Connect with Us

“Përjashtohen kategorikisht”/ Rama tregon se kush nuk do përfitojë nga amnistia fiskale

Politikë

“Përjashtohen kategorikisht”/ Rama tregon se kush nuk do përfitojë nga amnistia fiskale

Publikuar

-

Kryeministri Edi Rama është ndalur sërish sot tek amnistia fiskale, të cilën e paralajmëroi në Kongresin e PS-së.

Gjatë një takimi që zhvilloi sot në Shijak, Rama paralajmëroi se se nuk do të mund të fusin paratë në banka të gjithë politikanët, gjyqtarët, prokurorët, policët dhe zyrtarët e tjerë, së bashku me familjarët e tyre.

Rama deklaroi se përjashtohen kategorikisht paratë që vijnë nga krimi dhe politikanët bashkë me familjet e tyre.

Sipas tij, kjo amnisti fiskale është për të gjithë qytetarët, që të mund të fusin paratë në banka me një komision shumë të ulët.

“Mos të kenë frikë të sjellin në Shqipëri lekë, duke përjashtuar kategorikisht paratë që vijnë nga krimi dhe politikanët bashkë me familjet e tyre, gjykatësit bashkë me familjet e tyre, prokurorët, policët e të gjithë zyrtarët e lartë me familjet e tyre, të cilët nuk do ta kenë shansin për të pastruar para që vijnë nga korrupsioni. Të gjithë të tjerët do të ftohen të fusin para nëpër banka dhe do kenë garanci të plotë. Kjo do bëjë që do të rritet shumë kapaciteti ekonomik i gjithë individëve që kanë kursime dhe që duhet t’i përdorin vetëm me cash, do rritet shumë aftësia e shumë familjeve, që të mund të bashkëpunojnë me bankat. Mund të ketë edhe para që nuk i ka deklaruar nga biznesi i vogël apo nga biznesi i madh, që të shkojë të marrë diçka nga banka ose t’i fusë në bankë.

LEXO EDHE:  Dhuna ndaj Xhisielës/ Një pyetje që “kryqëzon” Ramën

Kjo do të jetë me kufi, me një afat të caktuar, dhe të gjithë duhet ta shfrytëzojnë këtë afat, sepse pas këtij afati nuk mund të thotë që nuk e dija, kur të ketë të njëjtin trajtim si ai që kanë sot ata që janë subjekt i OFL. Shteti duhet t’i japë mundësi amnistie atyre që i kanë paratë nga puna.”, tha Rama.

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania
KLIKO PER TE KOMENTUAR

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Politikë

Thirrja e fortë për qeverinë/ Zgjohuni, coronavirusi është emergjencë e jashtëzakonshme 

Publikuar

-

Nga

Nënkryetari i LSI-së, Petrit Vasili i ka drejtuar një apel të fortë qeverisë, në lidhje me coronaavirusin, të cilën e cilëson si emergjencë kombëtare.

Në një postim në rrjetet sociale, Vasili shkruan se qeveria shqiptare lidhur me financimin e kesaj emergjence globale po e trajton ate si rutine.

“Qeveri zgjohu, coronavirusi eshte Emergjencë Kombetare dhe jo rutine!

Coronavirusi si nje emergjence e jashtezakonshme shendetesore dhe qe po shtrihet frikshem ne Europe duhet trajtuar si e tille, pra si emergjence shume serioze dhe teper e komplikuar.

Eshte e qarte se Qeveria shqiptare lidhur me financimin e kesaj emergjence globale po e trajton ate si rutine dhe me shpresen e syte nga qielli duke thene: hajt ishallah mbaron dhe ja hedhim pa shpenzuar lekë.

Pikerisht ne keto momente kritike, konstatimi i mungeses edhe ne Qendrat Shendetesore ne mes te Tiranes te materialeve me bazike si maska, doreza si dhe mungesa e ujit e alkolit dhe dezinfektanteve nuk eshte thjesht skandal eshte potencialisht Risk Kombetar.”-shkruan Petrit Vasili.

Më tej, ish-deputeti i LSI-së, thekson se edhe nje vater e vetme e neglizhuar mund te behet pika e shperthimit te epidemise me pasoja shume te renda per gjithe vendin.

Sipas Vasilit, “Komentet propagandistike te qeverise dhe mohimi i fakteve kane zero vlere, duhen financime e veprime konkrete, per te mbrojtur shqiptaret nga ky Risk Kombetar.

LEXO EDHE:  Basha: Policia po kalon ditët e saj më të vështira

LEXO EDHE:  Basha: Policia po kalon ditët e saj më të vështira

Coronavirusi nuk eshte rutine eshte nje emergjence shume e rende.

Qeveria duhet te vere ne dispozicion te gjitha parate qe duhen per permbushjen e plote te mungesave skandaloze ne materiale mjeksore.”

Më tej, ai thotë se qeveria duhet tua marë paratë oligarkëve, nëse është e nevojshme, për tu mbrojtur nga coronavirusi.

“Qeveria ne i mungofshin parate, le tua marre oligarkeve, qe ti mbroje edhe ata vete nga coronavirusi, i cili po shpertheu nuk ben dallim mes oligarkut dhe njeriut te thjeshte.

Qeveria duhet te kuptoje se me aq para’ sa ka vendosur deri tani nuk ka bere thuajse asgje perballimin e emergjences nga coronavirusi.

