Connect with Us

Rrëfehet Fatmir Xhafaj/ E vërteta e dorëheqjes sime si ministër i Brendshëm dhe akuzat ndaj vëllait

Politikë

Rrëfehet Fatmir Xhafaj/ E vërteta e dorëheqjes sime si ministër i Brendshëm dhe akuzat ndaj vëllait

Publikuar

-

pse nuk i verifikohet pasuria

Ish-ministri i Brendshëm Fatmir Xhafaj, ka folur për çështjen “Babale”, ku akuzohet si i përfshirë vëllai i tij Agron Xhafaj.

Xhafaj kërkoi që opozita t’i gjejë qoftë edhe një fakt indirekt që ai të ketë favorizuar një të afërm të tijin, për afera kriminale apo edhe për një përfitim sado të vogël, material apo financiar qoftë.

“Përkundrazi, janë familjarët e mi që janë privuar jo pak nga mundësitë konkrete për një pozicion më të mirë në jetë përfshi edhe motra, vëllezër e kunetër megjithëse i kanë merituar ato si profesionistë, si juristë, mjekë, ekonomistë etj. Sa më përket mua, përfshirjes apo lidhjes sime si zyrtar, si politikan dhe si qytetar, as ka pasur dhe as do ketë shans kurrkush të më përfshijë në ndonjë lloj shkelje ligji jo mua personalisht drejtpërdrejt, por as edhe në formën e lehtësimit apo mbështetjes së dikujt, cilido qoftë ai, familjar imi apo kushdo tjetër”, u shpreh ai në një intervistë për gazetën “Dita”, teksa sfidoi këdo që të më provojë të kundërtën me fakte konkrete.

Socialisti refuzon të ketë bërë favore për vëllain e tij, ndërsa pretendon se e vetmja ndihmë është reflektimi.

“Nuk bëj pjesë tek ata që përdorin fëmijët dhe familjarët për të mbajtur pushtet apo pasuruar gjatë pushtetit, dhe as te ata që ua diktojnë politikën interesat materiale të fëmijëve, të vëllezërve e të kunetërve. Ashtu siç nuk bëj pjesë as te ata që mohojnë gjakun e tyre kur ua do interesi dhe pushteti. Unë nuk bëj pjesë te ajo racë që fshihem pas kunatit apo nga ata që mohojnë familjarët për t’i shpëtuar përgjegjësisë. Jam krenar që nuk kam pasur gjë të përbashkët me këta palo politikanë të cilët i kam refuzuar dhe përbuzur.

Kam bërë detyrën time si vëlla, duke e ndihmuar të reflektojë në jetë dhe të ndërtojë një jetë të re. Jam i lumtur që pjesa tjetër e jetës së tij siç rezultoi edhe pas gjithë kësaj furtune publike, ka qenë ajo e një njeriu të rregullt në jetë, shumë familjar, shoqëror dhe korrekt me ligjet e shtetit. Ai as nuk ka kërkuar dhe asnjëherë vëllai i tij, politikani Fatmir Xhafaj nuk i krijoi favore apo privilegje në shkelje të ligjit. Asnjë”, tha ai.

Ndërkohë, Xhafaj ka zbuluar edhe arsyet e dorëheqjes së tij nga posti i ministrit të Brendshëm, ku ka mohuar të ketë lidhe me akuzat ndaj vëllait.

LEXO EDHE:  Përplasje në deklaratën e Kryeministrit dhe ministrit të Brendshëm/ Reagon Xhafaj

“Siç ju thashë më lart, për çështjen e tim vëllai, unë e kisha dhënë njëherë dorëheqjen si ministër në vitin 2002. Asnjë gjë të re nuk kishte ndryshe në vitin 2018 për këtë çështje, përveç telenovelës Babale të SHQUP-it!! Nëse akuza e PD-së do të ishte sadopak e vërtetë, unë jo vetëm që do të kisha dhënë dorëheqjen, por do të kisha marrë të gjitha përgjegjësitë e tjera me këtë rast, por në kushtet kur ishte shumë e qartë që gjendeshim përpara një intrige shumë të ulët, dorëheqja ime do të ishte kapitullim i shtetit kundrejt shantazhit politik dhe kriminal.

