Connect with Us

Rama uron 7 Marsin duke cituar Konfucin/ “Vlera e mësuesit dhe pesha e qiellit nuk maten kurrë”

Politikë

Rama uron 7 Marsin duke cituar Konfucin/ “Vlera e mësuesit dhe pesha e qiellit nuk maten kurrë”

Publikuar

-

Në vendin tonë, sot festohet 7 Marsi, i njohur si Festa e Mësuesit. Sot në drejtim të mësuesve kanë ardhur mesazhe urimi edhe nga politika.

Mes atyre që kanë uruar sot mësuesit, edhe edhe kryeministri Edi Rama, i cili ka zgjedhur që të urojë festën e 7 Marsit me një shprehje të famshme të Konfucit.

Përmes një mesazhi në rrjetet sociale, Rama, duke cituar Konfucin shkruan se; “Vlera e mësuesit dhe pesha e qiellit nuk maten kurrë”.

LEXO EDHE:  Akuzat e forta të Bashës/ Rama, kukull në duart e krimit

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania
KLIKO PER TE KOMENTUAR

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Politikë

Kryemadhi uron mësuesit/ Nuk heq dorë nga mesazhet politike

Publikuar

-

Nga

Kryetarja e LSI-së, Monika Kryemadhi ka uruar të gjithë mësuesit, Gezuar 7 Marsin.

Në një postim në rrjetet sociale, Kryemadhi thekson se mësuesit janë influencuesit më të rëndësishëm në edukimin e brezit të ri dhe formësimin e të ardhmes së kombit tonë.

Gjithashtu, Kryemadhi nuk heq dorë as nga mesazhet politike, ndërsa shkruan “zotimi im për të gjitha familjet shqiptare është kthimi i Shqipërisë në vendin ku mësuesi që ka në duar edukimin e brezave do jetë më i fortë dhe i respektuar, se ai që në duar ka pushtetin apo armët e krimit.”.

Më tej, ajo thekson se të gjithë duhet të bëhemi bashkë për të ndihmuar fëmijët tanë, të cilët sikurse thekson ajo janë e ardhmja e vendit.

“Të dashur mësues, unë besoj te ju dhe misioni juaj! Sot duhet të bëhemi të gjithë bashkë për të ndihmuar fëmijët tanë. Ngrihuni, hiqni pluhurin nga vetja dhe filloni përsëri nga një perspektivë e freskët. Besoni te profesioni juaj dhe duajeni atë. Zgjoni pasionin që keni për lëndën tuaj ose për të mësuar dhe për të dhënë dije!

Mençurojini dhe ndihmojini brezat të rriten me dashuri. Ngrihuni çdo ditë dhe bëni atë që bëni më mirë.

LEXO EDHE:  “O i çmendur, o budalla kryeministër”/ Ish-ministri “masakron” Ramën

LEXO EDHE:  Rama publikon rrugën në Pogradec/ Qytetarët: Pse nuk ka vija të bardha?

Ju do të ndikoni te ata, që të bëhen më të mirë se sa e imagjinoni ndonjëherë. Mësojini fëmijët se ata nuk janë as “djaj “dhe as “engjëj”, ndoshta disa nuk janë aq shumë të zot dhe nuk shkëlqejnë, por ata janë e ardhmja jonë dhe meritojnë gjithë besimin dhe përkujdesjen tonë.

Unë besoj te ju mësuesit e mi! Ju të heshturit gjer në dhimbje, të mëdhenjtë gjer në madhështi!

Gëzuar festën, ju të mirët mësues! Gëzuar nga mot!”-përfundon postimin e saj Monika Kryemadhi./ CNA.al

LEXO TE PLOTE

Politikë

Meta uron 7 Marsin/ Kujton mësuesen e tij të parë, por edhe “Pranverën kuqezi”

Publikuar

-

Nga

Presidenti Ilir Meta ka uruar Gëzuar 7 Marsin, e cila në vendin tonë njohet si Festa e Mësuesit.

Në një postim në rrjetet sociale, Meta një urim të veçantë e ka për mësuesen e tij të parë, Lenin, po ashtu edhe për të gjithë mësuesit dhe pedagogët, të cilët thotë se i kujton me respekt dhe nostalgji.

