Connect with Us

Videoja e CNA.al/ Topalli bën “për ujë të ftohtë” Bashën për listat e deputetëve dhe katandisjen e PD

Politikë

Videoja e CNA.al/ Topalli bën “për ujë të ftohtë” Bashën për listat e deputetëve dhe katandisjen e PD

Publikuar

-

Jozefina-Topalli duke folur para mediave

Ditën e sotme CNA.al ka publikuar një video të deputetëve të listave të kryetarit të PD-së Lulzim Bashës, me gafat që ata kanë bërë në Kuvend.

Këtë video e ka shpërndarë në rrjetet sociale ish-kryeparlamentarja Jozefina Topalli, e cila ka kritikuar ashpër Bashën. Topalli bën përgjegjës liderin aktual të demokratëve për katandisjen e PD-së dhe i kujton të gjitha premtimet e pambajtura.

“Humbi sa herë hyri në zgjedhje, që kur u shpall kryetar i PD, la vendin pa opozitë, bëri PD (Partinë e ëndrrave) karneval, tradhëtoi demokratët duke djegur mandatet e parlamentit, i dhuroi Ramës të gjitha bashkitë dhe këshillat bashkiak, shpalli vetëngrirjen dhe vrau votën në partinë, që solli lirinë e votës, zboi themelues, qëndrestarë, autoritete e kontribues, shpartalloi çdo strukturë të partisë të ngritur me sakrifica titanike, premtoi se nuk do lejonte zgjedhje më 30 qershor dhe bëri sikur e harroi, premtoi se nuk do dorëzonte bashkitë dhe i lëshoi pa asnjë problem, premtoi se do kishte zgjedhje me 13 tetor meqë kishte fituar me 85% ..dhe bëri sikur se mbante mend; premtoi në çadër se s’ka zgjedhje me Ramën dhe hyri në qeveri me Ramën kryeministër, i doli zot listës së tij private, tha se mbante totalisht përgjegjësi dhe tani bën sikur ia kanë sjellë nga marsi. Ktheu partinë në biznes të familjes. Boll është boll!”, shkruan ish-kryeparlamentarja.

LEXO EDHE:  “Kërriç, derrkuc, hajdut”/ Degradon Parlamenti

Topalli deklaron se me një drejtim të ri të Partisë Demokratike, Rama rrëzohet për pak muaj dhe vendi çlirohet nga 4 vetë, të cilët (partnerë të tij) e mbajnë peng./ CNA.al

Video/ Si zotohej Basha për deputetët e listës së tij që “lanë nam” në Kuvend

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania
KLIKO PER TE KOMENTUAR

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Politikë

Video/ Si zotohej Basha për deputetët e listës së tij që “lanë nam” në Kuvend

Publikuar

-

Nga

Deputet e listës Basha, të zgjedhur për përgjegjësi të plotë nga vetë kryedemokrati, sot kanë përfunduar meme në rrjetet sociale.

Megjithëse Basha zotohej në një emison të Blendi Fevziut se mbante përgjegjësi të plotë për emrat e listës të bërë nga vetë ai, sot janë pikërisht këta deputetë që përfaqësojnë popullin dhe gajasin Kuvendin.

Kostaq Papa, u kthye dje në personazhin e ditës, pas deklaratës së tij në lidhje me femrat.

Teksa mbante fjalën në Kuvend, ai tha se “fëmrat kur kanë qenë me mua kanë pirë më shumë uiski se ujë”, pasi ai kishte pasur dhe kaçurrela kur ishte i ri.

Më herët ishte deputetja Majlinda Halilaj, ajo që “la nam” në Kuvend teksa u përpoq të denonconte “Korporatën e Investimeve” .  Nuk dinte si artikulohej fjalë “korporatë’ apo “kishte problem në njërin sy”, siç ajo u përpoq ta justifikonte, e qartësoi për të gjithë ata që kishin dyshime në një reagim të dytë në rrjetet sociale “shkruar pastër dhe qartë”.

