LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Rëndohet bilanci nga koronavirusi në Itali/ 233 viktima, mbi 5000 të infektuar

7 Mars 2020, 17:29, Kosova & Bota CNA
Rëndohet bilanci nga koronavirusi në Itali/ 233 viktima, mbi 5000

Është rënduar bilanci sipasojë e epidemisë së koronavirusit në Itali.

Sipas mediave vendase numri i viktimave ka shkuar në 233, ndërsa deri më sot janë regjistruar 5883 raste personash të infektuar.

2,651 pacientë janë të shtruar në spital me simptoma. 567 janë në kujdes intensive. Ndërsa 1,843 janë në izolim në shtëpi.

Italia është vendi me më shumë të prekur dhe me më shumë viktima në Europë nga koronavirusi teksa në gjithë botën mban vendin e katërt pas Kinës, Koresë së Jugut dhe Irait.

Walter Ricciardi, këshilltar i Ministrit të Shëndetësisë, Roberto Speranza dhe anëtar i bordit ekzekutiv të OBSH tha se ?Në qeveri po reflektohet mbi nevojën për të zhvilluar strategji të tjera dhe objektive që mund të prekin të tjera zona të verdha, përtej atyre të kuqe, pasi është konstatuar se virusi ka filluar të qarkullojë më intensivisht jo vetëm në Itali por edhe në gjithë Europën./CNA.al

Lajmet e fundit nga