Nga ana tjetër ky sulm kundrejt meje vinte pikërisht në kohën kur Policia e Shtetit sapo kishte hyrë në një fazë të progresit cilësor në luftën kundër krimit, veçanërisht atij të organizuar. Ndoshta si asnjëherë tjetër më parë partnerët tanë i kishin ofruar Policisë së Shtetit gjithë besimin në bashkëpunimin institucional ndërkombëtar. Suksesi i punës së Policisë së Shtetit në atë kohë ishte perceptuar si i tillë edhe nga opinioni publik. Sondazhe serioze të agjencive joqeveritare vendase apo ndërkombëtare, edhe në muajt pas publikimit të audio-regjistrimit fals, tregonin për një mbështetje në rritje nga publiku ndaj punës së policisë, por edhe ndaj meje si ministër i Brendshëm. Kush dëshiron një kopje të tyre është i mirëpritur.

Edhe personalisht kisha një mbështetje të plotë nga këta partnerë për punën time si ministër i Brendshëm. Këtë mbështetje pa asnjë rezervë e pata edhe pas publikimit të audio- regjistrimit. Konfirmimi i tyre për të vazhduar bashkëpunimin ishte i plotë. Ky konfirmin shprehej edhe nëpërmjet shkëmbimit të vizitave të nivelit më të lartë.

E bëra këtë narrativë thjesht e vetëm për të treguar se nuk kisha asnjë arsye të lidhur me këtë çështje me punën time si ministër për shkak të së cilës duhej të jepja dorëheqjen, e aq më pak akoma ta bëja këtë akt për shkak të “Babales”, një deliranti politik dhe regjisorit dështak të telenovelës së tij”, nënvizoi Fatmir Xhafaj./ CNA.al

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania
KLIKO PER TE KOMENTUAR

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Politikë

Propozimi i papritur i Agron Dukës/ Kërkon rikthimin e të larguarve të Bashës

Publikuar

-

Nga

Kryetari i PAA dhe aleati i PD Agron Duka deklaroi se propozimet për Reformën Zgjedhore të prezantuara një ditë më parë nga kryedemokrati, Lulzim Basha, nuk kanë qenë vendim i opozitës së bashkuar.

Duka tha se ky ka qenë një mendim i Bashës dhe e cilësoi si pozitiv.

“Nëse realizohet natyrisht do të ishte pozitive, por mendoj se do të kërkojë një kohë të caktuar që jamë skeptik nëse do të arrihet apo ajo. Ama nëse ne do ti mbetemi besnik asaj për të cilën Bundestagu ngul këmbë, pra reformën zgjedhore që duhet të mbarojë deri më 15 mars, nuk besoj që ka vend të diskutohet propozimi i Bashës”, tha ai në emisonin “Kjo Javë”, ndërsa foli për propozimet e Fatmir Mediut, që të lejohen grupimet politike brenda një koalicioni zgjedhor.

“Kjo do të thotë që parti të tjera që nuk janë jashtë PD-së, mund të konkurojnë brenda njëri tjetrit dhe ai që merr vota më shumë ai merr deputetin, ai me më pak mund të marri të dytin e kështu me radhë. Ky do ishte një propozim që do bënte dy gjëra, e para do rregullonte diçka ndaj këtij sistemi që është i padrejtë,  dhe besoj që opzoitës vetë do i bënte mirë, se gjithë këto pakënaqësi ndaj Rilindjes dhe ndaj Ramës, do kishin një mundësi të konkuronin brenda këtij grupi politik. Kam shpresë që ky propozim të hidhet në tryezë të hënën, dhe të shpresojmë të pranohet edhe nga z.Rama sepse edhe atje ka parti që mund të konkurojnë brenda një grupimi politik të mbështetur nga PS”, u shpreh Duka.

