Connect with Us

Propozimi i papritur i Agron Dukës/ Kërkon rikthimin e të larguarve të Bashës

Politikë

Propozimi i papritur i Agron Dukës/ Kërkon rikthimin e të larguarve të Bashës

Publikuar

-

Kryetari i PAA dhe aleati i PD Agron Duka deklaroi se propozimet për Reformën Zgjedhore të prezantuara një ditë më parë nga kryedemokrati, Lulzim Basha, nuk kanë qenë vendim i opozitës së bashkuar.

Duka tha se ky ka qenë një mendim i Bashës dhe e cilësoi si pozitiv.

“Nëse realizohet natyrisht do të ishte pozitive, por mendoj se do të kërkojë një kohë të caktuar që jamë skeptik nëse do të arrihet apo ajo. Ama nëse ne do ti mbetemi besnik asaj për të cilën Bundestagu ngul këmbë, pra reformën zgjedhore që duhet të mbarojë deri më 15 mars, nuk besoj që ka vend të diskutohet propozimi i Bashës”, tha ai në emisonin “Kjo Javë”, ndërsa foli për propozimet e Fatmir Mediut, që të lejohen grupimet politike brenda një koalicioni zgjedhor.

“Kjo do të thotë që parti të tjera që nuk janë jashtë PD-së, mund të konkurojnë brenda njëri tjetrit dhe ai që merr vota më shumë ai merr deputetin, ai me më pak mund të marri të dytin e kështu me radhë. Ky do ishte një propozim që do bënte dy gjëra, e para do rregullonte diçka ndaj këtij sistemi që është i padrejtë,  dhe besoj që opzoitës vetë do i bënte mirë, se gjithë këto pakënaqësi ndaj Rilindjes dhe ndaj Ramës, do kishin një mundësi të konkuronin brenda këtij grupi politik. Kam shpresë që ky propozim të hidhet në tryezë të hënën, dhe të shpresojmë të pranohet edhe nga z.Rama sepse edhe atje ka parti që mund të konkurojnë brenda një grupimi politik të mbështetur nga PS”, u shpreh Duka.

LEXO EDHE:  Kushtet e Bundestagut/ "Zgjohet" Basha

Mirëpo aleati i Bashës ka bërë një propozim të papritur për rikthimin në opozitë të të larguarve nga kryetari i demokratëve.

“Nëse ne do ta mbyllim historinë e opozitës vetëm më këto 5 partitë, përfshi edhe PDIU e Shpëtim Idrizit, me PD ne nuk fitojmë gjë. Ky lloj fronti duhet të jetë shumë më i madh, duhet të futen të gjithë ata që janë kundër kësaj qeverisje dhe duan të japin kontribute, por nuk duan të jenë te PD, e mbase edhe PD s’ka dëshirë t’i ketë në lista, por janë njerëz aktiv”, nënvizoi kryetari i PAA./CNA.al

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania
1 Koment

1 Koment

  1. t

    8 Mars, 2020 at 8:24 am

    Ke kerkon qe te afrohet ,patozi?pike e zeze.
    Rama thyente qafen qe me 16 shkurt por jo me lulra e kompani

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Politikë

Meta “thumbon” Ramën nga Shkodra/ Në politikë bën më shumë faulla se kur ishte basketbollist

Publikuar

-

Nga

Presidenti Ilir Meta ka qenë ditën e sotme në Shkodër ku ka ndjekur ndeshjen e basketbollit mes Vllaznisë dhe Tiranës.

Pas ndeshjes, një nga gazetarët e pyeti se me kë ishte tifoz dhe nëse ka respekt për kryeministrin Rama si ish-sportist.

Meta u shpreh se e respekton si ish- basketbollist por në lojë bënte shumë faulle, kurse në politikë bën akoma më shumë.

”Unë i respektoj edhe kryeministrin megjithëse ai bënte shumë personale në basketboll dhe për fat të keq bën edhe për fat të keq bën edhe më shumë faulla në poltikë.”

LEXO EDHE:  Spiropali ngre zërin/ “Basha dhe Kryemadhi janë tradhtarë”

LEXO EDHE:  DW: Rizgjedhje e kontestuar e Luzim Bashës/Skenar deri në shuarjen e PD

Sa i përket ndeshjes ai u shpreh se nuk ishte as me Vllazninë as me Tiranën por kuqezi si dhe theksoi nevojën e mbështetjes me investime të basketbollit por jo vetëm të të gjitha sporteve me dorë në Shqipëri.

LEXO TE PLOTE

Politikë

“Rama i magjepsur nga kryebashkiaku socialist”/ Alibeaj poston videon dhe i kujton dosjen 139

Publikuar

-

Nga

Ish deputeti i Partisë Demokratike, Enkeled Alibeaj ka reaguar, pas komenteve vlerësuese që Rama i bëri sot  krybashkiakut socilalist në Shijak  Elton Arbanës.