“Gëzuar 7 marsin, Ditën e Mësuesit!
Gëzuar këtë ditë nderimi të madh për çdo mësues, pedagog dhe profesor shqiptar, dhe shumë sukese në misionin fisnik të mëkimit të dijes, vlerave qytetare, atdhetare e patriotike!
Një urim dhe një falenderim të veçantë kam sot për mësuesen time të parë Lenin, mësueset e mia tek “Kongresi i Lushnjës”, “Fan Noli” dhe “Sami Frashëri”, Kadrie Dibra, Kasiani Nikolla, Afërdita Saraçi, Dolorez Cipo, Mirjana Hoxhasi, Nafie Ciu, Ana Papa, Fatmira Kocani, Enis Terhati, Edmond Gega e shumë të tjerë, si dhe për të gjithë profesorët e pedagogët e mi të dashur të cilët i kujtoj me shumë respekt dhe nostalgji.

Nderim përjetë dhe mirënjohje gjeneratave të mësuesve shqiptarë që me sakrifica sublime u vunë në ballë të lëvizjeve kombëtare, jo vetëm për lirinë e pavarësinë e Shqipërisë, por edhe për demokratizimin e saj, duke i prirë zhvillimit, emancipimit dhe demokratizimit të vendit!”-shkruan Meta.

LEXO EDHE:  Shëndetësia, dështimi më i madh i Ramës

LEXO EDHE:  Luan Rama: Zgjedhjet 2017 na ndajnë nga konfuzioni/ LSI tek qytetari jo tek intrigat e kazanit

Por, Meta nuk lë mënjeanë edhe mesazhet politike, ndërsa shkruan “Faleminderit edhe të gjithë mësuesve, pedagogëve e profesorëve të nderuar që së bashku me ajkën e elitës së intelektualëve shqiptarë janë vënë sot në ballë të PRANVERËS KUQEZI!
Lavdi përjetë atyrë që dhanë jetën për gjuhën tonë të shenjtë!
Të mos harrojmë kurrë amanetin e Petro Nini Luarasit: “Mblidheni gjakun tim që ta përdorin fëmijët për të shkruar shqip!”.

LEXO TE PLOTE

Politikë

“Bëj pjesë tek njerëzit më të kulturuar të vendit”/ Dalin në “dritë perla” të tjera të deputetit “Don Zhuan”

Publikuar

-

Nga

Kostaq Papa është kryetari i Partisë së Emigracionit Shqiptar dhe aktualisht deputet i Kuvendit të Shqipërisë në radhët e opozitës së re i dalë nga listat Basha.

Megjithatë, ai u bë i njohur për publikun e gjerë, me fjalimin e tij kur tha se  “ishte një kohë, kur ai i jepte vajzave pranë tij më shumë Whiski dhe pije të mira se sa ujë”.

Por, në një aktivitet të zhvilluar kohë më parë, ai thotë midis të tjerash se është një nga njerëzit më të kulturuar të këtij vendi.

“Kjo që kërkojmë ne është Shqipëria e Bashkuar, është shqiptaria. Edhe Lëvizja Krahët e Shqipes, duket konsideruar si një lëvizje. Sepse në kuadër të lëvizjes së diasporës dhe të shqiptarëve kudo qoftë në trojet etnike, qoftë në emigracion nga jashtë Shqipërisë dhe trojeve shqiptare, janë në lëvizje të njëanshme ose të pjesshme. Të gjitha bashkë përbëjnë lëvizjen e diasporës apo të trojeve të tjera etnike, pra të lëvizjeve shqiptare.

LEXO EDHE:  Nis takimi i kryeministrave të Rajonit/ Rama pret delegacionet

LEXO EDHE:  Rama publikon rrugën në Pogradec/ Qytetarët: Pse nuk ka vija të bardha?

Të ulemi pak me këmbë në tokë. Lëvizja Krahët e Shqipes apo çdo lëvizje tjetër të ulet me këmbë në tokë. Nuk janë lëvizja shqiptare sepse lëvizja shqiptare është tërësia e lëvizjes së tërë shqiptarëve në Shqipërinë londineze, në Kosovë, në Iliri, në Preshevë, në Sanxhak, në Malësinë e Malit të Zi, në Çamëri, në Kosovën lindore.

Nuk dua të ndalem sepse për të folur për punën e shqiptarizmit, secili nga ne jo vetëm unë që ndoshta bëj pjesë tek njerëzit më të kulturuar të këtij vendi, të gjithë ne mund të flasin me orë apo ditë të tëra.”, shprehej Papa asokohe./CNA.al

Video-Nga “koporata” tek xhentelmeni që qeras femrat me Whisky/ Deputetët e listës Basha gajasanin Kuvendin

Video qesharake/ Deputeti i opozitës lë nam në Kuvend: Kur isha kaçurrel qerasja fëmrat me wiskey

LEXO TE PLOTE