Connect with Us

Zbulohet talenti që nuk e prisnim/ Mona ia “merr në kthesë” Ismail Kadaresë, gati të botojë librin me poezi

Satire Politike

Zbulohet talenti që nuk e prisnim/ Mona ia “merr në kthesë” Ismail Kadaresë, gati të botojë librin me poezi

Publikuar

-

Sot në të gjithë vendin festohet 7 Marsi, Dita e Mësuesit, e cila përkon me 133 vjetorin e krijimit të Mësonjëtores së parë shqipe.

Në këtë ditë, për mësuesit kanë ardhur urime të shumta edhe nga klasa politike. Mes personazheve të politikës që kanë uruar sot mësuesit, është edhe kryetarja e LSI-së, Monika Kryemadhi.

Sot në një urim të bërë në rrjetet sociale, kryetarja e LSI-së na ka treguar se është një poete edhe më e madhe se Ismalili i dytë i shqiptarëve.

Shoqja Mona me urimin e saj për 7 marsin ka vjedhur vargjet e poezisë “Mësueset e fshatit”, të Ismail Kadaresë, duke e publikuar si të saj dhe për më tepër duke e ndryshuar.

“Unë besoj te ju mësuesit e mi! Ju të heshturit gjer në dhimbje, të mëdhenjtë gjer në madhështi!”-shkruan Mona në urimin e saj.

Tani Mona, ndoshta problemin e ka se nuk ka mësuar vargjet, a se është mësuar të vjedhë apo e ka inatin me Kadarenë se nuk i pëlqen siç e ka shkruar shkrimtari i madh, këtë nuk e dimë.

Por që Mona është e gjithanshme, që nga çështjet atomike e deri tek shfletimi i llogarive në bllokun e burrit në shtëpi, këtë nuk mund ta mohojë askush.

Por, sot zbuluam kush është poetja e vërtetë Monika Kryemadhi, ajo që i vjedh vargjet Ismail Kadaresë dhe i përshtat sipas qejfit të saj, duke treguar sesa korrekte është, sesa etikë ka. Pa folur pastaj që minimalisht duhej ta citonte të madhin Kadare. Jo t’ia vidhte vargjet, duke ia deformuar dhe duke treguar një mungesë respekti, pa folur për kulturën.

Statusi i publikuar për mësuesit, tregon thjeshtë dhe vetëm se Mona iu jep një mesazh mësuesve, duke iu thënë se Kadareja e ka bërë gabim këtë poezi. Vargjet duhet të ishin ndryshe.

Mirë që nuk e citon autorin dhe nuk ka minimumin e respektit dhe etikës për t’i publikuar ato vargje siç janë, por i deformon.

Dhe për më tepër i ka deformuar në mënyrë të tillë, sa edhe Kadareja  kur ti lexojë nuk do t’iu besojë syve sesa bukur e paska shkruar Mona.

Ajo është e papërsëritshme. Poezitë e saj na mungonin kaq shumë. Tani nuk ngelet gjë tjetër veçse që së shpejti të publikojë një libër me poezitë e saj.

Tani me këto vargje që ka bërë, Mona mund të jetë pretendente për cmimin Nobel, mund të hyjë në garë. Ne do të ishim të lumtur të shikonim dhe Monen. Ajo mund të jetë një poete e vërtetë, e mrekullueshme. Më e mira ndoshta. Imagjinoni poezitë e saj për Ilir Metën, për Edi Ramën, për Lulzim Bashën. Do të ishin vargje të arta, të cilat mund të merrnin dhe çmimin nobel. Ne do ta mbështesnim Monën në garën e saj nuk ka shqiptar që nuk e mbështet Monen.

LEXO EDHE:  Ditëlindja e PS/ Berisha vlerëson Metën, Kryemadhin e Majkon

Shumë thonë se Mona shikon filxhanin. Ne nga ana jonë nuk e kemi besuar dhe nuk kemi dashur ta besojmë, megjithëse s’ka asgjë të keqe, ka njerëz që i ndjekin këto. Por, që Mona jonë të na vidhte poezinë e Kadaresë e do na e tregonte si t’i kishte parë në filxhan, këtë nuk do ta kishim besuar dot kurrë.

Më ketë rast, duke qënë se Mona e ka vjedhur dhe deformuar poezinë e Kadaresë së madh, ne po e publikojmë të plotë si një urim për mësuesit, të cilët duhet të zgjedhin tani se cila është poezia më e bukur, ajo e Kadaresë apo ajo e Monës./ CNA.al

Ja ku janë këtu të dyja versionet.

