Connect with Us

Nga Agim Xhafka/ Shkolla ime…

Opinione

Nga Agim Xhafka/ Shkolla ime…

Publikuar

-

Kjo shkatërrirë ka qënë shkolla ku unë dhashë mësim shumë e shumë vite përpara. Sa mbarova universitetin më degdisën në malet e Gorës, mes mjerimit, varfërisë e urisë. Por populluar nga njerëz bujarë, që na mbanin në shtëpitë e tyre për të fjetur e kur ndonjëherë therrnin ndonjë pulë që e rrisnin fshehur, na jepnin ndonjë tas me supë me kofshën brenda në të.

Kjo pamje nuk më mërzit,më gëzon. Se një shkollë rronitet kur nuk ka nxënës. E mes atyre skérkave për fat jetojnë veç ca pleq që nuk kanë ku shkojnë nga pamundësia. Të tjerët prej vitesh janë rregulluar nëpër botë, në Durrës e Tiranë.

Pamja e shkollës sot rrëfen se velçanakët ikën drejt jetës më të mirë si kërkuesit e arit drejt Alaskës. U turrën me një boçe rrobash e nuk erdhën më.

Shkolla është si foleja e zogjve. Kur ata nuk rikthehen foleja te ballkoni na bije ndër këmbë. Pezmatohemi pak, por e dimë që diku tjetër ka nisur jetë foleja e re.

Shkolla u vidhis si vetë ngrehina komuniste. Zuri plot poshtë vetes,por shumica shpëtuan. Nxënësit e mij më bëjnë mesazhe nga Londra, Parisi, New Yorku, Roma, Athina. Gëzohem sikur të ishin fëmijët e mij. Prita 7 marsin që të postoja këtë foto. E kisha prej muajsh,por sot dua të uroj gjithë ish-nxënësit. Janë të rritur, baballarë sot, por i kam ndër sy të vegjël, të vegjël fare. Gëzohuni që shkolla e vjetër na la. Në se shkon ndonjë prej jush këto kohë atje jepini kazmën e fundit dhe bëjeni lëndinë atë pjesë. E mbi të vendosni një dërrasë me mbishkrimin: “Këtu shkonin në shkollë ata që nuk kishin një vakt bukë e ata që vishnin gazeta poshtë tutave që mos i sëmurte era e dimrit të egër!”

LEXO EDHE:  Eksperimente në orën e kimisë/ Helmohen në shkollë 7 nxënës

Shkolla ime pas ca vitesh nuk do jetë më mbi tokë. Do jetojë tek mendja ime si zgjua bletësh, mbushur me harenë e moshës të qindra fëmijëve. Ende më gumëzhin koka prej asaj zhurme që ia kalon dhe uverturës së ujëvarave më të famshme…

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania
KLIKO PER TE KOMENTUAR

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Opinione

Nga Bislim AHMETAJ/ Pse e mbështet Amerika, Edi Ramën ?!

Publikuar

-

Nga

* Kjo pyetje mbetet pa përgjigje në shumicën e rasteve . Pasi është gati e pamundur të marrë përgjigje të arësyeshme, sepse në më të shumtën e kohës Edi Rama ka shkelur çdo cak, normë, sjellje njerëzore së pari me qytetarët e vendit të tij, pastaj më shtetasit amerikanë që jetojnë në Shqipëri, për të mos shkuar aq larg sa ka fyer dhe denigruar në formën më perverse qytetarin e parë të Amerikës, Presidentin Tramp, drejtëpërdrejtë në CNN poshtë “hundës” së tij në Washington DC.

Disa i përgjigjen kësaj pyetje nën zë që Edi Rama jua plotëson “një më një” kërkesat legale dhe të fshehta amerikaneve duke firmosur në letër të bardhë. Po cili nuk e ka bërë këtë punë në këto 30 vite tranzicion unik “Made in Albania”, deri edhe Enver Hoxha në diktaturë i ka zbatuar urdhrat e tyre pikë për pikë.
Të tjerë thonë që amerikanët s’kanë besim tek lidershipi i opozitës ndaj jua zgjasin agoninë shqiptarëve, edhe kjo një përrallë me gogol. Pasi po të qe për çeshtje besimi të një apo dy liderucave partiakë, Amerika e ka treguar kudo dhe në çdo kohë që i ndërron për një orë të gjithë kryetarët e partive jo vetëm në Shqipëri.

