Connect with Us

Keni bërë plane për fundjavën?/ Moti nuk do të jetë në favorin tuaj

Sociale

Keni bërë plane për fundjavën?/ Moti nuk do të jetë në favorin tuaj

Publikuar

-

Nëse keni bërë plane për fundjavën, atëherë lajme jo të mira priten sa i përket motit.

Dita e sotme do të shoqërohet me mot të vranët dhe reshje shiu të herëpashershme me intensitet të ulët dhe mesatar ndërsa në zonën e jugut me intensitet deri të lartë. Duhet theksuar se në zonën e jugut, deri në orët e pasdites vonë, reshjet do të jenë me intensitet deri të lartë në formën e shtrëngatave me shkarkesa elektrike.

LEXO EDHE:  Surprizat e motit/ Ja sa do arrijnë sot temperaturat  

Ndërkohë, edhe për ditën e diel, pritet mot me vranësira mesatare dhe të dendura shoqëruar me reshje shiu të herëpashershme, me intensitet të ulët dhe mesatar në formën e shtrëngatave.

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania
KLIKO PER TE KOMENTUAR

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Sociale

Horoskopi i ditës, 7 mars 2020

Publikuar

-

Nga

DASHI 21. mars – 20. prill

Ambienti i ngrohte yjor do beje qe marrëdhënia juaj ne çift te jete i qete sot. Ju do gjeni gjuhën e përbashkët me partnerin dhe çdo gjë do ta bëni ne mirëkuptim te plote. Beqaret nuk do refuzohen nga personat qe do joshin, përkundrazi mund te afrohen goxha me ta. Ne planin financiar keni për te pasur ende fat dhe gjendja do mbetet e kënaqshme ne çdo moment.

DEMI 21. prill – 21. maj

Nen ndikimin e madh te Saturnit, sot do tregoheni shume autoritare ju çiftet. Asnjeri nuk do hape rruge dhe shumicën e kohës do jete me nerva. Për beqaret nuk do mungojnë flirtet dhe mundësitë për aventura, por ata duhet te mendohen gjate para se te hedhin hapa. Financat duhet t’i menaxhoni me shume kujdes ne mënyrë qe te mos mbeteni me xhepat bosh nesër.

BINJAKET 22. maj – 21. qershor

Gjate kësaj dite do bëni gjithë përpjekjet e mundshme për ta stabilizuar situatën dhe pa shume mundim do ja dilni mbanë. Do lini pas krahëve problemet e se shkuarës. Beqaret me shume gjasa nuk do shkojnë vetëm ne shtëpi sot ne mbrëmje. Financat do jene te shkëlqyera. Keni kohe qe po kujdeseni për to dhe kjo do sjelle goxha përfitime për ju.

GAFORRJA 22. qershor – 22. korrik

Fale mbështetjes se Merkurit, jeta juaj ne çift do filloje te rregullohet. Mëngjesi do ketë disa momente te vështira, por pas mesditës gjithçka do kaloje. Beqaret do jene shume sociale dhe kjo do iu japë mundësinë te njohin persona mjaft interesante. Ne planin financiar, Dielli do iu nxite te kryeni me tepër shpenzime dhe situata do filloje te dobësohet. Kujdes sepse po vazhduat kështu do i vuani gjate pasojat.

LUANI 23. korrik – 22. gusht

Venusi do jete aleati juaj me i forte ne dashuri dhe ai do iu ndihmoje te bëni një jete te jashtëzakonshme. Nuk do keni me probleme si me pare dhe do mbusheni lirisht me fryme. Beqaret do jene te gatshëm edhe për ndonjë flirt momental, por jo për lidhje serioze. Buxheti nuk do jete i shkëlqyer dhe dëshira juaj për te blera gjera luksi mund te sjelle probleme.

VIRGJERESHA 23. gusht – 23. shtator

Jeta juaj ne çift nuk do jete aspak e trishtë sot, përkundrazi do përjetoni emocione me te mëdha dhe do ndiheni gati për te hedhur hapa me tej. Partneri do iu duket edhe me i ëmbël sot. Beqaret do iu qëndrojnë besnike disa parimeve dhe nuk do pranojnë te dalin me këdo qe do i ftoje. Plutoni do pozicionohet keq ne qiellin e financave dhe do keni goxha vështirësi ne këtë fushe.

PESHORJA 24. shtator – 23. tetor

Jeta juaj ne çift do privilegjohet tej mase sot dhe keni për te përjetuar vetëm çaste te lumtura se bashku. Do i sqaroni edhe disa mosmarrëveshje te vogla qe keni pasur dikur. Beqaret do jene me tërheqës dhe do arrijnë te bëjnë për vete shume persona. Edhe sikur te duan ata nuk do i shpëtojnë dot krijimit te një lidhjeje. Te ardhurat do përmirësohen shume me tepër dhe do ndiheni me te çlirët për te bere investime me shume.

