Connect with Us

Myslim Murrizi ironizon Metën/ Bën shqiponjën dhe ulet në gjunjë në mes të borës

Politikë

Myslim Murrizi ironizon Metën/ Bën shqiponjën dhe ulet në gjunjë në mes të borës

Publikuar

-

Deputeti i opozitës parlamentare, Myslim Murrizi, ka ironizuar presidentin Ilir Meta, i cili gjatë manifestimit u ul në gjunjë dhe bëri simbolin e shqiponjës me duar.

Murrizi po kalon fundjavën në Bogë, ku ka rënë borë dhe ka imituar Kreun e Shtetit, duke bërë të njëjtin gjest.

Ai është ulur në gjunjë e ka bërë shqiponjën me duar, ndërsa me tone ironike betohet se vitin tjetër do bjerë sërish borë.

“Sot në bjeshkët e rugovës mbi Pejë në Bogë. Një 7 mars i 2020 duke rënë dëbore. “Betohem që do bjeri prap borë vitin që vjen”, shkruan Murrizi në një postim në rrjetet sociale./ CNA.al

 

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania
KLIKO PER TE KOMENTUAR

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Politikë

Audioja e drejtoreshës për masat e koronavirusit/ Spahia sulmon Ramën

Publikuar

-

Nga

Ish- deputeti i PD Bardh Spahia ka publikuar një video të montuar me deklaratat e drejtoreshës së qendrës shëndetësore nr.8 në Tiranë për masat e koronavirusit dhe me deklaratat e kryeministrit Edi Rama.

Spahia thotë se mosmarrja e masave për virusin, është një papërgjegjshmëri kriminale, ndërsa deklaron se thirrjet e PD-së nuk janë dëgjuar.

“Kur Edi Rama “mëson” nga PD se si e ka situatën në shërbimin shëndetësor: pa maska, pa alkool, pa doreza e pa ujë! Dhe si aktor i keq, kur kapet gafil, thotë se nuk qenka realiteti i përgjithshëm! Pasi thirrjet tona për marrjen e masave urgjente, nuk u dëgjuan, PD ka monitoruar situatën në terren, e cila është siç e pranon vetë drejtoresha e qendrës shëndetësore nr.8: pa furnizimin bazik edhe për gripin stinor, jo më për Koronavirusin e ri! Rama konfirmoi sot se kërcënimet e drejtoreshës në mbledhjen urgjente ndaj personelit mjekësor për të mos treguar realitetin skandaloz të shëndetësisë nuk është aspak një rastësi por një politikë e mirëfilltë kriminale e kësaj qeverie. Kjo nuk është thjesht papërgjegjshmëri Edi Rama, është kriminale!”, nënvizon demokrati.

LEXO EDHE:  Temperatura të ulta dhe reshje bore/ Si paraqitet situata në akset kryesore

LEXO EDHE:  Ballkani vuan të nxehtin tropikal, Australia mbulohet nga bora

Ish-deputeti hedh poshtë zërat se diskutimi i drejtoreshës ka ndodhur me anë të një telefonate, pasi pretendon se në momentin që është regjistruar audioja e publikuar nga PD, drejtoresha ka qenë duke debatuar në mbledhje me stafin mjekësor./ CNA.al

LEXO TE PLOTE

Politikë

Basha takon presidentin e Austrisë/ Zbulohet çfarë diskutuan

Publikuar

-

Nga

Kryetari i opozitës Lulzim Basha ka takuar ditën e sotme Presidentin e Parlamentit të Austrisë, Wolfgang Sobotka.

Basha bën me dije se së bashku kanë biseduar për krizën politike, kushtetuese dhe institucionale në Shqipëri, Reformën Zgjedhore, Reformën në Drejtësi, presionin ndaj lirisë së medias dhe integrimin e Shqipërisë.

Lideri i demokratëve i ka shprehur Sobotkës mirënjohjen për mbështetjen e Austrisë për vendin tonë dhe integrimin e vendit në BE dhe vendosmërinë e PD për forcimin e bashkëpunimit dypalësh.