Po atëherë çila është përgjigjia më “bindëse” për këtë çudi Amerikane në vendin më pro amerikan të kontinentit Europian dhe më gjërë?
Të japësh përgjigje shterruese për këtë pyetje që tundon shumicën e shqipëtarëve të majtë e të djathtë duhet të jesh ose i marrë i çertifikuar ose Profet. Mua për fat akoma s’më ka ikur mendja për ta fituar një çertifikatë të tillë dhe aq më pak të më tundoj kjo alternativa e dytë. Por edhe ta la pa një përgjigje këtë pyetje që po e mundon, zvogëlon dhe denigron vendin tim më duket përversitet intelektual, pandershmëri me vetën dhe me njerëzit që më pyesin dhe më besojnë si një njeri që kam bërë dhe vazhdoj të bëj gjithçka që vendi ynë të ketë model zhvillimi, mbështetje dhe prosperiteti demokracinë amerikane.

Historia e sjelljes së Ambasadorëve amerikanë në Shqipëri përgjatë këtyre 29 viteve është pikërisht lenda e parë mbi të cilën është ndërtuar kjo pyetje çoroditëse dhe eksploduese. Përjashto Ambasadorin Rajerson i çili ishte haptazi në mbështetje të forcës së re politike që lindi në Dhjetor të 90-tës të tjerët në shumicë kanë qënë në mbështetje të së majtës historike shqiptare e cila është ndër të majtat me historinë më gjakatare të lindjes komuniste, veç të shkuarës ajo ka trashëgiminë e saj të ligë dhe antikombëtare tek Partia Socialiste e cila vazhdon ta thellojë dhe zhvillojë në kushtet e reja të “soc
ializmit krijues” sipas amaneteve të udhëheqësve shpirtëror sundimin dhe denigrimin e qytetarëve shqiptarë.

Që të gjesh një përgjigje justifikuese për këtë sjellje aspak korrekte ndaj mikut të madh dhe strategjik duhet me patjetër të largohesh nga përditshmëria dhe nga hallet e 2 milion apo më pak shqiptarëve që kanë mbetur në Shqipëri dhe përgjigjen e kësaj pyetje duhet ta kërkosh larg halleve dhe problemeve të vendit tënd.

Për ti dhënë përgjigje pyetjes munduese që shtrova në krye të kësaj analize modeste më erdhi në ndihmë Diplomati i shquar amerikan ish Sekretari i Shtetit, Henri Kisinger tek i cili gjen pa fund këshilla. Tek Kisingeri gjeta një sentence brilante, ironike, acide, therëse po pse jo edhe ngushëlluese “Të jesh armik i Amerikës, nuk është e lehtë! Ta kesh mik Amerikën është katastrofike!” Vet kam reflektuar dhe medituar gjatë rreth kësaj aksiome, ndaj ju ftoj edhe ju lexues të nderuar të bëni të njëjtën gjë. Në kohën e diktaturës komuniste kur e kishim “armik” Amerikën vertetë nuk e kishim aspak të lehtë. Bile e kishin shumë të vështirë, vendi u mbush me burgje dhe kampe pune, uria, pasiguria dhe frika nga shteti ynë u shndërruan në epidemi kombëtare.

Po tani që e kemi mike strategjike Amerikën çfarë po ndodh me ne shqiptarët? 60% e popullsisë është larguar nga vendi dhe këta të ikurit e 6-7 viteve të fundit janë “të ikur” që nuk e mbajnë kokën pas, siç ishin ata të viteve ‘91-’93 kur ndodhi vala e parë e emigrimit. Kampet e punës dhe burgjet e diktaturës po zevendësohen me kampe emigrantësh që vinë nga zonat e trazuara të vendeve që përjetuan “pranverën arabe”. Të ardhurat nga pasuritë kombëtare që në kohën e diktaturës shkonin për të ndërtuar bunker dhe burgje tani shkojnë në xhepat e 10 -15 oligarkëve klientë të qeverisë dhe ambasadorëvë perëndimor në Tiranë.

