LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Zbulohet talenti që nuk e prisnim/ Mona ia “merr në kthesë” Ismail Kadaresë, gati të botojë librin me poezi

7 Mars 2020, 11:37, Satire Politike CNA
Zbulohet talenti që nuk e prisnim/ Mona ia “merr në

Sot në të gjithë vendin festohet 7 Marsi, Dita e Mësuesit, e cila përkon me 133 vjetorin e krijimit të Mësonjëtores së parë shqipe.

Në këtë ditë, për mësuesit kanë ardhur urime të shumta edhe nga klasa politike. Mes personazheve të politikës që kanë uruar sot mësuesit, është edhe kryetarja e LSI-së, Monika Kryemadhi.

Sot në një urim të bërë në rrjetet sociale, kryetarja e LSI-së na ka treguar se është një poete edhe më e madhe se Ismalili i dytë i shqiptarëve.

Shoqja Mona me urimin e saj për 7 marsin ka vjedhur vargjet e poezisë ?Mësueset e fshatit?, të Ismail Kadaresë, duke e publikuar si të saj dhe për më tepër duke e ndryshuar.

?Unë besoj te ju mësuesit e mi! Ju të heshturit gjer në dhimbje, të mëdhenjtë gjer në madhështi!?-shkruan Mona në urimin e saj.

Tani Mona, ndoshta problemin e ka se nuk ka mësuar vargjet, a se është mësuar të vjedhë apo e ka inatin me Kadarenë se nuk i pëlqen siç e ka shkruar shkrimtari i madh, këtë nuk e dimë.

Por që Mona është e gjithanshme, që nga çështjet atomike e deri tek shfletimi i llogarive në bllokun e burrit në shtëpi, këtë nuk mund ta mohojë askush.

Por, sot zbuluam kush është poetja e vërtetë Monika Kryemadhi, ajo që i vjedh vargjet Ismail Kadaresë dhe i përshtat sipas qejfit të saj, duke treguar sesa korrekte është, sesa etikë ka. Pa folur pastaj që minimalisht duhej ta citonte të madhin Kadare. Jo t?ia vidhte vargjet, duke ia deformuar dhe duke treguar një mungesë respekti, pa folur për kulturën.

Statusi i publikuar për mësuesit, tregon thjeshtë dhe vetëm se Mona iu jep një mesazh mësuesve, duke iu thënë se Kadareja e ka bërë gabim këtë poezi. Vargjet duhet të ishin ndryshe.

Mirë që nuk e citon autorin dhe nuk ka minimumin e respektit dhe etikës për t?i publikuar ato vargje siç janë, por i deformon.

Dhe për më tepër i ka deformuar në mënyrë të tillë, sa edhe Kadareja  kur ti lexojë nuk do t?iu besojë syve sesa bukur e paska shkruar Mona.

Ajo është e papërsëritshme. Poezitë e saj na mungonin kaq shumë. Tani nuk ngelet gjë tjetër veçse që së shpejti të publikojë një libër me poezitë e saj.

Tani me këto vargje që ka bërë, Mona mund të jetë pretendente për cmimin Nobel, mund të hyjë në garë. Ne do të ishim të lumtur të shikonim dhe Monen. Ajo mund të jetë një poete e vërtetë, e mrekullueshme. Më e mira ndoshta. Imagjinoni poezitë e saj për Ilir Metën, për Edi Ramën, për Lulzim Bashën. Do të ishin vargje të arta, të cilat mund të merrnin dhe çmimin nobel. Ne do ta mbështesnim Monën në garën e saj nuk ka shqiptar që nuk e mbështet Monen.

Shumë thonë se Mona shikon filxhanin. Ne nga ana jonë nuk e kemi besuar dhe nuk kemi dashur ta besojmë, megjithëse s?ka asgjë të keqe, ka njerëz që i ndjekin këto. Por, që Mona jonë të na vidhte poezinë e Kadaresë e do na e tregonte si t?i kishte parë në filxhan, këtë nuk do ta kishim besuar dot kurrë.

Më ketë rast, duke qënë se Mona e ka vjedhur dhe deformuar poezinë e Kadaresë së madh, ne po e publikojmë të plotë si një urim për mësuesit, të cilët duhet të zgjedhin tani se cila është poezia më e bukur, ajo e Kadaresë apo ajo e Monës./ CNA.al

Ja ku janë këtu të dyja versionet.

?Mësueset e fshatit?
(Ismail Kadare)

Në udhëkryqe ndanë xhadeve
Ditët e shtuna dalin shpesh
Dhe zgjatin dorën nga makinat
Herë dy nga dy herë veç e veç

Po shpesh ata që janë brenda
Me njëri-tjetrin shkëmbejnë fraza
Si shumë pretendime kanë
Mor shoku Jani, këto vajza

Dhe janë ata që bëjnë zhurmë
Që kanë për vete dyzet gojë
Që i shkruajnë letër presidiumit
Për një guzhinë po t?ju mungojë

Dhe ato presin makinën tjetër
Atje në rrugë atje në shi
Ato të urtat gjer në dhembje
Të thjeshtat gjer në madhështi

Tek presin, java që kaloi
Iu kujtohet si në tym
Klasa me nxënësit, gabimet
Q?u përsëritën në hartim

Në mbrëmje radion dëgjon njëra
Tjetrës në mend i vjen sërish
Shikimi i fotoreporterit
Q?andej kaloj rastësisht

Koha e fejesës i ka ardhur
Dikujt ndoshta i shkon çdo ditë
Pluhur i shkumësit, vello e bardhë
U bie mbi supe e i trondit

Po s?ngrenë ato botën në këmbë
Në komitet në ministri
Ato të urtat gjer në dhembje
Të thjeshtat gjer në madhështi?.

Ndërsa Kryemadhi shkruan “Unë besoj te ju mësuesit e mi! Ju të heshturit gjer në dhimbje, të mëdhenjtë gjer në madhështi! Gëzuar festën, ju të mirët mësues! Gëzuar nga mot!“/ CNA.al

Lajmet e fundit nga