Politikë
“Kush fshihet do paguajë çmimin”/ Paralajmërimi i fortë i Kullurit

Ish-anëtari i Këshillit Kombëtar të PD-së, Edvin Kulluri ndërsa komenton raportin paraprak të Komisionit të Venecias, shkruan se “Presidenti ka vepruar sipas Kushtetutes dhe Ligjit lidhur me dekretimin e anetareve te Gjykates Kushtetuese! Tentativa e Rames permes KED dhe Kuvendit per te prishur rradhen e emerimeve duke i marre Presidentit ekskluzivetin e 3 kandidaturave per ne Gjykaten Kushtetuese, eshte konsideruar e parregullt nga organi keshillimor nderkombetar me autoritet te padiskutueshem!”
Në një postim në rrjetet sociale, Kulluri thekson se tashme mazhoranca socialiste duhet te rigjeje balancen dhe rradhen e emerimeve te anetareve te Gjykatës Kushtetuese!
Sipas Kullurit, kjo nuk eshte vetem nje fitore e Presidentit por e cdo qytetari qe kerkon te mbroje te drejtat natyrore dhe themelore te individit dhe grupeve shoqerore.
“Nese Presidenti zbret ne shesh apo jo eshte ceshtja me e parendesishme krahasuar me mbrojtjen e parimeve demokratike te balances dhe kontrollit reciprok te pushteteve.
E drejta e prones, transparenca e perdorimit te aseteve dhe financave publike qe perbejne shumicen e ceshtjeve qe pritet te shkojne ne Gjykaten Kushtetuese pas konstituimit te saj, mund te garantohen vetem permes garantimit te barazise dhe sigurise juridike te qytetareve perballe shtetit dhe njeri-tjetrit. Shteti demokratik ka vetem nje detyre, te garantoje keto parime.”-shkruan Kulluri.
Më tej, ai i drejton një mesazh të fortë edhe opozitës, ndërsa shkruan se demokracia është pjesëmarrje dhe jo fshehje nga përgjegjësia.
“Ne nje vend ku shkelet barazia para ligjit, demokracia ka rene.
Angazhimi i Presidentit dhe kujtdo qe e mbeshteti publikisht keto muaj dhe sidomos e qytetareve qe zbriten ne shesh ne 2 mars, kane qene nje perpjekje e vendosur per te mbrojtur demokracine ne Shqiperi! Demokracia eshte pjesemarrje dhe jo fshehje nga pergjegjesia! Kush fshihet do paguaje cmimin!”-përfundon postimin e tij Edvin Kulluri./ CNA.al
Lajme të Rekomanduara:

Fantastike/ Çfarë mund ti zbulosh shkollimit të Bashës?!
Kryetari i Republikes së Re dhe opozitës pjesërisht të bashkuar, Lulzim Basha sot sërish ka vazhduar me ëndrën e tij kryeministrore të cilën e ka...

Meta dhe Veliaj në përgjimet e ‘Ndrangheta-s’/ Artan Hoxha nxjerr fotot: Kush duket si boos-i këtu?
Gazetari Artan Hoxha, ka reaguar sërish në lidhje me daljen e emrit të presidentit Ilir Meta dhe kryebashkiakut Erion Veliaj në përgjimet e antimafias italiane...