Politikë
Basha kujton mësuesen e tij të parë/ Çfarë premton për arsimtarët

Sot shënohet “Dita e Mësuesit”, që përkon me 133 vjetorin e çeljes së Mësonjëtores së parë shqipe, e cila u hap në 7 mars në 1887 në kushtet e pushtimit otoman.
Mësuesit në këtë ditë kanë marrë urime edhe nga politika.
Në një postim në rrjetet sociale, kreu i PD-së, Lulzim Basha kujton mësuesen e tij të parë.
Por, ndërsa thotë se ata punojnë në kushte të pafavorshme, Basha nuk lë mënjeanë edhe premtimet elektorale, ndërsa thotë se ditë më të mira do të vijnë.
“Është kaq e natyrshme që çdo 7 mars sjell ndër mendje mësuesen e klasës së parë. Dhe po kështu të çdo mësuesi dhe pedagogu që ka qenë pjesë e jetës dhe e dijes në çdo hap që kemi hedhur si nxënës dhe studentë.
Ndaj sot dua t’ju uroj nga zemra festën të gjithë arsimtarëve në Shqipëri, të gjithë mësuesve që përtej çdo vështirësie janë përçuesit e përkushtuar dhe të pazëvendësueshëm të dijes tek fëmijët dhe të rinjtë tanë.
Për lodhjen e përditshme, kushtet shumë herë të pafavorshme të mësimdhënies dhe dinjitetit njerëzor, ata meritojnë të festojnë sot 7 marsin me urimin, shpresën dhe premtimin se ditë më të mira do të vinë për arsimtarët tanë”, shkruan Basha.
Lajme të Rekomanduara:

Fantastike/ Çfarë mund ti zbulosh shkollimit të Bashës?!
Kryetari i Republikes së Re dhe opozitës pjesërisht të bashkuar, Lulzim Basha sot sërish ka vazhduar me ëndrën e tij kryeministrore të cilën e ka...

Meta dhe Veliaj në përgjimet e ‘Ndrangheta-s’/ Artan Hoxha nxjerr fotot: Kush duket si boos-i këtu?
Gazetari Artan Hoxha, ka reaguar sërish në lidhje me daljen e emrit të presidentit Ilir Meta dhe kryebashkiakut Erion Veliaj në përgjimet e antimafias italiane...