Connect with Us

Aksident i rëndë në Laprakë/ Ndërron jetë një person

Kronika

Aksident i rëndë në Laprakë/ Ndërron jetë një person

Publikuar

-

Një aksident i rëndë me pasojë vdekjen e një personi ka ndodhur në orët e para të mëngjesit të sotëm në Tiranë.

Mësohet se ngjarja e rëndë ka ndodhur në Laprakë, ku dy automjete janë përplasur me njëra-tjetrën dhe për pasojë ka humbur jetën njëri prej drejtuesve.

Fatal ka rezultuar fati i një drejtuesi mjeti, i cili ka humbur tragjikisht jetën mëngjesin e sotëm në Tiranë. Ngjarja e rëndë ndodhi në Laprakë.

LEXO EDHE:  Qytetarët në ndihmë të policisë / Rama: Do të paguheni për çdo kokë...

Identiteti i viktimës ende nuk dihet, ndërkohë policia ka mbërritur në vendin e ngjarjes dhe ka nisur hetimet për zbardhjen e shkaqeve të aksidentit.

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania
KLIKO PER TE KOMENTUAR

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Kronika

Grabitet farmacia e bashkëshortes së këngëtarit shqiptar

Publikuar

-

Nga

Një farmaci ka rënë pre e grabitje në Paper të Elbasanit. Ngjarja ka ndodhur 10 ditë më parë, por vetëm sot është bërë e ditur nga policia.

Farmacia mësohet se është në pronësi të bashkëshortes së këngëtarit të njohur, Ylli Baka ku persona të paidentifikuar, kanë vjedhur të gjithë medikamentet e farmacisë, vlera e të cilës kap shifrën 2.5  milion lekë.

“Elbasan – Në pergjigje te interesit te disa mediave, lidhur me lajmin për vjedhjen e një farmacie, informojmë se: Në datë 26.02.2020, në fshatin Papër, Elbasan, gjatë natës është vjedhur një farmaci ku janë marrë medikamente me vlerë rreth 2.5 milion lekë.

LEXO EDHE:  Kapen me 250 doza heroinë/ Arrestohen 4 persona

LEXO EDHE:  Sulmi ndaj turistëve/ Policia egjiptiane ekzekuton 40 xhihadistë

Me marrjen e njoftimit, shërbimet e Policisë kanë shkuar në vendngjarje. Grupi hetimor nën drejtimin e Prokurorisë ka kryer të gjitha veprimet dhe materialet i kanë kaluar Prokurorisë për ndjekje të mëtejshme. Vijon intensivisht puna për zbardhjen e ngjarjes dhe vënien para drejtësisë të autorëve. Njoftimi eshte publikuar ne faqen zyrtare te Policise se Shtetit.”, njofton policia./CNA.al

LEXO TE PLOTE

Kronika

Aksident i rëndë në autostradë/ Makina përplas për vdekje këmbësorin

Publikuar

-

Nga

Një aksident i rëndë rrugor është regjistruar mbrëmjen e sotme në autrostradën Tiranë-Durrës.

Sipas informacioneve paraprake, një këmbësorë është përplasur për vdekje nga një automjet.

Viktima identiteti i të cilit nuk bëhet ende me dije, është një burrë i moshës rreth 50 vjeç.

Ndërkaq, policia ndërkohë ka devijuar qarkullimin në rrugën dytësore.

“Me datë 06.03.2020, rreth orës 20:35, në autostradën Durrës-Tiranë, një mjet me drejtuesen shtetasen K.G., 21 vjeçe, në rrethana ende të paqarta ka aksidentuar një shtetas ende të paidentifikur i cili si pasojë i plagëve të marra, ka ndërruar jetë.

LEXO EDHE:  Qytetarët në ndihmë të policisë / Rama: Do të paguheni për çdo kokë…

LEXO EDHE:  Sulmi ndaj turistëve/ Policia egjiptiane ekzekuton 40 xhihadistë

Drejtuesja e mjetit është shoqëruar në Komisariatin Nr.6 për veprime të metejshme.

Grupi hetimor dhe shërbimet e Policisë ndodhen në vendngjarje dhe vijon puna për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes.”, thuhet në njoftimin e policisë./CNA.al

LEXO TE PLOTE

Kronika

Sekuestrohen 892 mijë paketa cigare kontrabandë në Hanin e Hotit

Publikuar

-

Nga

Një sasi prej 892 mijë paketa cigare kontrabandë janë kapur ditën e sotme në doganën e Hanit të Hotit në Shkodër.

E gjithë ngarkesa me cigare ishte e papajisur me pulle fiskale të Shqipërisë apo të ndonjë vendi tjetër.

Nëse ky mall do të hidhej në treg, vlera e detyrimit doganor që duhej të paguhej kap shifrën e 140 milion lekë.

E gjithë sasia u sekuestrua  dhe rasti u referua në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Shkodër, për vepren penale, “Kontrabandë me mallra që paguajnë akcizë ose me pezullim të plotë apo të pjesshëm nga detyrimet doganore ose të akcizës” dhe “ falsifikimi i vulave, stampave ose i formularve” të parashikuar nga neni 172 dhe 190/3 të Kodit Penal./CNA.al

 

LEXO TE PLOTE