Connect with Us

Thirrja e fortë për qeverinë/ Zgjohuni, coronavirusi është emergjencë e jashtëzakonshme 

Politikë

Thirrja e fortë për qeverinë/ Zgjohuni, coronavirusi është emergjencë e jashtëzakonshme 

Publikuar

-

Nënkryetari i LSI-së, Petrit Vasili i ka drejtuar një apel të fortë qeverisë, në lidhje me coronaavirusin, të cilën e cilëson si emergjencë kombëtare.

Në një postim në rrjetet sociale, Vasili shkruan se qeveria shqiptare lidhur me financimin e kesaj emergjence globale po e trajton ate si rutine.

“Qeveri zgjohu, coronavirusi eshte Emergjencë Kombetare dhe jo rutine!

Coronavirusi si nje emergjence e jashtezakonshme shendetesore dhe qe po shtrihet frikshem ne Europe duhet trajtuar si e tille, pra si emergjence shume serioze dhe teper e komplikuar.

Eshte e qarte se Qeveria shqiptare lidhur me financimin e kesaj emergjence globale po e trajton ate si rutine dhe me shpresen e syte nga qielli duke thene: hajt ishallah mbaron dhe ja hedhim pa shpenzuar lekë.

Pikerisht ne keto momente kritike, konstatimi i mungeses edhe ne Qendrat Shendetesore ne mes te Tiranes te materialeve me bazike si maska, doreza si dhe mungesa e ujit e alkolit dhe dezinfektanteve nuk eshte thjesht skandal eshte potencialisht Risk Kombetar.”-shkruan Petrit Vasili.

Më tej, ish-deputeti i LSI-së, thekson se edhe nje vater e vetme e neglizhuar mund te behet pika e shperthimit te epidemise me pasoja shume te renda per gjithe vendin.

Sipas Vasilit, “Komentet propagandistike te qeverise dhe mohimi i fakteve kane zero vlere, duhen financime e veprime konkrete, per te mbrojtur shqiptaret nga ky Risk Kombetar.

LEXO EDHE:  Rama merr drejtimin e Ministrisë së Brendshme/ Zbulohet kë mbron kryeminstri

Coronavirusi nuk eshte rutine eshte nje emergjence shume e rende.

Qeveria duhet te vere ne dispozicion te gjitha parate qe duhen per permbushjen e plote te mungesave skandaloze ne materiale mjeksore.”

Më tej, ai thotë se qeveria duhet tua marë paratë oligarkëve, nëse është e nevojshme, për tu mbrojtur nga coronavirusi.

“Qeveria ne i mungofshin parate, le tua marre oligarkeve, qe ti mbroje edhe ata vete nga coronavirusi, i cili po shpertheu nuk ben dallim mes oligarkut dhe njeriut te thjeshte.

Qeveria duhet te kuptoje se me aq para’ sa ka vendosur deri tani nuk ka bere thuajse asgje perballimin e emergjences nga coronavirusi.

Ta themi troç 1 milion dollare te dhena nga Qeveria jane nje shifer qesharake perballe nje Emergjence, qe pervec Riskut shume te larte te shendetit, ka pasoja shkaterrimtare edhe per ekonomine kombetare.

Ndaj cdo lek i financuar eshte jete njerezish te shpetuara, por shpetim edhe per ekonomine, kete duhet te kuptoje edhe kjo qeveri e papergjegjshme.

Me coronavirusin nuk luhet, por luftohet.

Eshte ne loje shendeti i qindra mije shqiptareve.

Respekt dhe mbeshtetje pa fund personelit mjeksor qe lufton ne vije te pare, ndonese i pambrojtur dhe i papaguar si duhet.”-përfundon postimin e tij Petrit Vasili./ CNA.al

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania
KLIKO PER TE KOMENTUAR

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Politikë

“Nisemi çdo ditë në 06:30”/ Nxënësit e shkollës së mbyllur rrëfejnë rrugën e mundimshme për në shkollë   

Publikuar

-

Nga

Me rastin e 7 Marsit, Kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, ka zhvilluar një bashkëbisedim me prindër dhe nxënës të shkollës 9-vjeçare “Shtjefën Maçi”, në Dajç të Shkodrës.

Sipas Bashës, kjo shkollë ka mbyllur dyert këtë vit, për shkak të largimit të shumë banorëve të kësaj zone nga Shqipëria.

Prindërit i tregojnë kryedemokratit se fëmijët janë zhvendosur larg, në Dajç të ri ose në Shkodër, për të ndjekur mësimet, pas mbylljes së shkollës.

