Connect with Us

“Xhaxhi kryeministër më ndihmo me një konteiner”/ Thirrja rrëqethëse e 15-vjeçares që fle në tokë

Sociale

“Xhaxhi kryeministër më ndihmo me një konteiner”/ Thirrja rrëqethëse e 15-vjeçares që fle në tokë

Publikuar

-

Ina Bibaj pas tërmetit të 26 nëntorit të vit të kaluar po përballet me jo vetëm me jetësën e vështirë në një çadër por shëndeti i saj është përkeqësuar nga lagështira. Kjo vajzë 15-vjeçare nga fshati Gallatë i Malësisë të Kurbit ndjek shkollën tek fshati fqinj në Skuraj. Problemet e saj shëndetësore dhe jeta e vështirë kanë shqetësuar dhe drejtorin e shkollës, Zef Markun, pasi nxnënësja ka nisur të mos frekuentojë mësimin.

Na vjen keq për këtë nxënëse jeton në kushte të vështira në çadër pas dëmtimit të banesës. Jetojnë në çadër por flenë në tokë. Ka filluar të vijë rallë në shkollë”, thotë ai.

Marku sqaron se donin të mblidhnin një fond lekësh për vajzë që ajo të kurohej por i ati kërkon zgjidhje për strehimin.

I ati nuk ka të ardhura që ta kurojë. E menduam të mblidhni të ardhura, po i ati nuk donte se thotë kur fle në tokë nuk sbëjnë gjë ilacet për sa kohë fëmijët flenë në tokë. Dua një kontenier na tha ai”, shprehet drejtori.

LEXO EDHE:  Luan Rama: Prokuroria të mos trembet nga sulmet politike të kryeministrit

Ina dhe vëllai i saj për të shkuar në shkollë duhet të ecin rreth 1 orë e gjysmë. Sapo kthehet në shtëpi tregon se nga kushtet e këqia po vuan nga rematizma.

Kockat më dhembin se nga lagështia në çadër patjetër që do të dhembin”, thotë Ina.

Prindërit e Inës veç saj kanë dhe dy fëmijë të tjerë. Prej skamjes njërën prej vajzave e kanë larguar nga shtëpia.

Vajzën e kam dërguar në Lezhë tek vëllai edhe ajo vuan me stomakun”, shprehet ajo.

Ina shpreson problemet e saj do të marrin zgjidhje vetëm nëse ky mesazh bie në veshin e kryeministrit Rama.

Xhaxhi kryeministër unë kam nevojë për ndihmë. Ju lutem më ndihmoni! Dua një konteiner për familjen time, këtu në çadër nuk mund të jetojmë”, bën thirrje Ina. /abcnews.al

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania
KLIKO PER TE KOMENTUAR

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Kronika

Tërmet i fortë lëkund vendin/ Ja ku ishte epiqendra

Publikuar

-

Nga

Kroacia nuk gjen qetësi/ Një tjetër i fortë tërmet lëkund vendin

Lëkundje tërmeti janë regjistruarpak minuta më parë në vend.

Faqja sizmiologjike “Earthquake” raporton se tërmeti ka qenë me magnitudë 3.9 ballë i shkallës Rihter.

Epiqendra e tij është regjistruar 20 nga Laçi dhe 28 km nga Durrësi, ndersa është ndjerë lehtë dhe në kryeqytet./CNA.al

LEXO TE PLOTE

Sociale

Foto/ Rrëshqitje dheu në Librazhd, rrezikohen disa banesa

Publikuar

-

Nga

Foto/ Rrëshqitje dheu në Librazhd, rrezikohen disa banesa

Reshjet e dendura të shiut të rëna gjatë ditëve të fundit, vec përmbytjeve të mëdha kanë shkaktuar dhe reshqitje dhe në shumë zona të vendit.

Në Librazhd, në lagjen e ish-ushtarakut ka pasur rrëshqitje dheu duke bërë që të rrezikohen edhe disa banesa.

Dëmtime ka patur dhe në ujësjellës dhe shtyllat e energjisë elektrike.

LEXO EDHE:  Akuzohet për ngacmimin e 15-vjeçares/ Gjykata jep masën për policin

LEXO EDHE:  Rrugëtimi kovedian i kryeministrit Rama/ Nga gjeneral grotesk, në tregëtar vaksinash

Aktualisht po punohet për riparimin e defekteve./CNA.al

LEXO TE PLOTE

Sociale

Rëndohet situata në Shkodër/ Uji hyn në banesa, nis evakuimi i banorëve dhe gjësë së gjallë

Publikuar

-

Nga

Rëndohet situata në Shkodër/ Uji hyn në banesa, nis evakuimi i banorëve dhe gjësë së gjallë

Është rënduar situata nga përmbytjet në Shkodër.

Uji ka vërshuar në banesa në Obot të Anës së Malit, ndërsa ka nisur dhe evakuimi i banorëve. Po ashtu, në Darragjat ka nisur evakuimi i gjësë së gjallë.

Kryebashkiakja Voltana Ademi ka parë nga afër situatën ndërsa është shprehur se emergjencë vazhdon të mbetet ushqimi për gjënë e gjallë, ku akoma nuk ka një përgjigje nga Institucioni i Prefektit të Qarkut dhe Ministria e Bujqësisë për kerkesën tonë për furnizim, kerkesë e bërë që me 14 janar 2021.

Situata e përmbytjeve në territorin e Bashkisë së Shkodrës është e rënduar ditën e sotme. Ka rritje të ndjeshme të sipërfaqes nën ujë dhe parashikohet që në ditët në vijim të ketë rritje të sipërfaqes dhe nivelit të ujit.

Sot uji ka hyrë në dy banesa në Obot të Anës së Malit, familjarët e të cilave janë evakuuar. Po ashtu, në Darragjat ka nisur evakuimi i gjësë së gjallë.

Emergjencë vazhdon të mbetet ushqimi për gjënë e gjallë, ku akoma nuk ka një përgjigje nga Institucioni i Prefektit të Qarkut dhe Ministria e Bujqësisë për kerkesën tonë për furnizim, kerkesë e bërë që me 14 janar 2021.

Në këto kushte, do të veprojmë me fondet e emergjencave civile të Bashkisë së Shkodrës, duke nisur procedurat për sigurimin ushqimit për gjënë e gjallë në një sasi rreth 200 ton koncentrat.

Do të kërkojmë gjendjen e emergjencës civile në nivel lokal për të mundësuar përgjigjen ndaj situatës aktuale, por edhe asaj post- përmbytje.”

LEXO TE PLOTE