LEXO EDHE:  Njeriu Andrea dhe Gazetari Stefani/ Nga Agim Xhafka

LEXO EDHE:  Habilajt e medias

Pak a shumë më vertetohet thënja e Kisingerit, por kur mendoj që është po kjo Amerikë që ka çliruar nga robëria 100 vjeçare gjysmën e popullit shqiptarë dhe ka krijuar shtetin më të ri në Europë, Kosovën tonë të shtrejntë, vihem rishtazi në dilemë. Në opozitë me këtë thënjë të mjeshtrit të këshillave në diplomaci dhe sjellje politike më vjen ndërmend një thënje tjetër shumë e rëndësishme për lidhjet tona me SHBA-në, thënë nga një profesor universiteti dhe studiues i thukët e çeshtjeve të lindjes, Robin Alison Remington. I cili e nis parathënjën e librit të Dr. Elez Biberajt “Shqipëria në tranzicion” pikërisht me këtë fjali “Shqipëria është një shtet pak më i madh se shteti i Mirilandit në Shtetet e Bashkuara me rëndësi strategjike sa të Kinës.”

Thënja e Remingtonit më nxjerr fare nga arësyetimi. Pse u dashka mbështetur nga SHBA-ja një njëri që po e çon vendin përditë drejt një diktature të pastër duke kontrolluar çdo pushtet. Sot Edi Rama kontrollon Parlamentin, Ekzekutivin, Gjykatat, pushtetin lokal, mediat, gjurmët e mbetura të sindikatave që lindën në vitin ‘91 dhe opozitën zyrtare.
Çfarë zotëron më tepër Raul Kastro në ishullin më të madh të karaibeve ballë për ballë Amerikës?
Çfarë ka më tëpër nën “hyqëm” Kim Jong, diktatori i Koresë së Veriut, vendit Aziatik që kufizohet në verilindje nga Moska e në veri perendim nga Pekini?

Kush dyshon që Amerikës i mungojnë fuqitë, potencialet dhe arësyet që në emër të lirisë, demokracisë dhe të drejtave të njeriut ti destabilizoj këto dy diktatura, për ti shndërruar më pas në demokraci funksionale, në të mirë të njerëzve që jetojnë në to në të mirë të njerëzimit?!
A mendoni që qytetarët e Kubës nuk do të donin të jetonin si ata të Porto Ricos, Trinitade Tabako apo edhe Xhamajkës?! Po koreanët e veriut aq të marrë janë sa të renditen të 176-ët në botë në GDP për frymë me vetëm 583 Dollar, plot 148 vende më poshtë se vëllëzërit e tyre të jugut që e kanë GDP për frymë 28.101 Dollar amerikan?!

Të gjitha arësyetimet më çojnë tek një konkluzion fatkeqësisht i errët. Amerika ka nevojë për modele steriotipe ku mund ta shohin vetën edhe amerikanët e thjeshtë dhe të jenë të lumtuar për mundësitë që ju ka dhënë shteti i tyre i madh. I duhet një Kubë kontinentit Amerikan, që ta zbeh sadopak shkëlqimin e ishujve karaibe ballë për ballë Amerikës së Madhe. Gjithashtu i duhet një diktaturë model në Azi dhe cila mund të shkëlqej më shumë me varfërinë dhe izolimin e saj ekstrem se Koreja e Veriut.
Dilema se edhe në Europë , SHBA-ve ju nevoitet një vend në diktaturë dhe vend më të përshtatshëm dhe më të dashuruar pas saj se Shqipërinë nuk mund të gjejë më ka lënduar jashtë mase. Por nuk mund të gjej asnjë arësye tjetër se pse duhet mbështetur qeveria e Edi Ramës…/ CNA.al

LEXO TE PLOTE

Opinione

“Disa prej tyre ulen në gjunjë duke lutur Zotin”/ Frrok Çupi zbulon se si i ka pushtuar frika politikanët

Publikuar

-

Nga

Tani janë pushtuar nga frika; deri dje ishin në delirin e madhështisë dhe të dominimit. Ça ishin të tjerët, ti e unë e ai tjetri që ecim me dy këmbë përtokë?!… Ata na gjetën në rrugë dhe në rrugë na lanë, duke vështruar veten me tmerr se ‘mos vallë ngjanin si ne.

