Connect with Us

Greqia në alarm nga koronavirusi/ Shkon në 66 numri i personave të infektuar

Kosova & Rajoni

Greqia në alarm nga koronavirusi/ Shkon në 66 numri i personave të infektuar

Publikuar

-

Greqia është vendi ballkanik me përhapjen më të madhe të koronavirusit. Shifrat e fundit flasin për 66 persona të infektuar, 21 prej të cilëve janë konfirmuar vetëm sot.

51 prej tyre erdhën nga një grup turistësh të cilët po ktheheshin nga një tur në Izrael dhe Egjipt.

Rastet e tjera janë në prefekturën e Achaias ku ndodhet qyteti i Patrës, 4 në Ilia, 1 në Euboea dhe 7 në Attica aty ku ndodhet kryeqyteti grek i Athinës.

Por 43 prejt tyre janë të vetë- izoluar në shtëpitë e tyre kurse 22 të tjerë janë në karantinë në Attica, Selanik dhe Patra

LEXO EDHE:  Përmbyset autobuzi në Greqi/ Forca të shumta ambulance në vendngjarje

Ndërkohë të dhënat e publikuara ditën e sotme nga Italia tregojnë që numri i rasteve të konfirmuara ka shkuar tashmë në 5,883, brenda ditës janë shtuar 1,247 raste ndërsa kanë ndërruar jetë 233 persona.

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania
KLIKO PER TE KOMENTUAR

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Kosova & Rajoni

Ish polici serb në Kosovë akuzohet për krime lufte dhe përdhunim

Publikuar

-

Nga

Prokuroria e Posaçme e Kosovës, ngriti të premten aktakuzë kundër një ish polici serb për “krimet e luftës kundër popullsisë civile dhe përdhunim gjatë luftës në Kosovë”.

Sipas aktakuzës, “i pandehuri Z.V., si pjesëtar i forcës policore rezervë të Ministrisë së Punëve të Brendshme të Republikës së Serbisë, në kundërshtim me rregullat e të drejtës ndërkombëtare humanitare, gjatë luftës në Kosovë, më 22 maj 1999, në bashkëkryerje me pjesëtarë të tjerë të forcave ushtarake, policore dhe paramilitare serbe, në territorin e komunës së Vushtrrisë, ka marr pjesë në dëbimin e popullatës civile shqiptare, kryerjen e dhunës fizike dhe psikike ndaj tyre si dhe me përdorimin e dhunës dhe veprimeve të tjera çnjerëzore, ka kryer dhunim seksual, si pjesë e një sulmi të gjerë dhe sistematik ndaj gruas së nacionalitetit shqiptar”, thuhet në njoftimin e policisë, raporton radioja amerikane në gjuhën shqipe.

LEXO EDHE:  Lubonja flet nga Italia/ “Jam mirë me shëndet, pa koronavirus”

LEXO EDHE:  “Marrëveshja e Prespës”/ Greqia përfshihet në protestë masive

Prokuroria nuk dha më shumë hollësi për të akuzuarin e as identitetin e tij, por mediet lokale në gjuhën serbe thanë se bëhet fjalë për Zoran Vukotiçin, i cili është në vuajtje të dënimit prej 6 vjet e gjysmë heqje lire për krime lufte.

Ai qe dënuar në maj të vitit 2018 nga një gjykatës i Misionit të Bashkimit Evropian për sundimin e ligjit, nën akuzat për torturë ndaj të burgosurve në burgun e Smrekonicës, që ndodhet rreth 30 kilometra larg Prishtinës, gjatë viti 1999.

Autoritetet në Kosovë thonë se janë mbi 20 mijë viktima të përdhunimeve gjatë luftës në Kosovë, ndërsa deri tash nuk është shënuar asnjë rast dënimi për këtë krim të luftës.

LEXO TE PLOTE

Kosova & Rajoni

Serbia sfidon kërcënimin me sanksione amerikane për shkak të armëve ruse

Publikuar

-

Nga

Ministri serb i Mbrojtjes, tha të premten se Serbia do të vazhdojë të blejë armë nga “shtetet mike” pavarësisht kërcënimeve me sanksione amerikane në rast se Beogradi vazhdon të pranojë dërgesa armësh nga Rusia.

Duke u mbështetur në një material të  Agjencisë së lajmeve “Associated Press”, radioja amerikane VOA, citon një deklaratë të ministrit serb të Mbrojtjes, Aleksandër Vulin i cili ka artikuluar:

“Serbia nuk është koloni” dhe do të vendosë vetë për “fuqizimin dhe pajisjen e forcave të saj të armatosura.”

Zyrtarët amerikanë kanë folur hapur për vendosjen e sanksioneve kundër Serbisë në rast se Moska i shet më shumë armë, veçanërisht armatime që mund të rrezikojnë sigurinë e vendeve fqinje anëtare në NATO, vijon radioja amerikane dhe më tej raporton:

Serbia ka blerë së fundmi një sistem të sofistikuar kundërajror nga Rusia, e cila i ka siguruar vendit Ballkanik edhe avionë, helikopterë dhe mjete të blinduara.

Ministri Vulin, i cili njihet për qëndrimin e tij pro-rus, tha se dërgesat e fundit janë për qëllime mbrojtëse. Ai tha se nuk ka asnjë arsye për sanksione nga “çdo vend që respekton të drejtën ndërkombëtare dhe të drejtën e Serbisë për të vendosur në mënyrë të pavarur” se si të armatoset.

LEXO EDHE:  Lubonja flet nga Italia/ “Jam mirë me shëndet, pa koronavirus”

LEXO EDHE:  Lubonja flet nga Italia/ “Jam mirë me shëndet, pa koronavirus”

Armatosja e Serbisë nga Rusia shihet me shqetësim nga Perëndimi, në një periudhë tensionesh në rritje në Ballkanin që u përfshi në luftërat shkatërruese në vitet 90-të. NATO ndërhyri kundër Serbisë në vitin 1999 për t’u dhënë fund mizorive ndaj shqiptarëve të Kosovës.

Ndonëse zyrtarisht kërkon anëtarësimin në Bashkimin Evropian, udhëheqja populiste e Serbisë ka forcuar më tej lidhjet e ngushta politike dhe ushtarake me aleaten sllave Rusinë, si dhe me Kinën.

Serbia është zotuar të qëndrojë jashtë NATO-s dhe ka refuzuar t’u bashkohet sanksioneve perëndimore kundër Rusisë për shkak të politikave të saj në Ukrainë.

LEXO TE PLOTE

Kosova & Rajoni

Greqia në alarm/ Konfirmohen 21 raste të reja me koronavirus

Publikuar

-

Nga

Ka shkuar në 31 numri i të prekurve nga koronavirusi në Greqi, ku 21 raste janë regjistruar ditën e sotme.

Deri paraditen e 5 marsit numri i të infektuarve ishte 10, por një grup turistësh që kishin shkuar në Izrael dhe Egjipt u kthyen të infektuar.

Zëdhënësi për shtyp i Ministrisë së Shëndetësisë Tsidoras tha gjatë një deklarate për shyp the se vetëm dy nga raste e paraqitura janë me pneumoni kurse të tjerat me simptoma të lehta.

LEXO EDHE:  Greqi, ministri i Cipras jep doreheqjen per komentet antisemite

LEXO EDHE:  Qëllohet me armë zjarri 40-vjeçarja/ Në kërkim bashkëshorti

Po ashtu ai paralajmëron se priten të tjera raste me koronavirus në ditët e ardhshme në Greqi.

LEXO TE PLOTE