Connect with Us

Vetë- izolim për të dyshuarit me koronavirus/ Shehu: Duhet investimin mbi 30 milion euro urgjent

Politikë

Vetë- izolim për të dyshuarit me koronavirus/ Shehu: Duhet investimin mbi 30 milion euro urgjent

Publikuar

-

Tritan Shehu: “Xhevahiret” e komitetit nuk mund ta fshehin më gjendjen katastrofale epidemiologjke!

Ish-deputeti i Partisë Demokratike, Tritan Shehu, është shprehur skeptik sa i përket metodës së vetë- izolomit që po praktikon Ministria dhe Task- Forca për koronavirusin lidhur me rastet e dyshuara.

Në një reagim të tij në rrjetet sociale, Shehu shprehet se kjo metodë do të ishte disfatë për shtetin me pasoja të pallogaritshme.

“Task sot deklaroi kolapsin e shtetit ndaj koronavirusit!

Po degjoj tashti Task qe per here te pare flet sikur virusi te kete hyre ne Shqiperi e jep te kuptohet se strategjia do bazohet kryesisht te “vete izolimi” ne shtepi per te dyshuarit e rastet jo te renda, qendrim ky qe per ne do te thote disfate e shtetit e pasoja te pa llogarieshme.
Ne fakt kjo strategji perdoret ne dy nivele vendesh:
1– Ne vendet e pazhvilluara per shkak te mos ekzistences se strukturave shendetesore si Karantina speciale, klinika etj, me pasoje kontaminime te pa kontrolluara e perfundime thellesisht negative, ku shteti heq pergjegjesite e tij dhe masivisht te kontaminuarit a dyshuarit lihen ne meshire te fatit.

2–Ne vendet shume te zhvilluara, por aty ne menyre shume selektive kjo e me kushte qe: A) i izoluari te kete mundesi te jetoje vetem ne shtepi (jo me familje). B)te kete nje nivel te konsiderueshem edukimi, kushtesh financiare e pergjegjeshmerie. C) ai vend ku zbatohet kjo taktike duhet te kete nje nivel te larte organizimi te Kujdesit Paresor e Epidemiologjik, qe kontrollet e vazhdueshme e trajtimet tu kryhen me perpikmeri nga ato sherbime ne shtepi.

LEXO EDHE:  90 raste të reja me Covid-19 në 24 orët e fundit/ Ja sa arrin në total numri i të infektuarve

Nga te dhenat qe jane per sistemin tone shendetesor e ate paresor, ne fakt i perkasim grupit te pikes se pare, kolapsit te shtetit.

Ne vendin tone duhet nje qendrim shume aktiv me qendra karantine te organizuara, shtreter spitalore infektive te pajisur ne qendrat kryesore te vendit. me rreth 200 poste reanimacioni si fillim, ne gadishmeri e te destinuara, disa laboratore te specializuar etj, qe kerkojne nje investim fillestar mbi 30 M E urgjent e mobilizim total te kapaciteteve.”/CNA.al

 

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania
KLIKO PER TE KOMENTUAR

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Politikë

“Nuk mund të na marrin për budallenj”/ Rudina Hajdari ngre tonet: Kjo është e pandershme dhe antikushtetuese

Publikuar

-

Nga

“Nuk mund të na marrin për budallenj”/ Rudina Hajdari ngre tonet: Kjo është e pandershme dhe antikushtetuese

Deputetja demokrate Rudina Hajdari ka komentuar propozimin e PS-së, për ndryshimet në Kodin Zgjedhor.

E ftuar në A2 CNN, deputetja Hajdari e ka cilësuar si të pandershëm dhe antikushtetues propozimin e PS-së.

“PS nuk ka bërë propozim për hapjen e listave 100%. Është fare e thjeshtë, nuk mund të na marrin për budallenj. Nëse fuqia i mbetet kryetarit, atëherë ku e ke ti listën e hapur.



Ajo që kemi arritur ne në propozimin tonë, është të bëjmë një renditje me rend alfabetik, duhet të jenë qytetarët që të votojnë dhe të renditesh sipas votave që ka marrë ne secilin qark. Propzozimi që ka bërë PS është krejt e pandershme dhe diskriminuese.

LEXO EDHE:  Basha uron Pashkët me lepurushët e përgatitur nga vajzat/ “Lutjet shkojnë për ata që përballen me virusin”

LEXO EDHE:  90 raste të reja me Covid-19 në 24 orët e fundit/ Ja sa arrin në total numri i të infektuarve

Është edhe antikushtetuese, sepse me ndryshimet kushtetuese që ne kemi miratuar,  2/3 e listës duhet të jenë të hapura, 70% e listës duhet të jenë të hapura.”-tha Hajdari.