AKREPI 24. tetor – 22. nëntor

Dite shume e tensionuar dhe problematike do jete kjo e sotmja për te dashuruarit. Për çdo gjë do debatojnë dhe do preken edhe tema delikate. Beqaret duhet te qëndrojnë optimiste dhe nuk duhet ta humbasin shpresën deri ne minutën e fundit te ditës. Ne planin financiar fati do jete gjithë kohës ne anën tuaj kështu qe jo vetëm qe nuk do keni vështirësi, por mund te ndodhin edhe përmirësime.

SHIGJETARI 23. nëntor – 21. dhjetor

Venusi do ketë ndikim shumë te veçantë tek jeta juaj ne çift gjatë kësaj dite. Ne çdo moment do përjetoni kënaqësi dhe emocione shumë të veçanta e do ndiheni si neper ëndrra. Beqaret do zhyten ne mendime e do bëhen nostalgjike prandaj nuk kane për ta gjetur as sot personin e përshtatshëm. Financat nuk do jene te qëndrueshme dhe vetëm duke ulur shpenzimet mund t’ia dilni mbanë.

BRICJAPI 22. dhjetor – 20. janar

Ka mundësi qe atmosfera ne çift te jete goxha e tendosur gjate kësaj dite. Ne shume momente do debatoni ashpër me atë qe keni ne krah dhe mund te thoni gjera lënduese. Beqaret do jene goxha me tolerante dhe do tërheqin pas vetes goxha persona. Buxheti nuk ka për te qene ne gjendjen me te mire te mundshme kështu qe mire është te tregoheni te kujdesshëm kurdoherë.

UJORI 21. janar – 19. shkurt

Çiftet do mbrohen gjithë kohës nga planetët gjatë kësaj dite kështu qe nuk do kenë aspak probleme apo vështirësi. Te gjitha shanset do jene ne anën e tyre. Nëse jeni ende një zemër e shkrete e vetmuar, Venusi sot do ju bëjë me sharmante dhe me simpatike. Financat do jene goxha te mira. Jo vetëm qe nuk do ketë vështirësi, por pasdite mund te ndodhin edhe përmirësime me shume.

PESHQIT 20. shkurt – 20. mars

Nëse jeni në një lidhje bëhuni gati te përballeni me disa probleme serioze. Asgjë nuk ka për te qene si me pare dhe do ju duhet guxim dhe force për ta mbajtur marrëdhënien te qëndrueshme. Beqarët do joshin disa persona, por ende nuk do ndihen gati për te hedhur hapa. Për financat ka për te qenë një dite e paqëndrueshme dhe hera herës me disa sfida te vështira për t’u kaluar.

LEXO TE PLOTE

Sociale

50-vjeçarja që erdhi nga Italia izolohet në karantinë/ Flet drejtori i spitalit

Publikuar

-

Nga

Një 50-vjeçare nga Lushnja e cila ishte kthyer para dy ditësh nga Italia, është izoluar në karantinë në QSUTpasi dyshohet për koronavirus.

Lidhur me këtë rast ka reaguar drejtori i Spitalit të Lushnjës Pjerin Vogli.

Për media tai është shprehur se gruaja ishte paraqitur sot në spitalin e Lushnjës, pasi kishte shfaqur temperaturë. Po ashtu drejtori Vogli tha se pas ekzaminimit nga ana e mjekëve, duke qenë se gruaja kishte pasur temperaturë dhe se vinte nga një zonë e prekur e Italisë, nga Padova, spitali ndoqi protokollin, duke e transferuar rastin në QSUT.

Sipas tij, ka dyshime se gruaja është prekur nga një grip i zakonshëm dhe jo nga koronavirusi.

LEXO EDHE:  Kapriçot e motit/ Ja çfarë parashikojnë sinoptikanët

LEXO EDHE:  Pas ditëve pranverore, bien temperaturat dhe rikthehen reshjet ne vend

 

LEXO TE PLOTE

Sociale

Dyshohet me koronavirus, pasi u kthye nga Italia/ Gruaja nga Lushnja izolohet në karantinë

Publikuar

-

Nga

Një grua e  ardhur prej dy ditësh nga Italia, është izoluar  në QSUT, pasi ka shfaqur simptoma të ngjashme me koronavirusin.

Gruaja që jetonte në Padova ka shfaqur vështirësi në frymëmarrje, temperaturë të lartë dhe dhimbje artikulacionesh.

Gruaja fillimisht është ekzaminuar në spitalin e Lushnjes ndërsa më pas është izoluar në karantinën e këtij spitali. Më pas e kanë transportuar me urgjencë në QSUT, pas dyshimeve se mund të jetë prekur nga koronavirusi. Ajo i është nënshtruar ekzaminimeve të nevojshme dhe pritet që Instituti i Shëndetit Publik të konfirmojë nëse është apo jo mbartëse e virusit vdekjeprurës.

LEXO TE PLOTE