Nga ana tjetër, fëmijët i thanë Bashës se udhëtojnë çdo ditë me furgon në orën 6.30 për të shkuar në shkollë në Shkodër dhe kthehen pas orës 14.00, duke e bërë të mundimshëm rrugën për shkollë.

“Do të bëj gjithçka që njerëzit të mos ikin as nga Dajçi, as nga Shkodra dhe për këtë më duhet ndihma e të gjithëve. Ne do të garantojmë shkolla të hapura në çdo cep të Shqipërisë dhe me alternativën tonë për transformimin ekonomik të vendit do t’i japim fund largimit masiv të shqiptarëve”, tha Basha.

LEXO EDHE:  Rama merr drejtimin e Ministrisë së Brendshme/ Zbulohet kë mbron kryeminstri

LEXO EDHE:  Guvernatori i Bankës, si ministri e Edi Ramës

Ndërkohë, duke e shoqëruar bashkëbisedimin me një video në “facebook”, kreu i PD shkruan “Në Dajç me nxënës dhe prindër në shkollën 9 vjecare “Shtjefën Maçi” e cila ka mbyllur dyert këtë vit për shkak të largimit të shumë banorëve të kësaj zone nga Shqipëria. Trishtimi dhe vështirësitë e këtyre fëmijëve që udhëtojnë me orë të tëra përditë për të shkuar në shkollë, duhet të marrin fund. Ne do të garantojmë shkolla të hapura në çdo cep të Shqipërisë dhe me alternativën tonë për transformimin ekonomik të vendit, do t’i japim fund largimit masiv të shqiptarëve. #PotëDëgjoj #ditëmëtëmira”.

LEXO TE PLOTE

Politikë

“E di si ngjan ti pa gruan …”?/ Rama batuta me familjen e prekur nga tërmeti 

Publikuar

-

Nga

Paraditen e sotme, kryeministri Edi Rama ka vizituar një familje në Maminas, e cila është akomoduar në një banesë me qera, pasi shtëpia e tyre u dëmtua nga tërmeti tragjik i 26 nëntorit.

Por gjatë bisedës me familjarët, kreu i qeverisë nuk i ka kursyer edhe batutat me kryefamiljarin, të cilit i tha se duhet të mbajë mirë bashkëshorten, se po të mos ketë atë, ai do të ngjajë si një shtëpi pas tërmetit.

Pjesë nga diskutimet:
Rama: Mbaje mirë këtë.
Burri: Ajo duhet të më mbajë mua.

Rama: Ore kjo të mban ty, se po s’të mbajti kjo e di si je ti, si ajo shtëpia pas tërmetit. Po të mos jenë gratë në Shqipëri, burrat flasin me vete. Duhet të falënderosh Zotin çdo ditë që e ke këtë.
Gruaja: Është i mirë, deri tani mirë kemi ecur.
Rama: E keni kolauduar marrëdhënien.
Gruaja: Kemi rritur shtatë fëmijë dhe shumë mirë.
Rama: T’iu rrojnë. Sa nipa e mbesa keni?
Gruaja: 15 nipa e mbeta, kemi dhe stërnip.
Rama: T’i keni me jetë se ajo është kryesorja. Shtëpitë bëhen prapë, me vështirësi, por bëhen. Angazhimi është se vitin e ri t’i mblidhni të gjithë te shtëpia e re dhe të bëni “Gëzuar”. Do fillojmë shpejt te këto shtëpitë individuale, që vitin e ri ta bëjnë aty gëzuar. Shtëpitë e reja do përballojnë shumë mirë erën, muret i kanë të izoluara, kështu që nëse ka “tërmet” në një dhomë, nuk dëgjohet te dhoma tjetër.

LEXO TE PLOTE

Politikë

7 marsi, denoncim në vend të një urimi/ Arsimtarët “peng” i korrupsionit, Shahini të shkarkohet

Publikuar

-

Nga

Sot është dita e arsimtarit dhe sot në një vend të një urimi Konfederata e Sindikatave të Shqipërisë ka zgjedhur të denoncojë nëpërkëmbjen e dinjitetit të arsimtarit shqiptar.

Duke marrë shkas nga skandali me helmimet masive në Fier dhe deklarata shokuese e Zyrës Arsimore Fier Yllka Beci Konfederata e Sindikatave të Shqipërisë kërkoi shkarkimin e Ministres Arsimit Besa Shahini.

Kreu i Konfederatës së Sindikatave të Shqipërisë, Kol Nikollaj shprehet se Ministria e Arsimit që duhej të ishte tempull i njerëzve të ditur është kthyer në çerdhe korrupsioni dhe babëzie.

Siguria në shkolla, shprehet Nikollaj është një projekt i dështuar dhe rojet i sigurisë dhe sanitaret punojnë në të zezë, pasi nuk u paguhen sigurimet.

