Connect with Us

Draft-raporti i Komisionit të Venecias për shkarkimin/ Meta flet nga Shkodra

Politikë

Draft-raporti i Komisionit të Venecias për shkarkimin/ Meta flet nga Shkodra

Publikuar

-

Presidenti Ilir Meta ka folur për herë të parë për raportin e Komisonit të Venecias lidhur me shkarkimin e tij.

Kreu i Shtetit nuk ka pranuar të komentojë draft-raportin, pasi theksoi se nuk është çështje e Venecias.

“Nuk mendoj se është çështje e Venecias sepse Kushtetutën e Shqipërisë Venecia e ka shkruajtur. Është çështje e drejtësisë e hetimit që të veprojë me mënyrat e duhura që aksush të mos dalë mbi kushtetutën dhe ligjin. Nuk e komentoj se ky dokument ka pasur një konfidencialitet”, u shpreh Meta nga Shkodra ku ka ndjekur derbin Vllaznia-Tirana në basketboll.

LEXO EDHE:  Eunukët dhe dylberët e Erdoganit në Tiranë

Kujtojmë se në raport thuhet se nuk ka bazë për shkarkimin e presidentit lidhur me çështjen e përzgjedhjes së gjyqtarëve në Gjykatën Kushtetuese.

“Venecia” deklaron se Meta ka vepruar në përputhje me interpretimin e arsyeshëm të Kushtetutës dhe sipas germës dhe logjikës së saj./ CNA.al

Përplasjet për Gjykatën Kushtetuese/ Zbardhet raporti, Venecia “shuplakë” qeverisë

Drafti paraprak/ Zbulohet qëndrimi i Komisionit të Venecias për shkarkimin e Metës

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania
KLIKO PER TE KOMENTUAR

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Politikë

Propozimi i papritur i Agron Dukës/ Kërkon rikthimin e të larguarve të Bashës

Publikuar

-

Nga

Kryetari i PAA dhe aleati i PD Agron Duka deklaroi se propozimet për Reformën Zgjedhore të prezantuara një ditë më parë nga kryedemokrati, Lulzim Basha, nuk kanë qenë vendim i opozitës së bashkuar.

Duka tha se ky ka qenë një mendim i Bashës dhe e cilësoi si pozitiv.

“Nëse realizohet natyrisht do të ishte pozitive, por mendoj se do të kërkojë një kohë të caktuar që jamë skeptik nëse do të arrihet apo ajo. Ama nëse ne do ti mbetemi besnik asaj për të cilën Bundestagu ngul këmbë, pra reformën zgjedhore që duhet të mbarojë deri më 15 mars, nuk besoj që ka vend të diskutohet propozimi i Bashës”, tha ai në emisonin “Kjo Javë”, ndërsa foli për propozimet e Fatmir Mediut, që të lejohen grupimet politike brenda një koalicioni zgjedhor.

“Kjo do të thotë që parti të tjera që nuk janë jashtë PD-së, mund të konkurojnë brenda njëri tjetrit dhe ai që merr vota më shumë ai merr deputetin, ai me më pak mund të marri të dytin e kështu me radhë. Ky do ishte një propozim që do bënte dy gjëra, e para do rregullonte diçka ndaj këtij sistemi që është i padrejtë,  dhe besoj që opzoitës vetë do i bënte mirë, se gjithë këto pakënaqësi ndaj Rilindjes dhe ndaj Ramës, do kishin një mundësi të konkuronin brenda këtij grupi politik. Kam shpresë që ky propozim të hidhet në tryezë të hënën, dhe të shpresojmë të pranohet edhe nga z.Rama sepse edhe atje ka parti që mund të konkurojnë brenda një grupimi politik të mbështetur nga PS”, u shpreh Duka.

LEXO EDHE:  Eunukët dhe dylberët e Erdoganit në Tiranë

LEXO EDHE:  LSI 15.000 USD në muaj për foton Meta-Trump, por dështoi

Mirëpo aleati i Bashës ka bërë një propozim të papritur për rikthimin në opozitë të të larguarve nga kryetari i demokratëve.