Frika se mos ishin si të tjerët… Kjo ishte frika e parë që ndjenë këta që tani duhet të paraqiten para ligjit, para policit, para prokurorit dhe para qelisë për krimet që kanë kryer.

As tani nuk ndjehen si ‘të tjerët’, dmth., si humanët, sepse ‘të tjerët’ prapë i shikojnë si armiq e hakmarrës. Një klasë e tërë politike ngërtheu në vetvete grupimet e krimit dhe të vjedhjes dhe e quajti veten të aftë për t’u marrë jetën dhe pasurinë ‘të tjerëve’ që ecin me dy këmbë përtokë. Tani po thuhet se ka ardhur koha kur Drejtësia e Re, e iniciuar nga Shtetet e Bashkuara, do t’ia këpusë oktapodit të gjashtë këmbët e tjera dhe do t’i lërë me vetëm dy këmbë, si ‘të tjerët’.

Por nuk do të bazohej vetëm këtu gjithë shpresa se populli me nofkën ‘të tjerët’ do të çlirohej nga ‘oktapodi’ i tyre. Shpresa bazohet në ligjësitë humane ku nuk ‘humb gjaku dhe pasuria’. Në njërin nga paragrafët e Kanunit të shqiptarëve në periudhën para- politike të kombit, thuhet se ‘gjaku nuk bëhet gjobë’.

Jo pse thjesht ‘na u dashka’ një Drejtësi e re për të vënë Drejtësinë mes kombit, por sepse speciet dhunuese e kanë mbyllur ciklin. Këta që vranë njerëz me qindra (në vitin 1997, psh., u numëruan tre mijë dhe shifra nuk u kundërshtua kurrë), që groposën të gjitha fitimet e shqiptarëve deri në vitin 1997, që grabitën floririn nga depot e shtetit, që bënë ligjin 7501, që ndërtuan gjykatën speciale të plepave për t’u mbrojtur nga frika, këta që ndërtuan gjënë më të vogël- vilat milionëshe, që i kanë rrëmbyer financat kombëtare dhe i kanë futur në dhè ‘për një ditë’ për vete.., këta edhe sikur t’i falë gjykata, nuk i fal cikli…

A nuk i patë ‘katalanët’ e bllokut komunist se si një ditë u vunë në radhë e dorëzuan vilat e marra peng, dorëzuan burgjet, hekurat, ngrefosjen? Ja në këtë pikë kanë ardhur këta: Të dorëzojnë floririn, vilat, pasurinë e nëndheshme, kapitalet e fshehura, pushtetin…. Veçse ‘blloku’ i këtyre është disa herë më i pasur se blloku i atyre të parëve; asnjë nga këta nuk arnon më çorapet.

Bashkë me ciklin e dorëzimit, ka mbërritur edhe cikli i frikës.

LEXO EDHE:  Nga Agim Xhafka/AVNI DELVINA OSE FRANCESKO GOJA SHQIPTAR

LEXO EDHE:  Mbyllja e shkollës në Tiranë/ Manjani ashpërson tonet me qeverinë: Janë turpi vetë

Në analogji me sjelljen sociale të miut dhe bletës- kanë zbuluar studiues të frikës- edhe te qeniet humane është zbuluar induskioni i ndjeshmërisë përmes ‘nuhatjes së ankthit’ nga personi tjetër…

Frika, e cila shfaqet hapur te udhëheqësit e tre dekadave, kalon nëpër disa rrahë, si të Dantes.

Është rrethi i parë i frikës së ‘mbinjerëzve’ ndaj Drejtësisë.

