Connect with Us

Shembet hoteli i përdorur për karantinë në Kinë/ Shumë të plagosur, 70 ende nën rrënoja

Bota

Shembet hoteli i përdorur për karantinë në Kinë/ Shumë të plagosur, 70 ende nën rrënoja

Publikuar

-

Një hotel që përdorej si strukturë karantine në Kinën lindore është shembur, duke zënë nën rrënoja dhjetëra persona.

Ngjarja ka ndodhur sot në qytetin e Quanzhou, ndërsa deri tani raportohet se rreth 70 njerëz ndodhen ende nën rrënoja, kurse 23 të tjerë të plagosur kanë mundur të nxirren jashtë mbetjeve të ngurta.

Sipas ‘China Daily’ ekipet e shpëtimit po punojnë për të rikuperuar të mbijetuarit e tjerë.

Shkaqet e aksidentit janë të paqarta për momentin.

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania
KLIKO PER TE KOMENTUAR

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Bota

8 mars 2020/ OKB: Arritjet në barazinë gjinore ndodhen në rrezik

Publikuar

-

Nga

25 vjet pas Platformës së Pekinit për të drejtat e grave, OKB pubikon një raport për të verifikuar arritjet dhe dështimet. Nga të dhënat e 170 vendeve del se asnjë vend i botës nuk e ka arritur barazinë gjinore.

Sukseset e arritura drejt barazisë gjinore janë të pakta dhe në rrezik, thotë UN Women, organizmi i OKB që merret me barazinë gjinore dhe forcimin e gruas. Në një raport botuar tani, 25 vjet pas konferencës së Pekinit. UN Women ka mbledhur të dhënat nga 170 vende, dhe ka vënë re se pabarazia e madhe, kriza e klimës, konliktet dhe politikat përjashtuese janë duke vënë në rrezik progresin e arritur me mundim.

“Rishikimi i të drejtave të grave na tregoi se megjithë progresin e arritur asnjë vend i botës nuk e ka arritur barazinë gjinore,” thotë Phumzile Mlambo-Ngcuka, drejtore ekzekutive e UN Women. “75 përqind e parlamentarëve në botë janë burra, burrat mbajnë 73 përqind të posteve manaxheriale, 70 përqind e negociatorëve për klimën janë burra, dhe gati të gjithë negociatorët e paqes janë burra. Kjo botë nuk është gjithëpërfshirëse dhe e barabartë”, thotë shefja e UN Women. “Ne jemi reduktuar në 20-25 përqind. Sot, ne dalim dhe themi se duam të arrijmë 50 përqindshin, duke punuar së bashku”. Raporti tregon edhe për arritje si për shembull në fushën e shëndetit dhe të edukimit, sektorë në të cilët është investuar.

Gender equality- Raport i UN Women për të drejtat e grave 20 vjet pas Platformës së Pekinit

Kush ka paratë ka dhe pushtetin

Edhe Silke Staab, që është marrë me të dhënat statistikore për të nxjerrë përfundimet për raportin thotë se vërehen përparime, por shumë të ngadalta. Ajo tregon shembujt: “Është bërë pak në fuqizimin ekonomik dhe progresin ekonomik të grave. Në nivel global, hendeku gjinor në pjesëmarrjen në tregun e punës ka mbetur ai që ka qenë 20 vitet e fundit. Më pak se dy të tretat e grave janë forcë pune, ndërkohë që tek burrat kjo shifër është më e madhe se 90 përqind. Gratë vazhdojnë të bëjnë punët e papaguara të shtëpisë dhe të kujdesen pa u paguar për familjen,” thotë Silke Staab. Dhe vazhdon më tej: “Pa pasur akses në shërbimet për kujdesin e fëmijëve, shumë gra nuk kanë mundësi të jenë forcë aktive pune kur bëhen nëna. Rezultatet kanë treguar se hendeku gjinor në varfëri është i madh në kohën e rritjes së fëmijëve. Gratë në moshën 25 deri 34 vjeçare janë më në rrezik të bien në varfëri se sa burrat”, thotë studiuesja nga Nju Jorku.

