LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Basha takon presidentin e Austrisë/ Zbulohet çfarë diskutuan

7 Mars 2020, 15:01, Politikë CNA
Basha takon presidentin e Austrisë/ Zbulohet çfarë diskutuan

Kryetari i opozitës Lulzim Basha ka takuar ditën e sotme Presidentin e Parlamentit të Austrisë, Wolfgang Sobotka.

Basha bën me dije se së bashku kanë biseduar për krizën politike, kushtetuese dhe institucionale në Shqipëri, Reformën Zgjedhore, Reformën në Drejtësi, presionin ndaj lirisë së medias dhe integrimin e Shqipërisë.

Lideri i demokratëve i ka shprehur Sobotkës mirënjohjen për mbështetjen e Austrisë për vendin tonë dhe integrimin e vendit në BE dhe vendosmërinë e PD për forcimin e bashkëpunimit dypalësh.

?Patëm dakordësi të plotë se udhërrëfyesi për daljen nga kriza e thellë politike e institucionale që po kalon vendi, dhe për të zhbllokuar rrugën e integrimit europian të Shqipërisë, është zbatimi i 9 kushteve të Bundestagut. Zgjedhjet e lira e të ndershme janë hapi i parë drejt zgjidhjes së krizës dhe rikthimit të shpresës dhe mundësive për çdo shqiptar?, deklaron Basha në një postim në rrjetet sociale./ CNA.al

Lajmet e fundit nga