Connect with Us

Raporti i Venecias “grusht” për qeverinë/ Paloka: Rama po përpiqet të mbijetojë

Politikë

Raporti i Venecias “grusht” për qeverinë/ Paloka: Rama po përpiqet të mbijetojë

Publikuar

-

Nënkryetari i PD-së, Edi Paloka ka folur sot për draftin e publikuar nga Komisioni i Venecias.

“Komisioni i Venecias është një thirrje që nuk ka nevojë të bëhet. Një njeri që ka kapur gjithë pushtetet dhe pret përgjigjen për të kapur Presidentin është në fakt një ironi. Ai Parlament vazhdon të funksionojë si Parlament monist. Sot grushti ka marrë një “grusht”.

Nuk besoj se ka ndikuar në opinion për Kushtetueshmërinë. Por edhe ata janë hasur me arrogancën e kësaj amzhorance dhe i kanë dhënë të drejtë opozitës nga ana njerëzore”, deklaroi Paloka.

I ftuar në studion e “ABC Neës”, Paloka ka folur edhe për propozimet e reformës zgjedhore. Paloka u shpreh kryeministri Rama kërkon të kapë Gjykatën Kushtetuese, dhe se mazhoranca ka bllokuar integrimin e BE.

“Rama ka filluar procesin e një “grushti shteti”. Po përpiqet të eliminojë Kushtetutën për të mbijetuar.

 Po i qëndrojmë besnikë fjalës me partnerët. Reagimi ynë është se do të ndjekim hapat, do të zbatojmë tryezën, për Reformën zgjedhore që Rama po përpiqet ta zvarrisë.”-theksoi Paloka.

LEXO EDHE:  “Hardhuca pa bisht”/ Kujt i drejtohet Ylli Manjani

Më tej Paloka theksoi se zgjedhjet janë gjëja më e drejtë që mund të bëhen. Opozita sipas tij ka kohë që po kërkon zgjedhje të lira dhe të ndershme.

Gjithashtu komentin e kryeministrit Rama se PD është në shërbim të Ilir Metës i quajti tentativa të dëshpëruara. “Ky është diversion i nivelit të Taulant Ballës”, tha Paloka.

Paloka më tej u shpreh se mazhoranca çdo ditë e më shumë po bëhet qesharake duke i sjellur dëme më të mëdha Shqipërisë, duke i quajtur edhe karagjozë, ai theksoi se problemi është Taulant Balla me kryeministrin Rama./ CNA.al

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania
KLIKO PER TE KOMENTUAR

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Politikë

“Përjashtohen kategorikisht”/ Rama tregon se kush nuk do përfitojë nga amnistia fiskale

Publikuar

-

Nga

Kryeministri Edi Rama është ndalur sërish sot tek amnistia fiskale, të cilën e paralajmëroi në Kongresin e PS-së.

Gjatë një takimi që zhvilloi sot në Shijak, Rama paralajmëroi se se nuk do të mund të fusin paratë në banka të gjithë politikanët, gjyqtarët, prokurorët, policët dhe zyrtarët e tjerë, së bashku me familjarët e tyre.

Rama deklaroi se përjashtohen kategorikisht paratë që vijnë nga krimi dhe politikanët bashkë me familjet e tyre.

Sipas tij, kjo amnisti fiskale është për të gjithë qytetarët, që të mund të fusin paratë në banka me një komision shumë të ulët.

“Mos të kenë frikë të sjellin në Shqipëri lekë, duke përjashtuar kategorikisht paratë që vijnë nga krimi dhe politikanët bashkë me familjet e tyre, gjykatësit bashkë me familjet e tyre, prokurorët, policët e të gjithë zyrtarët e lartë me familjet e tyre, të cilët nuk do ta kenë shansin për të pastruar para që vijnë nga korrupsioni. Të gjithë të tjerët do të ftohen të fusin para nëpër banka dhe do kenë garanci të plotë. Kjo do bëjë që do të rritet shumë kapaciteti ekonomik i gjithë individëve që kanë kursime dhe që duhet t’i përdorin vetëm me cash, do rritet shumë aftësia e shumë familjeve, që të mund të bashkëpunojnë me bankat. Mund të ketë edhe para që nuk i ka deklaruar nga biznesi i vogël apo nga biznesi i madh, që të shkojë të marrë diçka nga banka ose t’i fusë në bankë.

LEXO EDHE:  Basha: Krimi ka marrë peng Shqipërinë. Largo Ruçin, Xhafajn dhe Sejdinin

LEXO EDHE:  Basha: Krimi ka marrë peng Shqipërinë. Largo Ruçin, Xhafajn dhe Sejdinin

Kjo do të jetë me kufi, me një afat të caktuar, dhe të gjithë duhet ta shfrytëzojnë këtë afat, sepse pas këtij afati nuk mund të thotë që nuk e dija, kur të ketë të njëjtin trajtim si ai që kanë sot ata që janë subjekt i OFL. Shteti duhet t’i japë mundësi amnistie atyre që i kanë paratë nga puna.”, tha Rama.

LEXO TE PLOTE

Politikë

Thirrja e fortë për qeverinë/ Zgjohuni, coronavirusi është emergjencë e jashtëzakonshme 

Publikuar

-

Nga

Nënkryetari i LSI-së, Petrit Vasili i ka drejtuar një apel të fortë qeverisë, në lidhje me coronaavirusin, të cilën e cilëson si emergjencë kombëtare.

Në një postim në rrjetet sociale, Vasili shkruan se qeveria shqiptare lidhur me financimin e kesaj emergjence globale po e trajton ate si rutine.