LEXO EDHE:  Shkëmbi: S’kam pasur presion nga Rama për dorëheqjen

LEXO EDHE:  Akuza e fortë/ Agron Xhafaj trafik droge kur vëllai ishte Ministër i Brendshëm

Mirëpo aleati i Bashës ka bërë një propozim të papritur për rikthimin në opozitë të të larguarve nga kryetari i demokratëve.

“Nëse ne do ta mbyllim historinë e opozitës vetëm më këto 5 partitë, përfshi edhe PDIU e Shpëtim Idrizit, me PD ne nuk fitojmë gjë. Ky lloj fronti duhet të jetë shumë më i madh, duhet të futen të gjithë ata që janë kundër kësaj qeverisje dhe duan të japin kontribute, por nuk duan të jenë te PD, e mbase edhe PD s’ka dëshirë t’i ketë në lista, por janë njerëz aktiv”, nënvizoi kryetari i PAA./CNA.al

LEXO TE PLOTE

Opinione

Nga Altin Goxhaj/ Venecia si lajm i mirë për Metën dhe… Ramën e Bashën por i keq për ne!

Publikuar

-

Nga

Komisioni i Venecias i dha te drejte Presidentit per kapjen e Gjykates Kushtetuese nga EDvEri, pra Ministrja e Drejtesise ka falsifiku, ka abuzu pra ka shkel Ligjin dhe i bie qe duhet fut ne burg..ne teori se ne praktike me Venecia pa Venecia, ketu ia kane bere shu.. Drejtesise! Ja bene shu.. bashkerisht 139 deputete me 139 vota ne 21 Korrik 2016!

Ne fakt shantazhi i Presidentit per shperndarje te Parlamentit pas dt 15 Mars funksionoi dhe Komisioni i Venecias i dha kohe Rames qe te gjeje nje formule tjeter, jo kaq te lehte dhe me te shtrenjte te kapjes se Gjykates Kushtetuese (pra jo thjesht me nje te rene te lapsit duke perdor Etilden)! Nderkohe Gjykata Kushtetuese per momentin s’mund te perdoret per shkarkimin e Presidentit se eshte ende ne “stand by” presidencial!

Keshtu Mazhoranca terhiqet prej Venecias dhe Parlamenti nuk shprendahet me Dekretin e premtuar nga Presidenti pas 15 Marsit, dhe ne do te shohim teatrin shtese se si Rama do e kape Gjykaten Kushtetuese duke blere me hir apo pa pahir gjykatesit e Presidentit ngadale ngadale apo shpejt e shpejt ne varesi te burses se politikes shqiptare!

As Komisioni Europian dhe as Rama nuk duan para negociatave “destablitet” dhe po ashtu as amerikanet per shkak te bisedimeve Kosove-Serbi qe jane prioriteti i prioriteteve per 2020 jo thjesht per Ballkanin por gjithe Europen!

Komisioni Europian dhe Soros kete here nuk ndikuan negativisht te Komisioni i Venecias por e lane ate te pranoje se Presidenti kishte te drejte edhe nga frika e destabilitetit ne prag te planit te dyndjeve barbare pjese pjese te pararjoes prej 30 mije arabo-aziatikeve pjese te 1 milione refugjateve qe do ripopullojne Shqiperine sps kriza politike mund ta pengonte si ardhjen e tyre dhe kushtet e sigurise edhe per shkak te perballjes ne Tirane!

Tashme vleresimi i Komisionit te Venecias eshte testi qe provon se Komisioni Europian eshte i frikesuar prej nje situate shperthyese dhe motivimi i njerezve qe kane humbur gjithshka eshte i mjaftueshem per te rrezuar edhe me force qeverine qe i ka falimentuar, zbrazur xhepat, dhe e vetmja alternative qe i ka dhene eshte te bejne gati valixhet!

