Connect with Us

SPAK bën bilancin për operacionin e OFL-së/ 12 prona dhe 19 makina të sekuestruara

Kronika

SPAK bën bilancin për operacionin e OFL-së/ 12 prona dhe 19 makina të sekuestruara

Publikuar

-

Prokuroria e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (SPAK) ka bërë bilancin e operacioneve të OFL-së, bazuar në aktin normativ të qeverisë, për sekuestrimin e pasurive, që dyshohen se vijnë nga të ardhura nga aktiviteti kriminal.

Operacioni “Forca e Ligjit” ka goditur deri më tani 101 pasuri të vendosura në rrugë kriminale, duke kërkuar sekuestrimin dhe konfiskimin e tyre. Këto pasuri, 71 prej tyre automjete dhe 30 pasuri të paluajtshme, kanë mbërritur në Prokurorinë e Posaçme, e cila njofton se i ka marrë të gjitha në shqyrtim.

Sipas SPAK “për 29 pasuri është vlerësuar se sekuestro në kushtet e emergjencës apo kërkesa për sekuestrim e paraqitur nga Policia e Shtetit është bërë në kundërshtim me kërkesat e Aktit Normativ Nr.1, datë 31.012020 dhe në këto kushte është vendosur kthimi i materialeve Policisë së Shtetit”.

“Drejtoria e Përgjithshme e Policisë së Shtetit, në zbatim të Aktit Normativ Nr.1, datë 31.01.2020, nga hyrja në fuqi e këtij akti dhe deri me datën 06.03.2020, ka paraqitur për vlerësim në Prokurorinë e Posaçme 62 raste sekuestrimesh, duke kërkuar vlerësim sekuestroje për 101 pasuri. Nga 101 pasuri të dërguara për vlerësim sekuestro, 71 pasuri janë automjete dhe 30 janë pasuri të paluajtshme (truall dhe objekte).

Prokuroria e Posaçme ka marrë në shqyrtim të gjitha rastet e paraqitura dhe deri datën 06.03.2020 ka përfunduar shqyrtimin brenda afateve ligjore për 27 kërkesa për vlerësim sekuestro, të cilat përfshijnë 60 pasuri, nga të cilat 30 pasuri janë automjete dhe 30 pasuri janë truall dhe objekte.

Për 27 kërkesat e përfunduara Prokuroria e Posaçme ka vlerësuar të ligjshme sekuestron e bërë nga Policia e Shtetit dhe ka kërkuar vendosjen e sekuestros nga Gjykata e Posaçme e Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar për 31 pasuri.

Ndërkohë për 29 pasuri është vlerësuar se sekuestro në kushtet e emergjencës apo kërkesa për sekuestrim e paraqitur nga Policia e Shtetit është bërë në kundërshtim me kërkesat e Aktit Normativ Nr.1, datë 31.012020 dhe në këto kushte është vendosur kthimi i materialeve Policisë së Shtetit.

Nga 31 pasuritë e dërguara nga Prokuroria e Posaçme në gjykatë për sekuestro, 12 pasuri janë të paluajtshme (truall dhe objekte të ndryshme) dhe 19 pasuri janë automjete të ndryshme. Ndërkohë nga 29 pasuritë, për të cilat është vlerësuar se sekuestro në kushtet e emergjencës apo kërkesa për sekuestrim e paraqitur nga Policia e Shtetit është bërë në kundërshtim me kërkesat e Aktit Normativ Nr.1, datë 31.012020, rezulton se 18 pasuri janë të paluajtshme (truall dhe objekte të ndryshme) dhe 11 pasuri janë automjete të ndryshme.

Prokuroria e Posaçme është duke vlerësuar 35 kërkesat e tjera të paraqitura nga Policia e Shtetit, të cilat përfshijnë 41 pasuri, (automjete të ndryshme), për të cilat do të merren vendimet përkatëse brenda afatit ligjor prej 15 ditësh nga data e paraqitjes së kërkesës.”-thuhet në njoftimin e SPAK./ CNA.al

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania
KLIKO PER TE KOMENTUAR

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Kronika

Vrau shokun nga pakujdesia/ Vihet në pranga 27-vjeçari, sekuestrohen armët

Publikuar

-

Nga

Vrau shokun nga pakujdesia/ Vihet në pranga 27-vjeçari, sekuestrohen armët

Zbardhet dhe dokumentohet ngjarja e ndodhur mbrëmjen e djeshme në Fushë Bulqizë, ku humbi jetën 22 -vjeçari Elidon Basha.

Policia raporton se ka gjetur armën e zjarrit tip ‘Kallashnikov’, me të cilën autori nga pakujdesia plagosi me pasojë vdekjen 22- vjeçarin, ngjarje e ndodhur në vendin e quajtur Fusha e Peladhisë, në afërsi të ish Repartit Ushtarak , vend në të cilin kishin shkuar për gjueti.

Gjithashtu u gjetën dhe u sekuestruan në cilësinë e provës materiale motomjeti me të cilin kishin lëvizur për gjueti, një armë gjahu , një kallashnikov, një pushkë sportive, një gjerdan me fishekë, një elektrik dore si dhe rrobat me njolla gjaku që autori kishte veshur në momentin e ngjarjes.