Teksa ka postuar edhe një video, Alibeaj shkruan se kryebashkiaku i Shijakut, Elton Arbana, në përgjimet e dosjes 139, “urdhërohej nga Niçja si kapter i krimit”.

Ndërsa e akuzon Ramën se i adhuron kriminelët dhe krimin dhe madje vetë Rama është vetë krimi.

“Edi Rama qenka magjepsur sot nga “kryetari” i Bashkise se Shijakut! Djal i mire, njeri korrekt, i perkushtuar, i zoti, me sens praktik dhe i pergjegjshem 😂.

Behet fjale per Elton Arbanen, ate njeriun qe Astrit Avdylaj, Niçja i Shijakut pra, i dosjes 339 e urdheronte si rreshter te krimit dhe ky i nenshtrohej si skllav i bindur!

Ky eshte shembulli me i fresket se adhurimi i Rames, per krimin e kriminelet eshte si puna e vesit qe del vetem me shpirtin!

Edi Rama eshte Niçja, eshte Arbana, eshte Gjushi, eshte krimi.”/CNA.al

Edi Rama qenka magjepsur sot nga “kryetari” i Bashkise se Shijakut! Djal i mire, njeri korrekt, i perkushtuar, i zoti, me sens praktik dhe i pergjegjshem 😂.Behet fjale per Elton Arbanen, ate njeriun qe Astrit Avdylaj, Niçja i Shijakut pra, i dosjes 339 e urdheronte si rreshter te krimit dhe ky i nenshtrohej si skllav i bindur!Ky eshte shembulli me i fresket se adhurimi i Rames, per krimin e kriminelet eshte si puna e vesit qe del vetem me shpirtin!Edi Rama eshte Niçja, eshte Arbana, eshte Gjushi, eshte krimi.

Gepostet von Enkelejd Alibeaj am Samstag, 7. März 2020

LEXO TE PLOTE

Politikë

Vetë- izolim për të dyshuarit me koronavirus/ Shehu: Duhet investimin mbi 30 milion euro urgjent

Publikuar

-

Nga

Ish-deputeti i Partisë Demokratike, Tritan Shehu, është shprehur skeptik sa i përket metodës së vetë- izolomit që po praktikon Ministria dhe Task- Forca për koronavirusin lidhur me rastet e dyshuara.

Në një reagim të tij në rrjetet sociale, Shehu shprehet se kjo metodë do të ishte disfatë për shtetin me pasoja të pallogaritshme.

“Task sot deklaroi kolapsin e shtetit ndaj koronavirusit!

Po degjoj tashti Task qe per here te pare flet sikur virusi te kete hyre ne Shqiperi e jep te kuptohet se strategjia do bazohet kryesisht te “vete izolimi” ne shtepi per te dyshuarit e rastet jo te renda, qendrim ky qe per ne do te thote disfate e shtetit e pasoja te pa llogarieshme.
Ne fakt kjo strategji perdoret ne dy nivele vendesh:
1– Ne vendet e pazhvilluara per shkak te mos ekzistences se strukturave shendetesore si Karantina speciale, klinika etj, me pasoje kontaminime te pa kontrolluara e perfundime thellesisht negative, ku shteti heq pergjegjesite e tij dhe masivisht te kontaminuarit a dyshuarit lihen ne meshire te fatit.

2–Ne vendet shume te zhvilluara, por aty ne menyre shume selektive kjo e me kushte qe: A) i izoluari te kete mundesi te jetoje vetem ne shtepi (jo me familje). B)te kete nje nivel te konsiderueshem edukimi, kushtesh financiare e pergjegjeshmerie. C) ai vend ku zbatohet kjo taktike duhet te kete nje nivel te larte organizimi te Kujdesit Paresor e Epidemiologjik, qe kontrollet e vazhdueshme e trajtimet tu kryhen me perpikmeri nga ato sherbime ne shtepi.

LEXO EDHE:  Spiropali ngre zërin/ “Basha dhe Kryemadhi janë tradhtarë”

LEXO EDHE:  Spiropali ngre zërin/ "Basha dhe Kryemadhi janë tradhtarë"

Nga te dhenat qe jane per sistemin tone shendetesor e ate paresor, ne fakt i perkasim grupit te pikes se pare, kolapsit te shtetit.

Ne vendin tone duhet nje qendrim shume aktiv me qendra karantine te organizuara, shtreter spitalore infektive te pajisur ne qendrat kryesore te vendit. me rreth 200 poste reanimacioni si fillim, ne gadishmeri e te destinuara, disa laboratore te specializuar etj, qe kerkojne nje investim fillestar mbi 30 M E urgjent e mobilizim total te kapaciteteve.”/CNA.al

 

LEXO TE PLOTE