LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Adi Krasta iu bashkohet artistëve/ “Qeveri e Bashki duan të plaçkisin tokën e kompleksit "Skënderbej" për kulla”

7 Mars 2020, 20:47, Kulturë CNA
Adi Krasta iu bashkohet artistëve/ “Qeveri e Bashki duan të

Gazetari Adi Krasta u është bashkuar mbrëmjen e sotme artistëve, ku po mban një monolog në skenën e Teatrit Kombëtar.

I pozicionuar qartazi kundër prishjes së Teatrit, ai ka hedhur akuza mbi qeverisë dhe bashkisë se duan të grabisin truallin për të ndërtuar kulla.

?Ajo që po ndodh këtu është kjo.Qeveria dhe bashkia duan të plaçkisin tokën e kompleksit “Skënderbej”që të ndërtojnë kulla. Kaq. Perandaj është një rrethim këmbëbngulës, ata nuk kanë argument por mbi të gjitha nuk kanë kohë. Mungesa e kohës i detyron të bëjnë artifica politike dhe gabime e gafa konceptuale.

Propaganda e tyre është kopileske, por e zgjidhshme. Kanë hedhur për konsum publik në ato të folurat se disa artistë dhe qytetarë të Tiranës nuk e duan zhvillimin. Pasi Tirana të ndryshojë plotësisht duke u çnatyruar përtej njohjes, ata që me kokëfortësi, zemër të ftohtë kalkulative, hile banale procedurash, gënjeshtra të blera nga mediat që paguhen prej tyre sot po sulmohen në publik si lakmitarë e hajdutë, nesër do të shihen si largpamës dhe revolucionarë. Kjo është po aq e pasaktë sa çështë bosh çdokush që pretendon dhe e artikulon si mbrojtje.

Ajo që shohim nuk ka lidhje me stilin arkitekturor të teatrit, as të stadiumit dhe meqë ra fjala te stadiumi, stadiumi që mban emrin e një kompanie kuazi turke do të mbajë do të mbetet një ndërtesë brutale, banale, nuk i shërben sportit por biznesit dhe është e pabukur.Prishja e tatrit, ndërtimi i kullave aty, prishja e hotel Vjosës, ndërtimi i ndërtesës së florinjtë mbrapa hotel Tiranës dhe çdo gërryerje e paturpshme që Tiranën e ka bërë Tiranë nuk është zhvillim, është hajdutëri, lakmi, narcizizëm, abuzim me pushtetin dhe arrogancë.Në këtë algoritëm mental të qeverisësve të momentit ka një gabim të cilin ata nuk duan ta shohin, bëjnë përpjekje të mos e shohin dhe me veten e tyre.

Ndryshe nga sa mendojnë, e ardhmja mund t’ju rezervojë një befasi pavarësisht qetësisë së momentit dhe kapjes së sistemit të drejtësisë që nuk e di pse reformën duhet ta bëjë ekzekutivi, gjithçka që kanë bërë, seç kam një ndjesi që nuk do të kalojë pa ndëshkuar. Shqipëria do të ndryshojë, do të duhet të ndryshojë. Qyteti duhet të rezistojë, fillimisht nga mbrojtësit e tij më entuziastë, heronjtë e tij, pastaj prej të gjithëve ne.”/CNA.al

Lajmet e fundit nga