Connect with Us

“Lumi Shkumbin po del nga shtrati!”/ Braçe ngre alarmin: Evakuoni menjëherë këto zona

Sociale

“Lumi Shkumbin po del nga shtrati!”/ Braçe ngre alarmin: Evakuoni menjëherë këto zona

Publikuar

-

“Lumi Shkumbin po del nga shtrati!” Këtë lajm e ka dhënë pak minuta më parë vetë zëvendës-kryeministri Erion Braçe.

Në një postim në rrjetet sociale, Braçe alarmon banorët e disa fshatrave të Lushnjes dhe i kërkon atyre të evakuojnë zonën sipas urdhrit të policisë.

“Lumi Shkumbin po del nga shtrati! Çdo banor i fshatrave Çermë e Sipërme, Proshkë, Çermë Pasha, Çermë Shkumbin, Sulzotaj, t’i bindet urdhrave të kryepleqve dhe policisë për t’u larguar vetë dhe çdo kafshë, mjete nga toka e argjinaturës së lumit-buza e lumit deri në argjinaturë!
Menjëherë!
Bindjuni urdhërave të autoriteteve!”, shkruan zv.kryeministri./ CNA.al

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania
KLIKO PER TE KOMENTUAR

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Sociale

Drejtori i Arsimit në Korçë uron 7 Marsin, me një foto nga Mësonjëtorja

Publikuar

-

Nga

Drejtori i Arsimit, në Korçë, Kristaq Grabocka, me rastin e 7 Marsit ka uruar mësuesit, duke publikuar një foto nga Mësonjëtorja e parë shqipe, në Korçë.

Në një postim në rrjetet sociale, Kristaq Grabocka shpreh mirënjohje për të gjithë mësuesit.

“Gezuar 7 Marsin, per te gjithe ata qe bejne qe shoqerite te ndryshojne me mjete te thjeshta dhe njerzore, dhe mbi te gjitha pa bere zhurme. Mirenjohje pafund per secilin qe mbart emrin e bekuar “Mesues” Me respekt nga vendi ku u nis dallendyshja e pare e shqipes, qe solli pranveren e perhershme.”-shkruan Grabocka në postimin e tij./ CNA.al

LEXO TE PLOTE

Sociale

Masat kundër koronavirusit/ Silva Bino apel të fortë qytetarëve: Mund të bëheni burim infeksioni

Publikuar

-

Nga

Në një deklaratë për mediat, specialistja pranë ISHP-së, Silva Bino tha se masat kundër koronavirusit janë forcuar, ndërsa theksoi se 60% e rasteve të testuara, të cilat kanë dalë negative deri më tani, janë nga Tirana.

Po ashtu specialistja e ISHP-së theksoi se vendi ynë ka kapacitet për ekzaminimet, duke shtuar se janë përmirësuar protokollet e menaxhimit.

“Po testojmë vetëm persona të cilët kanë histori udhëtimi, dhe shenja resperatore. Po hetojmë dhe raste që kanë shenja respiratorë akute, që kërkojnë hospitalizim. Ky është një zgjerim dhe nuk ka lidhje me ndonjë udhëtim. Ky është një zgjerim i personave që do të testojmë. Në mënyrë që të rrisim gamën e personave që të gjurmojmë dhe kontaktet. Rastet e testuara kanë qenë 60 % nga Tirana, nga Durrësi, Nga Vlora, Fieri, Shkodra, Elbasani e Lushnja. Kemi një shpërndarje në Shqipëri, në varësi të udhëtarëve e që janë testuar. Pjesa tjetër e tyre janë këshilluar dhe iu është ofruar testimi kur është parë e arsyeshme. Në lidhje me diagnozën, ne vazhdojmë të kemi kapacitetet tona në laboratorin e ISHP-së ku kryhen ekzaminimet e nevojshme. Nuk kemi pasur monstra pozitive. Kemi shtuar numrin e tyre. Janë identifikuar se çfarë duhet bërë më tej. Ne kemi përcaktuar dhe llojin e karantinës.”-tha Bino.

Më tej, ai vijoi apelin ndaj qytetarëve për higjenen personale, ndërsa shtoi se jemi në sezon gripi dhe njerëzit nuk duhet të grumbullohen pranë spitaleve, gjë që sipas Binos, i kthen ata në burim infeksioni.