LEXO EDHE:  Deklarata e Murrizit/ “Nëse Basha ndryshon sistemin, largohem nga Parlamenti”

LEXO EDHE:  Ortek në Korçë/ Bllokohet rruga

“Patëm dakordësi të plotë se udhërrëfyesi për daljen nga kriza e thellë politike e institucionale që po kalon vendi, dhe për të zhbllokuar rrugën e integrimit europian të Shqipërisë, është zbatimi i 9 kushteve të Bundestagut. Zgjedhjet e lira e të ndershme janë hapi i parë drejt zgjidhjes së krizës dhe rikthimit të shpresës dhe mundësive për çdo shqiptar”, deklaron Basha në një postim në rrjetet sociale./ CNA.al

LEXO TE PLOTE

Politikë

Kryemadhi nuk ndalet/ Kryetarja e LSI-së “vjedh” edhe Kadarenë

Publikuar

-

Nga

Edhe sot në ditën e 7 marsit, politika jonë nuk të lë vetëm tek urimi për mësuesit, të cilëve nuk iu mjaftojnë pagat e ulëta e problemet e shumta që kanë, por shumica e tyre duhet të përballen edhe me hipokrizinë e politikës.

Ka nga ata të cilët sot ndoshta janë një tjetër simbol për mësuesit. Produkt i asaj që sduhet të ishin dhe ndoshta turp që kanë dalë nga duart e tyre, Por të paktën mësuesit do qeshin e do gajasen me budallëqet e politikanëve tanë.

Mirë që nuk mësuan dje, por iu është bërë ves vjedhja sot. Siç vjedhin Shqipërinë, vjedhin edhe çdo gjë që iu del përpara. Kjo mund të thuhet për atë që ka ndodhur sot me Monika Kryemadhin, kryetaren e LSI-së, të shpk-së së Ilir Metës, kryetaren e partisë së hajdutave që sollen në pushtet Edi Ramën, partia e kapur me bllok në dorë, e cila në rastin e 7 marsit vodhi publikisht dhe tani e shohin të gjithë.

Ndërsa ka uruar mësuesit për festën e 7 Marsit, kryetarja e LSI-së, pa pikën e respektit dhe etikës, ka vjedhur disa vargje të poezisë “Mësueset e fshatit” të Ismail Kadaresë, i ka deformuar dhe i ka publikuar sikur të ishin vargjet e saj, pa marrë asnjë mundim që minimumi të citojë shkrimtarin e madh.

“Unë besoj te ju mësuesit e mi! Ju të heshturit gjer në dhimbje, të mëdhenjtë gjer në madhështi!”-shkruan Kryemadhi në urimin e saj.

Por, mesa duket soji i Kryemadhit, nuk dinë të bëjnë gjë tjetër, dinë vetëm të vjedhin, megjithëse mësuesit nuk kanë faj. Ata u kanë dhënë të tjera mendime. Mona sot u kap duke vjedhur, ashtu siç është kapë LSI-ja, ditë e natë e ndoshta askujt sdo ti bëjë më përshtypje.

LEXO EDHE:  Ortek në Korçë/ Bllokohet rruga

LEXO EDHE:  Deklarata e Murrizit/ “Nëse Basha ndryshon sistemin, largohem nga Parlamenti”

Por, të paktën do gajasen mësuesit tanë dhe ndoshta do mërziten me çfarë fruti dha pena e tyre./ CNA.al

“Mësueset e fshatit”
(Ismail Kadare)

Në udhëkryqe ndanë xhadeve
Ditët e shtuna dalin shpesh
Dhe zgjatin dorën nga makinat
Herë dy nga dy herë veç e veç

Po shpesh ata që janë brenda
Me njëri-tjetrin shkëmbejnë fraza
Si shumë pretendime kanë
Mor shoku Jani, këto vajza

Dhe janë ata që bëjnë zhurmë
Që kanë për vete dyzet gojë
Që i shkruajnë letër presidiumit
Për një guzhinë po t’ju mungojë

Dhe ato presin makinën tjetër
Atje në rrugë atje në shi
Ato të urtat gjer në dhembje
Të thjeshtat gjer në madhështi

Tek presin, java që kaloi
Iu kujtohet si në tym
Klasa me nxënësit, gabimet
Q’u përsëritën në hartim

Në mbrëmje radion dëgjon njëra
Tjetrës në mend i vjen sërish
Shikimi i fotoreporterit
Q’andej kaloj rastësisht

Koha e fejesës i ka ardhur
Dikujt ndoshta i shkon çdo ditë
Pluhur i shkumësit, vello e bardhë
U bie mbi supe e i trondit

Po s’ngrenë ato botën në këmbë
Në komitet në ministri
Ato të urtat gjer në dhembje
Të thjeshtat gjer në madhështi….

LEXO TE PLOTE