LEXO EDHE:   “Basha një humbës kronik”/ Balla: 30 Qershorin nuk e luan topi

LEXO EDHE:  Fajin e ka Agim Hushi që tha të vërtetën/Ta “vrasim”?!

Megjithatë, “koporata” e Majlindës jo vetëm që u bë meme, por solli edhe reagimin e vetë kryedemokratit, i cili hoqi përgjegjësitë nga vetja duke thënë se ajo kishte ardhur nga fundi i listave, ku vëmendja e propozuesve të emrave ka qenë më e reduktuar.

Për Kostaqin “Don Zhuan”, Basha ende nuk ka dhënë ndonjë sqarim, megjithatë le të kutjojmë edhe njëherë se çfarë thoshte Basha për deputetët e listës së tij në vitin 2017./CNA.al

Lista Lulzim Basha

Deputetet e Listes Basha

Gepostet von CNA.al City News Albania am Samstag, 7. März 2020

LEXO TE PLOTE

Politikë

Myslim Murrizi ironizon Metën/ Bën shqiponjën dhe ulet në gjunjë në mes të borës

Publikuar

-

Nga

Deputeti i opozitës parlamentare, Myslim Murrizi, ka ironizuar presidentin Ilir Meta, i cili gjatë manifestimit u ul në gjunjë dhe bëri simbolin e shqiponjës me duar.

Murrizi po kalon fundjavën në Bogë, ku ka rënë borë dhe ka imituar Kreun e Shtetit, duke bërë të njëjtin gjest.

Ai është ulur në gjunjë e ka bërë shqiponjën me duar, ndërsa me tone ironike betohet se vitin tjetër do bjerë sërish borë.

“Sot në bjeshkët e rugovës mbi Pejë në Bogë. Një 7 mars i 2020 duke rënë dëbore. “Betohem që do bjeri prap borë vitin që vjen”, shkruan Murrizi në një postim në rrjetet sociale./ CNA.al

 

LEXO TE PLOTE

Politikë

Audioja e drejtoreshës për masat e koronavirusit/ Spahia sulmon Ramën

Publikuar

-

Nga

Ish- deputeti i PD Bardh Spahia ka publikuar një video të montuar me deklaratat e drejtoreshës së qendrës shëndetësore nr.8 në Tiranë për masat e koronavirusit dhe me deklaratat e kryeministrit Edi Rama.

Spahia thotë se mosmarrja e masave për virusin, është një papërgjegjshmëri kriminale, ndërsa deklaron se thirrjet e PD-së nuk janë dëgjuar.

“Kur Edi Rama “mëson” nga PD se si e ka situatën në shërbimin shëndetësor: pa maska, pa alkool, pa doreza e pa ujë! Dhe si aktor i keq, kur kapet gafil, thotë se nuk qenka realiteti i përgjithshëm! Pasi thirrjet tona për marrjen e masave urgjente, nuk u dëgjuan, PD ka monitoruar situatën në terren, e cila është siç e pranon vetë drejtoresha e qendrës shëndetësore nr.8: pa furnizimin bazik edhe për gripin stinor, jo më për Koronavirusin e ri! Rama konfirmoi sot se kërcënimet e drejtoreshës në mbledhjen urgjente ndaj personelit mjekësor për të mos treguar realitetin skandaloz të shëndetësisë nuk është aspak një rastësi por një politikë e mirëfilltë kriminale e kësaj qeverie. Kjo nuk është thjesht papërgjegjshmëri Edi Rama, është kriminale!”, nënvizon demokrati.

LEXO EDHE:  Qeveria e përfshirë në skandale/ Përse Basha nuk i djeg mandatet?

LEXO EDHE:  Ish-deputeti publikon dokumentin/ Sistemi arsimor po degradon dita ditës

Ish-deputeti hedh poshtë zërat se diskutimi i drejtoreshës ka ndodhur me anë të një telefonate, pasi pretendon se në momentin që është regjistruar audioja e publikuar nga PD, drejtoresha ka qenë duke debatuar në mbledhje me stafin mjekësor./ CNA.al

LEXO TE PLOTE