Connect with Us

Infektohet nga koronavirusi/ Humb jetën mjekja anesteziste në Itali

Bota

Infektohet nga koronavirusi/ Humb jetën mjekja anesteziste në Itali

Publikuar

-

Italia po përballet me një situatë alarmante sipasojë e përhapjes së koronavirusit.

Deri pasditen e sotme, numri i viktimave ka shkuar në në 233, ndërsa 5883 persona rezultojnë të infektuar.

Mes viktimave të ditës së sotme është edhe mjekja anesteziste Chiara Filipponi, e cila shërbente në spitalin e Mestre në Venecia.

Ajo qëndroi përreth një muaj e shtruar në spitalin ‘Angelo dell’Angelo’ sipasojë e një sëmundje të rëndë, ku dhe u infektua nga Covid-19.

LEXO EDHE:  Itali/ Arrestohen 2 shqiptarë me kokainë, plagoset një polic

Chiara Filipponi bëhet viktima e parë mes bluzave të bardha në Itali, që humbin jetën sipasojë e koronavirusit./CNA.al

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania
KLIKO PER TE KOMENTUAR

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Bota

Rëndohet bilanci nga koronavirusi në Itali/ 233 viktima, mbi 5000 të infektuar

Publikuar

-

Nga

Është rënduar bilanci sipasojë e epidemisë së koronavirusit në Itali.

Sipas mediave vendase numri i viktimave ka shkuar në 233, ndërsa deri më sot janë regjistruar 5883 raste personash të infektuar.

2,651 pacientë janë të shtruar në spital me simptoma. 567 janë në kujdes intensive. Ndërsa 1,843 janë në izolim në shtëpi.

Italia është vendi me më shumë të prekur dhe me më shumë viktima në Europë nga koronavirusi teksa në gjithë botën mban vendin e katërt pas Kinës, Koresë së Jugut dhe Irait.

LEXO EDHE:  Fitonin 4 mijë euro në ditë/ Arrestohen pesë trafikantët shqiptarë në Itali

LEXO EDHE:  Shqiptarët nuk tremben nga koronavirusi/ Shitjet e ushqimeve bazë, tashmë në normalitet

Walter Ricciardi, këshilltar i Ministrit të Shëndetësisë, Roberto Speranza dhe anëtar i bordit ekzekutiv të OBSH tha se “Në qeveri po reflektohet mbi nevojën për të zhvilluar strategji të tjera dhe objektive që mund të prekin të tjera zona të verdha, përtej atyre të kuqe, pasi është konstatuar se virusi ka filluar të qarkullojë më intensivisht jo vetëm në Itali por edhe në gjithë Europën./CNA.al

LEXO TE PLOTE

Bota

Shembet hoteli i përdorur për karantinë në Kinë/ Shumë të plagosur, 70 ende nën rrënoja

Publikuar

-

Nga

Një hotel që përdorej si strukturë karantine në Kinën lindore është shembur, duke zënë nën rrënoja dhjetëra persona.

Ngjarja ka ndodhur sot në qytetin e Quanzhou, ndërsa deri tani raportohet se rreth 70 njerëz ndodhen ende nën rrënoja, kurse 23 të tjerë të plagosur kanë mundur të nxirren jashtë mbetjeve të ngurta.

Sipas ‘China Daily’ ekipet e shpëtimit po punojnë për të rikuperuar të mbijetuarit e tjerë.

LEXO EDHE:  Fitonin 4 mijë euro në ditë/ Arrestohen pesë trafikantët shqiptarë në Itali

LEXO EDHE:  Krim në familje/ Burri qëllon me thikë bashkëshorten në sy të fëmijëve

Shkaqet e aksidentit janë të paqarta për momentin.

LEXO TE PLOTE

Bota

8 mars 2020/ OKB: Arritjet në barazinë gjinore ndodhen në rrezik

Publikuar

-

Nga

25 vjet pas Platformës së Pekinit për të drejtat e grave, OKB pubikon një raport për të verifikuar arritjet dhe dështimet. Nga të dhënat e 170 vendeve del se asnjë vend i botës nuk e ka arritur barazinë gjinore.