Ta themi troç 1 milion dollare te dhena nga Qeveria jane nje shifer qesharake perballe nje Emergjence, qe pervec Riskut shume te larte te shendetit, ka pasoja shkaterrimtare edhe per ekonomine kombetare.

Ndaj cdo lek i financuar eshte jete njerezish te shpetuara, por shpetim edhe per ekonomine, kete duhet te kuptoje edhe kjo qeveri e papergjegjshme.

Me coronavirusin nuk luhet, por luftohet.

Eshte ne loje shendeti i qindra mije shqiptareve.

Respekt dhe mbeshtetje pa fund personelit mjeksor qe lufton ne vije te pare, ndonese i pambrojtur dhe i papaguar si duhet.”-përfundon postimin e tij Petrit Vasili./ CNA.al

LEXO TE PLOTE

Politikë

“Nisemi çdo ditë në 06:30”/ Nxënësit e shkollës së mbyllur rrëfejnë rrugën e mundimshme për në shkollë   

Publikuar

-

Nga

Me rastin e 7 Marsit, Kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, ka zhvilluar një bashkëbisedim me prindër dhe nxënës të shkollës 9-vjeçare “Shtjefën Maçi”, në Dajç të Shkodrës.

Sipas Bashës, kjo shkollë ka mbyllur dyert këtë vit, për shkak të largimit të shumë banorëve të kësaj zone nga Shqipëria.

Prindërit i tregojnë kryedemokratit se fëmijët janë zhvendosur larg, në Dajç të ri ose në Shkodër, për të ndjekur mësimet, pas mbylljes së shkollës.

Nga ana tjetër, fëmijët i thanë Bashës se udhëtojnë çdo ditë me furgon në orën 6.30 për të shkuar në shkollë në Shkodër dhe kthehen pas orës 14.00, duke e bërë të mundimshëm rrugën për shkollë.

“Do të bëj gjithçka që njerëzit të mos ikin as nga Dajçi, as nga Shkodra dhe për këtë më duhet ndihma e të gjithëve. Ne do të garantojmë shkolla të hapura në çdo cep të Shqipërisë dhe me alternativën tonë për transformimin ekonomik të vendit do t’i japim fund largimit masiv të shqiptarëve”, tha Basha.

LEXO EDHE:  Mustafa Nano “kryqëzon” Ramën/ Fotoja me Trump-in, një lajm i rremë

LEXO EDHE:  “Qërrohu”/ Nënkryetari i parlamentit paralajmëron Ramën

Ndërkohë, duke e shoqëruar bashkëbisedimin me një video në “facebook”, kreu i PD shkruan “Në Dajç me nxënës dhe prindër në shkollën 9 vjecare “Shtjefën Maçi” e cila ka mbyllur dyert këtë vit për shkak të largimit të shumë banorëve të kësaj zone nga Shqipëria. Trishtimi dhe vështirësitë e këtyre fëmijëve që udhëtojnë me orë të tëra përditë për të shkuar në shkollë, duhet të marrin fund. Ne do të garantojmë shkolla të hapura në çdo cep të Shqipërisë dhe me alternativën tonë për transformimin ekonomik të vendit, do t’i japim fund largimit masiv të shqiptarëve. #PotëDëgjoj #ditëmëtëmira”.

LEXO TE PLOTE

Politikë

“E di si ngjan ti pa gruan …”?/ Rama batuta me familjen e prekur nga tërmeti 

Publikuar

-

Nga

Paraditen e sotme, kryeministri Edi Rama ka vizituar një familje në Maminas, e cila është akomoduar në një banesë me qera, pasi shtëpia e tyre u dëmtua nga tërmeti tragjik i 26 nëntorit.

Por gjatë bisedës me familjarët, kreu i qeverisë nuk i ka kursyer edhe batutat me kryefamiljarin, të cilit i tha se duhet të mbajë mirë bashkëshorten, se po të mos ketë atë, ai do të ngjajë si një shtëpi pas tërmetit.

Pjesë nga diskutimet:
Rama: Mbaje mirë këtë.
Burri: Ajo duhet të më mbajë mua.

Rama: Ore kjo të mban ty, se po s’të mbajti kjo e di si je ti, si ajo shtëpia pas tërmetit. Po të mos jenë gratë në Shqipëri, burrat flasin me vete. Duhet të falënderosh Zotin çdo ditë që e ke këtë.
Gruaja: Është i mirë, deri tani mirë kemi ecur.
Rama: E keni kolauduar marrëdhënien.
Gruaja: Kemi rritur shtatë fëmijë dhe shumë mirë.
Rama: T’iu rrojnë. Sa nipa e mbesa keni?
Gruaja: 15 nipa e mbeta, kemi dhe stërnip.
Rama: T’i keni me jetë se ajo është kryesorja. Shtëpitë bëhen prapë, me vështirësi, por bëhen. Angazhimi është se vitin e ri t’i mblidhni të gjithë te shtëpia e re dhe të bëni “Gëzuar”. Do fillojmë shpejt te këto shtëpitë individuale, që vitin e ri ta bëjnë aty gëzuar. Shtëpitë e reja do përballojnë shumë mirë erën, muret i kanë të izoluara, kështu që nëse ka “tërmet” në një dhomë, nuk dëgjohet te dhoma tjetër.

LEXO TE PLOTE