Connect with Us

Moti i keq përgjak rrugët/ Aksident i rëndë në Elbasan

Kronika

Moti i keq përgjak rrugët/ Aksident i rëndë në Elbasan

Publikuar

-

Një aksident i rëndë është regjistruar mbrëmen e sotme në aksin Elbasan-Metalurgjik.

Një automjet ka dalë nga rruga ndërsa ka mbetur i plagosur një person.

Shkak i aksidentit mësohet se është bërë mungesa e ndriçimit në rrugë dhe lagështia për shkak të motit të keq.

Fatmirësisht e aksidentuara është jasht rrezikut për jetën.

Ndërkaq, një tjetër aksident u regjistrua pasditen e sotme në segmentin Milot-Rrëshen në rrugën e Kombit.

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania
KLIKO PER TE KOMENTUAR

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Kronika

Aksident i frikshëm në rrugën e Kombit/ Trajleri humb kontrollin, përplaset me mbrojtëset anësore

Publikuar

-

Nga

Një aksident i frikshëm është regjistruar pasditen e sotme në segmentin Milot-Rrëshen në rrugën e Kombit.

Një autimjet i tonazhit të rëndë ka humbur kontrollin duke u përplasur me mbrojtëset anësore të rrugës.

Shkak për aksidentin është bërë lagështira në rrugë, por fatmirësisht pa dëme në njerëz.

Njëra prej korsive të autostradës është bllokuar si pasojë e aksidentit./CNA.al

LEXO TE PLOTE

Kronika

Ishte shpallur në kërkim/ Gjendet një person i mbytur në Krujë

Publikuar

-

Nga

Një person është gjetur i mbytur mesditën e sotme në lagjen numër 4 në Krujë.

Bëhet fjalë për 29-vjeçarin me iniciale G.L., i cili ishte shpallur në kërkim nga Komisariati i Policisë së Vlorës.

Dyshohet se i riu vuante nga probleme të shëndetit mendor. Blutë bëjnë me dije se nga kontrollet paraprake, nuk janë mkonstatuar shenja dhunë në trupin e 29-vjeçarit.

“Më datë 07.03.2020, rreth orës 12:45, në breg të rezervuarit “Pengile” në lagjen nr.4, Krujë, është gjetur i mbytur shtetasi G.L.,29 vjeç, i cili vuante nga shendeti mendor dhe ishte shpallur në kërkim nga Komisaritati i Policisë Vorë, pas kallzimit të bërë nga familjarët. Nga kqyrja paraprake nuk janë konstatuar shenja dhune”, thuhet në njoftimin e policisë.

LEXO EDHE:  Foto-AKU ndëshkon disa subjekte/Bllokohen 1,267 litra pije alkoolike

LEXO EDHE:  Foto-AKU ndëshkon disa subjekte/Bllokohen 1,267 litra pije alkoolike

Ndërkaq, grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e ngjarjes./ CNA.al

LEXO TE PLOTE

Kronika

SPAK bën bilancin për operacionin e OFL-së/ 12 prona dhe 19 makina të sekuestruara

Publikuar

-

Nga

Prokuroria e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (SPAK) ka bërë bilancin e operacioneve të OFL-së, bazuar në aktin normativ të qeverisë, për sekuestrimin e pasurive, që dyshohen se vijnë nga të ardhura nga aktiviteti kriminal.

Operacioni “Forca e Ligjit” ka goditur deri më tani 101 pasuri të vendosura në rrugë kriminale, duke kërkuar sekuestrimin dhe konfiskimin e tyre. Këto pasuri, 71 prej tyre automjete dhe 30 pasuri të paluajtshme, kanë mbërritur në Prokurorinë e Posaçme, e cila njofton se i ka marrë të gjitha në shqyrtim.

Sipas SPAK “për 29 pasuri është vlerësuar se sekuestro në kushtet e emergjencës apo kërkesa për sekuestrim e paraqitur nga Policia e Shtetit është bërë në kundërshtim me kërkesat e Aktit Normativ Nr.1, datë 31.012020 dhe në këto kushte është vendosur kthimi i materialeve Policisë së Shtetit”.

“Drejtoria e Përgjithshme e Policisë së Shtetit, në zbatim të Aktit Normativ Nr.1, datë 31.01.2020, nga hyrja në fuqi e këtij akti dhe deri me datën 06.03.2020, ka paraqitur për vlerësim në Prokurorinë e Posaçme 62 raste sekuestrimesh, duke kërkuar vlerësim sekuestroje për 101 pasuri. Nga 101 pasuri të dërguara për vlerësim sekuestro, 71 pasuri janë automjete dhe 30 janë pasuri të paluajtshme (truall dhe objekte).

Prokuroria e Posaçme ka marrë në shqyrtim të gjitha rastet e paraqitura dhe deri datën 06.03.2020 ka përfunduar shqyrtimin brenda afateve ligjore për 27 kërkesa për vlerësim sekuestro, të cilat përfshijnë 60 pasuri, nga të cilat 30 pasuri janë automjete dhe 30 pasuri janë truall dhe objekte.

Për 27 kërkesat e përfunduara Prokuroria e Posaçme ka vlerësuar të ligjshme sekuestron e bërë nga Policia e Shtetit dhe ka kërkuar vendosjen e sekuestros nga Gjykata e Posaçme e Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar për 31 pasuri.

LEXO EDHE:  Aksidentoi 6 vjeçaren/ Arrestohet në flagrancë shoferi

LEXO EDHE:  Aksident i rëndë në Lezhë/ Makina humb kontrollin, një i plagosur

Ndërkohë për 29 pasuri është vlerësuar se sekuestro në kushtet e emergjencës apo kërkesa për sekuestrim e paraqitur nga Policia e Shtetit është bërë në kundërshtim me kërkesat e Aktit Normativ Nr.1, datë 31.012020 dhe në këto kushte është vendosur kthimi i materialeve Policisë së Shtetit.

Nga 31 pasuritë e dërguara nga Prokuroria e Posaçme në gjykatë për sekuestro, 12 pasuri janë të paluajtshme (truall dhe objekte të ndryshme) dhe 19 pasuri janë automjete të ndryshme. Ndërkohë nga 29 pasuritë, për të cilat është vlerësuar se sekuestro në kushtet e emergjencës apo kërkesa për sekuestrim e paraqitur nga Policia e Shtetit është bërë në kundërshtim me kërkesat e Aktit Normativ Nr.1, datë 31.012020, rezulton se 18 pasuri janë të paluajtshme (truall dhe objekte të ndryshme) dhe 11 pasuri janë automjete të ndryshme.

Prokuroria e Posaçme është duke vlerësuar 35 kërkesat e tjera të paraqitura nga Policia e Shtetit, të cilat përfshijnë 41 pasuri, (automjete të ndryshme), për të cilat do të merren vendimet përkatëse brenda afatit ligjor prej 15 ditësh nga data e paraqitjes së kërkesës.”-thuhet në njoftimin e SPAK./ CNA.al

LEXO TE PLOTE