Politikë
Audioja e drejtoreshës për masat e koronavirusit/ Spahia sulmon Ramën

Ish- deputeti i PD Bardh Spahia ka publikuar një video të montuar me deklaratat e drejtoreshës së qendrës shëndetësore nr.8 në Tiranë për masat e koronavirusit dhe me deklaratat e kryeministrit Edi Rama.
Spahia thotë se mosmarrja e masave për virusin, është një papërgjegjshmëri kriminale, ndërsa deklaron se thirrjet e PD-së nuk janë dëgjuar.
“Kur Edi Rama “mëson” nga PD se si e ka situatën në shërbimin shëndetësor: pa maska, pa alkool, pa doreza e pa ujë! Dhe si aktor i keq, kur kapet gafil, thotë se nuk qenka realiteti i përgjithshëm! Pasi thirrjet tona për marrjen e masave urgjente, nuk u dëgjuan, PD ka monitoruar situatën në terren, e cila është siç e pranon vetë drejtoresha e qendrës shëndetësore nr.8: pa furnizimin bazik edhe për gripin stinor, jo më për Koronavirusin e ri! Rama konfirmoi sot se kërcënimet e drejtoreshës në mbledhjen urgjente ndaj personelit mjekësor për të mos treguar realitetin skandaloz të shëndetësisë nuk është aspak një rastësi por një politikë e mirëfilltë kriminale e kësaj qeverie. Kjo nuk është thjesht papërgjegjshmëri Edi Rama, është kriminale!”, nënvizon demokrati.
Ish-deputeti hedh poshtë zërat se diskutimi i drejtoreshës ka ndodhur me anë të një telefonate, pasi pretendon se në momentin që është regjistruar audioja e publikuar nga PD, drejtoresha ka qenë duke debatuar në mbledhje me stafin mjekësor./ CNA.al
Lajme të Rekomanduara:

Fantastike/ Çfarë mund ti zbulosh shkollimit të Bashës?!
Kryetari i Republikes së Re dhe opozitës pjesërisht të bashkuar, Lulzim Basha sot sërish ka vazhduar me ëndrën e tij kryeministrore të cilën e ka...

Meta dhe Veliaj në përgjimet e ‘Ndrangheta-s’/ Artan Hoxha nxjerr fotot: Kush duket si boos-i këtu?
Gazetari Artan Hoxha, ka reaguar sërish në lidhje me daljen e emrit të presidentit Ilir Meta dhe kryebashkiakut Erion Veliaj në përgjimet e antimafias italiane...