Në vijim të veprimeve u bë arrestimi në flagrancë i Klodian Kolës, 27 vjeç, lindur dhe banues Fushë Bulqizë.

Gjithashtu janë proceduar penalisht prindërit e autorit të dyshuar konkretisht shtetasit H.K., e M.K., pasi autori së bashku me prindërit kanë kryer veprime që pengojnë zbulimin e së vërtetës dhe konkretisht kanë fshehur motorin me të cilin ka lëvizur i arrestuari dhe viktima, kanë fshehur robat me njolla gjaku të cilat mbante veshur autori, në momentin e ngjarjes, si dhe kanë çmontuar e pastruar armën e gjahut të cilën i arrestuari e ka patur në momentin e ngjarjes.

Sakaq, materialet hetimore në ngarkim të autorit të dyshuar dhe prindërve të tij i kaluan Prokurorisë për veprime të mëtejshme për veprat penale në ngarkim të shtetasit K.K, ” Vrasja nga pakujdesia”, “Armëmbajtje pa leje”,”Prodhimi dhe mbajta pa leje e armë të gjuetisë”, “Drejtimi i mjetit në mënyrë të pa rregullt”, dhe ndaj prindërve të tij për veprën penale “Veprime që pengojnë zbardhjen e së vërtetës”./ CNA.al

LEXO TE PLOTE

Kronika

Trafikimi i 137 kg kokainë/ SPAK merr të pandehur Gentian Malindin

Publikuar

-

Nga

Trafikimi i 137 kg kokainë/ SPAK merr të pandehur Gentian Malindin

SPAK merr të pandehur Gentian Malinidin, personi që ndodhet në arrati pasi dyshohet si porositësi i 137 kilogramëve kokainë të kapura në portin e Durrësit.

Ndaj biznesmenit është në fuqi masa “arrest me burg”, ndonëse ai vetë ka kërkuar ndryshimin e saj.

Uniformat blu të vendit fqinj kanë bërë zëvendësimin e 137 kilogramëve kokainë me oriz, në Portin e Pireut. Më pas kanë mbajtur nën vëzhgim lëvizjet e konteinerit, deri në Durrës, për të zbuluar rrjetin e trafikut të kokainës. Aktualisht të arrestuar janë Ardian Bega dhe Altin Myslihaka./CNA.al.

 

 

 

 

 

 

LEXO TE PLOTE

Kronika

Vrasja e Adriatik Tresës në Ekuador/ Hoxha: U godit në një vend të sigurt, me urdhër të…

Publikuar

-

Nga

Vrasja e Adriatik Tresës në Ekuador/ Hoxha: U godit në një vend të sigurt, me urdhër të…

Gazetari Artan Hoxha ka dhënë detaje për ekzekutimin e Adriatik Tresës pak ditë më parë në Ekuador.

Hoxha thotë se ai u godit në një vend shumë të sigurt dhe vrasja e tij ka ardhur ose nga kartelet e drogës ose nga autoritetet lokale. Gazetari theksonte Tresa ka jetuar fillimisht në Britani dhe nuk rezulton të jetë i përfshirë në ndonjë vrasje.

“Adriatik Tresa është një 40 vjeçar, i bënte në dhjetor. Është nga fshati Baldushk. Është një njeri që në të kaluarën ka punuar vetëm në ndërtim. Nuk ka ngarkesë kriminale në Shqipëri. Nuk është i përfshirë në vrasje. Nga njohjet që kam unë, nuk më rezulton i përfshirë. Është një trafikant kokaine. Njohjet dhe bazën e ka vendosur në Britani. Pasaportën e ka marrë në vitin 2011 dhe është larguar nga Shqipëria. Në Britani rezulton i dënuar, i është kapur një ngarkesë, në atë kohë kanë kërkuar të dhëna për vilën në Baldushk. Ky është momenti i parë që ky personazh është ekspozuar. U detyrua të lëvizë dhe iku në Ekuador. Nuk ishte bos, por ka qenë një përfaqësues i grupeve kriminale. Është zhvendosur në Ekuador, ka krijuar lidhjet atje. Ishte edhe i martuar, bashkëshortja ishte shtatzënë. Ishte i pozicionuar në Guajakil. Zona ku rrinë këta kanë dy lloj garancish, kanë garanci nga kartelet lokale dhe autoritetet lokale. Që të qëndrosh në një rezidencë duhet të kesh dy mbrojtje. Të hysh në atë zonë që ekzekutimi i tij të jetë bërë me aprovimin e kartelit ose sigurisë. Të gjithë shqiptarët që ndodhen aty më kanë thënë që ne paguajmë shtrenjtë që rrimë këtu. Kur ti goditesh në vendin më të sigurt do të thotë që ka lëvizur një gjë e madhe. Adriatik Tresa dhe Ilir Hidri kanë qenë miq. Ai është ekzekutuar në maj dhe në Shqipëri trupi i tij ka ardhur me ndihmën e Adriatik Tresës. Ai nuk është përfshirë në vrasje”, tha ai.

Gazetari shtoi se në rezidencën ku jetonte Tresa ka edhe shumë shqiptarë të tjerë. Hoxha zbulon se Tresa ishte i integruar me biznese legale në Ekuador, ndërsa bashkëshorten e kishte shtatzënë./CNA.al

LEXO TE PLOTE