Sociale
133 vite nga krijimi i Mësonjëtores së parë shqipe/ Si lindi festa e mësuesit dhe historia e saj

Sot në vendin tonë festohet 7 Marsi, e njohur ndryshe si “Dita Kombëtare e Mësuesve”.
Kjo ditë festohet në shenjë vlerësimi të traditave më të mira të shkollës kombëtare shqipe, të figurës së nderuar të mësuesit si edukator i brezit të ri.
“7 marsi”, njihet si data e krijimit të Mësonjëtores së parë Shqipe në qytetin e Korçës, e cila u çel në 7 mars në 1887 në kushtet e pushtimit otoman.
Ajo u krijua nga një grup rilindasish, ndërsa ishte e para shkollë fillore me një fizionomi të theksuar kombëtare dhe laike, ku të gjitha mësimet jepeshin në gjuhën shqipe.
Drejtues të saj ishin figura të njohura të Rilindjes shqiptare, si: Pandeli Sotiri, Petro Nini Luarasi, Nuçi Naçi, Thoma Avrami.
Mësonjëtorja e parë shqipe pati një jetë 15-vjeçare, ku përballoi pengesat dhe vështirësitë e nxjerra nga pushtuesit otomanë dhe sidomos kleri, që kërkonte ndalimin e përhapjes dhe mësimit të gjuhës shqipe. Rëndësia e krijimit të kësaj shkolle qëndron në faktin se ajo institucionalizoi mësimin e gjuhës shqipe në Shqipëri dhe krijoi një plejadë njerëzish, të cilët u bënë më vonë veprimtarë të lëvizjes për çlirim kombëtar dhe shoqëror të vendit. Në përkujtim të krijimit të Mësonjëtores së parë shqipe me vendim të Qeverisë Shqiptare në vitin 1960 u vendos që 7 Marsi të njihet si “Dita Kombëtare e Mësuesve”.
Në këtë ditë ne të gjithë së bashku kujtojmë mësuesit tonë të parë që na mësuan shkronjat shqipe, na mësuan se si ta duam dhe ta respektojmë atdheun. Na mesuan poezite e bukura te autorve tone te mrekullushem që çdo fjalë e varg i saj të mbetet e të ngulitet thellë në mendjet tona.
Mësuesit shqiptarë në çdo kohë e në çdo krahine, kane qene jo thjeshte profesioniste te arsimit, por ne rradhe te parë ishin njerez te emancipuar, humanë dhe artistë të fushave të ndryshme.
7 Marsi, Dita e Mësuesit, shënohet si një ngjarje me rëndësi kulturore në gjithë vendin. Gëzuar festën tuaj mësues të nderuar e të respektuar!/CNA.al
Lajme të Rekomanduara:

Foto/ Vjosa del nga shtrati, merr përpara urën e Drashovicës
Dalja e Lumit të Vjosës nga shtrati sipasojë e reshjeve të dendura ka bërë që të shembet Ura e Drashovicës në Vlorë. Kjo urë lidh...

Toka nuk gjen qetësi/ Regjistrohen lëkundje tërmeti në vend, ja epiqendra
Lëkundje tërmeti janë regjistruar pasditen e sotme në juglindje të vendit. Faqja sizmiologjike “Earthquake” raporton se tërmeti ka qenë me magnitudë 3.1 ballë i shkallës...