Connect with Us

Foto-Prangoset një 30-vjeçar/ E pabesueshme çfarë iu gjet gjatë kontrollit të policisë

Kronika

Foto-Prangoset një 30-vjeçar/ E pabesueshme çfarë iu gjet gjatë kontrollit të policisë

Publikuar

-

Një 30-vjeçar ka rënë në prangat e policisë së Durrësit, pasi akuzohet për shpërndarje të drogave të forta.

Mësohet se në kuadër të operacionit të koduar “Weekend”, u bë arrestimi në flagrancë i shtetasit: A. Dh, 30 vjeç, banues në lagjen Nr. 12, Nishtulla, Durrës.

Uniformta blu bëjnë të ditur se, Specialistët për Hetimin e Narkotikëve kishin marrë informacion në rrugë operative se shtetasi A. Dh. merrej me shpërndarje të drogave të forta, kryesisht në fundjavë, në lokale nate. Gjithashtu, ky shtetas përgatitej për të kultivuar bimë nakotike, pasi kishe siguruar një sasi farash kanabis sativa.

LEXO EDHE:  “Çudia më e madhe zgjat dy ditë”/ Çfarë ndodhi me survejimin e Lulzim Bashës?

Gjatë operacionit, këtij shtetasi iu kapën në flagrancë gjatë kontrollit fizik, doza me lëndë narkotike kokainë e heroinë, të përgatitura gati për shitje.

Operacioni ka vijuar me kontrollin e banesës, ku shërbimet e Policisë gjetën dhe sekuestruan gjithsej, 1 kg heroinë, 6.5 gr. kokainë, një qese me fara kanabisi, një peshore elektronike dhe një sasi eurosh, paund e lekë shqiptare, të dyshuara të përfitura nga shitja e lëndëve narkotike.

Materialet do t’i kalojnë Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Durrës, për hetime të mëtejshme, për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”.

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania
KLIKO PER TE KOMENTUAR

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Kronika

Video-Shpejtësi në kufijtë e çmendurisë/ Policia me “dorë të hekurt”, ndëshkohen drejtuesit “rebelë”

Publikuar

-

Nga

Policia Rrugore  vijon kontrollet me radar, për respektimin e rregullave të qarkkullimit rrugor, nga drejtuesit e mjeteve.

Në një njoftim në faqen zyrtare, Polica e Shtetit bën të ditur se gjatë ditë së djeshme, në aksin rrugor Elbasan-Tiranë, janë evidentuar 11 raste të shpejtësisë që varionte nga 133 km/h deri në 187 km/h, shpejtësi në fluks, çka rrezikon seriozisht jetën e përdoruesve të rrugës dhe vetë drejtuesve të këtyre mjeteve.

“Vijon kontrolli me radar, për parandalimin e shpejtësisë me qëllim parandalimin e aksidenteve.

187 km/h ✈ rrezik potencial për të shkaktuar ngjarje rrugore dhe pasoja fatale për jetën e drejtuesit, pasagjerëve, por edhe përdoruesve të tjerë të rrugës.

LEXO EDHE:  Ishin shpallur në kërkim/ Arrestohen 3 persona

LEXO EDHE:  Ishin shpallur në kërkim/ Arrestohen 3 persona

Gjatë gjithë ditës së sotme, në këtë aks janë evidentuar 11 raste të shpejtësisë që varionte nga 133 km/h deri në 187 km/h ✈, shpejtësi në fluks, çka rrezikon seriozisht jetën e përdoruesve të rrugës dhe vetë drejtuesve të këtyre mjeteve.

Kontrollet do vijojnë edhe gjatë orëve të mbrëmjes e orëve të para të mëngjesit dhe gjithë fundjavën.

Drejtues mjetesh, duajeni jetën, mos fluturoni në rrugë ✈ qarkulloni brenda limiteve të lejuara që destinacioni juaj të jetë i sigurtë.

Viti 2020, Viti i Sigurisë Rrugore.”-thuhet në njoftimin e policisë.

LEXO TE PLOTE

Kronika

Aksident i rëndë në Laprakë/ Ndërron jetë një person

Publikuar

-

Nga

Një aksident i rëndë me pasojë vdekjen e një personi ka ndodhur në orët e para të mëngjesit të sotëm në Tiranë.

Mësohet se ngjarja e rëndë ka ndodhur në Laprakë, ku dy automjete janë përplasur me njëra-tjetrën dhe për pasojë ka humbur jetën njëri prej drejtuesve.

Fatal ka rezultuar fati i një drejtuesi mjeti, i cili ka humbur tragjikisht jetën mëngjesin e sotëm në Tiranë. Ngjarja e rëndë ndodhi në Laprakë.

LEXO EDHE:  Super-operacion policor në Itali/ 48 të arrestuar

LEXO EDHE:  Super-operacion policor në Itali/ 48 të arrestuar

Identiteti i viktimës ende nuk dihet, ndërkohë policia ka mbërritur në vendin e ngjarjes dhe ka nisur hetimet për zbardhjen e shkaqeve të aksidentit.

LEXO TE PLOTE

Kronika

Grabitet farmacia e bashkëshortes së këngëtarit shqiptar

Publikuar

-

Nga

Një farmaci ka rënë pre e grabitje në Paper të Elbasanit. Ngjarja ka ndodhur 10 ditë më parë, por vetëm sot është bërë e ditur nga policia.

Farmacia mësohet se është në pronësi të bashkëshortes së këngëtarit të njohur, Ylli Baka ku persona të paidentifikuar, kanë vjedhur të gjithë medikamentet e farmacisë, vlera e të cilës kap shifrën 2.5  milion lekë.

“Elbasan – Në pergjigje te interesit te disa mediave, lidhur me lajmin për vjedhjen e një farmacie, informojmë se: Në datë 26.02.2020, në fshatin Papër, Elbasan, gjatë natës është vjedhur një farmaci ku janë marrë medikamente me vlerë rreth 2.5 milion lekë.

LEXO EDHE:  Ishin kthyer në tmerrin e banorëve/ Arrestohen tre “skifterët”

LEXO EDHE:  Ishin shpallur në kërkim/ Arrestohen 3 persona

Me marrjen e njoftimit, shërbimet e Policisë kanë shkuar në vendngjarje. Grupi hetimor nën drejtimin e Prokurorisë ka kryer të gjitha veprimet dhe materialet i kanë kaluar Prokurorisë për ndjekje të mëtejshme. Vijon intensivisht puna për zbardhjen e ngjarjes dhe vënien para drejtësisë të autorëve. Njoftimi eshte publikuar ne faqen zyrtare te Policise se Shtetit.”, njofton policia./CNA.al

LEXO TE PLOTE