Connect with Us

Meta “thumbon” Ramën nga Shkodra/ Në politikë bën më shumë faulla se kur ishte basketbollist

Politikë

Meta “thumbon” Ramën nga Shkodra/ Në politikë bën më shumë faulla se kur ishte basketbollist

Publikuar

-

Presidenti Ilir Meta ka qenë ditën e sotme në Shkodër ku ka ndjekur ndeshjen e basketbollit mes Vllaznisë dhe Tiranës.

Pas ndeshjes, një nga gazetarët e pyeti se me kë ishte tifoz dhe nëse ka respekt për kryeministrin Rama si ish-sportist.

Meta u shpreh se e respekton si ish- basketbollist por në lojë bënte shumë faulle, kurse në politikë bën akoma më shumë.

”Unë i respektoj edhe kryeministrin megjithëse ai bënte shumë personale në basketboll dhe për fat të keq bën edhe për fat të keq bën edhe më shumë faulla në poltikë.”

LEXO EDHE:  Në garë për kreun e PD/ Shehaj zbulon strategjinë si do e rrëzojë Ramën

Sa i përket ndeshjes ai u shpreh se nuk ishte as me Vllazninë as me Tiranën por kuqezi si dhe theksoi nevojën e mbështetjes me investime të basketbollit por jo vetëm të të gjitha sporteve me dorë në Shqipëri.

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Politikë

Politika në zi/ Ndërron jetë ish deputeti i Partisë Demokratike

Publikuar

-

Nga

Ka ndërruar jetë në moshën 78 vjeçare, ish deputeti i Partisë Demokratike Ahmet Osman Osja. Pinjolli i një prej familjeve më në zë të qytetin e Shkodrës, dha kontributin e tij në shumë fusha e kryesisht në ato të shkencës ku filloi punën si lektor në Universitet, diplomacisë dhe  mësimdhënies.

U angazhua në proceset demokratike që në fillimet e saj dhe përfaqësoi të djathtët në legjislaturën e viteve 92 -96. U ba zani i fuqishëm  të gjithëve  atyre që i besuan votën duke e renditur ndër pesë deputetet më të votuar në Parlamentin e atyre viteve. Pati kurajon qytetare që në shumë seanca parlamentare jo vetëm të kërkoj të drejtat e individit por edhe të kërkoj me forcë miratimin e ligjeve per të drejtën e pronësisë, duke nxitur debatin dhe diskutimet e shumta.

Për punën e tij është vlerësuar me një sërë çmimesh si;

Mjeshtër i sportit në vite të Alpinizmit.

Mirënjohja e Qytetit të Shkodrës.

Urdhëri Naim Frashëri i kl. II .

Aktiviteti i tij shkencor u drejtua në fushën e biologjisë kryesisht në studimin e bimëve makrofite në ujërat e Liqenit të Shkodrës,  Bimët e rralla, relikte, endemike në Alpet Shqipëtare, Alpet Ilirike dhe të maleve  tjera Shqipëtare. Bimët  mjaltoredhe  mjeksore e aromatike të veriut. Shfaqi interes të veçantë për nyjen Hidrike të Veriut. Studioi ekosistemin ujor, Bunë- Dri – Kir dhe Liqenin e Shkodrës). I veçantë do të vlerësohet studimi i shndërimit të Lumit të Bunës në lum të lundrueshëm.

LEXO EDHE:  Rama fushatë në Dajt

LEXO EDHE:  Strategjia antikorrupsion/ Rama me “dorë të hekurt”, apel biznesit

Është botues i disa librave me karakter shkencor dhe hulumtues si;

Botime librash

Në të fshehtat e Florës Shqipëtare

-Të  reja në Floren e Alpeve Ilirike.

-100 lule, 100 bimë në Alpet Ilirike.

-Themelet e një Medreseje, bashkëautorë me Eljaz Krajen

“Bimët mjaltore të Postribës”

Është themeluesi dhe drejtuesi i parë medresesë  “Haxhi Sheh Shamija”, ku vuri theksin për drejtimin në profilin shkencor të kësaj shkolle.

Shkodra humbi sot jo vetëm një njeri të dijes por edhe një ndër qytetarët më  të denjë të saj./ CNA.al

LEXO TE PLOTE

Politikë

Pas takimit me Ramën/ Grenell “zbarkon” në zyrën e Metës

Publikuar

-

Nga

Presienti Ilir Meta ka takuar ish të dërguarin e SHBA-së për dialogun Kosovë-Serbi, Richard Grenell.

Meta shprehet se mbështet përpjekjet e tij të vazhdueshme për të promovuar investimet amerikane dhe bashkëpunimin ekonomik në rajon.

Sipas presidentit kjo është e vetmja mënyrë për të garantuar mirëqënien për qytetarët dhe brezin e ri.

Ishte kënaqësi të takoja këtë mëngjes Ambasadorin Grenell. Mbështes përpjekjet e tij të vazhdueshme për të promovuar investimet amerikane dhe bashkëpunimin ekonomik në rajon, si e vetmja mënyrë për të garantuar mirëqenie për të gjithë qytetarët tanë dhe veçanërisht brezin e ri.

Përpara vizitës të tij në Jug të vendit i dhurova librin “Albania from the Air”, një botim i veçantë mbi mrekullitë natyrore shqiptare, pasi jam i sigurt se herën tjetër ai do të shpenzojë më shumë kohë për të eksploruar Shqipërinë tonë të bukur. 🇦🇱🤝🇺🇸”, shkruan Meta./ CNA.al

LEXO TE PLOTE

Politikë

Situata e zjarreve në Shqipëri/ Peleshi: Presim që flakët të shuhen brenda disa orëve

Publikuar

-

Nga

Peleshi: Baza e Kuçovës po jetësohet, projekti gati në fund të muajit tetor

Ministri i Mbrojtjes, Niko Peleshi ka vëzhguar nga afër zonat që janë përfshirë nga flakët. Peleshi ka bërë me dije se e vetmja zonë aktive për momentin është ajo e Karaburunit, ndërsa theksoi se Forcat e Armatosura po viojojnë me punën për shuarjen totale të flakëve. Ai tregon se situate është e menaxhuar dhe po punohet në mënyrë intensive.

LEXO EDHE:  Deklaratat e Ramës dhe Bushatit për Çamërinë/ Athina reagon me tone të ashpra

Presim të shuajmë zjarret brenda disa orëve. Forcat e Armastosura janë në të gjithë territorin. Situata deri më tani është menaxhuar me sukses. E vetmja vatër zjarri është Karaburuni. Rreziku ende prezent do të vijojmë punën me intensitet.  Puna e forcave njerëzore është e pazavendësueshme”, ka thënë Peleshi./ CNA.al

LEXO TE PLOTE