Drejtësia që Perëndimi po instalon këtu, sipas modelit të post- James Bond në Amerikë ose sipas gjyqeve anti- naziste të Nurembergut, ka në fokus gjykimin e pamëshirshëm pa pyetur se ‘cili është mbinjeriu’ e cili njeriu. Janë përqendruar mijëra dosje në procedurat e Posaçme, janë përzgjedhur gjykatës të kontrollueshëm, janë hapur gardhet me të cilat këta ruanin veten. Disa prej tyre po thërrasin se ‘kjo nuk është reformë në Drejtësi’, ndërsa të tjerë po ulen në gjunjë duke lutur zotin… Frika para Drejtësisë i bën të gjitha.

Është rrethi i dytë i frikës ndaj rajasë.

Raja e këtyre ishte gjithë populli i varfër, por në plan të parë janë kategoria e vrasësit dhe e hajdutit. Hajdutët që grabitën për shefin, u shpërblyen me punë në zyrat e larta të shtetit. Ministra që vodhën ‘për partinë’ janë lënë me ca miliona, por larg. Vrasësit që garantonin pasurinë e shefave- këta janë më të frikshmit tani.

Është rrethi i njerëzve të afërt në duar të të cilëve është vënë pasuria.

Këta kanë pasuri të pafund, po jo me burim nga vetja. Një pjesë të madhe e kanë bërë vila ose makina e apartamente luksoze për fëmijët. Rrethi të afërmve po lutet në Zot që shefat të shkojnë në ferr; dhe pastaj pasuria u mbetet shegertëve. Frika është e dyanshme: Sa kanë frikë shegertët se mos nuk po këpusin qafën ‘pronarët’, më shumë kanë frikë zyrtarët e lartë se mos vallë shegertët do tua hanë fjalën për pasurinë. Përveç këtyre janë rojet e vilave që paguhen me një kothere, por janë gati të vrasin nga frika para pasurisë së ‘mbinjeriut’.

Por është edhe rrethi i frikës mes qeverisë plus Drejtësi e re dhe ‘mbinjerëzve’ të frikësuar.

Qeveria nuk po arrin të çlirojë nga frika qytetarët e vet, duke manifestuar votë maxhoritare, forcë kundër krimit dhe shpagim. As edhe një zyrtar të prishur nga mendtë nuk po e largon nga zyra. Shteti nuk po mposht dot individin që na rrezikon lirinë… Të gjitha i bën frika.

Tmerr është, më shumë se në analogjinë me miun.

LEXO TE PLOTE

Opinione

Nga Astrit Patozi/ Po kërkohet një “kopil” për dështimin e Reformës

Publikuar

-

Nga

patozi ne opinion

Qofsha i gabuar, por duket sikur po bie që tani era e keqe e dështimit të reformës zgjedhore. Debati që ka nisur mes sherrxhinjve të përhershëm nuk ka të bëjë me çështje të Kodit Zgjedhor apo të sistemit politik, por me sa duket po zhvillohet për t’i ngecur kundërshtarit faturën. Ose me popullorçe “kopilin” në prehër.

Dhe këtu nuk është fjala për 15 marsin, sepse është e sigurt që atëherë nuk do të ketë ndonjë produkt, por kam frikë se duhet tëë përgatitemi për më të keqen, që të mos ketë reformë fare, ose parlamenti të votojë ndryshime të papërfillshme, të cilat nuk e prishin qetësinë e statuskuosë.

Edhe polemikat e sotme në këtë dritë duhen parë. Është e qartë se po shpiken arsye për të mos rënë dakord në tavolinë Oerdi me Damianin, ndërkohë që Edi dhe Luli janë në të njëtën gjatësi vale, kur vjen puna për mosndryshimin, edhe pse në distancë.
Sa për këtë propozimin e parlamentit me dy dhoma, mund të thuhet vetëm kaq: ne nuk e kemi problemin se si t’i strehojmë dhe ulim në sallë deputetët, por se si t’i zgjedhim ata. Në rast se do të ruhet ky sistem i shpifur, ku njerëzit votojnë vetëm për kryetarin e partisë, edhe me 140 dhoma po ta bësh Kuvendin e Shqipërisë, nuk do të kishte asnjë vlerë, sepse do të ishte e njëjta gjë./CNA.al

LEXO TE PLOTE