LEXO TE PLOTE

Politikë

Rama një ‘delivery boy’/ Ish ambasadori i hakërrehet kryeministrit: Na ka bërë të dukemi qesharakë në sytë e botës

Publikuar

-

Nga

Rama një ‘delivery boy’/ Ish ambasadori i hakërrehet kryeministrit: Na ka bërë të dukemi qesharakë në sytë e botës

Ish-ambasadori shqiptar në Organizatën e Kombeve të Bashkuara, Agim Nesho ka qenë i ftuar në Syri tv mbrëmjen e sotme ku është diskutuar për marrëveshjen e detit me Greqinë si edhe vizitën e Ramës në Athinë dhe atë me Erdogan.

Nesho tha se Rama nuk ka një politikë të qartë të jashtme, dhe na ka bërë të dukemi qesharak në sytë e Evropës

LEXO EDHE:  COVID -19/ Kryepeshkopi Anastas Janullatos apel qytetarëve shqiptarë: Ti bindemi udhëzimeve të Qeverisë

LEXO EDHE:  Basha uron Pashkët me lepurushët e përgatitur nga vajzat/ "Lutjet shkojnë për ata që përballen me virusin"

“Rama duhet të ishte për interesat e Shqipërisë. Kryeministri na ka bërë të dukemi qesharakë në sytë e botës. Rama nuk ka një politike të qartë. Por po sillet si  një ‘delivery boy. Tani Rama flet për të shkuar në Gjykatë. Por në Gjykatë nuk shkohet pa patur një marrëvëshje’./CNA.al



 

 

 

LEXO TE PLOTE

Politikë

Zgjedhjet e 25 prillit/ Delegacioni francez-politikanëve: Kujdes, garantoni funksionimin e drejtësisë

Publikuar

-

Nga

Zgjedhjet e 25 prillit/ Delegacioni francez-politikanëve: Kujdes, garantoni funksionimin e drejtësisë

Drejtësia dhe zgjedhjet janë dy çështjet kryesore që duhet të bindin Francën për të hapur dritën jeshile të negociatave me Shqipërinë.

Një delegacion prej 6 deputetësh nga i gjithë spektri politik francez vizitoi vendin tonë për të parë nga afër hapat e Shqipërisë në rrugën europiane.

Kreu i këtij delegacioni, Mireille Clapot, (Mirej Klapo) tha për Euronews Albania se ata dëshirojnë që institucionet e drejtësisë të jenë të konstituara dhe që zgjedhjet e 25 prillit të jenë më të mirat e mundshme.

“Drejtësia duhet të jetë një sistem i pavarur dhe e dimë që në Shqipëri aktualisht po veprohet në sistemin e vetingut. Dëshirojmë që të gjitha institucionet e drejtësisë, të jenë të konstituara, të formuara dhe funksionale sa më shpejt të jetë e mundur. Përsa i përket zgjedhjeve, dëshirojmë që këto zgjedhje të zhvillohen në mënyrën më të mirë të mundshme, të jenë të lira dhe të pavarura. Ne jemi gjithashtu shumë të vëmendshëm dhe ndaj luftës që bëhet ndaj krimit të organizuar , korrupsionit dhe pastrimit të parave”,- tha në fjalën e tij Mireille Clapot.



Franca është e vëmendshme gjithashtu edhe për sa i përket çështjeve të mjedisit dhe reformave të tjera që vendit i duhen për anëtarësimin në BE.

LEXO EDHE:  90 raste të reja me Covid-19 në 24 orët e fundit/ Ja sa arrin në total numri i të infektuarve

LEXO EDHE:  Koronavirusi “gjunjëzon” ekonominë/ Eksperti bën paralajmërimin e fortë

“Franca siç e ka bërë të qartë presidenti z. Emanuel Macron dëshiron që të gjitha reformat që bëhen në Shqipëri të kenë rezultat, kryesisht të jenë gjithashtu të dukshme dhe të prekshme për popullatën. Gjithashtu Franca siç e dini ka vendosur dhe parimin e kthimit mbrapa të procesit. Theksoj dhe njëherë dhe dua të jem shumë e qartë, duhet që reformat të ecin para, të jenë të suksesshme dhe të jenë të prekshme për qytetarët”,- shtoi kreu i delegacionit francez.

Në përfundim, Mireille Clapot kërkoi që të mos lihet pas lufta kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar por edhe kundër pastrimit të parave.

LEXO TE PLOTE