditë pasi Komisioni Europian propozoi çeljen e negociatave mes BE dhe Shqipërinë.

Dhe si për çudi ‘zbulimin” e saj e kishte bërë një gazetar si Muhamed Veliu, që herë shërben si rrogtar i qeverisë, dhe herë paguhet si reporter i pavarur. Pasi ku skandal u mbars e gjithë rilindja u hodh në sulm me slloganin e armikut që do të pengojë intergrimin.

Pas kësaj zhurme Presidenca botoi letrën e plotë me nxjerrjen në dritë të së cilës u vunë re dy gjëra. Së pari, se presidenti, ndryshe nga çakuzohej e kishte kërkuar shkurt dhe shkoqur hapjen e negociatave. Së dyti, as akuza se letra e zezë u bë nga marazi pasi Komisioni Europian dha një rekomandim pozitiv, nuk qëndron”, shkruan Lapsi.al, që e mbyll shkrimin:

“Pra , sikurse shihet nuk ka asgjë të vërtetë në akuzat se Ilir Meta po përpiqet të pengojë hapjen e negociatave. Por me sa duket propaganda e ramës ka mbetur aq keq sa do të shfrytëzojë metodat që Berisha përdorte vite më parë dhe gazetarë si Muhamed Veliu.

” Pas këtij shkrimi pa autor, ka reaguar vetë gazetari Muhamed Veliu, i cili replikon me Andi Bushatin. “Tavarish Andi, Ilir Meta s’ka nevojë për avokaturën tënde, kujdes nga SPAK…

Tavarish Andi Bushati i cili merr edhe një rrogë në të njëjtin televizion ku unë punoj, përmes lapsit të tij të thyer, lëshoi helmin e radhës ndaj meje dhe Top Channel, duke marrë rolin e avokatit presidentit Ilir Meta. Kjo është unike dhe e paparë, të vihesh në shënjestrën e ndryshkur të një personi, që punon part time në të njëjtin televizion sikurse unë.

LEXO EDHE:  Mblidhen deputetët e PD –së/ Zbardhet kërkesa e tyre drejtuar Kuvendit

LEXO EDHE:  Dhuna kundër grave dhe vajzave/ Ambasada amerikane jep lajmin e mirë

Ata që e njohin më thanë, Met, mos u habit që ai Andi dhjet edhe atje ku han. Tavarish Andi që drejton port-halin më impotent që ka media shqiptare, njësoj si impotenca e tij mendore ngjizur në vilën e bllokut komunist, në vitin 2019 ishte pjesë e një studimi të NATO-s për financimet e dyshimta në median shqiptare. As Andit dhe as port-hales të tij askush nga Presidenca nuk ia kërkoi të bëhet avokat i presidentit, për aq kohë sa i pari i vendit, ka një jurist të shkëlqyer si Bledar Dërvishaj dhe shumë të tjerë që e këshillojnë.

Më shumë se sa të bëjë avokatin e pa-kërkuar nga Presidenti, se me gjasë zotit Meta, i mjafton edhe ajo ekstra e Avokates së nderuar të Popullit, Andi Bushati bën mirë, ta mendojë seriozisht gjetjen e një avokati për veten e tij, se ku i dihet mbase ka afruar dita kur SPAK mund t’ja dërgojë një pusullë tek zyrat afër TVSH ku një m2 kushton 3.000 euro.

Tavarish Andi, të fala edhe mikut tënd ish- ministër Drejtësie…..

Kaq për sot”, shkruan gazetar Muhamed Veliu.

LEXO TE PLOTE