“Nëse ne do ta mbyllim historinë e opozitës vetëm më këto 5 partitë, përfshi edhe PDIU e Shpëtim Idrizit, me PD ne nuk fitojmë gjë. Ky lloj fronti duhet të jetë shumë më i madh, duhet të futen të gjithë ata që janë kundër kësaj qeverisje dhe duan të japin kontribute, por nuk duan të jenë te PD, e mbase edhe PD s’ka dëshirë t’i ketë në lista, por janë njerëz aktiv”, nënvizoi kryetari i PAA./CNA.al

LEXO TE PLOTE

Opinione

Nga Altin Goxhaj/ Venecia si lajm i mirë për Metën dhe… Ramën e Bashën por i keq për ne!

Publikuar

-

Nga

Komisioni i Venecias i dha te drejte Presidentit per kapjen e Gjykates Kushtetuese nga EDvEri, pra Ministrja e Drejtesise ka falsifiku, ka abuzu pra ka shkel Ligjin dhe i bie qe duhet fut ne burg..ne teori se ne praktike me Venecia pa Venecia, ketu ia kane bere shu.. Drejtesise! Ja bene shu.. bashkerisht 139 deputete me 139 vota ne 21 Korrik 2016!

Ne fakt shantazhi i Presidentit per shperndarje te Parlamentit pas dt 15 Mars funksionoi dhe Komisioni i Venecias i dha kohe Rames qe te gjeje nje formule tjeter, jo kaq te lehte dhe me te shtrenjte te kapjes se Gjykates Kushtetuese (pra jo thjesht me nje te rene te lapsit duke perdor Etilden)! Nderkohe Gjykata Kushtetuese per momentin s’mund te perdoret per shkarkimin e Presidentit se eshte ende ne “stand by” presidencial!

Keshtu Mazhoranca terhiqet prej Venecias dhe Parlamenti nuk shprendahet me Dekretin e premtuar nga Presidenti pas 15 Marsit, dhe ne do te shohim teatrin shtese se si Rama do e kape Gjykaten Kushtetuese duke blere me hir apo pa pahir gjykatesit e Presidentit ngadale ngadale apo shpejt e shpejt ne varesi te burses se politikes shqiptare!

As Komisioni Europian dhe as Rama nuk duan para negociatave “destablitet” dhe po ashtu as amerikanet per shkak te bisedimeve Kosove-Serbi qe jane prioriteti i prioriteteve per 2020 jo thjesht per Ballkanin por gjithe Europen!

Komisioni Europian dhe Soros kete here nuk ndikuan negativisht te Komisioni i Venecias por e lane ate te pranoje se Presidenti kishte te drejte edhe nga frika e destabilitetit ne prag te planit te dyndjeve barbare pjese pjese te pararjoes prej 30 mije arabo-aziatikeve pjese te 1 milione refugjateve qe do ripopullojne Shqiperine sps kriza politike mund ta pengonte si ardhjen e tyre dhe kushtet e sigurise edhe per shkak te perballjes ne Tirane!

Tashme vleresimi i Komisionit te Venecias eshte testi qe provon se Komisioni Europian eshte i frikesuar prej nje situate shperthyese dhe motivimi i njerezve qe kane humbur gjithshka eshte i mjaftueshem per te rrezuar edhe me force qeverine qe i ka falimentuar, zbrazur xhepat, dhe e vetmja alternative qe i ka dhene eshte te bejne gati valixhet!

LEXO EDHE:  Përplasja e dy makinave shkakton një të vdekur e një të plagosur

LEXO EDHE:  VIDEO-SKANDALI/ Meta dhe Kastriot Ismailaj bashkë në festë. Komisionet hetimore nuk thërrasin Kreun e LSI

Mitingu i 2 Marsit e vertetoi kete mbarsje te situates qe mund te pjelle revolte sepse qartas askush nuk erdhi per Gjykaten Kushtetuese e aq me pak per vete Presidentin por si nje test per te provuar nese Meta mund te beje ate qe nuk beri Lyli: Te mos mashtroje me aksione gjysmake (si ortek i kontrolluar) popullin opozitar te revoltuar tani qe Rama nuk ka me mbeshtetes pervec policise se keqpaguar dhe cdo perballje e popullit me Qeverine, nese nuk sabotohet dhe tradhetohet nga lidershipi opozitaer (sic ben Lyli i Soros prej 7 vjetesh) sjell me garanci 100% rrezimin e Qeverise!

