Connect with Us

Ishte shpallur në kërkim/ Gjendet një person i mbytur në Krujë

Kronika

Ishte shpallur në kërkim/ Gjendet një person i mbytur në Krujë

Publikuar

-

Një person është gjetur i mbytur mesditën e sotme në lagjen numër 4 në Krujë.

Bëhet fjalë për 29-vjeçarin me iniciale G.L., i cili ishte shpallur në kërkim nga Komisariati i Policisë së Vlorës.

Dyshohet se i riu vuante nga probleme të shëndetit mendor. Blutë bëjnë me dije se nga kontrollet paraprake, nuk janë mkonstatuar shenja dhunë në trupin e 29-vjeçarit.

“Më datë 07.03.2020, rreth orës 12:45, në breg të rezervuarit “Pengile” në lagjen nr.4, Krujë, është gjetur i mbytur shtetasi G.L.,29 vjeç, i cili vuante nga shendeti mendor dhe ishte shpallur në kërkim nga Komisaritati i Policisë Vorë, pas kallzimit të bërë nga familjarët. Nga kqyrja paraprake nuk janë konstatuar shenja dhune”, thuhet në njoftimin e policisë.

LEXO EDHE:  Artan Didi letër pilcëve: Kush dhunon, dënohet

Ndërkaq, grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e ngjarjes./ CNA.al

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania
KLIKO PER TE KOMENTUAR

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Kronika

SPAK bën bilancin për operacionin e OFL-së/ 12 prona dhe 19 makina të sekuestruara

Publikuar

-

Nga

Prokuroria e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (SPAK) ka bërë bilancin e operacioneve të OFL-së, bazuar në aktin normativ të qeverisë, për sekuestrimin e pasurive, që dyshohen se vijnë nga të ardhura nga aktiviteti kriminal.

Operacioni “Forca e Ligjit” ka goditur deri më tani 101 pasuri të vendosura në rrugë kriminale, duke kërkuar sekuestrimin dhe konfiskimin e tyre. Këto pasuri, 71 prej tyre automjete dhe 30 pasuri të paluajtshme, kanë mbërritur në Prokurorinë e Posaçme, e cila njofton se i ka marrë të gjitha në shqyrtim.

Sipas SPAK “për 29 pasuri është vlerësuar se sekuestro në kushtet e emergjencës apo kërkesa për sekuestrim e paraqitur nga Policia e Shtetit është bërë në kundërshtim me kërkesat e Aktit Normativ Nr.1, datë 31.012020 dhe në këto kushte është vendosur kthimi i materialeve Policisë së Shtetit”.

“Drejtoria e Përgjithshme e Policisë së Shtetit, në zbatim të Aktit Normativ Nr.1, datë 31.01.2020, nga hyrja në fuqi e këtij akti dhe deri me datën 06.03.2020, ka paraqitur për vlerësim në Prokurorinë e Posaçme 62 raste sekuestrimesh, duke kërkuar vlerësim sekuestroje për 101 pasuri. Nga 101 pasuri të dërguara për vlerësim sekuestro, 71 pasuri janë automjete dhe 30 janë pasuri të paluajtshme (truall dhe objekte).

Prokuroria e Posaçme ka marrë në shqyrtim të gjitha rastet e paraqitura dhe deri datën 06.03.2020 ka përfunduar shqyrtimin brenda afateve ligjore për 27 kërkesa për vlerësim sekuestro, të cilat përfshijnë 60 pasuri, nga të cilat 30 pasuri janë automjete dhe 30 pasuri janë truall dhe objekte.

Për 27 kërkesat e përfunduara Prokuroria e Posaçme ka vlerësuar të ligjshme sekuestron e bërë nga Policia e Shtetit dhe ka kërkuar vendosjen e sekuestros nga Gjykata e Posaçme e Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar për 31 pasuri.

LEXO EDHE:  Plumba drejtorit të PS Durrës/ Reagon policia pas denoncimit të PD

LEXO EDHE:  Shkëmbim zjarri me trafikantin e kokainës në Don Bosko/Reagon policia: Çfarë i gjetëm

Ndërkohë për 29 pasuri është vlerësuar se sekuestro në kushtet e emergjencës apo kërkesa për sekuestrim e paraqitur nga Policia e Shtetit është bërë në kundërshtim me kërkesat e Aktit Normativ Nr.1, datë 31.012020 dhe në këto kushte është vendosur kthimi i materialeve Policisë së Shtetit.

Nga 31 pasuritë e dërguara nga Prokuroria e Posaçme në gjykatë për sekuestro, 12 pasuri janë të paluajtshme (truall dhe objekte të ndryshme) dhe 19 pasuri janë automjete të ndryshme. Ndërkohë nga 29 pasuritë, për të cilat është vlerësuar se sekuestro në kushtet e emergjencës apo kërkesa për sekuestrim e paraqitur nga Policia e Shtetit është bërë në kundërshtim me kërkesat e Aktit Normativ Nr.1, datë 31.012020, rezulton se 18 pasuri janë të paluajtshme (truall dhe objekte të ndryshme) dhe 11 pasuri janë automjete të ndryshme.