Silke Staab, studiese në Nju Jork për barazinë gjinore, UN Women

Dhuna njësoj

“Një në pesë gra është përballur me dhunë nga partneri në 12 muajt e fundit,” thotë Silke Staab. Nga kontributet e mbledhura prej shumë vende është parë se janë nxjerrë ligjet kundër dhunës në familje, por zbatimi i ligjeve dhe detyrimi për t’i zbatuar mbetet i dobët. “Për shumë gra në botë aksesi në institucionet juridike mbetet i ulët,” thotë Silke Staab.

Teknologjitë e reja janë duke sjellë forma të reja dhune, si për shembull cyber harassment (ngacmimet në internet), për të cilat mungojnë politikat për gjetjen e zgjidhjeve. Kjo përbën sidomos problem për gratë në politikë.

Me përjashtim të shëndetit amënor, të drejtat seksuale dhe riporodhuese të grave janë të parealizuara. Përqindja e grave me nevoja për planifikimin familjar ka mbetur e pandryshuar njëzet vitet e fundit. 119 milionë gra që duan të mos mbeten shtatzënë, nuk arrijnë synimin e tyre. Ato janë 119 milionë gra që nuk kanë kontroll mbi trupin e tyre. Shtatzania në moshë minorene ka rënë, megjithatë vazhdon të mbetet problem sidomos për vajzat e varfëra në Amerikën Latine dhe Afrikën Subsahariane. 23 vjet pas Pekinit, gratë kanë ende shumë sfida përpara./ DW

LEXO TE PLOTE

Bota

 Sekretari i Partisë Demokratike në Itali, Nicola Zingaretti preket nga coronavirusi

Publikuar

-

Nga

Sekretari i Partisë Demokratike në Itali, Nicola Zingaretti është prekur nga koronavirusi.

Lajmi është bërë i ditur nga vetë Nicola Zingaretti, i cili përmes një video mesazhi në rrjetet sociale, thotë se “Mjekët më kanë thënë që jam pozitiv për koronavirus”.

LEXO TE PLOTE

Bota

Foto+Video-“Luftë” në det mes Turqisë dhe Greqisë/ Emigrantët rrihen dhe u merren rrobat 

Publikuar

-

Nga

Tensioni është i lartë mes Greqisë dhe Turqisë në kufirin tokësor dhe atë detar.

Ndërkohë që mijëra emigrantë nga vendet e lindjes janë tani në kufi me Greqinë duke tentuar të futen për të shkuar në vendet e BE, “lufta” vijon në det.

Sëfundmi kanë dalë pamjet e një përplasjeje të mirëfilltë mes rojeve detare greke dhe turke. Një skaf i autoriteteve turke shkon me shpejtësi tek ai i Greqisë duke i kërkuar që të largohet nga zona, transmeton abcnews.al.

Mjeti lundrues i rojeve detare turke e ndjek nga pas atë greke dhe për pak ato nuk përplasen me njëra-tjetrën.

Greqia akuzon Turqinë që po kërkon ta destabilizojë përmes dërgimit të organizuar të emigrantëve në kufi, ndërsa Turqia akuzon Greqinë se po tenton të mbysë gomonet e emigranëtëve, ndërsa sëfundmi kanë dalë edhe foto të dhunës së policisë greke ndaj këtyre të fundit.

Pak ditë më parë, Turqia hapi kufirin duke mos penguar emigrantët që duan të shkojnë në BE. Ky veprim u shoqërua me alarm në Greqi.

Përplasja është e madhe edhe në kufirin tokës në zonën e Evrosit ku mijëra policë dhe ushtarë greke përballen me emigrantët ku nuk mungojnë rastet e dhunës dhe keqtrajtimeve.

Turqia dërgoië 1 000 forca speciale të ushtrisë dy ditë më parë, veprim të cilit iu përgjigj me të njëjtën monedhë edhe Greqia. /abcnews.al

Emigrante te rrahur dhe zhveshur nga policia greke. Pasi i moren rrobat i derguan serish ne Turqi

LEXO TE PLOTE