Dekreti per shpenrdarjen e Parlamentit me 122 deputete ne kundershtim me Kushtetuten (ku nuk mund te zhvillohen Zgjedhje te pjesshme per zevendesim per shkak te sistemit proporcional rajonal) do te kerkonte nje lidership te vendosur qe nuk tradheton dhe Qeveria me gjithe Parlament do te binte per shkak te krizes institucionale! Por qartas Meta pas reagimit pozitiv te Venecias (qe do te sjelle edhe terheqjen e Rames) nuk ka ndermend t’a beje! Ndersa Lul Valvula Rilindese e Shkarkimit te Mllefit Popullor po pyet militantet se sa eshte kilja e domates nderkohe qe robte pa dallim ngjyrash politike po bejne gati valixhet te bindur se askush nuk do i therrase te rrezojne me te vertete Ramen!!!

Ndaj Opinioni Pozitiv (ndaj qendrimit te Presidentit) i Komisionit te Venecias eshte Lajmi i Keq per ne sepse askush nuk do e therrase popullin pas 15 Marsit per te hedhur ne Lane Rilindjen dhe e vetmja alternative qe po i lene eshte tu lirojne shtepite dhe ato vende pune 1 milione qytetare te rinj te Shqiperise nga Afrika dhe Azia sipas Axhendes Soros per Rrenimin, Falimentimin dhe Shpopullimin e Shqiperise sipas Memorandumit te Vaso Cubrillovic dhe Ripopullimin e Shqiperise me AfroAziatike!

Grafike nga i Madhi Avni Delvina

LEXO TE PLOTE

Politikë

Do kalojë Arta Dade në opozitë?/ Agron Duka zbulon detaje nga takimi

Publikuar

-

Nga

Kryetari i PAA, njëkohësisht aleati i Lulzim Bashës, Agron Duka takoi disa ditë më parë socialisten Arta Dade, duke ngritur aludimet se kjo e fundit do të anëtarësohet në partinë e tij.

Duka zbuloi detaje nga takimi, por theksoi se nuk e di ende se cilës parti do t’i bashkohet Dade, e cila është një nga figurat ikonë të Partisë Socialiste.

“Diskutuam për situatën politike. Dade mendon se ky lloj menaxhimi qeverisës nga z.Rama dhe zaptimi i PS nga Rilindja, është një gjë që duhet të luftohet politikisht. Dhe për këtë ramë dakord, jemi në një mendje, mendojmë që ka një zaptim, një marrje në mënyrë të padrejtë, jo vetëm të pushteteve në përgjithësi, por edhe brenda të majtës nga z. Rama. Dade është e gatshme të japë kontributin e saj, kjo nuk do të thotë që do të bëhet anëtare e PAA, po pse jo të japë kontribut edhe në PAA, sepse edhe unë kam një të kaluar majtas. Nuk është se ndjehem keq në PAA, jo vetëm për faktin tim, personal, po edhe për faktin se PAA, është parti që merret me një cështje të caktuar, ku ideologjia rëndon më pak. Znj. Dade do të jetë aktive në politike, po se ku do të atashohet në të ardhmen mbetet në pikëpyetje, një nga versionet është edhe PAA, gjë që me z.Malaj është diçka e tejkaluar. Të dy kanë një emërues të përbashkët, janë njerëz të ditur në fushën e tyre, është nder të bashkëpunosh me ta. Japin shumë kontribute, jo vetëm në forca të caktuara po edhe në politikën shqiptare, e cila nuk e ka luksin të nxjerrë jashtë figura të tilla”, u shpreh opozitari në emisionin “Kjo Javë”./ CNA.al

LEXO TE PLOTE