“Qeveri zgjohu, coronavirusi eshte Emergjencë Kombetare dhe jo rutine!

Coronavirusi si nje emergjence e jashtezakonshme shendetesore dhe qe po shtrihet frikshem ne Europe duhet trajtuar si e tille, pra si emergjence shume serioze dhe teper e komplikuar.

Eshte e qarte se Qeveria shqiptare lidhur me financimin e kesaj emergjence globale po e trajton ate si rutine dhe me shpresen e syte nga qielli duke thene: hajt ishallah mbaron dhe ja hedhim pa shpenzuar lekë.

Pikerisht ne keto momente kritike, konstatimi i mungeses edhe ne Qendrat Shendetesore ne mes te Tiranes te materialeve me bazike si maska, doreza si dhe mungesa e ujit e alkolit dhe dezinfektanteve nuk eshte thjesht skandal eshte potencialisht Risk Kombetar.”-shkruan Petrit Vasili.

Më tej, ish-deputeti i LSI-së, thekson se edhe nje vater e vetme e neglizhuar mund te behet pika e shperthimit te epidemise me pasoja shume te renda per gjithe vendin.

Sipas Vasilit, “Komentet propagandistike te qeverise dhe mohimi i fakteve kane zero vlere, duhen financime e veprime konkrete, per te mbrojtur shqiptaret nga ky Risk Kombetar.

LEXO EDHE:  Macron uron Ramën për fitoren/ Shqipëria shumë pranë BE

LEXO EDHE:  Rama: Shqiptaret mund te me bejne robaqepes

Coronavirusi nuk eshte rutine eshte nje emergjence shume e rende.

Qeveria duhet te vere ne dispozicion te gjitha parate qe duhen per permbushjen e plote te mungesave skandaloze ne materiale mjeksore.”

Më tej, ai thotë se qeveria duhet tua marë paratë oligarkëve, nëse është e nevojshme, për tu mbrojtur nga coronavirusi.

“Qeveria ne i mungofshin parate, le tua marre oligarkeve, qe ti mbroje edhe ata vete nga coronavirusi, i cili po shpertheu nuk ben dallim mes oligarkut dhe njeriut te thjeshte.

Qeveria duhet te kuptoje se me aq para’ sa ka vendosur deri tani nuk ka bere thuajse asgje perballimin e emergjences nga coronavirusi.

Ta themi troç 1 milion dollare te dhena nga Qeveria jane nje shifer qesharake perballe nje Emergjence, qe pervec Riskut shume te larte te shendetit, ka pasoja shkaterrimtare edhe per ekonomine kombetare.

Ndaj cdo lek i financuar eshte jete njerezish te shpetuara, por shpetim edhe per ekonomine, kete duhet te kuptoje edhe kjo qeveri e papergjegjshme.

Me coronavirusin nuk luhet, por luftohet.

Eshte ne loje shendeti i qindra mije shqiptareve.

Respekt dhe mbeshtetje pa fund personelit mjeksor qe lufton ne vije te pare, ndonese i pambrojtur dhe i papaguar si duhet.”-përfundon postimin e tij Petrit Vasili./ CNA.al

LEXO TE PLOTE

Politikë

“Nisemi çdo ditë në 06:30”/ Nxënësit e shkollës së mbyllur rrëfejnë rrugën e mundimshme

Publikuar

-

Nga

Me rastin e 7 Marsit, Kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, ka zhvilluar një bashkëbisedim me prindër dhe nxënës të shkollës 9-vjeçare “Shtjefën Maçi”, në Dajç të Shkodrës.

Sipas Bashës, kjo shkollë ka mbyllur dyert këtë vit, për shkak të largimit të shumë banorëve të kësaj zone nga Shqipëria.

Prindërit i tregojnë kryedemokratit se fëmijët janë zhvendosur larg, në Dajç të ri ose në Shkodër, për të ndjekur mësimet, pas mbylljes së shkollës.

Nga ana tjetër, fëmijët i thanë Bashës se udhëtojnë çdo ditë me furgon në orën 6.30 për të shkuar në shkollë në Shkodër dhe kthehen pas orës 14.00, duke e bërë të mundimshëm rrugën për shkollë.

“Do të bëj gjithçka që njerëzit të mos ikin as nga Dajçi, as nga Shkodra dhe për këtë më duhet ndihma e të gjithëve. Ne do të garantojmë shkolla të hapura në çdo cep të Shqipërisë dhe me alternativën tonë për transformimin ekonomik të vendit do t’i japim fund largimit masiv të shqiptarëve”, tha Basha.

LEXO EDHE:  Pakti për Universitetin/ Truprojat e Ramës përzënë studentët

LEXO EDHE:  Macron uron Ramën për fitoren/ Shqipëria shumë pranë BE

Ndërkohë, duke e shoqëruar bashkëbisedimin me një video në “facebook”, kreu i PD shkruan “Në Dajç me nxënës dhe prindër në shkollën 9 vjecare “Shtjefën Maçi” e cila ka mbyllur dyert këtë vit për shkak të largimit të shumë banorëve të kësaj zone nga Shqipëria. Trishtimi dhe vështirësitë e këtyre fëmijëve që udhëtojnë me orë të tëra përditë për të shkuar në shkollë, duhet të marrin fund. Ne do të garantojmë shkolla të hapura në çdo cep të Shqipërisë dhe me alternativën tonë për transformimin ekonomik të vendit, do t’i japim fund largimit masiv të shqiptarëve. #PotëDëgjoj #ditëmëtëmira”.

LEXO TE PLOTE