Prokuroria e Posaçme është duke vlerësuar 35 kërkesat e tjera të paraqitura nga Policia e Shtetit, të cilat përfshijnë 41 pasuri, (automjete të ndryshme), për të cilat do të merren vendimet përkatëse brenda afatit ligjor prej 15 ditësh nga data e paraqitjes së kërkesës.”-thuhet në njoftimin e SPAK./ CNA.al

LEXO TE PLOTE

Kronika

“Burri e goditi pas koke me bishtin e sëpatës në sy të fëmijëve”/ Detaje shokuese nga ngjarja e rëndë në Durrës

Publikuar

-

Nga

Të tjera detaje dalin në dritë nga ngjarja në Durrës, ku një 50-vjeçari dhunoi barbarisht gruan dhe më pas tentoi të vetëflijohej.

Ngjarja ndodhi në lagjen nr.13 mbrëmjen e djeshme. Gazetarja Klodjana Haxhiaj raporton për BW, se Artan Hasa pasi ishte konfikltuar verbalisht me gruan e tij, E. Hasa, e kishte goditur këtë të fundit me një bisht sëpatë pas koke, në sy të fëmijëve, ndërsa gruaja ka humbur ndjenjat. Në gjendje të rënduar psikologjike, babai i 4 fëmijëve, ka tentuar të vrasë veten, por është penguar nga fqinjët e tij.

Haxhiaj raporton se çifti prej kohësh kishin probleme, pasi burri e dhunonte shpesh herë gruan, aq sa kjo e fundit kishte kërkuar ndarjen nga ai. Mësohet se Artan Hasa punon si shofer, ndërsa gruaja e tij si ndihmës kuzhiniere. Aktualisht gruaja ndodhet në spital, jashtë rrezikut për jetën, ndërsa burri i saj është arrestuar nga policia.

LEXO TE PLOTE

Kronika

Video-Policia bën “kërdinë” në Kapshticë/ 2514 kontrolle, 19 procedime penale, katër të arrestuar

Publikuar

-

Nga

Në vijim të punës për parandalimin, evidentimin dhe goditjen e aktivitetit të kundraligjshëm në drejtim të falsifikimit dhe përdorimit të dokumenteve të falsifikuara, kalimit të paligjshëm të kufirit qoftë nëpërmjet pikave të kalimit me dokumenta false, nëpërmjet kufirit të gjelbër, si dhe në vijim të zbatimit të masave të shtuara për rritjen e kontrollit gjatë intervistitmit të shtetasve që duan të lëvizin në hapësirën SCHENGEN, shërbimet e Stacionit të Policisë Kufitare Kapshticë, bëjnë të ditur se gjatë muajit shkurt kanë evidentuar 19 raste të paligjshmërisë ku janë proceduar penalisht 19 shtetas dhe konkretisht:

-12 raste të falsifikimit të vulave në pasaporta, të cilat janë sekuestruar në cilësinë e provës materiale.
– 5 raste të “Kalimit të paligjshëm të kufirit shtetëror”.
– 1 rast për “Ndihmë për kalim të paligjshëm të kufirit shtetëror”.
-1 rast për “Kundërshtim të punonjësit të policisë”.

Sipas uniformave blu, si rezultat i intervistimeve të thelluara, janë kapur 4 persona në kërkim të cilët kanë tentuar t’i shmangen kontrollit policor nëpërmjet dhënies së identitetit të rremë.

LEXO EDHE:  Plagosje me armë në Delvinë/ Arrestohet autori

LEXO EDHE:  Plagosje me armë në Delvinë/ Arrestohet autori

Në kuadër të aplikimit të masave shtesë janë kthyer mbrapa duke iu refuzuar dalja pasi nuk justifikonin arsyet e udhëtimit, 279 shtetas shqiptarë.

Janë proceduar me masë administrative 76 shtetas shqiptarë, për thyerje të dispozitave të ligjit “Për Kontrollin Kufitar” dhe 6 shtetas të huaj për thyerje të dispozitave të ligjit për të huajt.

Në drejtim të parandalimit dhe goditjes së trafikimit të lëndëve narkotike nga shërbimet e Policisë Kufitare, janë kryer 2514 kontrolle të imtësishme në vijën e dytë dhe skaner për autobusa, kamiona dhe autovetura.

Nga ana e shërbimeve të Stacionit të Policisë Kufitare Kapshticë dhe FRONTEX, janë kapur 920 shtetas të vendeve të treta, me të cilët Policia Kufitare ka ndjekur procedurat.

Edhe gjatë muajit mars, do vijojë me intensitet puna për parandalimin dhe goditjen e paligjshmërisë dhe krimeve ndërkufitare.

LEXO TE PLOTE