“Mësueset e fshatit”
(Ismail Kadare)

Në udhëkryqe ndanë xhadeve
Ditët e shtuna dalin shpesh
Dhe zgjatin dorën nga makinat
Herë dy nga dy herë veç e veç

Po shpesh ata që janë brenda
Me njëri-tjetrin shkëmbejnë fraza
Si shumë pretendime kanë
Mor shoku Jani, këto vajza

Dhe janë ata që bëjnë zhurmë
Që kanë për vete dyzet gojë
Që i shkruajnë letër presidiumit
Për një guzhinë po t’ju mungojë

Dhe ato presin makinën tjetër
Atje në rrugë atje në shi
Ato të urtat gjer në dhembje
Të thjeshtat gjer në madhështi

Tek presin, java që kaloi
Iu kujtohet si në tym
Klasa me nxënësit, gabimet
Q’u përsëritën në hartim

Në mbrëmje radion dëgjon njëra
Tjetrës në mend i vjen sërish
Shikimi i fotoreporterit
Q’andej kaloj rastësisht

Koha e fejesës i ka ardhur
Dikujt ndoshta i shkon çdo ditë
Pluhur i shkumësit, vello e bardhë
U bie mbi supe e i trondit

Po s’ngrenë ato botën në këmbë
Në komitet në ministri
Ato të urtat gjer në dhembje
Të thjeshtat gjer në madhështi….

Ndërsa Kryemadhi shkruan “Unë besoj te ju mësuesit e mi! Ju të heshturit gjer në dhimbje, të mëdhenjtë gjer në madhështi! Gëzuar festën, ju të mirët mësues! Gëzuar nga mot!“/ CNA.al

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania
KLIKO PER TE KOMENTUAR

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Satire Politike

Rama i “Stop”, këshilla kundër koronavirusit: Lexoni Biblën e Kuranin!

Publikuar

-

Nga

Klintoni ka dalë nëpër Tiranë, madje ka improvizuar një konferencë shtypi në natyrë pranë kodrave të liqenit. I njohur dhe si “Rama” i emisionit “Stop” këtë herë Klintoni ka folur për masat ndaj koronavirusit, duke bërë thirrje, që të mos përhapet panik dhe qytetarët të lexojnë Biblën e Kuranin, duke refuzuar lajmet mediatike.

LEXO EDHE:  Ditëlindja e PS/ Berisha vlerëson Metën, Kryemadhin e Majkon

LEXO EDHE:  Meta nuk i beson bashkëshortes Monika/ Deklarata e fortë e deputetit socialist

Konferencën e Ramës së “Stop”-it të plotë mund ta ndiqni në videon e më poshtme.

LEXO TE PLOTE

Satire Politike

Foto-“Mbledhim flori të përdorur, sillni çdo send të vlefshëm me vete”/ Shpërthen humori në rrjet

Publikuar

-

Nga

Presidenti Ilir Meta ka thirrur sot një manifestim, sipas tij për të mbrojur Kushtetutën.

Meta prej ditësh akuzon mazhorancën për grusht shtetit, ndërsa sot ka thirrur një manifestim në orën 17:00, për të mbrojur Kushtetutën dhe demokracinë.

Por, në lidhje me këtë ka shpërthyer humori në rrjetet sociale, ku i kujtojnë Metës 7% si dhe floririn e zhdukur, për të cilin jo pak herë është akuzuar nga opozita e sotme.

Më poshtë memet më pikante në rrjet:

LEXO EDHE:  Shpërthen gazetari/ “Fyerje të kërcënosh Monikën e Ilirit”

LEXO EDHE:  Listat e Bashës dhe Kryemadhit/ Shehi: Gjë më për të qeshur nuk kemi parë ndonjëherë

 

LEXO TE PLOTE

Satire Politike

Arrestohet lideri shpirtëror/ Basha shpall dy marsin “Ditë zie”

Publikuar

-

Nga

Në orët e para të mëngjeist të sotëm është vënë në pranga pronari i UET, Henri Çili, djaloshi nga Labinoti që ndryshoi emrin nga Naim, në Henri.

Arrestimi i Çilit, është bërë pas një urdhëri të lëshuar nga prokuroria, pasi dyshohet për një skemë korupsioni në sistemin e drejtësisë.

Por, pas këtij lajmi të “kobshëm”, duket se në selinë e SHQUP-it ka rënë zia.

Shumica e kryesisë së Republikës së Re, janë ose produkt ose të paguar nga UET i Henri Çilit, ku “shkëlqen” Grida Duma. Por, edhe sekretariati dhe Këshilli Kombëtar, po  ti shikosh me imtësi shumica e tyre janë njerëz pa kontribute në politkë dhe të suportuar nga Çili.

LEXO EDHE:  “Raportet Ndërkombëtare dhe balta e Lulit dhe Monikës”

LEXO EDHE:  28 Nëntori/ Basha: Të bëjmë Shqipërinë një vend ku kthehen e jo largohen shqiptarët

Edhe ata që kanë pak eksperiencë politike, janë zhytur tek Çili dhe UET. Nuk ka shpëtuar njeri pa u lagur dhe ndotur me të.

Kështu, duke parë arrestimin e liderit shpirtëror të partisë, Lulzim Basha ka vendosur që datën 2 mars ta shpallë “Ditë zie” në selinë e SHQUP-it.

Burime jozyrtare theksuan se Luli i ka propozuar me një komunikim urgjent Ilir Metës që gjatë protestës për Kushtetutën të mbahet edhe një minutë heshtje për arrestimin e Naimit të Labinotit./ CNA.al

Kush është Henri Çili dhe si denoncohej nga CNA.al

Ndikim tek gjyqtarët për të liruar të arrestuarit për drogë/ 11 persona në pranga, mes tyre edhe Henri Çili  

LEXO TE PLOTE