LEXO EDHE:  Protesta e biznesit të vogël/ Erion Braçe shuplakë qeverisë

LEXO EDHE:  Akuzat ndaj Xhafajt/ Deputeti socialist tregon qëndrimin e PS-së

“Larja e duarve me sapun është gjë e mirë pasi menjëherë largon virusin. Larja e dhëmbëve. Ne kemi këshilluar të gjithë ata persona që kanë ardhur nga Italia, apo vendet e tjera të prekura, si Kina, të cilët mos të lëvizin nga shtëpia, të vetëkarantohen. Kemi 155 respiratorë në spitalet publike, 17 në ato private. Por, më shumë rëndësi ka koordinimi sipas nevojës që do të kenë pacientët. Duhet ta kalojmë këtë pjesën e gripit, në mënyrë që sistemi të mos mbingarkohet më tepër. Jemi në periudhë sezoni të gripit, kemi një trend në ulje. Në lidhje me COVID ne përdorim të njëjtat sisteme si për gripin, se janë të ngjashme. Njerëzit nuk duhet të grumbullohen pranë spitaleve, sepse mund të bëhen burim infeksioni. Njerëzit duhet të shkojnë te mjeku i familjes.”, theksoi Bino.

LEXO TE PLOTE

Sociale

133 vite nga krijimi i Mësonjëtores së parë shqipe/ Si lindi festa e mësuesit dhe historia e saj

Publikuar

-

Nga

Sot në vendin tonë festohet 7 Marsi, e njohur ndryshe si “Dita Kombëtare e Mësuesve”.

Kjo ditë festohet në shenjë vlerësimi të traditave më të mira të shkollës kombëtare shqipe, të figurës së nderuar të mësuesit si edukator i brezit të ri.

“7 marsi”, njihet si data e krijimit të Mësonjëtores së parë Shqipe në qytetin e Korçës, e cila u çel në 7 mars në 1887 në kushtet e pushtimit otoman.

Ajo u krijua nga një grup rilindasish, ndërsa ishte e para shkollë fillore me një fizionomi të theksuar kombëtare dhe laike, ku të gjitha mësimet jepeshin në gjuhën shqipe.

Drejtues të saj ishin figura të njohura të Rilindjes shqiptare, si: Pandeli Sotiri, Petro Nini Luarasi, Nuçi Naçi, Thoma Avrami.

Mësonjëtorja e parë shqipe pati një jetë 15-vjeçare, ku përballoi pengesat dhe vështirësitë e nxjerra nga pushtuesit otomanë dhe sidomos kleri, që kërkonte ndalimin e përhapjes dhe mësimit të gjuhës shqipe. Rëndësia e krijimit të kësaj shkolle qëndron në faktin se ajo institucionalizoi mësimin e gjuhës shqipe në Shqipëri dhe krijoi një plejadë njerëzish, të cilët u bënë më vonë veprimtarë të lëvizjes për çlirim kombëtar dhe shoqëror të vendit. Në përkujtim të krijimit të Mësonjëtores së parë shqipe me vendim të Qeverisë Shqiptare në vitin 1960 u vendos që 7 Marsi të njihet si “Dita Kombëtare e Mësuesve”.

LEXO EDHE:  Meta ktheu buxhetin/ Braçe: Fshihen qëllime të tjera mbrapa

LEXO EDHE:  Braçe akuza të forta Bashës/ Je vrasës serial

Në këtë ditë ne të gjithë së bashku kujtojmë mësuesit tonë të parë që na mësuan shkronjat shqipe, na mësuan se si ta duam dhe ta respektojmë atdheun. Na mesuan poezite e bukura te autorve tone te mrekullushem që çdo fjalë e varg i saj të mbetet e të ngulitet thellë në mendjet tona.

Mësuesit shqiptarë në çdo kohë e në çdo krahine, kane qene jo thjeshte profesioniste te arsimit, por ne rradhe te parë ishin njerez te emancipuar, humanë dhe artistë të fushave të ndryshme.

7 Marsi, Dita e Mësuesit, shënohet si një ngjarje me rëndësi kulturore në gjithë vendin. Gëzuar festën tuaj mësues të nderuar e të respektuar!/CNA.al

LEXO TE PLOTE