Sukseset e arritura drejt barazisë gjinore janë të pakta dhe në rrezik, thotë UN Women, organizmi i OKB që merret me barazinë gjinore dhe forcimin e gruas. Në një raport botuar tani, 25 vjet pas konferencës së Pekinit. UN Women ka mbledhur të dhënat nga 170 vende, dhe ka vënë re se pabarazia e madhe, kriza e klimës, konliktet dhe politikat përjashtuese janë duke vënë në rrezik progresin e arritur me mundim.

“Rishikimi i të drejtave të grave na tregoi se megjithë progresin e arritur asnjë vend i botës nuk e ka arritur barazinë gjinore,” thotë Phumzile Mlambo-Ngcuka, drejtore ekzekutive e UN Women. “75 përqind e parlamentarëve në botë janë burra, burrat mbajnë 73 përqind të posteve manaxheriale, 70 përqind e negociatorëve për klimën janë burra, dhe gati të gjithë negociatorët e paqes janë burra. Kjo botë nuk është gjithëpërfshirëse dhe e barabartë”, thotë shefja e UN Women. “Ne jemi reduktuar në 20-25 përqind. Sot, ne dalim dhe themi se duam të arrijmë 50 përqindshin, duke punuar së bashku”. Raporti tregon edhe për arritje si për shembull në fushën e shëndetit dhe të edukimit, sektorë në të cilët është investuar.

Gender equality- Raport i UN Women për të drejtat e grave 20 vjet pas Platformës së Pekinit

Kush ka paratë ka dhe pushtetin

Edhe Silke Staab, që është marrë me të dhënat statistikore për të nxjerrë përfundimet për raportin thotë se vërehen përparime, por shumë të ngadalta. Ajo tregon shembujt: “Është bërë pak në fuqizimin ekonomik dhe progresin ekonomik të grave. Në nivel global, hendeku gjinor në pjesëmarrjen në tregun e punës ka mbetur ai që ka qenë 20 vitet e fundit. Më pak se dy të tretat e grave janë forcë pune, ndërkohë që tek burrat kjo shifër është më e madhe se 90 përqind. Gratë vazhdojnë të bëjnë punët e papaguara të shtëpisë dhe të kujdesen pa u paguar për familjen,” thotë Silke Staab. Dhe vazhdon më tej: “Pa pasur akses në shërbimet për kujdesin e fëmijëve, shumë gra nuk kanë mundësi të jenë forcë aktive pune kur bëhen nëna. Rezultatet kanë treguar se hendeku gjinor në varfëri është i madh në kohën e rritjes së fëmijëve. Gratë në moshën 25 deri 34 vjeçare janë më në rrezik të bien në varfëri se sa burrat”, thotë studiuesja nga Nju Jorku.

Silke Staab, studiese në Nju Jork për barazinë gjinore, UN Women

LEXO EDHE:  Shqiptarët nuk tremben nga koronavirusi/ Shitjet e ushqimeve bazë, tashmë në normalitet

LEXO EDHE:  Shqiptarët nuk tremben nga koronavirusi/ Shitjet e ushqimeve bazë, tashmë në normalitet

Dhuna njësoj

“Një në pesë gra është përballur me dhunë nga partneri në 12 muajt e fundit,” thotë Silke Staab. Nga kontributet e mbledhura prej shumë vende është parë se janë nxjerrë ligjet kundër dhunës në familje, por zbatimi i ligjeve dhe detyrimi për t’i zbatuar mbetet i dobët. “Për shumë gra në botë aksesi në institucionet juridike mbetet i ulët,” thotë Silke Staab.

Teknologjitë e reja janë duke sjellë forma të reja dhune, si për shembull cyber harassment (ngacmimet në internet), për të cilat mungojnë politikat për gjetjen e zgjidhjeve. Kjo përbën sidomos problem për gratë në politikë.

Me përjashtim të shëndetit amënor, të drejtat seksuale dhe riporodhuese të grave janë të parealizuara. Përqindja e grave me nevoja për planifikimin familjar ka mbetur e pandryshuar njëzet vitet e fundit. 119 milionë gra që duan të mos mbeten shtatzënë, nuk arrijnë synimin e tyre. Ato janë 119 milionë gra që nuk kanë kontroll mbi trupin e tyre. Shtatzania në moshë minorene ka rënë, megjithatë vazhdon të mbetet problem sidomos për vajzat e varfëra në Amerikën Latine dhe Afrikën Subsahariane. 23 vjet pas Pekinit, gratë kanë ende shumë sfida përpara./ DW

LEXO TE PLOTE