Abuzimet financiare më transportin e mësuesve, tenderat fiktivë, konferencat fiktive, kontratën kolektivë abuzive që vetëm vjedh dhe nuk mbron mësuesit janë disa prej shkeljeve më të rënda të MAS dhe për këtë Konfederata e Sindikatave ka kërkuar dhe shkarkimin e Ministres Shahini.

“Leonard Sako dhe Orinda Hoxha janë dy arsimtarë jeta e të cilëve u pre në mënyrë tragjike mesditën e shtatë shkurtit 2020, teka makina e tyre doli nga rruga në teksa po ktheheshin nga shtëpia pasi kishin mbaruar në dhëni nisim në fshatin Krahës të Tepelenës.
Me përkujtimin e vdekjes së tyre në atë aksident tragjik këtë shtatë mars ditën e arsimtarit duam të përkujtojmë të gjitha ata mësues që çdo ditë udhëtojnë më kilometra në zonat më të thella të vendit për mbjellë farën e dijës.
Shumë prej tyre zgjedhin të ikin me makina private, disa me makina të rastit e shumë të tjerë në këmbë.
Në çdo vend normal të botës së qytetëruar ku pretendojmë se do të shkojmë  transporti i  mësuesve dhe nxënësve merret përsipër nga zyrat arsimore në kuadër të një plani të miratuar nga Ministria e Arsimit.
Po në Shqipëri përse nuk ndodh ? Për faktin e thjeshtë se nuk e kërkon sindikata që ka nënshkruar kontratën kolektive me Ministrinë e Arsimit.
Kjo pasi përfaqësuesit e kësaj sindikate nuk kanë objektiv të drejtat e arsimtarëve por veç kuotat e tyre, ndaj kontrata është fiktive, paratë shkojnë në pak duar dhe të humburit e kësaj historie janë arsimtarët.
Sot ata janë më të pa mbrojtur se kurrë këto 30 vite demokraci, dinjiteti i tyre po nëpërkëmbet nga disa njerëz mediokër për të cilët tesera e partisë vlen më shumë se misioni i shenjtë i arsimtarit.
Fondet që parashikohen për transportin e arsimtarëve shkojnë nëpër konferenca fiktive ose me pak fjalë paratë vidhen dhe arsimtarët mbesin rrugëve,
Kjo është e paprecedentë dhe përball kësaj heshtjeje duhet një reagim i fortë institucional dhe mediatik.

LEXO EDHE:  Lajm i keq nga BE?/ Samiti i Berlinit i mbyll dyert Shqipërisë

LEXO EDHE:  Lajm i keq nga BE?/ Samiti i Berlinit i mbyll dyert Shqipërisë

Problemet që lindin nga moskundërshtia e paafatësisë që mbretëron në MAS sjellin probleme pa fund, e një ndër to është edhe abuzimi seksual në shkolla.
Rasti i publikuar në emisionin STOP për mësuesit ë shkollës muzikës në Fier është maja e ajsbergut dhe autoritetet duhet të nisin një hetim të gjere për këtë çështje delikate.
Ndërkohë helmimet masive në shkollat e Fierit dhe deklarata shokuese e drejtoreshës ZA Fier se një nxënësë 16 vjecare  ka mbetur shtatzënë janë këmbanë alarmi për gjendjen e arsimit në Shqipëri.
Për këtë arsye tre ditë më parë KSSH i kërkoi kryeministrit Edi Rama shkarkimin e Ministres Arsimit Besa Shahini.
Paga e arsimtarëve shqiptar është ndër më të ulëtat në Ballkan pasi na lënë pas vende si Kosovës apo Maqedonia e Veriut dhe ne si Konfederata e Sindikatave kërkojmë rritje të pagës për arsimtarët.
Qeveria hedh miliona euro për rikonstruksion shkollash për konferenca kreditosh por nuk rrit pagat e arsimtarëve, kjo tregon se synim është vjedhja e këtyre parave dhe jo rritja e efiçensës së mësuesve shqiptar.
Siguria në shkolla është një tjetër premtim i pambajtur i kësaj ministrie, teksa u promovoua policimi në shkollë por finalizua vetëm virtualisht dhe jo konkretisht.

Në kuadër të ditës së mësuesit në u themi arsimtarëve se do jemi në krahun e tyre në çdo beteje dhe dera jonë do të jetë e hapur për mësuesit shqiptar për çdo denoncim që ata duan të bëjnë.
Në do ti mbështesim edhe ligjërisht nëse është nevoja pasi për në të drejtat e arsimtarit nuk janë mision por pasion.”-thuhet në deklaratën e KSSH.

LEXO TE PLOTE