LEXO EDHE:  Akuza e fortë/ Agron Xhafaj trafik droge kur vëllai ishte Ministër i Brendshëm

LEXO EDHE:  Dhuna e ushtruar ndaj kryeredaktorit të RD/ Basha "sulmon" Xhafajn

Mitingu i 2 Marsit e vertetoi kete mbarsje te situates qe mund te pjelle revolte sepse qartas askush nuk erdhi per Gjykaten Kushtetuese e aq me pak per vete Presidentin por si nje test per te provuar nese Meta mund te beje ate qe nuk beri Lyli: Te mos mashtroje me aksione gjysmake (si ortek i kontrolluar) popullin opozitar te revoltuar tani qe Rama nuk ka me mbeshtetes pervec policise se keqpaguar dhe cdo perballje e popullit me Qeverine, nese nuk sabotohet dhe tradhetohet nga lidershipi opozitaer (sic ben Lyli i Soros prej 7 vjetesh) sjell me garanci 100% rrezimin e Qeverise!

Dekreti per shpenrdarjen e Parlamentit me 122 deputete ne kundershtim me Kushtetuten (ku nuk mund te zhvillohen Zgjedhje te pjesshme per zevendesim per shkak te sistemit proporcional rajonal) do te kerkonte nje lidership te vendosur qe nuk tradheton dhe Qeveria me gjithe Parlament do te binte per shkak te krizes institucionale! Por qartas Meta pas reagimit pozitiv te Venecias (qe do te sjelle edhe terheqjen e Rames) nuk ka ndermend t’a beje! Ndersa Lul Valvula Rilindese e Shkarkimit te Mllefit Popullor po pyet militantet se sa eshte kilja e domates nderkohe qe robte pa dallim ngjyrash politike po bejne gati valixhet te bindur se askush nuk do i therrase te rrezojne me te vertete Ramen!!!

Ndaj Opinioni Pozitiv (ndaj qendrimit te Presidentit) i Komisionit te Venecias eshte Lajmi i Keq per ne sepse askush nuk do e therrase popullin pas 15 Marsit per te hedhur ne Lane Rilindjen dhe e vetmja alternative qe po i lene eshte tu lirojne shtepite dhe ato vende pune 1 milione qytetare te rinj te Shqiperise nga Afrika dhe Azia sipas Axhendes Soros per Rrenimin, Falimentimin dhe Shpopullimin e Shqiperise sipas Memorandumit te Vaso Cubrillovic dhe Ripopullimin e Shqiperise me AfroAziatike!

Grafike nga i Madhi Avni Delvina

LEXO TE PLOTE

Politikë

Draft-raporti i Komisionit të Venecias për shkarkimin/ Meta flet nga Shkodra

Publikuar

-

Nga

Presidenti Ilir Meta ka folur për herë të parë për raportin e Komisonit të Venecias lidhur me shkarkimin e tij.

Kreu i Shtetit nuk ka pranuar të komentojë draft-raportin, pasi theksoi se nuk është çështje e Venecias.

“Nuk mendoj se është çështje e Venecias sepse Kushtetutën e Shqipërisë Venecia e ka shkruajtur. Është çështje e drejtësisë e hetimit që të veprojë me mënyrat e duhura që aksush të mos dalë mbi kushtetutën dhe ligjin. Nuk e komentoj se ky dokument ka pasur një konfidencialitet”, u shpreh Meta nga Shkodra ku ka ndjekur derbin Vllaznia-Tirana në basketboll.

LEXO EDHE:  Shkëmbi: S’kam pasur presion nga Rama për dorëheqjen

LEXO EDHE:  Përplasje në deklaratën e Kryeministrit dhe ministrit të Brendshëm/ Reagon Xhafaj

Kujtojmë se në raport thuhet se nuk ka bazë për shkarkimin e presidentit lidhur me çështjen e përzgjedhjes së gjyqtarëve në Gjykatën Kushtetuese.

“Venecia” deklaron se Meta ka vepruar në përputhje me interpretimin e arsyeshëm të Kushtetutës dhe sipas germës dhe logjikës së saj./ CNA.al

Përplasjet për Gjykatën Kushtetuese/ Zbardhet raporti, Venecia “shuplakë” qeverisë

Drafti paraprak/ Zbulohet qëndrimi i Komisionit të Venecias për shkarkimin e Metës

LEXO TE PLOTE