LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Video-Shpejtësi në kufijtë e çmendurisë/ Policia me “dorë të hekurt”, ndëshkohen drejtuesit “rebelë”

7 Mars 2020, 08:25, Kronika CNA
Video-Shpejtësi në kufijtë e çmendurisë/ Policia me

Policia Rrugore  vijon kontrollet me radar, për respektimin e rregullave të qarkkullimit rrugor, nga drejtuesit e mjeteve.

Në një njoftim në faqen zyrtare, Polica e Shtetit bën të ditur se gjatë ditë së djeshme, në aksin rrugor Elbasan-Tiranë, janë evidentuar 11 raste të shpejtësisë që varionte nga 133 km/h deri në 187 km/h, shpejtësi në fluks, çka rrezikon seriozisht jetën e përdoruesve të rrugës dhe vetë drejtuesve të këtyre mjeteve.

?Vijon kontrolli me radar, për parandalimin e shpejtësisë me qëllim parandalimin e aksidenteve.

187 km/h ? rrezik potencial për të shkaktuar ngjarje rrugore dhe pasoja fatale për jetën e drejtuesit, pasagjerëve, por edhe përdoruesve të tjerë të rrugës.

Gjatë gjithë ditës së sotme, në këtë aks janë evidentuar 11 raste të shpejtësisë që varionte nga 133 km/h deri në 187 km/h ?, shpejtësi në fluks, çka rrezikon seriozisht jetën e përdoruesve të rrugës dhe vetë drejtuesve të këtyre mjeteve.

Kontrollet do vijojnë edhe gjatë orëve të mbrëmjes e orëve të para të mëngjesit dhe gjithë fundjavën.

Drejtues mjetesh, duajeni jetën, mos fluturoni në rrugë ? qarkulloni brenda limiteve të lejuara që destinacioni juaj të jetë i sigurtë.

Viti 2020, Viti i Sigurisë Rrugore.?-thuhet në njoftimin e policisë.

Lajmet e fundit nga